Trajneri i QPR-së, Heri Redknap ka kritikuar ashpër mënyrën e futbollit të luajtur nga ana e kombëtareve të Anglisë, duke filluar që nga të rinjtë. Sipas tij, Anglia nuk di të luajë futboll. Reagimi i ashpër i tij ka ardhur pas skualifikimit poshtëruar të Anglisë U21 në Kampionatin Europian, ku nuk mori asnjë pikë në grup.
“Unë jam pasionant për të gjitha nivelet e kombëtares së Anglisë dhe zhgënjehem tmerrësisht kur i shoh duke luajtur aq keq kundër shteteve të tjera, duke e ditur se kemi shumë lojtarë cilësorë.
Por, problemi më i madh me të cilin përballemi, është se futbolli anglez duhet të ndryshojë dhe duhet të kthehet në maje të këtij sporti.
Kjo do të thotë se menaxheri Roi Hodgson, duhet të përfshihet në punën e trajnerëve të secilit nivel dhe të punojnë në të njëjtin drejtim. Ne nuk dimë të luajmë futboll. Ne vetëm godasim topin në fushë dhe kjo nuk na çon askund”, deklaroi Redknap./b.l
Une kam kohe qe them se ne ANGLI luhet futbolli i centratave i ALF RAMSEYT ,futbolli klasik car les anglais n’ont jamais pu traverser LA MANCHE .((anglezet se kane kaluar kurre LA-MANSHIN)).
Kur nuk arriti dot CAPELLO qe te beje nje ekip kombetar anglez ,as qe mendohet se do te kete ndonje tjeter t’i vere ata ne rresht .
Anglezet vuajne nga MENEFREGIZMI dhe jane ksenofobe dhe jetojne ne realitete te tjera ,kujtojne kohet e lumtura kur jetojne ne MESARABLE.
Nuk eshte problem trajnimi ,por eshte problem filozofije qe duhet te kaloje nje kohe e gjate qe te pershtatet dhe futbolli i centrates ,dhe te vije sa me shpejt ne vitet 2010 lkr akoma eshte 50 vjet mbrapa ne vitet ’60 .
Kur e lexon te Tema kete titull duket sikur thote; “Redknap: Argita nuk di te luaje futboll”.
Jeni bere si trakt partie me perralla _ qe bene thirrje per tu cuar e per te shkuar…kerkund, ne Fabuland…(tamam si programi i pioniereve gay te Rames)