Mesfushori juventin Andrea Pirlo, i cili është drejtuar për shumë vite nga ana e Karlo Ançelotit, ka thënë se për këtë të fundit është një ëndërr që të drejtojë Realin e Madridit.
“Ai është një trajner i shkëlqyer, i cili pëlqen të luajë futboll të mirë dhe ekipet e tij luajnë me një stil të vërtetë. Ançeloti ishte zgjidhje e mirë për kubet që ka drejtuar, pasi ka një filozofi të mirë të futbollit.
Unë kam vetëm fjalë të mira për të, ai është një mik i imi. Ai është një trajner i jashtëzakonshëm, i cili i trajton lojtarët mirë dhe është i pëlqyer në dhomën e zhveshjeve.
A do të shkojë? Nuk e di nëse ai do të shkojë te Real Madridi, ose do të qëndrojë te Paris Saint-Germain. Karlo është një mik, një person i shkëlqyer dhe i dua atij të gjitha të mirat, kudo që është.
Ai është një trajner i mahnitshëm, isha i kënaqur që luaja nën drejtimin e tij dhe vetëm do të presin dhe të shohim ku është e ardhmja e tij. Real Madridi është një klub i shkëlqyer dhe jam i sigurt se është një ëndërr për Karlon të punojë te Reali”, ka deklaruar Pirlo për Marca./b.l