Pse Partia Demokratike nuk mund të jetë blu

19 Qershor 2013, 20:37Politika TEMA

Nga Keti Bazhdari

 

Blu është ngjyra e qiellit dhe e detit, asociohet me thellësinë, stabilitetin. Bluja simbolizon besimin, nderin, mprehtësinë, inteligjencën, të vërtetën, hapësirën qiellore. Bluja konsiderohet ngjyra e mirëqenies së mendjes e trupit, ajo prodhon te njeriu efekt qetësues dhe relaksi.

Bluja në versionin e saj më të lehtë simbolizon shëndetin, shërimin, qetësinë, të mirëkuptuarin, butësinë dhe në versionin e thellë të saj asociohet me dijen, forcën, integritetin dhe seriozitetin. Edhe ne heraldikë bluja prezantohet si ngjyra që simbolizon devocionin dhe sinqeritetin.

Po Partia Demokratike me kë asociohet përveçse me Berishën?!

Po Berisha kë përfaqëson?

Si mundet Berisha të vetësimbolizohet nga ngjyra e qiellit dhe e detit?!

Ai vetë në këto 22 vjet ka parë kushedi sa mijëra herë të nxirë det e qiell nga shqiptarë që ikin nga vendi i tyre, vetëm për një punë që iu siguron bukën e gojës.

Ku mundet ai të vetëasociohet me blunë e thellësisë dhe stabilitetit?!

Ai që në vitin 97 pajisi gjithë kriminelët me armë dhe mbushi varrezat me viktima, që akoma sot e kësaj dite nuk ka një bilanc dhe as nuk mund t’i përmbajë një bilanc ato ngjarje tragjike që i dhanë goditjen fatale nocionit të shtetit në Shqipëri, dhe e bënë të krahasueshëm me “shtetet e luftërave civile” të fiseve gjysmë të egër afrikane;

Ai që me bazuka dhe me një kufomë mbi dhè synoi të kapërdijë shtetin e brishtë të sapoinstaluar në Shqipërinë e viteve ‘98;

Ai që në 2008 me shpërthimin e Gërdecit në mes te Shqipërisë ia kaloi edhe provave bërthamore në Iran, duke vrarë 26 vetë të pafajshëm, por që për drejtësinë shqiptare u kalua si të ishte një gabim teknik banal, nga i cili s’mbajti përgjegjësi askush.

Ai që në mandatin e tretë të tij, të grabitur me dhunë, vrau pa iu dridhur dora “demokrate” 4 të pafajshëm në një protestë opozitare;

Ku mund të vetësimbolizohet Berisha me blunë e nderit dhe të vërtetës?!

Ai që në këto 22 vjet nuk ka reshtur së bllokuari vendin tonë me meskinitet dhe shkurtpamësi rrëqethëse, qoftë kur ka drejtuar vetë, qofte kur ka qenë në opozitë;

Ai që hipokrizinë dhe aktrimin e ka armën e tij të preferuar për t’i hedhur opium qytetarëve, dhe që duket sheshit se ndërgjegjja e tij e sëmurë nuk është e rastësishme, por i është mbarsur që nga koha e rinisë së tij të kuqe, kur trajnohej plot servilizëm nga ata që sot i quan gjoja me injorim “ish- bllokmenët”;

Ai që me pandershmërinë e tij, 19 vite më parë theu embargon me Serbinë natën për hënë e sot ditën për diell hiqet si nacionalisti më i tërbuar mbi tokë. Vdes që t’ua mbushur kokën njerëzve me dogma dhe t’i kthejë 100 vjet mbrapa në kohë që disa t’i deformojë në ushtarë të përbetuar naivë në çdo akt antidemokratik ndaj bashkëqytetarëve të vet;

Ai, që nga komunisti më i devotshëm, me traktin e Hysen Shoshorit në xhepin afër zemrës, u kthye ne antikomunistin më të tërbuar me teserën e Partisë Demokratike në ballë.

Ku mund të vetësimbolizohet Berisha nga bluja e mprehtësisë dhe inteligjencës?!

Ai që në këto 22 vjet nuk bëri asgjë më shumë se do kishin bërë shqiptarët po të mos kishin qeveri fare, përkundrazi do ishin më të lirë dhe do të kishin zgjedhur në mikroambientet e tyre më të mirën për ta, të paktën do kishte pasur transparencë mes njëri-tjetrit;

Ai që ka skalitur korrupsionin dhe paaftësinë në çdo qelizë administrative të vendit tonë, duke filluar nga drejtësia deri tek arsimi, i cili, me shumë dhimbje e them, por është drejt degradimit në një institucion që përligj më shumë injorancën se dijen.

Si mundet të vetësimbolizohet Berisha me blunë e shëndetit, shërimit, qetësisë?!

Ai që ka kthyer në mejhane spitalet, ku pihet raki, duhan, bëhet pazar dhe nuk ka asnjë tempull dedikimi apo qetësie për të sëmurët apo bluzat e “bardha” që punojnë e shërbejnë në kushtet e një presioni dhe anarkie totale;

Ai që e ka kthyer Shqipërinë nga një perlë turistike në një kantier shfarosës të bukurive të saj e ku kanë mbirë guroret në vend të pemëve, karburantet në vend të parqeve jeshilë, kënetat ne vend të liqeneve dhe mushkonjat në vend të fluturave.

Si mund te vetësimbolizohet Berisha me të mirëkuptuarin, butësinë, devocionin dhe sinqeritetin?!

Ai që nuk pranon konceptin e opozitës, por që e shikon si halë në sy dhe sa herë i jepet rasti e sulmon verbalisht dhe fizikisht;

Ai që s’do votën e lirë dhe që nuk lë gurë pa lëvizur që si e si ta manipulojë besimin dhe vullnetin e qytetarëve të tij;

Ai që ka frikë nga e vërteta e që s’pranon as debat e as dialog, por që ëndrrën e vet në sirtar e ka të që një ditë të bëhet diktator.

Berisha, i cili eci gjithë jetën në një rrugë të ndërtuar mbi rekordet filozofike të babait të tij shpirtëror E.H dhe nënës parti, rekorde këto të kompakësuara në dhunë që shitet për forcë, në propagandë që quhet edukim dhe të shprehura në turma militantësh ekstremistë, të cilët vuajnë nga sindroma e shpëlarjes së trurit dhe që ngatërrojnë integralizmin me integritetin. Atëherë si mund të asociohet me blunë e dijes, forcës, seriozitetit dhe integritetit ky njeri?!

O njerëz si mund të përfaqësojë Sali Berisha blunë e Europës së Bashkuar?!

Partia Demokratike e kishte merituar blunë, po të mos kishte merituar Sali Berishën, por Sali Berisha nuk meriton as blunë dhe as respektin e shqiptarëve, të shprehur me votë.

66 komente në “Pse Partia Demokratike nuk mund të jetë blu”

  1. POMPACHIU says:

    partia demokratike nuk mund te jete blu perderisa kryetari i saj eshte nje person qe vjen nga nje parti e cila eshte e lyer me te kuq
    jo vetem e kuqja e vete partise komuniste, por edhe ngjyra e kuqe e gjakut qe mban ne duar!

    1. turi says:

      partia demokratike nuk eshte me e tille! ashtu sikunder enveri saliu i eliminoi te gjithe ne dac fizikisht ne dac politikisht te gjiteh njerezit qe ishin kunder tij! partia demokratike ska me as azem hajderin , as spartak ngjelen, as gramoz pashkon, as bamir topin, as besnik mustafain, as gaz oketen! i largoi me ligesine e tij! ai njeri ka afruar ne parti lufter xhuvelin, kac islamin dhe gjithe rracen e komunisteve qe ai perfaqeson, eshte koha ti largojme nga vendi yne me vote plebishitare!

      1. D12 says:

        PD nuk mund te jete me blu sepse ka kohe qe eshte nje parti qe eshte ngjyer te kuqe, nje e kuqe gjaku nga gjaku i shqiptareve te cilin e ka derdhur lume sa here ka dashur te perfitoj per xhepat e saja, e kuqe gjaku sepse po aq gjak ka derdhur lume sa here ka vrare per te qendruar ne pushtet.

        1. Haris says:

          Me Berishen ska qene ndonjeher blu. Ndoshta na u deshen ne pak me shume vite per ta kuptuar kete gje, por me kalimin e kohes Berisha e tregoi fytyren e tij te vertet, dhe kohet e fundit po nxjerr nje ane edhe me te eger te tij, me kriminale, me te ashper dhe me te etur per pushtet. Ndoshta sepse e ka kuptuar qe garen me popullin dhe Ramen e ka te humbur.

          1. ARTA says:

            me pelqeu shume analiza e bere…nuk e kisha mendnuar ndonjehere keshtu. po ja qe kane te drejte.

            po saliu sic nuk ka bese,fe dhe atdhe…ai nuk ka ngjyre as fytyre.

            saliu eshte nje gjakpires i ketij populli qe po bluan therimet qe len familjaret e familjes mafioze te ketij kryemafiozi!!!

          2. Doni ALBO says:

            Antarja e byros se ish-partise se punes ose me sakte kuqaloshja e PS-se tregon se cka simbolizon e djathta si dhe ngjyra blu…ahahahahaha me l3$h nuk ka.

        2. Lorna says:

          Cdo popull tjeter do te ishte mjaftuar me Gerdecin per ta hequr qafe Berishen, nuk e di pse ne nuk u cuam te gjithe kunder ketij regjimi qe ne ato momente, qeveria duhet te kishte rene. E megjithate, eshte mbase me mire keshtu, ndoshta duke mos perdorur te njejtat metoda qe perdor Berisha do ta heqim nje her e mire. Me voten tone, kunder Berishes, nuk do te kete vend a qeveri qe s’do te na e njoh te drejten per te pasur nje qeveri tjeter, te drejt me te gjithe e jo ne funksion te Berishes.

        3. Fatma says:

          Nuk eshte blu PD se Berisha eshte i kuq. Komunisti me i madh eshte ai qe shan te tjeret komunist. Ka qene pjese e regjimit, kot e mohon sepse ka prova. Problemi qendron tek fakti qe ai i mori mesimet e atij regjimi dhe u mundua ti implementoj ne kete sistem te cilin ai e quan demokratik.
          Nuk mund te jete PD blu, sepse Berisha kerkon pushtet, kerkon pushtet absolut dhe ky eshte synimi i tij. Por ky lider smund dhe sduhet te jete i perjetshem, duhet larguar sa me pare, pa bere me shume te keqija sec i kemi lejuar.

        4. RULI says:

          PD e sotme nuk perfaqson asnje vlere e parim. eshte thjeshte nje parti e uzurpuar nga nje plak i cili ka ca kliente qe i sherbejne por kaq. Populli ska nje parti te djathte, sepse ska lidership. Ndaj me 23 qershor e votojme kundra dhe te djathtet qe te mund te Rilinde dhe PD me tej e te marre ndonje ngjyre se i ka dale boja

        5. BerTI says:

          Shqiperia nuk mund te kete nje parti te tille, qe nuk i bindet vete asnje lloj rregulli e ktej kerkon te jape mesime per si funksionon demokracia. Keta jane nje grup i organizuar hajdutesh te cilet do japin llogari per gjithcka qe kane bere pas fitores se Rilindjes ne 23 qershor!

          1. qamili says:

            Ka humbur PD. Ka humbur zgjedhjet, ka humbur logjiken e arsyen e te qenurit se bashku me liderin e saj te marrosur. Nuk ka asnje mundesi te jete parti perfaqesuese nje parti qe nuk ka asnje pastrim te brendshem. Kjo parti duhet te deshtoje frikshem dhe per kete do te japim te gjithe bashke nje dore, per fitoren e Rilindjes ?

            1. flamuri says:

              Pd ka humbur cdo gje tashme. E dine te gjithe mbeshtetesit e kesaj partie sot, dhe ndaj nuk do ta votojne me as ata vete. Te gjithe po zgjedhin Rilindjen pasi e dine qe sot nuk ka me asnje alternative tjeter qe te mos jete rrenimi e vjedhja masive e Berishes. #29

              1. ALIU says:

                te lumte keti qe ke bere nje goxha artikull dhe qe mezi po e prisja te nxirrej, nga kushdo qofte!
                PD nuk mund te jete blu sepse sali berisha eshte nje mbeturine komuniste, ish sekretar partie me tesere!

          2. Kiani says:

            Partia demokratike nuk mund te quhet e tille sepse ajo ne listat ka futur te gjithe kryetaret e partive aleate dhe ka bere nje liste qe eshte liste ne kushtet e panikut. Ai e di shume mire qe do te humbase dhe per kete ai futi keta njerez me shpresene se ai mund te marre me shume vota.

      2. dani says:

        Ngjyren blu e kane te gjitha Partite demokratike ne Bote por kjo e shqiperise vtem Demokratike nuk eshte me eshte vetem nje parti e lodhur dhe pa asnjevizion per te ardhmen dhe per kete arsye nukmund te jete me blu por mbase do ti shkonte me shume ngjyra gri sepse grija personifikon zymtesine ashtu sic eshte realisht PD

      3. dudu says:

        Me per shtat Partise demokratike do ti shkonte ngjyra e bardhe dhe zbrastia qe ajo ka sepse e zbrazet eshte edhe PD ne keto kohet e fundit qofte ne numra elektorale qofte ne ide.

      4. jani says:

        Bluja eshte nje ngjyre qe shpreh besim dhe PD nuk ka asnje shanc qe te krijoje me besim te qytetaret, besimi tashme ka humbur dhe e humbur do te jete edhe PD pas 23 qershorit.

      5. fani says:

        nuk mund te kete me ngjyren blu nje parti qe e nisi ne fillimet e veta ne 1991 duke frymezuar popullin per nje demokraci qe mund te vinte me ne fund edhe ne vendin tone dhe ka perfunduar tashme si nje fotokopje akoma me e shemtuar e atij rregjimi

      6. hajriu says:

        Ja qe eshte nje fakt qe PD me ska. Ajo ka vdekur e eshte vrare nga ai qe vrau mbare vendin, ai qe vrau ne 97, ne 98, ne Gerdec, rrugeve cdo dite, me 21 janar, vrau me shikun e tij famekeq, vrau dhe deshmitaret e sot ka lajthitur. Ska PD fare as me ngjyra as pa ngjyra. Ka vetem nje te ardhme qe eshte Rama dhe PS

      7. enia says:

        Berisha duhet te largohet patjeter nga politika shqipetare , duhet te arrij te kuptoj qe tashme i ka ardhur fundi .. i ka ardhur fundi keq qeverisjes se tij .. ligesise qe e karakterizon dhe qe e tregon ne cdo moment ..partia demokratike me ne krye nje njeri te tille as qe ka per te ec ndoihere

    2. vlonjati says:

      PD nuk eshte me as parti dhe as demokratike.Eshte nje godine ne mes te Tiranes ku nuk shkon askush. Nje institucion politik tek i cili nuk beson me askush. Nuk ka me asnje vlere pervec vjedhjes masive te te gjithe popullit. Po ne 23 qershor do kujtohemi ne per PDne dhe do ja tregojme nenen Sali ku e ka

    3. Aulona says:

      Ne fakt ne gjithe ate qe keni thone ju kjo parti nuk ka snje lidhje ndaj dhe eshte shume e drejte te thoni se pse kjo qeveri nuk mund te jete blu sepse eshte shume larg virtyteve dhe shume afer me veset sepse me Saliun ne kry nuk mun dte kete parti normale.

    4. POSTA Shqiptare says:

      partia demokratike ka ne krye nje lider ish komunist me tesere partie e sekretar i saj me lidhje direkte te familja hoxha
      vetem kaq mjaftojne per te thene pse PD nuk mund te jete blu

    5. Bruno says:

      kete artikull duhet ta lexojne te gjithe. Per disa mund te duket i anshem, por eshte thjesht nje reflektim i historise, ashtu sic ka ndodhur, pa me te voglin ndryshim.

      kushdo qe voton per here te pare duhet ta lexoj kete artikull per te kuptuar se cfare ka bere ky njeri qe sot ju del e ju thote se kujdeset per rinin.Kushdo qe ka nevoj te kthjelloj memorien se ndoshta 97 , apo Gerdeci apo 21 Janari i duket larg.

      Berisha nuk mund te na mashtroje perseri, nuk mund te hiqet si shenjtor kur duart i ka te piseta, kur ndergjegjen e ka te qete por duhet ta kishte te turbulluar. Berisha eshte gjithcka qe nje demokrat nuk mund te perfaqesoj, sepse nuk eshte as i drejte as i moralshem. Eshte figura qe i ka bere me keq Shqiperise se kushdo tjeter ne keto 22 vjet.

    6. sara says:

      Saliu në këto 22 vjet ka parë kushedi sa mijëra herë të nxirë det e qiell nga shqiptarë që ikin nga vendi i tyre, vetëm për një punë që iu siguron bukën e gojës ndaj ajo nuk eshte blu se saliu nuk e lejon

    7. arti says:

      saliu që në mandatin e tretë të tij, të grabitur me dhunë, vrau pa iu dridhur dora njerz ne kerkim te liris se pushtetit te mbajtur peng 4 të pafajshëm në një protestë opozitare,Ku mund të vetësimbolizohet Berisha me blunë e nderit dhe të vërtetës?!

    8. Flogerti says:

      Ajo smund te kete ngjyre tjeter vec asaj te zezes. Eshte nje parti qe eshte shembur nga themelet e ka nevoje vertete te Rilinde. Dhe do rilinde duke ndenjur ne opozite e duke u bere me e paster. Me sliun e keto palacot qe ka ne krye ajo ska asnje vlere

    9. censura says:

      O njerëz si mund të përfaqësojë Sali Berisha blunë e Europës së Bashkuar?!Partia Demokratike e kishte merituar blunë, po të mos kishte merituar Sali Berishën, por Sali Berisha nuk meriton as blunë dhe as respektin e shqiptarëve, të shprehur me votë #rilindje

    10. Maks says:

      100% BLU eshte vetem PD.Ka 1000 e nje arsye.Na e kurseni kohen per t`Jua rreshtuar.Nuk keni nevoje te lodhni trunin.Jane te dukshme qartesisht~

    11. tg usa says:

      E verteta eshte qe partia demokratike nuk duhet te jete blu sepe ne te vertet blu duhet te jet Mero Baze I cili sulmon blut dhe ben prapagande per ata qe per 50 vjet sulumuan demokracine,per ata qe jane ne krye te partis socialiste pe per 50 vjet bene vijen politike ku hodhen shqipetaret kundra njeri tjetrit dhe vrane njeri tjetrin qe ne fund te fundit dora gjakatare eshte e ketyre qe duan te vine perseri ne pushtet ( temerrshme si ne 1997 por atere erdhen me revolucion komunist tani me demagogji dhe hipokrizi),per ata pra qe e vrane kete popull,e futen ne burgje dhe e interrnuan sepse mendonte ndryshe dhe pse besonte ne zot
      Eh mero baze mos te genjeje mendja se zoti nuk ekziston sepse ai ekziston dhe kurre nuk do te mbroje nga djalli sepse ti prkrah djallin qe ti e di shumire kete gje.

    12. Skypion says:

      Diversioni i Edi Rames ne Shkoder,ka qene nje nder levizjet ku ai shpresonte shume,se do ta sfidonte Berishen ne bastionin e tij te vertete. Shkodra eshte djepi i vertete i kultures shqiptare.Ndryshe nga shume “qytet-djepe” te tjera,ka nje kulture te panderprere qe nga antikiteti,duke vazhduar me kohen bizantine,sidomos asaj veneciane,bile edhe ne kohen osmane e ruajti shkelqimin e vet,per te vazhduar me pas me furi Rilindjen dhe deri ne fund te luftes se dyte boterore,ku Shkodra ishte qendra e qendrave te mendimit dhe kultures shqiptare.
      E VETMJA dhe vetem e VETMJA periudhe kohore,kur Shkodra u gjunjezua,u neperkemb,u perdhos, u gjymtua ishte ajo komuniste.Edhe turqit nuk ia kishin bere shkodres ate qe ia bene komunistet e Enver Hoxhes dhe Mehmet Shehut,por edhe Koci Xoxes qenefit antishqiptar qe,me lejen e kupoles komuniste,ne vitet e para pas luftes, beri kerdine ne zonen e Shkodres dhe malesite e saj,duke masakruar barbarisht me qindra e qindra shkodrane ,njerez te dijes dhe klerike te shquar,vetem e vetem se ishin shqiptare.
      Por terrori vazhdoi per 45 vjet.Autore te tij ishin baballaret, dajallaret,xhaxhallaret e nje pjese te mire te socialisteve te sotem,qe Edi Rama i ka futur ne parti. Tani keta maskarenj kelyshet e baballereve kriminele u kerkojne shkodraneve te persekutuar per gjyse shekulli voten ! Dhe per kete perversi Rama mundohet te beje edhe diversion me ndonje avdalle si Keti Bezhdilja!
      Kete radhe si kurre me pare Shkodra do te votoje ne menyre masive te djathten antikomuniste.Rezultati do te jete spektakolar.Megjithe perpjekjet e palodhshme te Rames e Metes,per te blere njerez te dobet, kelyshet e baballereve te kuq,do te marrin me pak vota se kurre me pare ne Shkoder.

  2. Lindi says:

    Ngjyra Blu eshte ngjyra e pastertise jo ngjyra e krimineleve prandaj nuk mund te jete ngjyre e PD-es!

  3. zubizarreta says:

    Nuk ka me nje institucion qe quhet Partia Demokratike. Eshte nje firme fitimprurese e familjes Berisha qe e mban kete emer. Ndoshta e keni per ate.

  4. valona says:

    PD nuk mund te perfaqesohet nga nje njeri si saliu, jo me, pasi ai monopolizoi kete parti, beri c’deshi per interesat e veta familjare, grabiti pasurine kombetare. Kjo parti vetem demokratike qe s’ka qene, sepse ka sunduar nje njeri i vetem, per interesat familjare, populli vetem eshte shtypur dhe nenshtruar per te forcuar partine ne pushtet.

  5. kevi says:

    Partia Demokratike kurrsesi nuk mud te jete Blu, ajo eshte nje parti e zeze, vetem kjo nghyre mund tu korespondoi ministrave te korruptuar te kabinetit ne ikje…Vetem ngjyra e zeze i korespondon hajduteve te Pushtetit.

  6. Mirela says:

    Kjo eshte partia qe ne eshte e zeze njelloj si ato macet qe nese niset dita me to ka shume mundesi te te shkoje gjithe dita ters sepse kjo eshte e verteta e madhe e kesj qeverie qe vetem e ka shkaterruar kete vned ne cdo pjese te tij. Ne nuk mund te pranojme rrenimin kur kemi rilindjen.

  7. DuaPune says:

    Demokratet i kane ditet e numeruara. Do ju shkaterrojme o ushtare te Sali Berishes. Do ju kapim prej leckash sic ua beri Florian Hoxha 2 grave te Bashkise se Tiranes, do ju gjuajme me gaz lotsjelles sic bete per 21 janar. O plera gjeni vend e futuni.

  8. Amarildo says:

    Po s’mund te jete blu per faktin e thjesht se nuk e drejton nje demokrat.
    E drejton nje individ i semure per pushtet, nje ish pjesetar goxha aktiv i politikes komuniste, nje ndjekes i Enverit i cili nuk e kishte te mundur te ngjitej me lart se Enveri, dhe duke marre shkas nga situata politike, vendosi te hiqej si ai qe mbante mbi shpatulla detyren per te sjell demokracine.

    Pasi hoqe qafe kedo qe i doli perpara e burgosi me rradhe kush i prishte pune, mor pushtetin duke u zotuar se do te drejtone me ndershmeri. Me te ardhur Berisha, e nxorri fytyren e vertet, te njejten qe ka edhe sot, te njejten qe uroj mos ta harroj asnje Shqipetar teksa hedh voten dhe kujton Gerdecin, kujton 21 Janarin, kujton qe Mediu eshte ende pjese e qeverise, kujton skandalet e diteve te fundit qe nxjerrin qarte nje qeveri te lodhur e te deshtuar tek perpiqet me kote te blej votat e atyre qe ka dhunuar per kaq vite.

  9. EDIUS RAMAUS SEKRETAR I 36 I PAPANDREUS says:

    EDHE UNE MENDOJ SE PD NUK MUND TE JETE BLU POR PS MUNT TE JETE BLU SEPSE I KA TRI PARTI KOMUNISTE CE DESHIROJNE XHAXHIN ENVER

  10. Brukli says:

    Kurrsesi nuk mund te jete blu nje parti qe ka ne krye nje komunsit, ish sekretare partie, nje njeri qe nuk e lidh asgje me vlerat dhe idete e djathta…Nk mund te jete blu nje parti te clen te djathtet e vertet e kane braktisur me kohe..Jo PD nuk mund tejete blu.

  11. ujku says:

    ai as me blun as me partine demokratike sepse ate e derguan te pd komunistet sepse dihej se ajo dote merte pushettin, si e si per te shpetuar derguan saliun dhe e degradoj ne diktature ate parti. ate me blun nuk e bashkon asgje pervec mbajtjes se pushtetit.,,,,

  12. cama says:

    Ai që me pandershmërinë e tij, 19 vite më parë theu embargon me Serbinë natën për hënë e sot ditën për diell hiqet si nacionalisti më i tërbuar mbi tokë. ja mjafton vetm kaq qe ne nje vend te qytetruar berisha te iken e te zhduket nga politika ndersa ketu ende ka idjoter te cilet e besojne nacionalizmin e tij idiot. mjafton vetm kaq per ta kuptuar se ai eshte i shitur te serbet dhe ideologjija e tyre shfarosese ky njeri nuk e do kete vend thjesht e qeverise per tu pasuruar

  13. arber says:

    Ai me ka bere pis emrin .Bravo Keti por ky popull ka kujtese te shkurter.

  14. Shkodrania says:

    Keti je fantastike! nuk kisha lexu artikull ma terheqes dhe real njekohsisht

  15. Zefi says:

    Edhe po te ishte blu.Me ardhjen e tre mosketierve nga PS me ne krye Kaqin e zi bluja kthenet ne te kuqe me ne krye liderin e PPSh Berisha safi te kuqe.

  16. tea says:

    Shume thelle, qarte dhe paster e ke analizuar Blun Keti, bravoooo…PD eshte e zeze se s;mund te jete kurrsesi blu.

    1. maks says:

      Jo he burr e ke krejt gabim!

  17. era says:

    Keti, ke kapur nje detaj shume interesant. Te lumte!
    Do te thosha se ai pervers meriton vetem te zezen. Por e di qe “e zeza” do me zemerohet qe ate ja dedikoj Saliut te serbeve. Edhe te zezen e ka shume.

    Shkodranet duhet te mburen me Ketin. Vajze per se mbari, qe ndryshon perceptimin qe kane shkodranet per femren shqiptare ne politike, i cili u perdhos gjithe keto vite nga nje baxhelle injorante qe drejtonte kuvendin e shqiperise.

  18. Xeni says:

    Shkrim me nota te medha deshperimi dhe urrejtje.

    Sali Berisha <3
    #44

  19. David says:

    Bravo Ket,

    Partia demokratike blu ka vec emrin, por ate emer e njollosen vite me pare. Me disa nga faktet qe pershkruani aq bukur ne shkrimin tuaj. Shqiptaret e Kosovaret e dine se tanket e Serbise furnizoheshin me naften e Saliut ne autobotet e nipit te Serbes se qelbur Liries. Shqiptaret e dine cfare bilanci na la viti I mbrapshte 97 ku Saliu deklaronte se fajdet jane firma serioze e parate do shumfishohen. Shqiptaret e dine pse u hapen depot – gjoja u vodhen por ato depo kishin vite qe vidheshin e armatimet tona shiteshin ne boten e trete.

    Ne vitet 90 ne kishim nevoje te protestonim, kishim te drejten njerezore te rrezonim diktaturen, duhej ta digjnim te gjalle Ramiz Aline me shoke, Nexhmijen me shoqe por sic ndodh ne diktaturat e lindjes ata na serviren si demokrat nje sekretar partie nje kelysh komunisti, sherbetor I perjetshem I Enveri Nexhmijes e Ramizit.
    Populli shqiptar ka duruar mjaft vuajtje tallje e perbuzje por sot I duhet thene JO Sali diktatorit, JO krimit mafioz te administratave. JO sistemit demokrat te arsimit ku duhen mijera euro per nje vend pune. JO sistemit te shendetesise ku nese te duhet te shtrohesh ne spital mendoji mire pasojat se te lene te vdesesh po nuk dhe mijera e mijera lek duke fillu nga serumi e aspirina qe nuk gjendet ne spital.

    UN JAM DEMOKRAT PRANDAJ URREJ NJE KOMUNIST SI SALI BERISHA e si un mendoj se ka shum Shkodran e Shqiptare

  20. Ardiana says:

    Ky është grushti që i nevojitej atyre shkodranëve që e mendojnë Salen të zot për qeverisje. Po nuk shohin shkatërrimin gjithkund?! Nuk mendojnë se në 2013: pA drita , me këtë record në papunësi ,pa rregulla në gjithcka, thjesht pa Qeveri ,nuk ecën më? Po nuk shohin terrin,mjerimin e jetës që jetojnë?! Mah! Shkodra është vendi i kulturës,inteligjencës,e duhet të betohen unanim; të hiqet ai injorant malësorit ,ai skllav ,ai mi i shpifur që na bëri të marrim rrugat ,të ikim nga vendlindja,tu kthejmë përgjigje italianëve(come mai l’Albania è ancora così?!),se femijët tanë nuk shohin të ardhme me atë diktator fyturëzi. Të lumtë Keti! Inteligjentët e vlerësojnë 1000% zërin tënd për ndryshim . Bravaaaaaaaaaaa!!!!!!!!!

  21. ARBER says:

    LEZOVA ME VEMENDJE ANALIZEN E BERE. KJO
    TREGON ZGJUARSI E INTELIGJENCE TE PLOTE NJERZORE KU DEL NE PAHE E VERTETA E KETI SHPELLARI I CILI SI KOMUNIST I DEVOTSHEM DUKE ZBATUAR ME FANATIZEM DHJETE CILESITE E KOMUNISTEVE KA ARRITUR TE MASHTROJ NJE PJESE TE PERSEKUTUARVE E NJE PJESE TE POPULLIT TE PA FORMUAR SE GJOJA LUFTON PER DEMOKRACI KU VEÇ KRIMEVE ,POSHTERSIVE E ZHVILLIMIT TE KORRUPSIONIT PER 12 VJET NUK ESHTE BERE ASGJE.MBURRET ME RRUGE TE PA PERFUNDUARA SE PJESEN ME TE MADHE TE FONDEVE I KA VJEDHUR E NUK PERMEND VARFERIN E TEJSKAJSHME TE KETI POPULLI. TE GJITH HAJDUTAT E SHQIPERISE JANE MBLELLUR PRANE P.D QE VETEM P.D. NUK KA QENE E NUK ESHTE . Z. KETI TE UROJ PER GUZIMIN E ZGJUARSIN QE KENI, E ME KET VEPRIM JU PERFAQESONI DENJESISHT NANAT, MOTRAT,E GRATE TONA SHKODRANE TE CILAT NUK NXOREN NJE FJALE TE KEQE NGA GOJA E TYRE VETEM URTESI FJALE TE AMBLA E RRESPEKT PER KEDO. TE LUMT Z, KETI.

  22. Parrucjani says:

    Zj.Bazhdari bija e nje ish te borgosuri politike te kohes se komunizmit , pjse e struktuarave te ps ish komunistave qe para 23 vitesh nderruan emrin per te disaten here ,me deshierene saj perdoret nga persekutoret e babait duket perdorimin e ka filluar qe ne rini , ajo eshte ne parti me rucin ish ministrin e fundit te sigurimit te shtetit ,qe vrau djemte e ri ne kufi qe kerkuan iknin nga ferri i kuq dhe i shetiti me makine te plehrave neper qytet ne Shkoder ne vitin 90 qe te friksonte qyetaret e tjere po kjo eshte nje gja normale per mendjen e semure te bazhdarit , kjo biznesmene ne “dikaturen “e Berishes e rritur ne “demokracine ” rucit nuk arriti te behet kadidate per deputete ps ish komunistave se duket perdorimin kaq e kishte ose sic e ka pohuar vete hafizi kadidatja tjeter e ps ish komunistave ne Shkodeer ka pagu me shume se une qe te hyje ne liste se ishoqi i hafizit dhe ai biznesmen i fuqishem ne ndertimin e rrugve ne “dikaturen ” e Berishes pagoi me shume se ajo , tesh per ti hyre ne qefe dhe njiher psikopatit rama bene dhe “filozofen” ka dfeshire me u perdore dhe njihere duket , ishalla i plotsohet deshira.

  23. baca says:

    Keti,komplimente per shkrimin dhe per foton…flasin shume…Sali Berisha nuk eshte asgje tjeter vecse nje manipulator dhe kriminel…iku koha kur ai afishohej dhe fshihej mbas bluzes se bardhe…tani te gjithe e dime se ai bluzen e ka te lyer me shume gjak qytetaresh te vuajtur dhe te pafajshem…Partia Demokratike nuk ishte asgje tjeter vecse nje pjelle e keqe e PPSH .Sali Berisha eshte nje aksident ne rrugen tone per demokraci dhe dinjitet…
    Sali Berisha do te ike nga skena politike shqiptare me 23 qershor por mbetet detyre qytetare,serioze dhe me pergjegjesi cuarja e tij para drejtesise per krimet qe ka bere tash 22 vite,vrasjet por dhe vrasjen e endrres Shqiptare

  24. drini says:

    E nderuar zonjushe , keni dashur te portretizoni Saliun e jeni marre me koloritin qe nuk e di nese je e zonja te besh nje perceptim te ngjyrave.PD me bemat qe ka bere ose si ngjyre duhet te kishtezgjedhur te zezen si simbol te piratimit e erresires ose ngjyren e murrme si part m……qe eshte.Mirpo po ti hedhesh nje kendveshtrim spektrit te djathte te gjitha perfaqesohen me ngjyren blu e deshifrimi eshte qe te vjedhesh,vrasesh e shesesh nen qiell te kalter .Me bene pershtypje kolorizimi qe z.Rama i ka zgjjedhur “Levizjes per Rilindje,qe ne vetvehte eshte perzjerje e kuqes (se majtes),me blune (se djathtes ) e kompozuar me gojen e tij “Pertej te majtes e te djathtes”.Koha do te na tregoje se kush eshte koloriti qe ky vend duhet te kete si sfond politik,ku per fat te keq rrjedhin edhe te gjitha zhvillimet e nje vendi te mira apo te liga qofshin.

  25. Malesori says:

    ,,,,,,,,,,,,,,,KETI ka shume te drejte bukur urime ???? Shkodra do dali 6-5…..vetem manipunimet qe jane te pashmangshme ne qytet sepse realisht e majta fiton edhe ne shkoder .

  26. gjuhadolsi says:

    o Parrucjan duket nji km larg qe je i futun prej strukturave te ndyta te pd ne Shkoder. Znj Bazhdari asht vler per qytetin, ndersa poshtersinat qe ti flet nuk i llogarit kush se mbajn era m.t. Dhe ti duket qe je nje k.qe qysh se flet si gru e keqe per nje njeri qe opinionin e vet ta ka dhan e zeza ne te bardh, me shkrim e figure. Keti sot per sot asht biznesmenja ma e re dhe e forte e Shkodres, me 700 familje qe hane buke nga biznesi i saj social”fason” dhe po ta shofesh nga kjo an asaj si duhet gja politika se vec sherrin ia ka pa ne gjoba, por ty ken se i perket nje familje me tradita qytetare dhe qe ruajn mbiemrin e mir Bazhdari prej ma shume se 200vjet dhe qe kane perfaqesu ne shekuj vlerat me te mira kuptohet qe edhe ajo do te kishte ket kultur qe shpreh dhe sdo trrite duarkryq e ju shifte ju ty shkatrru vendin. Prandej z. parrucak me hafije si ju sekretaret e partise si sala, enveri etj diktatore bahen ka 100vjeca ne drejtim, por shyqyr qe jane njerezit si Keti Bazhdari qe paren dhe pushtetin e kane mjet per te realizu qellime ma te mdhaja ne ket bote. Kuptohet ju skeni si ti kuptoni z.parrucak se njerzit e vegjel si puna juaj jane te denum gjith jeten te rropaten e tvuajn per pak pushtet e lek dhe qe ne fund skeni per ti pase kurre se kshtu asht destinacioni per kto lloj vemjesh si ju. Fitore rotacionet! Posht diktaturat!

  27. Parrucjani says:

    Ne fakte detyre e veshtire ke marre gjuhadolas qe ti dalesh ne mbrojtje nji karikature , ato qe i kane thane demokraci e kulluar diktatures çnjerzore komuniste sot demokrcese funksionale i thojne diktature , është çeshtje karakateri por ato qe nuk e kane nuk mund ta vlersojne , qe ne diktaturen komuniste tregtarave legjitim ju grabite prona me tortura çnjerzore , ju grabiten aktivitetet , mallrat , fabrikat , dygajte , shtepite deri dhe teshat e trupit dhe pjestarve te familjeve te tyre ju ba nji lufte çnjertzore e klasave deri ne 3 brez, ndersa sot ne diktaure siç thoni ju nje infinatile se bazhdari ka biznes kaq te fuqishem diferenca eshte e madhe po ku mund ta dallosh ti mor gjohadolas , se ketushka mund ta kete fillu perdorimin hertet dhe ty eshte duke te mesuar zanatin e vjeter , veç se turpë i madhë eshte me u perdore nga kriminela si ruçi dhe kafshe si rama, poshte komunizmi Shkodra gjithmon anti komuniste.

  28. shkodra.de says:

    Nese ka pase nje desident te vertet ne Shkoder, ai eshte i jati i Ketit. Po parruciani nuk ban dallim se Keti mbeshtet te majten europiane edhe ne Shqiperi. Kurse sa per Rucin kena edhe Salen njisoj sekretar partijet i asaj kohe, atehere ca me thane pse ka shku Jozefina te pdja? ba me ken kshtu sduhet me u marr kerkush me politike, por koha do t’i zhdukin te vjetrit dhe te rinjt do ta marrin ne dore, prandej edhe une jam per rotacionin dhe largimin e sales.

  29. Bl. H. Kraja says:

    ti moj parruciane dukesh qe je nje grua k..ve se ndryshe do te kishe kurajon te vije emrin tend. Keti Bazhdarin e nderon nje Shkoder e tane si vajze me vlera dhe integritet dhe qe nuk punon e shkruan turr nen hali ashtu sic ben ti parruciane qe perdor lloj lloj pseudonimesh here pas here se te njoh shum shum mire une. Ne te gjithe mbeshtesim Ketin, kuptohet rotacionin dhe largimin e diktatorit te fundit. Bl.H.Kraja

  30. Ardiana says:

    Po mjaft me këto idjotësina o parrucjan se është turp me shkru ato që thoni e për më shumë të akuzosh një femër me vlera aq të larta sa sikur të jetosh 10 jetë nuk mund ti kesh. Me Ketin jam rritë e të Atin po ashtu e nuk janë ajo shkallë kulturet që të rrethon ty. Kur Keti nuk flinte me fillu punën në fabrikë me 2 lekë e 2 punëtore ,me ndershmëri që askush se din ,ti bëshe si i “ndershëm” për tu bërë ai fallcitet , përson pa përsonalitet(se ashtu jeni kur veni në gojë njerëzit pa i njohur),ai njëri pa emër që jeni sot. Ju lumtë që nuk shkruani emrin , padisni vetvetën . Ashtu jeni : njeri pa emër,pa asnjë identitet.,kurse Keti nuk ka pseudonime as i ati. Kanë EMËR që ju do ta ëndërroni përjetë. Politica nuk është divertiment është kulturë ,inteligjencë … Që ju mungon e së fundi mësoni të shkruani shqipen që njerëzit mos të ju injorojnë krejtë.

  31. ari says:

    znj.Bazhdari nji mrekulli shkrimi, ky pa diskutim qe asht nje nga me te miret dhe ma te lexumet ne gazete, me vjen mir qe nji intelektuale si Bazhdari i asht bashku ps. Mvjen keq qe nuk asht e para ne list deutetve se do kishte qen fitore e thell Shkodra, por jam i bindun qe krytari kyt vler te shtume te socialistave ka me e ba ministre qe bashk me Ramen ta rregullojne dhe ta bajn lule Shqipnine.

  32. Parruciani says:

    Me vjene keq te beje replike me njerez qe nuk i njoh , mu me ka ba pershtypje qe vajza e nje te denuara nga diktatura komuniste , ka bashkepunu me presekutoret e te atit , kjo per mu eshte AMORALITET ,se i ati ka keni nje i burgosur qe shkodra ka pase mijra te tille , ka pase familje qe jane shu nga diktatura cnjerzore , jane pushkatuar ne menyre barbara elita e ketij qytet nga partia e ketit dhe kjo nuk i bane pershtypja ketit , i ati i ketit ka kene kryetare i shoqates se presekutuarve dega Shkoder rreth vitit 2006-2007 deri ateher socialstat per te si per te gjite ish ish komunistat gjakatare , tash keti e angazhuar ne kete parti e turpshme ,padyshim disave ishave qe kane qefe te fusin diversitet i pelqen qe nje femije i ish te burgosuri ne kohen e komunizmit bashkepunon me to po eshte turpe per ketin n.q.se e njeh turpin ,

  33. Elba says:

    Shkrimi mjaft domethenes I Z.Keti.Per cfare shkruan te gjitha te verteta.Bluja eshte nder,besim,qendrushmeri…………….Mbi te gjitha eshte dashuri.Dashuria per njerzit ne pergjithesi,dashuria per Nenen,Babane,Motren dhe Vellane etjere.Mjerisht kjo nuk ekziston.Perse kjo percarje e madhe di te ma thote kush?Shqiptaret te xhveshur nga prona gjate monizmit jane bere te babezitur duan vetem te xhvasin dhe pse shkelin ne te drejten e tjetrit,qofte ky vella,moter apo I aferm.Shqiperia asnjehere ska qene kaq e percare.Shteti me levat e tij si;Gjykatat,Avokatet{Noteret] eshte zanafilla e kesaj te keqe.Ata nuk kane ndermend te ndalen derisa Shqiptaret te zhdukin njeri tjetrin.Atehere Qeveria do te zgjohet nga gjumi dhe do te filloje te importoje Popull nga Afrika.

  34. Shkodrani 1 says:

    o parrucjan me ty e kam. po boll o burre o gru e dheut ca do qosh mbylle ate dere qenefit se na e shpife. si nuk te vjen turp me ate fjalor qe perdor. po flet per nje femen dhe ai qytet qe ti pretendon se je nuk e ka per zanat me marre grate neper goje, se si merr Ketin ti dikush merr neper gojen, gruan, motren apo vajzen tande.
    nqs nuk te pelqejne opinionet e Ketit thuaji ato qe mendon , por pse fyen??
    ty te pelqen sala shko voto per te dhe ja pash hajrin, i thu e perdorun, ven tiruj e emna, po asht turp njihere.
    sa per ata qe thu, nuk mundesh me krahasu nji kriminel qe vrau shqiptaret ne 1997, 1998 ne 2011 si sali berisha qe ishte sekretar i tmerrshem partie ne fakultet te mjekesis me Edi Ramen qe ka fillu levizjet antikomuniste ne fakultet te arteve ne leksionet e tija.
    shko voto, ndihmo me vjedhe ndonji vote si e keni zakon keta 20 vjet dhe ndoshta tash po ta qesin nji kafe veresie te klubi, dhe mos harro firmen shqiponja me ata miqte e tuj te gjalle e te dekun te pd qe qojshin naften armiqve te shqiptareve .
    boll o parrucjan rri ne fresk se ka kene edhe shume nxehte keto dite dhe po te gjen ndonjisend prej te nxehtit me 24.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje