Policia gjen një të arratisur që “fshihej” në selinë e PS-së

20 Qershor 2013, 16:20Politika TEMA

Policia e Shtetit nuk mund të qëndrojë dot larg përfshirjes në fushatë.

Mesditën e sotme, punonjës të saj kanë deklaruar për mediat se kanë arrestuar brenda në selinë e PS-së, Orges Milon, i cili u arratis nga Komisariati Nr.1 ditën e djeshme.

Në fakt, arrestimi i tij ka ardhur pas njoftimit të punonjësve të PS-së, duke qenë se Milo është shtirë në gjendje të rëndë brenda selisë rozë. Kaq ka mjaftuar, që policia të deklaronte se ai fshihej brenda selisë së PS-së.

PS ndërkohë, ka denoncuar faktin se policia është përpjekur ta përdorë politikisht këtë rast.

“Sot në orën 13.30, në selinë e Partisë Socialiste ka hyrë një i ri, i dëmtuar fizikisht, me plagë të dukshme dhe në gjendje tejet të rënduar mendore. Pasi ka këmbëngulur të hyjë në ambientet e brendshme të selisë, i riu është shtrirë në hollin e selisë ku dhe është ndalur nga personeli përkatës, të cilët kanë njoftuar Policinë e Shtetit në numrin 129. Po ashtu është lajmëruar nga personeli edhe shërbimi i urgjencës. Është e turpshme që ky rast përdoret politikisht nga Policia e Shtetit. Edhe në këto ditë të fundit të fushatës Policia e Shtetit përfshihet në lojëra të turpshme politike duke bërë insinuata të tilla. Ashtu siç është e turpshme paaftësia e kësaj policie të cilës i arratisen të arrestuarit nga rajonet. Ne kemi bërë vetëm detyrën tonë, duke telefonuar policinë dhe shërbimin e urgjencës”, thuhet në reagimin e PS-së.

Më vonë ka reaguar edhe policia me një njoftim zyrtar, e cila pasi shpërndau fillimisht lajmin se Milo fshihej në selinë e PS-së, këtë radhë ka falenderuar punonjësit e PS-së për bashkëpunimin./b.l

48 komente në “Policia gjen një të arratisur që “fshihej” në selinë e PS-së”

  1. genci says:

    Policia eshte vegel e ketij pushteti per te mbrojtur qeveritaret nga shtetasit e vet dhe per te ruajtur pushtetin.
    Duhet t’i jepet fund politizimit te institucioneve shteterore, duhet te vendosen ne sherbim te qytetareve.

    1. ina says:

      policia e shteti e marre peng nga saliu na ofruan sote nje film me metrazh te shkurtete ku sigurisht ne epiqender kishte shpifje ndaj ps dhe di rames , nje turp, se policia eshte ne sherbim te qytetarit jo te saliut me kompani

    2. raqi says:

      duke e pare qe nuk i eci ky mashtrim i nivelit te ulet policia doli ne deklarate per shtyp duke falenderuar punonjesit e ps te cilet e neutralizuan kete person te rrezikshem per shoqerine! policia eshte aq e paafte sa njerezit i arritesen nga burgjet tashme.

    3. Maksi says:

      policija si e mori vesh qe ishte ai i fshehur ne selin e PS ?! ka 2 shpjegime : 1 eshte qe ate e kan kapur rojet e PS dhe kan lajmeruar policin dhe e 2-ta eshte qe ai eshte sjell apastafat ne selin e PS dhe gjasme policija te vite ta kapte sikur po e ndimonin te PS !! po pash lajmet te news 24 dhe thane qe rojet e PS e kan ndimuar qe ai tu arrestote se te ishte per policin dmth ai pale ca do kishte bere

    4. Ylli says:

      E verteta e kesaj ngjarje eshte vetem nje. Dhe eshte kjo qe eshte paraqitur ne kete gazete sepse une isha i pranishem dhe ai person hyri aty ishte i gjakosur dhe kerkonte te futej brenda tek zyrate e PS, por ata nuk e lane dhe u lajmeruar policia dhe cdo gje u zgjedh. Asgje qe tjeter nuk eshte e vertete per kete ngjarje sepse mund te behen trillime dhe hamendesime te ndryshme per te demtuar PS sic kane bere gjithemone keta qe jane kunder saj.

    5. lucia says:

      po si ka mundesi qe ai hecte i lire neper qytet !? ku jan shefat e policive dhe te burgjeve ?! si ka dale aq lirshem neper tirane ai !! po me habit qe cne ai po dele nga burgu aq kollaj dhe per me teper ne ate gjendje qe ishte !! se kuptoje fare a ka ska kontrroll rendi ne kete kohe !! pale prit kur te na hyn neper shpija se policija eshte per fushate

    6. Dori says:

      Kjo eshte nje ngjarje qe nuk ka vend per te ngritur dhe per te bere te tilla trillime te kota sepse nuk ka asnje gje te vertete ne mes. Nuk ka sens qe te thuhet se ai fshihej ne PS eshte shume e turpshme nje gje e tille, kushdo qe e thote.

    7. Refugjati says:

      Elementet e krimit fshihen ne seline e Partise Socialiste sikur me qene ambasade. PS te heqi dore nga mbrojtja e elementeve te krimit.

  2. Andon says:

    Po mire mo te uruar, nese nuk hyri per t’u fshehur, perse hyri?
    Banonte aty?
    Kerkoi ndihme mjeksore?
    Nese policia ka thene qe fshihej ne seline e PS, te verteten ka thene.
    Nese ka thene qe fshihej nga PS, atehere eshte gje tjeter, dhe duhet te kerkoje ndjese.

    1. Roni says:

      More Andon po si mund te trillohej per kete ngjarje ne kete menyre kaq te turpshme. Si mund te thuash se banonte aty cfare eshte PS-ja konvikt. po ik mer se qenke trap fare. Policia doli ne deklarate dhe tha qe falenderojme PS per ndihmen per arrestimin e ktij personi. Prandaj mos mundoni qe te trilloni gjera qe nuk jane sepse nuk keni cfare te thoni.

    2. donaldi says:

      partia demokratike po perdor cdo mjet te mundshem qe ti prishi mendjen popullit qe te mos votoje per partine socialiste.keto jane skena qe ndodhin vetem gjate periudha kur ka zgjedhje elektorale qe qevria te heqi vemendjen ndaj opozites dhe ti beje njerezit qe ta heqin vemendjen nga kjo opozite qe sot po duket se e ka marre pushtetin ne dore dhe at coj vemendjen drejt qeverise se gjasem rendi dhe policia punon.keto situata te stisura nuk i beson njeri sepse njerezit nuk jane dhe aq budallenj sac ata i dine.

    3. arsen says:

      Puuuuuuuuu….sa i lodhur qeke?!!!!!!!

  3. turi says:

    isha personalisht aty dhe ishte nje person ne gjendje te dehur qe qendronte i shtrire ne seli dhe nuk pranonte te ikte teksa punonjesit po i kerkonin te largohej! me pas erdhi dhe policia e cila ne fakt e falenderoi stafin qe e neutralizoi kete pijanec!

    1. Alban says:

      Me vjen shume keq qe nje ngarje kaq banale qe ndodhi ne PS por nuk mund te merret per asnje gje tjeter vecse si nje ngjarje qe u mbyll shume shpejt pa u lenduar asnje njeri. Cdo gje u be sipas rregullave.

  4. eri says:

    duket kudo dora e berishes.duket fare qarte se tashme ka frike nga rrenimi i partise se vete.duket qarte se deri ku eshte e afte te arrije dora e berishes.na lodhi ky njeri.na ha bere me hije.

    1. Yllka says:

      sali lere se e besuam. po miremor kjo policia shtetit si i ken te arrestuarit keshtu? a pika po ci keni keto teatro aman, po sikur ai te ishte nje i semur e te kishte vrare njerez e mendoni ju ? po rrini se me 23 qershor te gjithe do dilni para ligjit

  5. Arian Melonashi says:

    Ja dhe fotografia e te arratisurit te rrezikshem:
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/21-janari-2011-pucisti.html

  6. Andrea says:

    eshte skandaloze menyra e vendosjes se titujeve kryesore neper gazeta

    Ajo qe ka ndodhur eshte fakti qe dikush hyn ne seline e PS (ku cdo kush mund te hyje) dhe pasi eshte pare gjendja e tij e rende PS ka njoftuar policine

    ceshtja eshte a mund te kemi nne besim tek nje polici qe i arratiset t burgosurit kaq lehte??a e ben kjo polici detyren e vet?

    Tashme dihet qe eshte e politizuar madje dhe kete ngjarje per kete qeellim po e perdor,po ky lloj regjimi duhet dhe do marre fund ne 23 qershor

  7. Elma says:

    Keto te gjitha jane manovra qe bene Saliu per te perbaltur opoziten, cfare eshte ai komisariat qe i ikin te denuarit ne ate menyre dhe nuk behet asnje deklarate kjo eshte vertete e pakuptueshme ne e dime qe Saliu nuk na siguron me as rend dhe asgje tjeter por te arrihet deri ne kete pike kjo eshte e palejueshme.

  8. grejsa C. says:

    Eshte e turpshme se si perdoret policia e shtetit per interesat e kesaj partie. Eshte shnderruar ne nje grup aktivistesh te veshur me uniforme tashme ne aksion per te bere presion per votat per kete regjim te kalbur.
    Por me 23 qershor do t’I japim fund regjimit te saliut me vote, dhe te gjithe do pergjigjen para ligjit per shperdorimin e detyres.

  9. mendimi lire says:

    e di si me duken keto skenare? si tek filmi debatik, nese e mbaj mend mire, qe e nxorri te “arrestuarin” vete komisariati, gjoja sikur i iku dhe ai i fut mes debatikasve…mbase dhe ky hajdut rrugesh ka dale me kete mision per te njollosur PS, me thene publikut qe ja ku strehohen hajdutet…

  10. altea says:

    me shume se per faktin se ku u gjet “i arratisuri” duhet te shqetesohemi per passftesine e treguar nga policia e Tiranes qe nuk diti te mbaje nje te burgosur edhe brendave institucionit te tyre qe zupozohet te jete komisariati me i vezhguar!!

  11. dasara says:

    Policia e Shtetit nuk mund të qendrojë dot larg përfshirjes në fushatë sepse urdhrat e berishe duhen te zbatohen te gjitha.ky berisha ka zaptuar cdo cep po cdo cep te institucioneve.aman te na zhduket e te marrim frym e lirisht.

  12. dritan says:

    po kjo polici keshtu eshte…me merita dhe i perdor ne favor te pd-es… pasi ishte partia socialiste e cila me pare e kishte njoftuar policin e shtetit dhe ata erdhen per ta marr…kjo eshte e gjithe historia…

    sa per policin sa te zo e kemi e dim…kur dergojne per dajtin efektiva qe vene se nusja ne dasem.

    e kemi pare me keta shefat e policise qe jan bere thela thela…dhe shteti ende nuk i ndeshkon kriminelet.

  13. Bisera says:

    Me paturpesine me te madhe arriten te orkestrojne nje ngjarje te tille per te coroditur elektoratin dy dite perpara zgjedhjeve.
    Kjo tregon per panikun qe ka kapur te gjithe kete pushtet nga humbja e zgjedhjeve dhe tani inskenon lloj soj situatash per te fituar pak vemendje, dhe pikerisht sot qe eshte mitingu madheshtor I mbylljes se fushates ne Tirane.

  14. ARTA says:

    Kjo eshte policia e shtetit te Saliut qe i ikin kriminelet nga komisariati si pa te keq por kjo aq me teper ndodh sot ne ditet e fundit te fushates dhe ku per pak ore PS-ja ka mitingun permbylles ne Tirane dhe ndodhin te tilla ngjarje kjo ehste pergjegjesi e drejtperdrejte e shtetit dhe qeverise se Saliut qe nuk garanton me as rend ne qender te Tiranes po ne vende tjera cfare mund te pritet.

  15. Atdhetari.usa says:

    Asht per te ardhur keq dhe per turpin e kesaj policie qe jo vetem sesht e depolitizuar, sic duhet te jet ligjerisht, por me bindje dhe vetdashje esht ber vegel qore e Sali Berishes, sikur te ishin roje private te Saliut dhe jo polici shteti. Keshtu ndoth kur ne krye te asaj policie drejtojn Kuksjani Burgaj dhe tropojanet Brecani me shoke, qe edhe kur rahin gazetaret dhe u thyjn kamerat se jane opozitare, dekorohen ne vend qe te cmobilizohen dhe te dergohen ne burg. DHasht zoti dhe deshira e popullit bashke me Saliun te qerohen edhe keta bastard te felliqur.

  16. jori says:

    I gjithi ishte nje skenar i sajuar nga partia demokratike per te ulur sado pak reputacionin e partise socialiste…
    personi ne fjale nuk ishte pare me pare ne seline e partise socialiste!
    thjesht nje i paguar me shume nga doktorri!

  17. onor says:

    eshte e turpshme sesi njerez te tille pranojne te paguhen nga partia demokratike per veprime te tilla vetem e vetem per te cenuar imazhin e partise demokratike,paguhen per te ulur rrespektin per veten!

  18. Besnik says:

    Kjo ngjarje eshte nje gje shume e shemtuat dhe qe nuk ka se si te merret ndryshe. NJe ngjarje e shemtuar qe nuk ka fare hisotri dhe qe nuk mund te kete fare ndikim ne politike.

  19. gesti says:

    kjo ehste historia e vertet qe mori dhene ne pak minuta, i riu nuk fshihet ne ps po shkon ne ps dhe partia socialiste merr policine e shtetit , palacot e saliut e deformojne ate si kurre me pare duke hedhur balte mbi ps, forca evotes se popullit do ti godas

  20. Ladi says:

    Nje veprim teresisht qytetar qe meriton mbeshtetje po kaq qytetare. Policia fshatarake vetem se do te shemtoje akoma me shume permbajtjen dhe perfshirjen e saj politike.. Shume mire PS

  21. keltis says:

    O injorante po cfare turpi eshte per policine?Pse shkoji ky hajdut tek selija e Ps?Mos ishte ambulance atu apo poliklinike aty?
    Kjo tregon se ku e kane shpresen kriminelet dhe hajdutet.Cfare do thonte policija u gjet ne Baldushk?Po mos policija nuk duhej ta arrestonte?Thirrni mendjes dhe kuptoni se strehimin nje hajdut e kerkoji tek selija e Edi Rames.Nuk flet pak kjo.Te pernjekurit politik ne Kine shkojne ne ambasaden e USA ndersa hajduti ne Shqiperi tek Edi RAma.
    Tenxherja Kapakun thote populli.

    1. arsen says:

      Puuuuuuuuu….sa i lodhur qeke?!!!!!!!!

  22. Populli says:

    Porta e selise se PS-se eshte e hapur per te gjithe njerezit. Aty u fut edhe vete Lul Basha pa poblem fare, e jo me nje njeri qe kalon ne rruge, qofte ai pijanec apo kriminel qe i ka ikur policise se Mulit!

    Selia e PS-se nuk eshte prone e askujt, por eshte prone e te gjthe Shqiptareve, ne nje kontrast te thelle me bunkerin e selise se shoqates se Sali Berishes me emrin PD!

  23. bora says:

    lerini hipotezat qesharake jeni bere te gjithe si investigator kaq kohe sa harxhoni duke hipotezuar do beni mire te punoni e te mos ankoheni qe nuk keni ca te hani Punoni punoni punoni kaqqqqqqqq

  24. denisa says:

    nuk rrine dot njerezit e saliut pa e thyer ligjin,nuk rrine dot njerezit e berishes pa i futur hundet kudo.kujtojne se do ti ulin vleresimin ndaj rilindjes me keto budallalliqe qe fantazojne e qe nxjerrin neper gazeta,mblidheni mendjen njehere e mire.RILINDJA triumfon me 23 qershor.

  25. Baro Liçaj says:

    U arratis (dobesi e policise ), eci rruges i gjakosur ( me keq akoma , dobesi e policise se shtetit ),shkoi ne Seline e PS-ase ! Kesaj i thone qe policia e Mulit , ta le dobiçin ne preher dhe te thote : TE RRUATE !

  26. Aliu nga Selenic says:

    Kur PS-ja vete e ka denancuar si paska mundesi te konsiderohet se u fshihka atje. Ky eshte manipulim i paster ku kerkijne te ulim imazhn e PS e cila me 23 Qershor do te marre pu7shtetin.
    Berisha si mjashter i manipulimeve tashme i ka dalur boja nuk ka mundesi te krijoi insinuata te tilla.
    Ky eshte Bumereg Per Sali Berishen dhe banden e tije.

  27. ganiu says:

    Ja me ne fund policia e ciganeve te PD-se ,
    zbulon strehimin e DIVERSANTIT ne selin e PS-se !!!

    FAKE INJORANCE ..sa gjunah qe jeni akoma ne jete,
    jeni injorimi njerezimit te vertet o shpellar.
    Nuk do gjeja asnji arsye perse sdo duhej te zhdukej kjo rrace antinjeri

  28. Jakup Luari nga Ruzhdia says:

    Pavarsisht nga ngarkesa politike qe rastit i dha me parë policia, (shume keq!) dhe vet e korrigjoi gabimin(shume mire se ne demokraci korrigjimi i gabimit eshtë demokraci) mua nuk me intereson fare sherri i stisur Polici-PS dhe komentshkruesist e shumte qe nuk dine c’thone!..Qe PS eshtë e hapur e kam provuar vet në janar ket vit ku shkova te takoj nje nenpunes te thjesht aty!Pyeta dezhurnin,nje grua pak e moshuar,e cila pasi telefonoi diku me tha se personi nuk eshtë neser vjen ne oren 9…Pash qe nga shkallet ne kete kohe zbriti Gramoz Ruci i qete! U afrua tek dezhurni dhe pasi na pershëndeti la një porosi.Une i thash,a ka mundesi te jap doren per respekt si shqiptar ne emigrim?Patjeter,tha edhtë kenaqesia ime te takoj nje emigrant te ardhur ne seline e PS! Shternguam duarte dhe padi me pyeti ku isha emigrant,me tha mos kisha hall dhe pse nuk kam kohe, me beso,te degjoj!…Asnje hall i thash, erdha per nje mikun tim X qe nuk eshtë! Neser do vij serish se ai vjen! Gramozi iku,mori nje fuoristrade vet, para PS dhe iku…Une mund te isha edhe “diversant”,a kamikaz aty, por ja qe me degjuan,me dhane doren, me pyeten mos kisha hall!Ky eshte drejtues i vertet dhe s’me intereson cthone, vjen nga Ramizi, ka drejtuar si minister i tij, etj budallalleqe!…Edhe ky qe ka shkuar ne PS( partite jane shtepite e qytetareve)mirë ka bere,dhe nuk ka asnje pergjegjesi Selia pse vjen njeriu!…Problemi tani shfaqet. Ky njeri qe i bije te fiktif aty,(bukur eshtë njoftuar ambulanca, policia)cfare ka pasur me ato plage?Eshte rrahur ne polici dhe u ka ikur,(i lumte,pasi eshte detyre e policise ta ruaj)dhe kush e ka keqtrajtuar se ketu fillon lajmi jo pse iku!…Kush e ka keqtrajtuar dhe ketu PS duhej ta kish evidentuar keqtrajtimin e tij(e drejta themelore e njeriut te mos keqtrajtohet)Nuk perben lajm pse i iku policise, as pse vajti ne PS(aty mendoi) por perse ne gjendje te rendë?Kush ka dhunuar jeten e tij duhet te pergjigjet bile shume rende!Nese vertet eshtë keqtrajtuar se shkrimi nuk thote fare kete qe eshte primare, por merret me budallalleqe!..

  29. Sonila says:

    Po aman mqafsh me keto tituj qe jane totatalisht pa lidhje me artikullin po sa per te terhequr vemendjen kot. Kush i ben kta gazetare !!!!!!!!!!

  30. robin says:

    SE MOS JET SHOKU I E VELIAJT KY ORE?

  31. d.ademi says:

    o Mero te shkruaj nga durresi! kandidati jone qe eshte edhe ministri drejtesise ed halimi bredh me autostrade ne durres dhe kercenon opoziten me vrasje me dy eksponente ne kerkim,me Klenti Dervishin dhe Dash Gjoken te parin e kerkon Fbi tjetrin Interpoli

  32. e sakte says:

    Cmerreni me keto lajme per te fshire prapanicen.Shikoni asi metrine e kafkave te drejtueseve te policise dhe gjykoni se cmund te permbajne brenda ne ato voze jashte standartit ata.

  33. d.ademi says:

    o Mero te shkruaj nga durresi! kandidati jone qe eshte edhe ministri drejtesise ed halimi bredh me autostrade ne durres dhe kercenon opoziten me vrasje me dy eksponente ne kerkim,me Klenti Dervishin dhe Dash Gjoken te parin e kerkon Fbi tjetrin Interpoli.

  34. nuk harroj says:

    Qysh tha Hitleri per djegien e raishtagut?E dogjen komunistet,po iu kthye ne bumerang.Keshtu ngjet dhe me policoshpellaretr te ne.
    Bravo punonjesve te selise se PS.Ndaj kudo duhet
    R I L I N D J E !

  35. toni says:

    Se mos eshte i vetmi kriminel qe fshihet ne seline e PS-se.Eshte boterisht e ditur se partia socialiste eshte nje strehe e mire e krimit dhe e inspiron per te mos thene qe e financon ate per interesat e saja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje