Neimar: Nuk jam hero kombëtar

13 Qershor 2013, 14:28Sport TEMA

Sulmuesi Brazilian Neimar është përpjekur që të ulër pritshmëritë e bashkëkombasve të vet për Kupën e Konfederatave dhe Kupën e Botës. Ai ka thënë se nuk është hero kombëtar.

“A jam unë hero kombëtar? Unë nuk jam i padiskutueshëm. Në futboll një ditë mund të luash mirë, ndërsa një ditë tjetër jo.

Nuk mund t’i dërgosh goditjet në rrjetë çdo ditë. Unë e di se çfarë pritet prej meje, por unë luaj për të ndihmuar ekipin, qoftë me asiste, ose me gola”, ka theksuar Neimar.

Ai ka luajtur 34 ndeshje deri më tani me Brazilin, duke shënuar 20 gola./b.l

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje