Trajneri i Tahitit: Për pak nuk qava nga emocionet

18 Qershor 2013, 12:21Sport TEMA

Pavarësisht se Tahiti humbi thellë me Nigerinë 6-1 në ndeshjen e djeshme për Kupën e Konfederatave, për këtë vend ishte një ngjarje e jashtëzakonshme ajo e djeshmja, duke qenë se merrte pjesë për herë të parë në një kompeticion kaq të rëndësishëm.

Për këtë arsye, trajneri i kombëtares së Tahitit, Edi Etaeta, ka thënë se për pak ka qarë për shkak të emocioneve të mëdha.

“Isha tepër i prekur, për pak nuk qava. Ne i shikojmë Kampionatet Botërore në TV, ndërsa sot(dje) ishim pjesëmarrës.

I gjithë Tahiti ishte duke na shikuar. Presidenti jonë na dërgoi një mesazh dhe ai gjithashtu kishte shtyrë takimet e tij me kabinetin për hir të ndeshjes”, ka thënë Etaeta për faqen zyrtare të FIFA-s.

Tahiti është një nga kombëtaret më të dobëta dhe aktualisht renditet në vendin e 138-të të FIFA-s./b.l

1 komente në “Trajneri i Tahitit: Për pak nuk qava nga emocionet”

  1. Nejla says:

    kto jan rrena per 30 euro.. une kqyra ne website.. prej 17 teortit biletat jane 127 TL qe dmth 60 euro.. ska 30 euro bilete.. rezervimet ose pagesat bahen nepermjet internetit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje