Drejtuesit e Milanit kanë bërë një lëvizje befasuese, në kontrast me politikën e tyre për një ekip me të rinj. Ata kanë kontaktuar ditën e djeshme me 35-vjeçarin Antonio Di Natale.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Di Natale është takuar me Galianin dhe Braidën dhe duket se tashmë kanë arritur një marrëveshje për kalimin e tij tek Milani.
Di Natale tashmë duhet të takohet edhe me pronarin e Udinezes, për ta bindur këtë të fundit që ta lërë të largohet, pasi ka edhe një vit kontratë.
Me këtë lëvizje Milani duket se ka braktisur përfundimisht pistën e Karlos Tevez, për ta zëvendësuar atë me Di Natalen.
Megjithatë, Galiani e ka mohuar për momentin takimin me Di Natalen. /b.l