Prandeli: Ka ardhur koha që Baloteli të mos tregojë më muskujt

17 Qershor 2013, 14:25Sport TEMA

Trajneri i kombëtares italiane, Çezare Prandeli, ka qenë i acaruar me Mario Balotelin, pavarësisht se ai shënoi golin e fitores kundër Meksikës. Shkak është bërë fakti që Baloteli ka hequr bluzën pas golit të shënuar, duke u ndëshkuar me karton të verdhë.

“Ka ardhur koha që të mos tregojë më muskujt, pasi kartonët e verdhë kanë shumë rëndësi”, tha Prandeli, duke qenë se në Kupën e Konfederatave me dy kartonë të verdhë pezullohesh një ndeshje.

Baloteli nga ana e tij tha se nuk do ta përsërisë më këtë veprim.

“Është një emocion i jashtëzakonshëm të përshëndetesh nga një duartrokitje e gjithë këtij publiku të shkëlqyer. E rëndësishme është që fituam, ndërsa duhet theksuar se kishte një penallti edhe në favorin tonë. Kartoni i verdhë? Prandeli ka të drejtë, nuk e dija që ekziston rregulla e skualifikimit pas dy kartonëve të verdhë. Herën tjetër nuk do ta përsëris më këtë veprim”./b.l

4 komente në “Prandeli: Ka ardhur koha që Baloteli të mos tregojë më muskujt”

  1. DASHAMIRESI I FUTBOLLIT says:

    Po normal,injorant si puna jote,lojtar i kombetares Italiane dhe nuk e dije qe kishte dhe rregulla ne futboll!

    Sa per muskuj,ta them une: te mjaftojne per te qene vetem nje rrugaç dhe asgje me shume!

  2. roland says:

    o prandelo, jo kaq seriozisht o burr, se bythzijve u falet cdo gjo. nejse ske faj qe irritohesh, se bluza e kalter italiane nuk esht nxir kurr kaq shum! ehh, na ishte dikur bela italia

  3. Sonto says:

    nese e ke fjalen per ofreetn aktuale prej telefonit fiks ne mobil atehere duhesh me e vizitu zyren me te afert te PTK-se per ta aktivizu sherbimin edhe me i perzgjedh numrat. E nese po pyet per familjen dhe miqte atehere mundesh me aktivizu duke vepruar keshtu:Dergo mesazh ne numrin 553 dhe rendit numrat e telefoneve qe don me i pas ne rreth ne kete format: 045XXXXXX,044XXXXXX,044XXXXXX,044XXXXXX,044XXXXXX apo 044XXXXXX#044XXXXXX#044XXXXXX#044XXXXXX#044XXXXXX

  4. Luiza says:

    Pershendetje!Ne kete shkrim eshte pakrutuir panorama e vertete e vendit tone ne te gjitha aspektet. Me sakte, e7do fjale e shkruar e vizaton , situaten dhe e ben shume te kuptueshme, sidomos per ata njerez, te cileve u ndodh rralle te dalin nga vendbanimi i tyre, per ndonje aresye shendetesore dhe per asnje aresye tjeter. Sepse ne fakt, njerezit qe shetisin neper Shqiperine tone gjithe rrecka, e qe ne fakt u duket si Zvicer, jane shume te paket. Restoja, qe afersisht eshte nentedhjete perqind e popullsise nuk e di fare se e7fare ndodh ne territorin shqiptar. Ata nuk e kuptojne globalizmin, po ndoshta edhe me ndonje rezerve, edhe nje pjese shume e mire e atyre qe i drejtojne keto projekte te importimit te plehrave, nuk jane te afte te kuptojne termat, si globalizmi dhe globalizimi.Vetem nje gje eshte e sigurt, se sado i ulet te jete niveli kulturor i njerezve te ketij vendi, te quajturit te tjetrit pleh nuk e pranojne.Nuk arrij ta realizoj ne mendjen time, sesi kryeministri yne nje dite thote se, ka shume respekt per opoziten dhe njehere tjeter ta konsideroje pjese te aleances se plehut .Njehere e fton opoziten bere bisedime, dhe njehere tjeter i ve nje nofke ofenduese. Te jete kjo nje luhatje humori apo e7fare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje