TemA TV/ Topi në Shijak: Ejani tek FRD, shtëpia e vërtetë e së djathtës (VIDEO)

20 Qershor 2013, 10:10Politika TEMA

Fryma e Re Demokratike zhvilloi një tubim në Shijak. Në fjalën ë tij para mbështetësve të FRD-së, kryetari Topi theksoi vlerësimin e veçantë që kishte për ekipin e kandidatëve që përfaqësojnë denjësisht qarkun e Durrësit.

“Kam kënaqësinë të flas para jush për një projekt të ri politik, i cili do ta bëjë Frymën e Re Demokratike një forcë politikë jo vetëm vendimmarrëse, por dhe të domosdoshme për qeverinë e parlamentin e ardhshëm”, tha Topi.

Kryetari i FRD-së bëri një krahasim mes këtyre zgjedhjeve dhe atyre të 2005-s kur sipas tij ndjehej nevoja jetike për të rrëzuar pushtetin e korruptuar të Fatos Nanos: “Për fatin tonë  të keq, pas 8 vite kemi akoma të njëjtin problem, kemi të njëjtin korrupsion, siç e thekson edhe Freedom House në raportin e saj. Ky raport dhe të tjerë na thonë haptazi se treguesit e demokracisë në vend janë përkeqësuar”.

Topi vazhdoi duke thënë se ndër të gjitha problemet në vend,  standardet e demokracisë janë më shqetësueset.

“Ky i fundit përdoret në foltore nga politikanët demagogë me arsyen e vetme për të ruajtur pushtetin. Çdokush nga ju mund të konstatojë në çfarë niveli është katandisur e djathta, e cila del për të mbledhur vota për ish- deputetët socialistë”.

“Ju ftoj të bëheni pjesë e FRD-së, shtëpia e vërtetë e së djathtës shqiptare, kësaj partie që do të ketë një rrugëtim shumë të gjatë në politikën shqiptare. Bëhuni pjesë e jona duke votuar nr. 66”, apeloi Topi.

Ndërkaq Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, njëkohësisht kryesuesi i listës së kandidatëve në Durrës, Gazmend Oketa, tha se “pak ditë na ndajnë nga data 23, e cila do na japë mundësinë të hapim një kapitull të ri për shoqërinë shqiptare që vuan  peshën e rëndë të tranzicionit të pafund”./ep

4 komente në “TemA TV/ Topi në Shijak: Ejani tek FRD, shtëpia e vërtetë e së djathtës (VIDEO)”

  1. durresi says:

    OKETA U LARGUA ME DESHIREN E TIJ ,NDERSA TOPI MOS TA KISHTE
    HEQUR BERISHA ATY DO TE ISHTE DERI SOT .

  2. shkodrani i djathte says:

    Mos fol kot Durresi…Topi ka pasur konflikte me Salen shume me perpaa se te zgjidhej president !

  3. Populli says:

    Vota per FRD-ne eshte vote indirekte per Sali Berishen!

    Neqoftese doni qe vota juaj te mos shkoj dem, votoni vetem 29-en (partine Socialiste). Ne te kundert do te zhgenjeheni nga FRD-ja pas zgjedhjeve!

  4. Trasparenca says:

    SHQIPTARE MBLITHNI MENDJEN.

    FRD-ke eshte e vetmja Parti e ndershme ne Shqiperi,pa ajdute,pa mekate, parti per gjithe shqiptaret.
    Ndergjegjesojini duke e votuar, ndryshe vota ju shkon kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje