Elvis Kabashi pendohet: Jam përlotur kundër Norvegjisë, dua të rikthehem në Kombëtare

12 Qershor 2013, 17:02Sport TEMA

Elvis Kabashi është penduar për letrën dërguar FSHF-së në mars, me të cilën kërkonte që mos të thirrej më nga Kombëtarja. Mesfushori shqiptar i Juventusit thotë se është përlotur gjatë ndeshjes së Shqipërisë kundër Norvegjisë dhe ka kërkuar që të rikthehet sërish në Kombëtare.

“Tani kuptoj pse më keni quajtur tradhtar”, shkruan Kabashi. Edhe unë, si çdo shqiptar, e ndjek, e shoh dhe e adhuroj kombëtaren shqiptare. Të gjithë mund të gabojnë dhe gabimi im më i madh ishte ajo letër drejtuar FSHF-së.

Jam përlotur para ndeshjes me Norvegjinë, kam qarë nga fjalët e komentatorit, jam drithëruar nga ajo tifozeri e mrekullueshme dhe atë ditë kam marr një vendim shumë të rëndësishëm. Kam vendosur të rikthehem në kombëtaren shqiptare dhe ju lutem më bëni një vend aty pranë jush e më mbështesni, ashtu si kombëtaren. Mos më quani më tradhtar, sepse më vret shumë ajo fjalë”, ka shkruar Kabashi në faqen e vet zyrtare në Facebook.

Tashmë shihet nëse FSHF do të pranojë pendesën e tij dhe do ta grumbullojë sërish, duke qenë se ajo ka miratuar një vendim, sipas të cilit, askush nuk do të grumbullohet më me Kombëtaren, nëse e refuzon një herë atë.

Por, duke parë moshën e re të Kabashit dhe vlerat e tij, FSHF ndoshta duhet ta mendojë mirë vendimin që ka marrë, duke qenë se bëhet fjalë për një futbollist me potencial të madh, i cili është titullar tek të rinjtë e Juventusit, një prej ekipeve më të forta në Europë./b.l

 

 

38 komente në “Elvis Kabashi pendohet: Jam përlotur kundër Norvegjisë, dua të rikthehem në Kombëtare”

  1. Horri i Bulevardit says:

    Talebanizmi shqiptar ska te sosur, smund te thuash dicka qe eshte ne kundershtim me te tjeret se shpallesh tradhetar, se talebanet qe patriotizmin e kane kthyer ne profesion dhe qe fale patriotizmit, vjedhin cdo gje qe u del perpara, pa pare se ato vjedhje po ja bejne pikerisht atdheut te tyre, neper media e tv, sulen si ujqit duke etiketuar tradhetare cdo kend qe del jashte rrjeshtit.

    1. DASHAMIRESI I FUTBOLLIT says:

      Mendoj se letra e Kabashit drejtuar FSHF,per mos therritjen e tij me ekipin kombetar Shqiptar,nuk eshte hartuar nga mendja dhe duart e tij te njoma.Nuk kishte kellqe ai djalosh te bente veprime te tilla.Keta futbolliste punojne me menaxhera dhe per rjedhoje jane ata qe bejne pazare te tilla me talentet qe lindin kudo neper europe.Me kete nuk dua te shfajesoj futbollistin ne fjale.Perkundrazi,biles do te thoja qe kjo pendese e tij te behet nje mesim i madh per gjithe ata te rinj te tjere qe pretendojne te bejene kariere futbollistike duke shkelur me kembe identitetin e tyre kombetar.Ekipi tani per tani eshte me kembe ne toke dhe ka prurje te reja.Ne rast se do tolerohet nje futbollist,pavaresisht se ne çfare niveli eshte,do kthehemi perseri mbrapa ne kohe dhe do tu lutemi te tjereve perseri si ketij Kabashit.

      Me kete veprim,le ti themi ketyre te rinjve kandidate qe, me perfaqesuesen nuk ka me lojra fjalesh.
      Te vetofrohesh prane ketij ekipi,pa asnje kusht,eshte thjesht vetem nje detyre qe ka nje emer:

      P A T R I O T I Z E M !

      1. Taulant/Tirane says:

        Nuk eshte gabim I pafalshem!Per mua te lejohet!Te tregohemi fisnike dhe jo njerez te ngushte!

      2. Aldo says:

        Hallal, ke folut tamam. Nuk e di se cili do te jete qendrimi i FSHF-se por natyrisht qe se pari fajtor jane ata qe i rrin pran ketij djali (qe eshte akoma femij) prindrit ne radh te pare.

      3. agim` says:

        Po ca flet or ti. Ai eshte lojtar i Juves … E ka arritur majen, nuk i ngre ndonje gje kombetarja shqipetare ……….. .

  2. uragan says:

    …heret a vone te gjithe tradhetaret pendohen. Por kjo, nuk ndryshon asgje. Personalisht, jam kunder thirrjes se tij prane kombetares…

  3. ikandeja says:

    Mos qaj, ne ne s’na pelcet shume. Ik luaj me kuklla andej.

  4. mali says:

    hahahaha e quajti se do e mernin italianet i shkreti,po italianet nuk ja varen fare dhe tani po na kthehet e behet patriot.

  5. shqiptar says:

    Duhet urgjentisht te grumbullohet. Djali ka bere nje pendes te sinqert. Skenderbeu fali Moisiun e ne se falkemi nje futbollist.!!!

  6. Albania1 says:

    Kombetarja nuk ka merkato, ajo therret te gjithe shqiptarete e talentuar per tu bere pjes dhe per ta perfaqesuar ne arenat nderkombetare ?
    Lojtaret e kombetares jan ambasador. Ty as ta ndjen per kombetaren as per preiardhjen ?
    Je bere pishman medemek se te vuri tocin Italia, te federoj si futbollistin e saj, te la 2-3 ndeshje ne stol, te vuri tupanxhin ndeshjn e fundit s’te thirri fare ?

    Djal i mbare thuaje troc, desha te bohesh dash por e kuptova qe jam akoma qingj ?

  7. Latif Dreqi says:

    Kabashi nuk eshte Messi..jo kaq prepotence,a thua po i qendron Italia dhe Brazili ne gjunje.Lojtaret e medhenj dallohen ne keto gjera. Ehu sa kabashe qe ka Shqiperia..

  8. fakedemocracy says:

    SHQIPTARE TE TE GJITHA TREVAVE SHQIPTARE -duhet ta ken per nder te mbajne ate fanelle mitike per nje komb te vogel si yne.
    kombetarja shqiptare eshte i vetmi frymezim per brezin e ri.po ke kembet dhe din te lush topin miresevjen.ne po na mbysin tradhetaret dhe vrasesit ne politike dhe aty i kemi,kurse ti je nje djale i ri me mire vone se kurre.VAMOS ALBANIA-PARA SHQIPERIA per ne brazil se vdiqem per pak gop brazilian.

  9. I.Troplini says:

    Nuk i ve faj ketij djali te ri, qe i mungon pjekurija per te marre vendime te tilla si ai me letren derguar FSHF. Familja e tij dhe “keshilltaret” qe i rrine prane dhe e bejne te shohe endrra me sy hapur per miljonat qe do fitonin po qe se vendosin per te luajtur per kete apo ate kombetare, do benin mire ta linin ate djale te luaje per ate vend dhe ate flamur qe zemra i thote se eshte e tij.
    Edhe pse kjo kombetarja jone nuk te garanton panvaresine financiare, jam i sigurte qe ajo dashuri qe te afron populli yt, ate gezim qe ndjen kur sheh se po jep kontributin tend per ecjen e ketij vendi te vuajtur perpara,,,zorr se mund ta gjesh kur mbulon koken me ngjyrat e nje vendi qe te dha mundesine te tregosh aftesite e tua por qe nuk eshte dhe nuk do te behet kurre yti.
    Elvis Kabashi eshte shqiptar. Shqiptaret luajne per Shqiperine.!!!

  10. england says:

    Kabashi I ka therritur mendjes perpara se ajo ti ike ne ndonje drejtim te paditur!dhe ka bere mire,mendoj se nese duhet falur ky djale,vetem per moshen e re qe ka,me deklaratat e nxituara thjesht I ben dem karrieres se tij,eshte I vogel dhe duhet te marre nje keshilltar ne te tilla vendime.Futbolli eshte sporti me terheqes ne mbare boten,dhe kombetare si Gjermania Hollanda Italia apo Brazili e Argjentina mund te ndjekin politika te tilla qe asnje nga lojtaret me te ardhme,mos largohet diku tjeter,megjithese nxjerrin talente pa fund,kjo pasi kane pretendime per te fituar trofete te rendesishem,kjo gje nuk vlen per ne te pakten per momentin,pasi ne se u largua Kabashi,apo Brahimi apo dhe ndonje tjeter(ata qe I kemi etiketuar si tradhtare)ne perseri do sillemi verdalle dhe mund te zeme nje vend “nderi” ne tabelen perfundimtare te eliminatoreve,nese Shqiperia do pretendonte nje dite te bukur per te fituar ndonje kampionat evropian,pra ta kalonim fazen e grupeve pa problem,me pak fjale te kishim ekip,atehere do kishte kuptim qe mos ti lejonim ato pak talente te largoheshin neper bote.Horri te kam thene shpesh qe kostumi I politikes te rri sipas trupit,ndersa ky ketu ne sport dukesh si mekanik me kominoshe,pasi te thuash ate qe ti e ke komentuar se;smund te thuash dicka qe eshte ne kundershtim me te tjeret se shpallesh tradhetar, se talebanet qe patriotizmin e kane kthyer ne profesion dhe qe fale patriotizmitvjedhin cdo gje qe u del perpara,kjo eshte fjalia jote.Dikush qe merr nje vendim kaq te rendesishem ne jete sic eshte refuzimi per te luajtur per ngjyrat e kombetares,duhet te mendohet nete rrjesht,deri ne muaj pa fund,pra mospranimi eshte nje akt I mire menduar,dhe ne momentin qe pendohesh thjesht tregohesh I dobet,dhe I heq vlerat vetes,sado qe mund te kesh kembe te arta,nese kete gje do e benin te gjithe cfare do mendoje ti per keta futbolliste?nuk besoj se do I etiketoje si krenaria kombit,apo se bene shume mire qe bene zgjedhjen e tyre.

  11. fieraku4u says:

    PRANIA PER TE LOZUR PER KOMBETAREN ESHTE NDERI ME I MADHE QE MUND TE KETE NJE LOJTARE FUBTOLLI…LE TE LEJOHET QE TE LOZI ME KOMBETAREN, E KA KUPTUAR GABIMIN E MADHE QE KA BERE.

  12. Sherlock Holmes says:

    BRAVO KRENAR PER TY!

  13. Albogentivlora says:

    Pushoni o injoranter leshi. A s’mund te kerkoj njeriu falje dhe te kerkoj qe ti jepet edhe nje mundesi e dyte? Jeni me mendesi te pjerdhur.

  14. I duruari says:

    Shqiptar! Para se të lexoja komentin t’Uaj edhe unë isha i revoltuar dhe thoja se nuk duhet grumbulluar, pasi kjo mund të bëhej rrugë. Por duke parë moshën, faktin se është rritur kryesisht në një mentalitet tjetër dhe mbi të gjitha po kërkon të kthehet tek atdheu i tij, edhe unë bëj thirrje që, nëse e meriton të thirret sa më parë. Të mos harrojmë se njeriu gabon, por i lumtur është ai që reflekton.
    F.SH.F. bëj një përjashtim, mos ja mbyll derën fëmijës.
    Çdo gjë tjetër e vendos trajneri.

    1. Horri i Bulevardit says:

      Nuk eshte prind ai qe ja mbyll deren femijes, ne shtepine tone gjithmone dera do te jete e hapur per femijet, se ata jane e ardhmja jone.

  15. Nazmi says:

    te kthehet, dhe shume shpejt, na duhet fitore.

  16. tani says:

    ket kabashin nuk e thirren italianet per europianin dhe tani u kthye nga shqiperia .djali e kupton mire qe do tè perfundoj né ndonje serie nje italiane dhe Po kerkon pak vizibilitet me shqiperin .per mua ka plote lojtare tè tjere qe vrapojne Po ti therrasi shqiperia .

  17. Doktorri i katert says:

    Shqiptar i penduar
    Kurv e sterpalluar
    Flak e ftoht kandili
    Lot prej krokodili

    Fjale e vonuar
    Dimer i kaluar
    Plake e vetmuar
    Pem e thar,cunguar

    Ik o rrot hajdari
    Tash qe t zuni halli
    Po luan teater
    Se s ke ca ben tjater

    Boj hysmetin punes
    Mblidh rroten e sumes
    E mos kthe kok prapa
    Se ndryshe ta hapa….

  18. bledi says:

    Kjo tregon qe ky eshte shqiptare puro,nxitohet,flet para kohe,shpreh emocione te teperta etj,po dhe ne qe komentojme e ofendojme jemi shqiptare si ky ! Jepni nje shanc tjeter djalit te provohet,konkurenca permirson ekipin kmbetare !

  19. kloss says:

    –elvis –!!!–zoti te ka dhene mendjen te dallosh te miren nga e liga..–por ndonjehere-kur bishti-rendon me teper se sopata -vaj medet per ate–kulle–..megjithse shqiperia e ka zemren e madhe–dhe pas pendeses tende –mund te te pranoje serish ne gjirin e saj-…pendesa eshte shenje fisnikerie-..urime elvis kabashit ne karjeren e tij sportive-….

  20. dino says:

    un sdo e quaaja trathtar shum i ri eshte,i pa pjkur po fajin e kan ata qe e keshillojne prind e tij e kan fajin,ai duhet ti futet punes dhe ti lere denklat dhe mos te mendoj se eshte maradona.duhet me shum pune se fjale.

  21. shqiptar says:

    Turp i math per federaten neqoftese nuk pranon pendesen.Ndryshe eshte mungese civilizimi.

  22. Albann says:

    Te japin nje monedhe te ndryshkur dhe thua “C ta dua une ate ndryshkesire” Pastaj dikush e pastron dhe ajo shkelqen se brenda eshte flori.Ti thua wow po kjo qenka flori …tani e pranoj….hahahahhaha.

    Me vjen keq po duhet ta pranosh ate fanelle dhe kur eshte e mbuluar me balte…Bile atehere ka me shume vlere sakrifica jote per ata tifoze e per ate fanelle ,e per ate popull.Ti e do vetem kur ajo eshte e veshur me flori pppppssssssssssss…egoist.

  23. KASTRIOTI says:

    Ai eshte shqiptar dhe e ka vendin ne kombetaren Shqipetare. Me mire vone se sa kurre. Shqiperia eshte e te gjithe shqiptareve dhe askush nuk ka te drejte te perjashtoje bashkombesit e tij! Le te urojme qe pendesa e tij do te shoqerohet edhe me rezultate te larta ne ndeshjet e kombetares, por edhe nese jo ai prape ngelet shqiptar!!

  24. The King says:

    Sa genjeshtra thote Sala , Edi ose Liloa, e sa me te futur na e kane ata, po ne jemi te forte durojme,,,
    Kurse ky eshte vetem nje adoleshent me dy prinder refugjat qe dikush i ka genjyer atje ose ju ka bere ndonje lloj presioni dhe shkruajten letren..
    Ky duhet te kthehet dhe te luaj me te rinjte se ne duhet te tregohemi te civilizuar dhe te dashur,,,
    Urojme mos te na zhgenjej perseri …..

  25. Elton zvicer says:

    Gjithkush Gabon, Nqs esht vertet nje lojtar klasi, sic flitet se un skam pare ndonje here duke luajtur, duhet falur. Shans te dyt te gjith e meritojne.

  26. erica says:

    Jo sjam dakort te vij ne kombetare me vjen keq Kabashi je dhe djal RRazhbulli qe njihet per patriotizem e mohova shqiperin baban tende qe e ke pas nji cikliste shume te zotin me Lokomotiven prandaj rri mblidh kanace andej ti dhe menaxheret tuj

  27. juli says:

    ky nuk esht tradhtar….esht MERCENAR qe para flamurit vendos lekun..sna duhen kshu lojtaresh qe shesin lekuren per dy pare …logariteni se ca mund tu bej ndeshjeve ky tipi me von…jo per gje po gjersa i mushet menja shpejt me ndrru flamur per nji pasaport i mushet shpejt ene per te shit neshje

  28. Bobi says:

    Mos vale nqs falet dhe thirret ne kombetare ne te ardhmen cdo kalamo bythe te bij vickla kombetares si ky. Jo dua titulllar, jo nuk vi jo etj etj. Akoma nuk lu me realin e Madridit.

    Per mua jo. Le te behet shembull per gjith spurdhjaket e tjere.

  29. kalldrun kopliku says:

    Po cu ba kombetarja parcel bastanit pa roje hin e provo cili asht i kuq cili asht i bardh. Ai para 3 mujsh deklaroj un kam lind ne itali dhe do luaj vetem me italin. Me sa duket atje parcela spat as bastan bardh as te kuq tani don me u kthye te haj bastanin ton. Ska ranci a esht i kuq apo i bardh. Per disa komentus qe thon hajt more se ky eshte femi dhe nuk din me gjygua dua tu kujtoj se ne moshen e tij kemi vesh rrobat e ushtarit per ti sherbye atdheut. Dhe ne ket mosh ai e din shum mir cfar esht e mir e cfar esht e keqe . Dhe kyt e ftuam me na mrojt shqiponjen ne fanellen e kombetares e jo shqiponjen ne piramidat e kufinit . Megjithse po e pranoj federata ne kombetare un do ta dua tmerrsisht sic dua lojtart e tjer te kombetares. Kombetarja eshte jeta per mua. Gati sa nuk em pushoj zemra kur barazoj norvegjia. 4fitore ne grup dhe SHQIPERIA ne botror UN …BESOJ

  30. Alb4ever says:

    Njerez jemi dhe gabime bejme,duhet te kuptojme dicka vllezer shqiptare,se keto ngjyra skane cmim,e vertet qe federata kurr ska pas influence nder keto lojtar,por vjen i dit,qe shqipetaret kuptojne dhe shpresojne per me lart ne futboll.dhe ky djal i ri ta kuptoj se po vjen ne nje kombetare qe po ndertohet me djem te rinj dhe te talentuar,qe dhe pse loz me juven ska vend te sigurt,nqs ne stadium shikohet ne shkallat kuq&zi e kendohet Himni i Flamurit te behet mishi kokerr,dhe nuk i reziston asnjeri atyre emocione dhe te kete gur ne vend te zemres,ne jemi ndertuar qe ne vena te na rrjedh gjak shqiptari.me kabashin pa kabashin NE BESOJME.

  31. Diaspora says:

    Me vjen keq qe ky djale e le veten te ndikohet nga disa thirrje “tradhetar” nga budallenjte.

    Vetem ne kombetaren e Norvegjise luajne te pakten 3 shqiptare te tjere qe kane deklaruar se duan te luajne per Shqiperine (Flamur Kastrati, Mergim Hereqi, Herolind Shala). Po sikur mos kete vend per te gjithe keta ne kombetare? Pse duhet ta demtoje karrieren e vet ky djalosh?

    Ne si shqiptare patjeter do ndihemi krenar nese me te miret e kombit na perfaqesojne ne bote, por gjithashtu e kemi per detyre t’i perkrahim bashkombasit tone kudo qe jane. Edhe ky eshte patriotizem. T’u deshirojme te miren edhe Shaqirit, Xhakes, Berhamit, Ninit, etj. e te shpresojme qe nje dite te japin kontributin per Shqiperine a per Kosoven, ndoshta me vone si trajnere apo investitore! Mos demtoni e ulni njeri-tjetrin o shqiptare, bashkimi ben fuqine.

  32. youssouf says:

    Jo por djali nuk ka fajë aspak! Do të vihet në rendë të parë të vëmendjes së klubeve të mëdhenjë dhe ka të drejtë!

    Por përgjegjësit e kuqezinjëve duhet të ishin më të menqur se kaq!
    Dhe mos të humbasin një lojtar si Kabashi ynë dhe na kushton shtrenjtë.

    Për ta mbajtur Kabashin tek kuqezinjtë, le të ftohet me skuadrën e parë, dhe u kry puna, dhe pastaj nuk do me thënë kjo se më nuk mund të luaj me U-21, mund të ftohet përsëri nga të rinjët.

    Por ai mbetet tek kuqezinjët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje