Myqerem Tafaj merr hakun e gruas, pezullon nga puna mësuesen që akuzoi edukatoren për dhunimin e fëmijës

20 Qershor 2013, 09:21Politika TEMA

Mësuesja e një gjimnazi në kryeqytet është pezulluar dhe këtë ia di për “nder” edukatores që i vuri thonjtë në fyt fëmijës dhe drejtoreshës së kopshtit, e cila është bashkëshorte e Ministrit të Arsimit, Myqerem Tafaj.

Vetë ministri është kujdesur për këtë hakmarrje dhe ka firmosur urdhrin e pezullimit.

Shtetasja V.L. (për arsye etike që lidhen me të miturin, japim vetëm inicialet) mban në duar një shkresë pezullimi nga puna, lëshuar nga Myqyrem Tafaj.

Ajo shprehet për “Shekullin” se Ministri i Arsimit, Tafaj, nuk kishte asnjë shkak për ta lëshuar urdhrin, por vepron thjesht si bashkëshort i drejtoreshës së kopshtit, ku punon e pandehura Alma Toska.

Gjatë një bisede me nënën e fëmijës, pas përfundimit të seancës së djeshme gjyqësore, V.L. tregon se djali i saj është dhunuar nga edukatorja, pasi nuk fjeti gjumë.

“Edukatoret duan të bëjnë qejfin e tyre dhe jo të kujdesen për fëmijët. Djali im nuk fjeti gjumë dhe edukatorja e kapi tek nofullat me thonj”, rrëfen shtetasja me inicialet V.L.

Me ton indinjues, ajo mohon pretendimet e kolegeve të Alma Toskajt, se është dëshmitare e Jehovait dhe gjithashtu thotë se, për denoncimin nuk është nxitur nga ndonjë paragjykim fetar ndaj edukatores. Ndërsa i quan gënjeshtra fjalët e prindërve të fëmijëve të tjerë se kjo ngjarje është një sulm kundër edukatores së mbuluar me ferexhe.

“Janë të gjitha gënjeshtra dhe unë nuk jam dëshmitare e Jehovait. Mua më është dhunuar fëmija im 4-vjeç”, është shprehur ajo./A.Xh

43 komente në “Myqerem Tafaj merr hakun e gruas, pezullon nga puna mësuesen që akuzoi edukatoren për dhunimin e fëmijës”

  1. Disk says:

    Ehe u mor vesh akuza. Jini me te sinqerte o njerez ta dijme arsyen e vertete pse dilni dhe pellisni ne TV

    1. Skypion says:

      Myqerem Tafaj eshte nje nder ministrat me me integritet te qeverise,dhe eshte krejt e kote qe te behen te tilla akuza qesharake,qe s’jane gje tjeter vecse shpifje ne adrese te tij.

      1. DONA says:

        ha ha ha!

        me vjen shume shume keq se si eshte katandisur sistemi arsimor shqiptar

        qe nga eqeremi qe e kishim ne vitet 20 e deri te myqeremi sot

        TURP!

        1. Gleni says:

          Ky njeri eshte turpi me i madh i kesaj qeverie sepse gjithemone ka qene nje pule e lagur dhe qe nuk eshte ne gjendje qe te mbaje nje qendrim te tijin sic i duhet nje ministri por rri dhe merret me llafe grash. Turp te kete sepse eshte dhe minister arsimi dhe qe mban mbi supe edukimin e brezave.

          1. dorjeta says:

            Sistemi arsimor eshte bere sipas qejfit te myqeremit, mesuesit nuk shkarkohen se detyrojne nxenesit te dalin neper mitingje dhe se oret e mesimit shnderrohen ne ore politike.
            As nuk ndeshkohen mesuesit se perzgjedhin tekste jashte cdo standarti ne komisionin e perzgjedhjes se teksteve dhe qe ndikon rende tek arsimimi i brezave te rinj.

            1. klevisa says:

              Ketu ligjin e ben Maliqi, dmth Myqeremi!
              C’jane keto shkarkime qe behen pa u bazuar ne asnje shkelje, c’eshte ky dhunim i te drejtave te mesuesve?
              Nuk mund te behen shkarkimet nga ministri edhe sikur te kete shkelje te renda te mesuesve, duhet ngritur nje komision, duhet te agazhohet DAR drejtoria arsimore. Ky eshte nje shkarkim ne shkelje flagrante te ligjit per te plotesuar tekat e ministrit dhe te gruas se tij.

          2. xhakomo says:

            Kur iu cenokan interesat ketyre atehere i pushokan mesuesit nga puna, nderkohe kur mesuesit kryejne shkelje flagrante te ligjit, s’ka asnje problem per tafajn.
            Duhet t’i japim fund politizimit te sistemit arsimor, qe emerimet dhe shkarkimet e mesuesve te mos behen sipas qejfit te tafajt apo ndonje qeveritari tjeter por te bazohen ne ligjin e arsimit parauniversitar dhe te ngrihen komisione hetimore, te merren masa te ndermjetme para se te kalohet tek pezullimi.

          3. nita says:

            ky esht kulmi ooo zot mos befsh femi ne ket vend se shiko se ca te ggjen edhe te shohesh femin se si keqtrajtohet dhe te te pushojn nga puna!! keta jan kafsh !! mos rritsh femi ne ket vend se dhe mund te vrasin femijen dhe te nxjerrin shkaktarin te pafajshem!!

          4. cf says:

            ja pra ca behet ne ket vend!! ky pra esht ministri i arsimit ai qe ka marr persiper formimin e shqitarve ai njeri ka heq njerez nga puna e ve si te doj qejfi!! qe ka si bashkeshorte nje grua qe dhunon femi ket kemi minister arsimi

        2. Fabio says:

          Per sa kohe sa do te jete ne krye te ministrise nje njeri qe merret me plotesimin e tekave te gruas nuk do te kemi kurre nje sistem arsimore qe te jete i denje per brezat e ardhshem. Nuk kemi asnje shprese per ndryshim sepse ky njeri eshte pa asnje integritet.

        3. Skypion says:

          @DONA,
          moj avdalle qe nuk di te respektosh rregullat elementare te drejtshkrimit,M.Tafaj eshte nje nder intelektualet me te shquar ne profesionin e vet,qe jep leksione ne universitetet me te mira Gjermane.Qesh tani me injorancen tende, analfabete funksionale !

      2. Besnik says:

        Cfare ndershmeri flet ti per kete njeri qe tere jeten ka qene nje zar dhe nuk ka qene kurr nje zoteri. Me vjen shume keq per ate zonje qe e kane pushuar nga puna, por ky eshte pushteti i Saliut qe ne rradhe te pare vendoset partia dhe pastaj vjen e shteti.

        1. POSTA says:

          obobo sa keq qe eshte katandisur sistemi arsimor obobo!

          te kesh si minister arsimi kete qyp per 4 vjet do te thote qe per 4 vjet ti ke cuar dem shkollen

          te largojme kete njeri qe e rrenoi arsimin e fyu te madhin eqerem!

      3. Alban says:

        Shikoni sa poshte qe ka rene ky njeri saqe merret me plotesimin e tekave te gruas se tij per gjera shume kote. E para qe duhet te ishte larguar nga pune eshte ajo edukatorja qe dhunon femijet e vegjel. Ajo duhet te zhduket nga pune dhe duhet te filloje te hetohet per kete ngjarje.

      4. nita says:

        ky esht kulmi ooo zot mos befsh femi ne ket vend se shiko se ca te ggjen edhe te shohesh femin se si keqtrajtohet dhe te te pushojn nga puna!! keta jan kafsh !! mos rritsh femi ne ket vend se dhe mund te vrasin femijen dhe te nxjerrin shkaktarin te pafajshem!!

      5. juli says:

        myqeremi esht burr i mir por koicidencat ne kete artkull jan shum dhe te le pikpyetje pasi ska as motivacionin se pse esht pezulluar mesuesja lal.gjithsesi ky esht burr zotni

    2. Maksi says:

      dhe si perfundim i tere morali i ksaj FABULE eshte qe komnizmi vazhdon te jete brenda nesh !! te kishte ndodhu jash shtet kjo gje ne nje vend tamam demokrat do ishte bere dicka e madhe dhe ajo zonjusha qe ven duart ne fyt nje femije !! se kuptoje si ja lejojm vetes kete qeverisje dhe kete torture me keto nejrez qe dhunojn femijet

    3. klaudia says:

      Eh ky eshte sistemi juone i arsimit , cfare te bejme , megjithate sprish pune sepse dhe 3dite dhe gjithcka do te kthehet sic ka qene . Jemi te sigurt se qeveria e re qe do te krijohet do te bej me te miren per te gjithe ne dhe per te gjithe kete popull

    4. Kleopatra says:

      Me te tille njerez te dhunshem nuk mund te ndryshoje asgje per mire me te tille , ministra behet gjithmon e me keq gjendja ne kete vend . Te shpresojne qe njerezit tashme jane ndergjegjesuar dhe e kane kuptuar se jo cdo gje mund te harrihet me kete njeri ne qeveri . 3 qwershori le te behet dita e shpetimit tone nga te gjithe keta njerez qe na pine gjakun .

    5. vespa says:

      ja dhe nje shembull tjeter i familjes se madhe te partise demokratike qe abuzon me pushtetitin e burrit te saj, duke pushuar dike pa te drejte, ky gjithmon keshtu ka qene i pa denje dhe skllav i saliut . deformimi i sistemit arsimor eshte i dukshem

    6. sara says:

      do ta shoh mbas 23 ky plera qe pushon njerz pa te drejt dhe hakmerret per gruan e vet, cfare kujton ky se drejtesia ska ze? turp njerzit kane nevoje per pune e keta i heqin per inate personale, zhvillim per -para

    7. gjyshja says:

      Çfare nuk mund te presesh nga njerezit e kesaj qeverie.Pervec ketij akti sistemi arsimor ketu tek ne eshte katandisur simos me keq.Ketu flasim per mesues militante,kontribues ne PD.Nuk ka rendesi nese ke diplome per te ushtruar profesionin e mesuesit,e rendesishme eshte te jesh militant i PD dhe vendi i punes eshte i sigurt.

    8. kristina says:

      Qeveria e berishes na sjell vetem kujtime te keqija kujtime qe na bene te ndihemi keq qe kemi pasur ne qeveri ose lidera tane te tille njerez. Ne 23 qershore kemi fatin te zhdukim nga qeveria njerezit e berishes dhe berishen kemi fatin qe te perzgjedhimse ke duam te kemi ne qeveri nga kush duam te qeverisemi . ne 23 ne do ti themi stop te gjitheve njerezve qe nuk duam ti kemi e prane nesh . rilindja do eci perpara rilindja do te shpetoji kete vend.

    9. klaudia says:

      Jemi nje shtet qe kemi nevoje per rimekembje per te qene me mire kemi nevoji per nje lider qe te drejtoji ne dhe jo te tentoji te marre me shume per vete se cfare ka marre deri me tani .Te gjithe ketyre liderave qe na kane bere keto te keqija nuk meritojne me te rrine ne pushtet . Ne kemi ne dore fatin tone ne duhet te ndryshojme cdo gje qe kemi ne dore dhe me voten tone ne sduhet ti leme me te na marrin neper kembe .

    10. ketrina says:

      Nuk e kuptojme ce cfare kane keta njerez ne koken e tyre , se kuptoje se si kemi mundur ti leme per kaq shume kohe te rrine ne qeveri nderkohe qe na kane trajtuar kaq keq dhe nuk na kane lene te kemi qetesi. Duhen ndershkuar qeveria e berishres nuk duhet te jetoje me gjate eshte nje qeveri absolutisht e pa nevojshme per popullin mbi te gjitha aspak produktive.

    11. Bora says:

      Nuk duhet te ndodhinh keto skena nuk duhet te ndodhin keto lloji ngjarjesh ne kemi ne dore veten tone . Ne 23 tu tregojme te gjitheve qe qeveria berisha eshte qeveri e deshtuar eshte nje qeveri qe nuk ka sjell risi dhe asnje gje te mire ne 23 ta ndjekim dhe ti tregojme qe me njerezit te till nuk i duam me ne ato poste

    12. Pilo Lala says:

      Besoj qe kjo grua e do femijen sio gjithe prinderit.
      Por kjo do kete ca miza qe nuk i komandon dot ne koke.
      Keta Ministra jane te gjithe per tu hedhur ne plehra, bashke me plehrat qe importon Berisha.
      Megjithate mos lejoni llafazanet e lagjes, te okupojne televizionin dhe median. Edhe pse eshte mesuese gjimnazi, shkoni vizitojeni, se asaj i ka kapercyer sahati dhe rrotullohet bosh.

  2. fl says:

    A ma me ferexhe pasa qene edukatorja? Keta jo vetem thonjte ne fyt te fusin po mund te presin dhe koken. Majde vllezrit e tyre dje protestuan dhe ju luten babe Erdoganit mos tregohet kaq i bute me protestuesit pucista

  3. remi says:

    Ta kesh emrin Myqerem, dhe te jesh minister arsimi. Pika qe si bie qeverise.

    1. Odiseu says:

      Po ne kemi k/m Sali, para 23 vitesh e patem Ramiz, para tij ishte Enver,
      nje te ashtuquajtur mbret e patem Ahmet qe u vetshpall mbret pasi i
      vuri sterkembshin te vetmit kryetar qeverie me emer jomysliman Nolit… Por
      dhe plaku formimit te ketij kombit tone te pavarur ishte Ismail… … Dhe
      Pas 100 vitesh shkeputje nga thundrat e turkut ne akoma nuk
      kemi arritur te kthehemi ne identitetin tone kombetar me emrat e bukur
      te parardhesve tane ilire… Jemi kopjac dhe snob te pandreqshem..

  4. rei says:

    Ja keto jane hakmarrjet e lta te ketyre maskarenjeve te pacipe…e sa per sy e faqe ne publik thone denonconi cdo rast, mbrapa pastaj ne vet qe ta pesoi fajtori e peson denoncuesi…kjo eshte politike e shpifur.

  5. Mesuesja do rikthehet prape ne vendin e punes po Myqo pordha me hankon e tije ku do vene

  6. claire says:

    sa per dijeni, mesuesja qe pretendon se eshte pushuar nga puna per hakmarrje, per shkak se akuzoi edukatoren qe gjoja i dhunoi djalin, genjen dhe shpif… pse nuk shkoni te pyesni nxenesit e saj dhe prinderit e tyre apo dhe koleget e saj se cfare opinioni kane per te, a eshte arrogante dhe konfliktuale, ofenduese dhe e paedukuar? do gjeni pergjigje te cilat do ju bejne te mendoni, se si mundet njerez te tille arrijne te perdorin dhe femijet e vet te mitur thjesht per te nxjerre ne pah inate personale dhe deri edhe psikologjike… si mundet nje nene te coje femijen e mitur te deshmoje ne gjykate…si mundet qe vetem nje nene akuzon kete edukatore, ndersa 150 prinder e respektojne dhe e duan, dhe kete e shfaqin hapur ne publik me deklarate per shtyp?
    sa per ministrin nuk besoj kurre se do merrej me kete rast… pse nuk keni nxjerre ne gazete urdhrin e pezullimit?

    1. llogjika jote vjen era pordhe militanti PD’je.
      Te ma bente mua nje gje te tille tek femijet e mi une do tija nxirrja nje sy ferexhese ne mes te shkolles qe sa here ti shkonte mendja prape per te terrorizuar ndonje femije te mbushte poturret.
      Cpune ka ministri te shkruaj apo firmose urdher shkarkimi per nje mesuese shkolle ? Apo e lidh fakti qe aty drejtoreshe eshte gruaja e tij ?

      Mbani veten dhe ca me te mire se ora po kalon. Me 23 do jeni ju qe do kerceni napolonin te papune neper rruge, fare e keqe malokesh

  7. kevi says:

    Ate shkaterrim qe i ka sjelle arsimit ky idiot, nukm do te i’a kishte sjelle edhe pushtuesi, asimiluesi i kultures, i gjuhes..Ky gomare me kollare se keshtu e quante edhe nje pertdagogu im, po ben eksperiment me femijet, nxirr ligj pas ligji, deshtim pas deshtmi.

  8. Luka says:

    Eshte e turpshme qe nje person qe denoncon nje krim te penalizohet. Ky eshte shteti aktual ku krimineli ka te drejte dhe viktima eshte fajtor. Bravo nenes qe ka bere denoncimin per keqtrajtimin e femijes se vete. Kjo eshte edhe arsyeja qe vetgjyqesia eshte shtuar kaq shume. Nese shteti nuk i denon njerezit qe shkelin rregullat dhe ligjet atehere je i detyruar te besh vetgjyqesi. Te keqtrajtonte edukatorja femijen tim dhe shteti te mos bente asgje normalisht qe do merresha personalisht me edukatoren.
    Kjo sjellje e edukatores vjen edhe si rrjedhoje se punesimet behen vetem ne baze militantizmi e miqesie me pushtetin e jo per meritokraci.
    Eshte e dhimshme te mendosh se si po e formojme kete brez te ri dhe cfare te ardhme do kete vendi me kete brez.
    Gjithsesi le te shpresojme qe kjo do te ndryshoj me qeverine e re. Le te shpresojme per “RILINDJE”

  9. mira says:

    po pse ore shkruesa nuk vejtet dje ne gjykate per te pare seancen e gjyqit se cila eshte fajtore edukatorja apo mesuesja e ismail qemalit e cila edhe ne gjimnaz si kafshe eshte , njesoi si i tha edukatores se ku do te te rrah ne kopesht apo ne rruge e me lodren e vitit te ri i gjuajti nje femije tjeter ajo qe pretendon se kane dhunuar femijen e saj edhe pse femija ne ato momente perqafonte po kete edukatore te akuzuar nga nena e tij. duke i njohur te dyja, si prind qe nje femije ne kete kopesht e nje ne kete gjimnaz e di mire natyren e seciles, shkoni shkoni kur te jete seanca tjeter e te degjoni

  10. m says:

    o personi a/xh qe keni shkruar kete shkrim po turp per ju se edukatorja jo qe nuk eshte me ferexhe po ne besim eshte ortodokse dhe nuk eshte aspak e veshur me ferexhe

  11. votuesi says:

    Sa turp per kete veteriner qe eshte vene ne krye te arsimit

  12. claire says:

    mos e ngaterroni politiken ne kete mes, sepse kemi te bejme me nje koflikt gjyqesor midis personave civile dhe se kush ka te drejte do e vendose gjykata. ajo qe une doja te thoja, eshte se kjo ceshtje duhet pare ne te gjitha aspektet dhe nuk duhet instrumentalizuar politikisht apo mediatikisht. nese pretendoni se duhet dhene drejtesi per ke ka gabuar, atehere prisni derisa gjykata te vendose per fajtorin. dhe pastaj mund te beni edhe debate mediatike per te vleresuar se ishte pune inati fetar, dhunim ndaj te miturit, apo ceshtje “madhore politike”, sic e konsideroni ju. nese jeni qytetare te pergjegjshem dhe kerkoni qe keshtu te jene dhe qeveritaret, kerkojeni kete gje me kauzen e duhur dhe jo duke u rene ne qafe njerezve te thjeshte e punetore, qe jane viktima te inateve personale, pasi ne kete menyre do ishim te gjithe fajtore ne denimin ligjor dhe moral te nje individi te pafajshem. dhe sa per dijeni s’kam pike lidhje as me kampin blu dhe as me kampin roze, por jam nje qytetare e pergjegjshme, prind femije ne kopshtin ku punon edukatorja e akuzuar, qe nuk behem pale me asnje te papergjeshem qe hedh balte mbi njerezit serioze e te perkushtuar ndaj punes.

  13. Dolen says:

    Paska hy FRESSH dhe G99 neper gazeta duke be komente dhe asnje here nuk kane thene ate qe eshte ne te vertet,
    ju jeni aq barbona dhe aq byth q*** sa nuk ia keni idene se kush eshte ky njeri, ju duhet te lexoni pak para se te kapeni me njeri si puna e ketij,
    kshu qe mos u futni neper agzeta per te dhene komente dhe per te shkrujt ate qe ju thon eproret por shkruani ate qe eshte ne te vertet.
    eshte me ligj qe nuk lejohet te gjuash nje femij ne shkolle e as ne shpi dhe thjesht ka respektuar ligjin….
    POr nejse rrota RAKU si puna juaj nuk marin vesh as nga ligji e as nga respektimi i ligjit.
    Fisq*** e Edit.
    Barbona,

  14. shqiponja says:

    MINISTER I PAAFTE DHE INJORANT I KEQ!

  15. myzeqari says:

    O Myqo ore po ti ke dhe nje hak tjeter per te marre per gruan tende apo cudia me e madhe 3 dite zgjate dhe harrohet. Harrove kur ta prune shoket e drejtorise…. apo te shkuara te harruara. Myqo mos e caj derrin fare se nuk do ta tregoj tani ate ngjarjen…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje