Blater-serbëve: Lejoni kosovarët të luajnë futboll

12 Qershor 2013, 18:31Sport TEMA

Presidenti i FIFA-s, Sep Blater, gjatë vizitës që po zhvillon në Serbi, ka kërkuar para drejtuesve të shtetit dhe sportit serb, që kosovarëve t’iu lejohet të luajnë futboll.

Numri një i futbollit botëror është takuar të mërkurën me presidentin e Federatës së Futbollit të Serbisë (FSS), Tomislav Karadzic dhe me kryeministrin serb, Ivica Dacic.

“Gjatë një bisede që pata me kryeministrin Dacic, i kërkova që të gjendet një zgjidhje koherente, të kënaqshme për futbollistët e Kosovës, në mënyrë që t’u mundësohet të rinjve të këtij vendi të luajnë futboll”, ka thënë Blater pas takimit.

“Është një situatë delikate, e cila nuk mund të zgjidhet brenda natës, por hap pas hapi. Mirëpo, ka disa shenja që japin shpresë për të ardhmen”, ka shtuar kreu i futbollit botëror.

Ndërkohë, kreu i FSS-së ka thënë se çështja e futbollit kosovar mund të ketë një zgjidhje kur të zgjidhet problemi politik, raporton Express.

“Ndërsa Kombet e Bashkuara nuk e njohin Kosovën, është e qartë se përfaqësuesja e tyre nuk mund të zhvillojë ndeshje zyrtare, e as të marrë pjesë në kualifikime të evenimenteve të rëndësishme”, ka thënë Karadzic.

Blatter është autorizuar që të gjejë një zgjidhje për futbollin kosovar, i cili vazhdon të mbetet i izoluar padrejtësisht./b.l

3 komente në “Blater-serbëve: Lejoni kosovarët të luajnë futboll”

  1. elio says:

    Nuk e kuptoj pse Anglia mund te marre pjese me 4 skuadra brenda nje shteti
    – anglia, skocia, irlanda e veriut, uellsi…dhe kosova qe e ka njohur gjysma e botes, nuk merr dot pjese se nuk eshte njohur nga OKB…

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Po mire une nje gje nuk arrij te kuptoj :c’fare mu….ka ky BALTA-BLATER , te cilin e urrej tej parashikimeve ,qe do ti zgjidh problemet pa HANXHINE ?
    KOSOVA eshte KOSOV-E-A ,dhe jo me KOSOV-O.
    Pse ky qelbesira me BRILANTINE , BLATERI lejon qe te luajne si shtete menjane ,principata si SAN-MARINO,ANDORA ,LIHTENSHTEJNI ,MONACO dhe deri tek GJIBRALTARI nje ish koloni BRITANIKE me 18 mije banore ,qe eshte e pozicionuar gjeografikisht thuajse ne MAROK ?
    KOSOVEN e ka njohur me shume se 60 % e BOTES dhe besoj sivjet mund t’a njoh dhe 80 % e botes dhe ajo automatikisht do te njihet zyrtarisht dhe ne UEFA dhe ne FIFA.
    Pse une ,meqe ra fjala ,per te shkuar ne ITALI duhet te kaloj detyrimisht nga SERBIA kur une mar linjen direkte si ujore dhe ajrore me ITALINE ?

    1. tironsi-detroit says:

      shume e sakte totila

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje