Kavani del hapur, do të luajë vetëm për Realin

14 Qershor 2013, 18:41Sport TEMA

Edinson Kavani është një prej sulmuesve më të kërkuar të momentit. Reali, Çelsi dhe Mançester Siti janë vënë në ndjekje të tij. Por, sulmuesi i Napolit tashmë ka dalë hapur, duke thënë se dëshiron që të luajë për Realin. Këtë dëshirë Kavani e bëri me dije një ditë më parë nëpërmjet nënës së tij, ndërsa ditën e sotme këtë gjë e ka konfirmuar edhe i ati.

“Dëshira e Kavanit është të luajë për Real Madrid. Ai është shumë i entuziazmuar rreth kësaj mundësie dhe po përpiqet ta bëjë realitet. Ai i ka treguar privatisht familjes se dëshiron t’i bashkohet Real Madrid, por nëse e bën këtë deklaratë publikisht, do të mërzitë Napolin.

Ka pasur kontakte me përfaqësuesit ligjorë të Real Madrid dhe tani presim që klubet të takohen. Unë shpresoj që të ndodhë dhe bisedimet të zhvillohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Kush nuk do të dëshironte të luante për Real Madrid?!”, ka thënë babai i sulmuesit 26-vjeçar.

Veçse kjo do të jetë e vështirë, duke qenë se Napoli nuk tërhiqet nga kërkesa prej 65 milionë eurosh, në mënyrë që ta lirë të lirë Kavanin./b.l

2 komente në “Kavani del hapur, do të luajë vetëm për Realin”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Me pelqen qe edhe REALI i MADRIDIT te behet super skuader dhe te vazhdoje te konkuroje me BARCELONEN qe te vazhdojne dhe te jene qendra e gravitetit e futbollit BOTEROR SIC KANE QENE PER 4-5 VJET RRJESHT .

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Por sot TAVANI me URUGUAJIN ishte hija e tij dhe nuk beri asgje per te udhehequr URUGUAJIN ,PER TE CILIN DUHET THENE SE uruguaj sot u zgjua ,….vetem kur DEL BOSQUE hoqi 3 lojtare te BARCES ,NGA MINUTA E 25 E pjeses se dyte dhe ngelen 4 nga 7 qe filluan lojen dhe se URUGUAJ futi DIEGO ………, dhe realizuan golin e nderit ne krahun e djathte te KASIJASIT ,per te cilin kam mendimin se NMURINJUA ka gezuar ashtu sic di te gezoje ai ,,me HISTERIZEM !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje