Talenti 21-vjeçar i Malagas, Isko, ka pranuar se Real Madrid dhe Mançester Siti kanë shfaqur interes për të.
“Po, ekzistojnë këto dy klube që interesohen për mua. Si Mançester Siti, ashtu dhe Reali i Madridit janë dy skuadra të mëdha. Shpresoj të vendos sa më shpejtë, pasi kam një kontratë me Malagan. Dua që gjithçka të përfundojë në mënyrën më të mirë të mundshme, si për mua, ashtu dhe për ekipin tim. Preferenca? Për mua njësoj është, dua të luaj dhe të kënaqem” deklaroi Isko për mediat spanjolle./b.l