Krujf: Neimar e Mesi, problem vetëm nga “Nike” e Adidas”

17 Qershor 2013, 14:26Sport TEMA

Legjenda holandeze e Barcelonës, Johan Krujf, mendon se problemi i vetëm mes Mesit dhe Neimar mund të jetë fakti që bëjnë publicitet për kompani të ndryshme.

“Problemet nuk janë mes djemve, janë mes “Nike” dhe Adidas”. Nëse i mendon pak më thellë gjërat, mund të parashikosh probleme të mundshme, edhe pse shpresoj që gjëra të tilla të mos ndodhin. Kontratat ekzistojnë për të përballuar situata të tilla”, tha Krujf, ndërsa ka folur edhe mbi përshtatjen e mundshme të Neimar në Spanjë.

“Nëse Neimar adoptohet apo jo në Spanjë duhet të presim dhe të shohim. E gjithë bota shkruan për të, por ata që i dinë si funksionojnë gjërat, duhet t’i japin atij kohën e duhur. Nuk duhet vënë nën trysni dhe duhet lënë që të bëjë atë që di”, u shpreh ai, ndërsa ka komentuar edhe akuzat për evazion fiskal të Mesit.

“Ju kujtoni se Mesi di më shumë se 2% rreth taksave që duhen paguar? Ai di aq sa unë, 0%. Fajtori nuk është Mesi, por njerëzit që merren me këtë punë, që paguhen nga ai për të bërë punë të tilla”, e mbylli Krujf./b.l

2 komente në “Krujf: Neimar e Mesi, problem vetëm nga “Nike” e Adidas””

  1. detroit says:

    He se leku e gjen venin, po he

    Totila mund te komentoje me troc.

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    “DETROIT ” ,shpresoj qe ke filluar t’a mesosh notin aty ne MICHIGAM , por problemi nuk qendrin aty ku ti do qe te me terheqesh mua ,por tek ajo se edhe CRUIFIN e paska zene “LEMXA ” e PELES .
    Ne se PELJA KA RENE NGA kali ,CRUIFI eshte duke rene nga FIKU ,dhe te paret thone qe FIKU dhe GOMARI kane hije te rende .
    MESSI more shtepiaker te DESHPERUAR i shikon qe te gjithe nga MAJA E olimpit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje