INTERVISTA/ “Përgatituni! Do jetë një fitore spektakolare!”

19 Qershor 2013, 12:49Politika TEMA

Erion Veliaj, sekretari për Rininë dhe Emigracionin në Partinë Socialiste shprehet se vota e emigrantëve do të prodhojë nga një mandat shtesë në Berat, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Elbasan, Fier e Tiranë. “Në këto zgjedhje kemi krijuar frymën dhe një koalicion tetë herë më të madh se ai i vitit 2009”, thotë kandidati i qarkut Gjirokastër

Nga Skender Minxhozi, JAVA

 

 

Gjendeni sërish në një fushatë, pas asaj të vitit 2009. Ku qëndron ndryshimi thelbësor mes dy fushatave?

Berisha është i lodhur e nuk ka më takat. Miti i duarve të pastra ka rënë. Dhe miti i njeriut konservator e familjar është bërë thërrime. Në fakt shthurja e tij familjare e ka kthyer drejtimin e shtetit në një biznes familjar, ku çdo indeks mbi ekonominë, rendin, arsimin, shëndetin e mirëqeverisjen, ka rënë frikshëm. Ndërkohë, në krahun tjetër, opozita ka krijuar frymë, ka bërë një koalicion tetë herë më të madh se ai me 5 parti në 2009-ën, ka një program të qartë e të prekshëm dhe ka mobilizuar si asnjëherë tjetër të rinjtë, gratë dhe emigrantët – të gjitha grupe që mbështesin të majtën dhe favorizojnë Ramën. Sondazhet janë më të qarta për epërsinë e thellë.

 

Ju kemi parë shpesh të shkoni në vendet fqinje, kryesisht në Greqi, për të sensibilizuar votat e emigracionit tonë atje. Si e përjetojnë shqiptarët jashtë vendit fushatën aktuale zgjedhore?

Po, jam munduar që emigrantëve t’u kushtoj po aq kohë dhe vëmendje sa edhe qytetarëve të qarkut Gjirokastër. Unë kam jetuar vetë në emigracion, e njoh atë jetë mirë. Ata janë jo vetëm një pjesë e konsiderueshme e popullsisë shqiptare, por edhe një nga shtyllat e ekonomisë tonë gjatë gjithë këtyre viteve. Faktikisht mua me ka habitur entuziazmi me të cilin ata po e përjetojnë fushatën zgjedhore, ashtu siç më ka habitur edhe gatishmëria e tyre për të ardhur në Shqipëri për të votuar.

E kam thënë edhe më parë. Emigrantët duan të votojnë sepse, nga njëra anë, duan të mbrojnë kontributin dhe investimet e tyre në Shqipëri, dhe, nga ana tjetër, sepse e dinë së çdo të thotë Europë dhe e dinë se Shqipëria me Saliun në krye nuk do t’i ngjajë kurrë asaj.

 

Keni premtuar prej kohësh të drejtën e votës për emigrantët? Nëse fiton e majta, kur do të hyjë në fuqi ky premtim?

Në radhë të parë dua të them se më vjen vërtet shumë keq që në Shqipëri mund të premtohet edhe një e drejtë themelore, siç është ajo e çdo shtetasi për të votuar. Ja ku na ka katandisur qeveria e Saliut gjatë këtyre tetë viteve! Përsa i përket pyetjes tuaj, është një përparësi themelore e jona që vetëm në 100 ditët e para të qeverisjes të kalojmë ligjin që do t’u japë emigrantëve të drejtën e votës, e më pas të ndërtojmë strukturat që do ta bëjnë të mundur zbatimin e ligjit. Por ju them me bindje, që vota e emigrantëve do të ndihet fuqishëm edhe këtë vit, nga ata që do kthehen për votimet. Nga një mandat shtesë në Berat, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Elbasan, Fier dhe Tiranë, opozita do ta fitojë me siguri falë solidaritetit të emigrantëve në votime.

 

Si po shkon fushata elektorale? A pajtoheni me tezën se ka qenë më e qetë sesa pritej? Nëse po, a prisni që ajo të ashpërsohet në javën e fundit?

Po, përveç rastit të rëndë të Roskovecit, i cili duhet dënuar në të gjitha mënyrat, kjo fushatë ka qenë e qetë dhe normale. Ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë e tillë, sepse askush nuk e ndjek më Saliun në marrëzirat e tij. I izoluar në vetminë e tij të madhe, Berisha s’mund të bëjë më asgjë, përveçse asaj që të gjithë presin prej tij: të mos cenojë integritetin e këtyre zgjedhjeve, të cilat sot kanë një rëndësi jetësore për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

 

A do të ketë, siç pretendon lidershipi i opozitës, një zhvendosje masive të votës majtas në këto zgjedhje?

Sigurisht që po! Pasi kanë ndjerë mbi lëkurën e tyre se ku i ka katandisur “dora e fshehtë e tregut” e regjimit neoliberal të Berishës, shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për “dorën e dukshme të shtetit” në mënyrë që të rimëkëmben. A mund të mendohet se 95% e shqiptarëve nuk do të votojnë për një taksim më të ndershëm?

A mund të mendohet se një milion të papunët nuk do të votojnë për hapjen e vendeve të reja të punës? A mund të mendohet se shqiptarët do të votojnë dikë, që si strategji anti-krizë në ekonomi, ka vetë mohimin e krizës? Këto zgjedhje përgatituni për një fitore spektakolare të së majtës!

 

Rama ka takuar disa nga përfaqësuesit e lartë politikë të rajonit dhe kontinentit në muajt e fundit. A mund të thuhet se kreu i PS e ka bërë tashmë prezantimin e parë ndërkombëtar, si kryeministër i ardhshëm?

Axhenda ndërkombëtare e politikës shqiptare flet për një rënie të legjitimitetit ndërkombëtar të Berishës dhe një vlerësim ndërkombëtar për figurën e Edi Ramës dhe atë që ai përfaqëson – si një mesazh që u dërgohet të gjithë shqiptarëve në këtë periudhë para-zgjedhore. Nga Obama tek Erdogan dhe gjithë lidershipi Europian duket sikur bota po thotë “ Zgjohu Shqipëri, është radha e Ramës”. Rama është inteligjent, i ri, i sofistikuar – një kontrast i madh me ‘kërrusjen’ e Berishës së lodhur, grotesk e që s’mban fjalë. Edi – edhe pa dashjen e tij – do të bëjë diçka shumë të mirë që ditën e parë kryeministër. Do përmirësojë imazhin e Shqipërisë e shqiptarëve në botë, si njerëz të kultivuar e qytetarë.

 

Sa ka funksionuar deri më sot aleanca PS-LSI në fushatë? A nuk vëreni se ka ende distancë mes dy partive, në mënyrën sesi ato impostojnë fushatën e tyre?

Aleanca jonë përbëhet nga 37 parti dhe është mëse normale që secila parti të ketë fushatën e vet. Ne jemi një koalicion ku të gjitha partitë janë të barabarta dhe interesi parësor i koalicionit është madhësia e rezervuarit të votave dhe jo burimet e ndryshme që e furnizojnë këtë rezervuar.

 

Si po shkon fushata në qarkun e Gjirokastrës?

Shkëlqyeshëm! Çdo derë ku kemi trokitur na është hapur me mjaft dashamirësi. Çdo biznes që kemi vizituar, e pret me padurim fundin e këtij ngërçi ekonomik. Çdo aktivitet që ne bëjmë, pritet me një entuziazëm të jashtëzakonshëm nga qytetarët. Të jeni të bindur se qarku Gjirokastër do të jetë në ballë të rilindjes më 23 qershor.

 

Sa i trembeni blerjes, devijimit dhe dhunimit te votës në 23 qershor?

Të gjithë njerëzit me të cilët flas, më paralajmërojnë se Saliu do bëjë të pamundurën për të cenuar integritetin e zgjedhjeve dhe e dini se ç’u them unë? U them që ai mund t’i bëjë të gjitha këto, vetëm nëse ne e lejojmë. Me makinacionet e tij, Saliu mund të tjetërsojë disa dhjetëra vota ndoshta, por votat për Rilindjen do të jenë aq shumë këto zgjedhje, saqë Sali Berishës do t’i duhen nja 4 vjet që t’ia arrijë qëllimit! Sondazhet tona parashikojnë një fitore historike – është vetëm çështje ditësh, konfirmimi i këtij parashikimi.

47 komente në “INTERVISTA/ “Përgatituni! Do jetë një fitore spektakolare!””

  1. turi says:

    Do jete nje nga ato fitore qe do ndryshoj rrjedhen e historise se shqiptareve dhe do te beje ndryshimin ne vendin tone, ne kombin tone! do jete nje nga ato fitore qe do zhvilloj njehere e pergjithmone te ardhmen tone!

    1. POMPACHIU says:

      do jete super gjigande fitorja e PS!!!
      me 23 qershor do ja tregojme vendin saliut!
      te rilindim vendin se bashku!

      1. halimi says:

        Kjo eshte e vertete, do te jete nje fitore e thelle, pasi perballja eshte midis dy mentaliteteve diametralisht te kunderta. Nga njera ane eshte qytetaria dhe mbizoteron dhe nga ana tjeter jane milionat e korrupsionit. Po perballe popullit nuk fiton asnje diktator, sado i cmendur!

        1. ELDA says:

          JEMI GATI ME SHUME SE ASNJEHERE TJETER QE TE FESTOJME FITOREN E MADHE TE PARTISE SOCIALISTE E CILA DO TE RILINDE SHQIPERINE MBAS 23 QERSHORIT!

        2. Me kujtohet kur Veliaj ishte ne Amerike dhe punonte si cashier ne K-Mart. Kur e pyesnim pse mungonte aq shume ne shkolle na thoshte se do kthehej ne shqiperi dhe merrej me politike. Erdhi ne Shqiperi dhe bleu nje diplome nga ato shkollat qe urren Edi Rama.
          Para 4 vjetesh tha qe partia e tija do fitoje ne menyre spektakolare por nuk fitoj asgje. Dikur ne Boston u vodh arka e dyqanit dhe dyshuar ishte Veliaj pasi ai mbylli dyqanin por e lane te lire per mungese provash.

      2. Greiss says:

        GJIROKASTRA DOE NDESHKOJE ME NJE VOTE PLEBISHITARE SALI QENIN DHE SPIRO KSEREN QE SHKON LARTE E POSHTE ME AGIMIN E ARTE! GJIROKASTRA ESHTE E TERA E BASHKUAR NEN PARTINE SOCIALISTE DHE DO E MPOSHTI NJEHERE E PERGJITHMONE TE KEQEN QE QUHET SALI BERISHA! FITORE FITORE FITORE

      3. dulla says:

        hahahahah,moren kot morrat e kuq

        ikni mer qaf kuqer se nuk vini kurre ne pushtet

    2. ELTI says:

      i dridhet leqet saliut sa here shikon te rinjte qe jane kaq te ndezur kunder tij! o sali gjithe emigrantet do vine dhe do te ndeshkojne me vote se ti u talle me gjakun e tyre, u talle me remitancat qe ata me aq mund i sollen ne Shqiperi!

    3. Dasara says:

      Eshte problem fakti qe nuk ka ende nje ligj i cili te mund ti mundesoj emigranteve te drejten e votes edhe pse ata jetojne jashte kufijve te Shqiperise. Kjo qeveri eshte e vetmja e cila eshte zotuar ta marr seriozisht ceshtjen e emigracionit dhe ka premuat te drejten e tyre te votes ne 100 ditet e para te qeveris. Nje arsye edhe me e madhe per te votuar per PS.

    4. Flogerti says:

      Padyshim qe do jete nje fitore e madhe e opozites. PS dhe Edi Rama do jete ne pushtet per ti sherbyer popullit jo xhepave te femijeve te tij.

      saliun e tmerron populli dhe vota e lire por kete here frika e tij me e madhe do e vrasi.

    5. POSTA Shqiptare says:

      nuk disktohet fitorja e koalicionit te majte, puna eshte te thellesia e fitores!!!
      vendi eshte i etur per RILINDJE!!
      voto me 23 qershor per PS, nese deshiron nje te ardhme me te mire!!

    6. keno says:

      Skam fjale ta pershkruaj emocionin dhe ankthin qe kam duke pritur fitoren e PS dhe te kuptojn te gjitha pislliqet e saliut qe ka bere ne keto 8 vjet qe ka qen ne pushtet !! Erdhi koha ti themi STOP mafies dhe krimit te organizuar !! Bravo Edi Rames qe ka mbledhur grupin me te mire ne kete fushate dhe bravo dhe Kandidateve te gjithe zonave dhe qarqeve qe po bejn pune te shkelqyer !! FITORE RILINDJE

    7. Fariu says:

      Duket qe PS ka avantazh ne keto zgjedhje. Pra, vete entuziazmi i njerezve dhe pjesmarrja e tyre ne mitingjes, tregon qarte nje perkrahje per Rilindjen. 23 Qershori do te jete dita e ndryshimit te ketij regjimi autoritar i cili na ka mbytur frymen e na ka rrenuar ekonomike.

    8. Gaitis says:

      Mezi po e presim diten kur me fund kjo qeveri te ike e te na lere te qete te krijojme nje shtet te vertet demokratik, por jo kete pacavurre qe na ka lene ky Doktor.Eshte figura me e keqe e gjithe historike politike qysh pas Hoxhes.Nje gjysh i politikes i cili kerkon te jete lider ne perjetesi, por nuk e ka merituar dhe as nuk e meriton kete pozicion.

    9. Amela says:

      Edi Rama do ti fitoj keto zgjedhje dhe kjo ehste shume e kuptueshme nga gjithe entuziazmi ne cdo miting qe PS-ja ka bere ne cdo qytet te vendit. Ky vend ka nevoje te Rilinde.

    10. K-Marti says:

      Erjon Veliaj keshtu tha edhe per partine e tija G99 4 vjet perpara por fitoi leshin. Erjon Veliaj ish cashier ne K-MART ne Boston vjen ne Shqiperi dhe na ben politikanin e madh. Pa dashur te ofendoj njeri fitorja nuk vjen me njerez medioker qe thjesht mbahen nga Edi Rama se dine te bejne batuta.

    11. Astrit says:

      Kur e kushit fitoren kaq te sigurte pse te duhej Meta o pusht i vogel i Mjaftit. Kur ishe kaq i zoti, pse u fute tek Ps qe e gjuaje me leter higjenike o e pegere. Te rrije tek Mjafti bashke me pushtat e tjere. Fidan holandez je edhe ti si Lul Basha

  2. safeti says:

    Ne ishim pergatit per surpriz ky na e nxori kuriozitetin

  3. arsi says:

    te gjithe qytetaret e ndershem te ketij vendi jane te pergatitur per fitoren historike te se majtes shqiptare me 23 qershore….voto Rilindjen, behu pseje e fetsres, jepi ritem asaj.

  4. Iris says:

    Strategji shume e mire kjo e te majtes te bashkuar, e cila pa me te voglin dyshim do te sjell nje fitore te thelle per PS. Jo vetem qe eshte rritur interesi ndaj te rinjve dhe emigranteve, por ne programin politik te PS ka nje seksion te vecante per secilen nga keto grupe ku tregohet qarte se cfare problemesh kane dhe si do te zgjidhen.

  5. Brukli says:

    Shqiptaret jane me te entuzazmuar se kurre, me padurim presin 23 Qershorin per te nisur festen e madhe, 23 Qershori eshte po aq i rendesishem sa 91-shi, sepse komunisti i fundit do te rrezohet nga pushteti, do te shpetojme njehere e mire prej tij.

  6. Maksi says:

    Jo spektakolare po do jete si shperthimi BIG-BAN !! do rilindim perseri dhe cdo gje do rregullohet me ndimen tuaj ne pushtet !! ksaj rradhe PS eshte me e fort se kurre !! ska rivale , kjo tregohet qarte qe ng amenyra fushates qe ka bere kundershtari ne fjale Sali Berisha !! dhe per me teper ai po kopjon fushaten e Rames ne tere stilin !! po me nje dallim qe ai i paguan njerzit dhe rama ka tamam njerez qe e duan dhe jan te gatshem te kontriubojn per fushaten dhe rilindjen e shqiperise

  7. AMBRA says:

    Bravooooo Erion Veliaj ti je shembulli ideal per tu ndjekur nga cdo i ri shqiptare….Gjirokastra do te korre nje fitore historike bashke me emigrantet e kthyer enkas per te votuar..e gjithe shqiperia do te gdhihet ne feste me 24 qershore.

  8. Ndoka says:

    Ndoshta emigrantet jane edhe me te afte se ne qe jetojme ketu ne Shqiperi per te kuptuar te gjitha ato qe nuk po shkojne me sistemin qe ka krijuar Berisha. Kane me shume njohuri mbi menyren se si funksionon nje shtet demokratik dhe e bejne dallimin mes asaj qe jetojne atje dhe realitetit ketu, ndaj dhe mbeshtesin largimin e Berishes i cili ka shkaketuar vetem deme dhe vazhdon ta beje ke te gje. Me voten e emogranteve te kthyer ne avantazh per PS, do te jete nje fitore spektakolare dhe Berisha do te largohet duke marre me vete disfaten me te madhe politike qe ka pasur qysh prej disa vitesh.

  9. Mirela says:

    nje votim masiv sigurisht qe do ket pasi nuk eshte pak puna qe ju keni bere dhe shpresa jeni ju prandaj po kthehemi per te dhen kontributin tone ne shqiperin qe do rilind ….

  10. Brukli says:

    Bravooo Erion per punen e palodhur qe po ben me emigrantet shqiptare ne qreqi per ti bere edhe ata pje se trocesit te votimit, per ti bere dhe ata pjese te Rilindjes, pjese te festes tone te perbashket.

  11. kevi says:

    Emigrantet kane vendosut te vijen masivisht ne shqiperi per te votuar Rilindjen, per te kontriibuar edhe ata me voten e tyre per nje shqiperi me te mire..Per ta eshte hera e fundit qe udhetojne kaq gjate per te votuar, sepse me ardhjen e partise socialiste ne psuhtet do tu mundesohet te votojne ne cvendet ku ata jetojne…Rilindje

  12. keno says:

    Skam fjale ta pershkruaj emocionin dhe ankthin qe kam duke pritur fitoren e PS dhe te kuptojn te gjitha pislliqet e saliut qe ka bere ne keto 8 vjet qe ka qen ne pushtet !! Erdhi koha ti themi STOP mafies dhe krimit te organizuar !! Bravo Edi Rames qe ka mbledhur grupin me te mire ne kete fushate dhe bravo dhe Kandidateve te gjithe zonave dhe qarqeve qe po bejn pune te shkelqyer !! FITORE RILINDJE

  13. Elma says:

    Asnje nuk ka dyshim per fitoren qe e pret Shqiperine pas 23 qershorit sepse fitorja e Edi Rames do te jete fitore per te gjithe Shqipetaret ndajd he ne duhet te jemi te gjithe per te votuar Rilinjen dhe jo rrenimin.

  14. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    me qe ka me kene nje fitore spetakolare ateher pse shkoni ne televizionet moçalore te Greqise e bani spote elektorale?? keni nevoj per voten e emigranteve se me votat ne shqipni nuk fitoni kurre

  15. Komunisti i vogel says:

    Ke fol tamam si nje pionier i xhaxhit Enver o Erion!

    Nga Obama tek Erdogan dhe gjithë lidershipi Europian duket sikur bota po thotë “ Zgjohu Shqipëri, është radha e Ramës”. Rama është inteligjent, i ri, i sofistikuar – një kontrast i madh me ‘kërrusjen’ e Berishës së lodhur, grotesk e që s’mban fjalë.

    E frikshme sa te zellshem qenkeni per pushtet, mezi c’prisni sa te beni kerdine edhe ju…

  16. Lenini says:

    Mos u gezoni para vaktit.Falangat e zeza jane shpendare kudo ne shqiperi.Saliu do pushtetin me çdo çmim,me shikun,me grupet e terorit,me ushtrine e Imamit,me mercenare nga Kosova,Maqedonia edhe nga talebanet.Ju kam thene mos u futni ne zgjedhje.Europa po tallet me shqiperine.Europa po hesht,Europa kerkon remuje,kerkon djegje vrasje,katrahure,se ku eshte qellimi do meret vesh me 25 Qershor.
    Opozite thiri mendjes,je e tradhetuar nga Europa,nga SHBA,mos u fut ne zgjedhje,degjoje popullin tend opozitar,mos e masakro per interesat e nje pjese te vogel te opozites.Perse e le te lire Saliun te beje zgjedhje pa komision qendror Zgjedhor? Perse u sabotua numurimi elektronik? Perse jane 320 mije persona pe adrese,nga do vine keta mercenare te paguar,per te mposhtur nje deshire per votime te ndershme,perse OSBE nuk flet dhe te deklaroje se nuk mund te behen zgjedhje ne keto kushte,perse media jep alarmin e grupeve teroriste te SHIK,te ushtrise qe jane shperndare ne gjithe shqiperine,perse nuk flet SHBA,perse hesht BE?Perse nuk raporton CIA? Ku eshte qellimi?
    Je i tradhetuar Edi Rama.Kesaj tradhetie pergjigju me bojkot,ku me ju jane 75% e popullit. Grabitjet e bera nga ky regjim jane te tilla sa ky popull te roje si ne Svicer,prandaj nuk duan ta leshojne,kane koruptuar burokratet e BE,drejtora te departamentit Amerikan,Podesta po lobon,per pushtete fashiste dhe Amerika nuk ka nge te degjoje asnje njeri qe del kunder Saliut.MOS GABO,NUK KE ASNJE GARANCI.MENDOHUNI MIRE KUR TE NISNI NJEREZIT NE VOTIME.POPULL JI VIGJILENT.

  17. Landi- Sverige says:

    Qe situata eshte shume here me premtuese per opoziten se ne zgjedhjet e vitit 2009, kete nuk e ve njeri ne diskutim! Qe Saliu dhe klani i tij po pergatisin nje vjedhje edhe me te madhe se zgjedhjet e meparshme, edhe kete nuk e ve njeri ne diskutim!
    Ajo qe mua me shqeteson, sigurisht dhe mijra e mijra qytetare te ketij vendi, eshte se kete humbje te sigurte te PD-se pavaresisht huliganizmit mbi votat, a do ta pranoj Saliu, a do ta pranoj ky uzurpues i perjeshtem i pushteteve, ky rekordmen i veprimeve anti-demokratike dhe anti-kushtetuese, a do te pranoj ky perbindesh aspak tolerant vullnetin e lire te popullit?
    Fitoren e Rilindjes e besoj, por qe te largohet ky tip nga pushteti ne menyre demokratike, nuk e besoj!! Qofsha i gabuar per mos besimin tim!
    Fitore Rilindje!

  18. anticensurë says:

    ” Sondazhet tona parashikojnë një fitore historike”
    or veliaj që të jeshilon gjethi i preshit nga euforia,a ka mundësi të më thuash se po qe se nuk vërtetohen sondazhet,vlersohet sondimi i saliut natën nëpër kutitë e votimit,a d të kërkoni HAPJEN e KUTIVE????
    po qe se del si thonë sondazhet të dy poshtë 50%shit,ado të bëni aleancë me krim berishën???
    nuk dua të hyj më thellë me pyetje të tjera!vetë hirësia e tij e kultivuar qytetari adoleshent tirone e ka thënë se ska ndërmënd të “martirizojë berishën”!e di që do tas lërë ta vrasë ndërgjegjia për krimet që i ka bërë këtij vëndi!do ta lërë që ato pare që ka vjedhur ti bëhen raki e ilaçe si thotë populli i mënçur!!
    kurse një pjesë e trashë si puna time themi “do tia lërë ti gëzojë në paqe”!!
    erion,euforinë po e shton dhe me pordhët që po lëshon!!nuk janë gjë e keqe,ndihmojnë në fluturimin euforik,vetëm një të keqe kanë!
    zverdhin fletët e gjelbëra të motorrit euforik!
    ps:preshit!!

  19. agron says:

    Ky Erion Veliaj pothuaj ska punuar fare ne fushate ne Rrethin e Gjirokrastres, pasi eshte numri 2 dhe eshte i sigurt, vetem ca takime sa per te thene ka bere. Pra nen hijen e votave historike te PS-se.

    Nga do vije kjo “fitore spektakoloare” sa vota shtes ke sjell ti si Erion Veliaj, ne zonen ku je ne Tirane nuk merr, ne Gjirokaster je nen hijen e votave historike te PS-se, per te punuar aty as ke punuar, te pakten sa per te thene keto 2 muaj. Po ja hodhe vet u zgjodhe deputet.

  20. Andon says:

    Ilir Meta behet kryetar I PS, pas shkrirjes PS-LSI, Edi Rama kryeminister.
    OSE, Ilir Meta Kryeminister- Gjithmone, nese fiton e majta.
    Mundesia tjeter, nese diferenca ne mandate eshte e ngushte, LSI bashkohet perseri me Berishen, dhe ai i gjati do mari “te gjatin”

  21. STALINI says:

    Ore degjoini me vemendje porosite e Leninit,ka me se te drejte ne ato qe thote,vallahi si luan topi.Edi Rama kujdes,kujdes,kujdes deri ne momentin e fundit,AI eshte i pa parashikueshem e provove me zgjedhjet e Bashkise.

  22. Ermali says:

    ERION QE NE 2009 E PA SA VOTA MORI G 99.BERISHA FITON ME 23 MANDATIN E 3 NUK KA NEVOJE SHQIPERIA PER HOMOSEKSUAL SI KY DHE RAMA

  23. qytetari says:

    KJO DO TE JETE FITORE SPEKTAKOLESHI
    O PALLOSH QENKE BERE TAPE PA RAKI E METAXSA. EUFORIA JU KA

  24. shqiptari says:

    Nje mandat me shume domethene qe mamuthi i korrupsionit te behet deputet se eshte aps teje ne listen e gjirokastres….hahahahah mor Erjon djali na kenaqe

  25. beni says:

    Sa te paduruaj qenkeni ju bijte e ish momenklatures se PPSH, bijte e komunisteve,sekretareve te partise, oficerave dhe sigurimsave.
    Nuk fitoni dot se Sala beri shume pare keto vite dhe do ti lyeje mire votuesit. Po ju cfare do ti jepni ? Premtime ? Ashtu si premtuan prinderit tuaj ne 45 ?

  26. tironsi says:

    O LALI ! MOS U KAPARDISNI SHUME ME ATO KOKEPALARET QE PO SILLNI
    PER BERISHEN ATO JANE NJE VRIME NE UJE . TE ISHTE PS AQ E FORTE
    NUK U BASHKONTE ME LIKEN MORE LALI .

  27. ledia says:

    keni bere ckeni bere ,por voten nuk mind ta beni si te doni ju.emigrantet e dine kush ka qene mbeshtetja per ta,gjithashtu edhe keta qe jane ketu e kane pare dhe po e shohin kush po punon e kush po ben sikur me premtime te pakuptimta.

  28. Socialist says:

    Si nje socialist me pervoje ne aktivitetet e partise per 20 vjet, jam tejet i zhgenjyer qe nje numer socialistesh te rinj po bien viktime e genjeshtrave te Erion Velise.
    Erion Veliaj bashke me Edi Ramen jane duke ja pire gjakun me pambuk partise, jane duke e shfrytezuar deri ne palce partine per perfitimet e tyre personale.
    Sot, socialistet e vertete qe vazhdimisht kane kontribuar per suksesin e partise, ndjehen si te huaj ne parti sepse aty jane ulur kembekryq perfituesit ordinere sic jane Erion Veliaj me grupin e tij prej G99 dhe Edi Rama me grupin e tij te milionereve.
    Ata po na genjejne me qellim qe te futen ne pushtet dhe pastaj do ta shfrytezojne pushtetin derisa te vjedhin dhe qindarken e fundit.
    Ju garantoj qe nese fiton Rama, pas 2-3 viteve te gjithe do te pendohemi qe e kemi votuar.
    Rama tani po e turperon PS dhe po u be kryeminister do ta turperoje edhe Shqiperine.
    Une nuk do te votoje kesaj radhe sepse voten time nuk mund te ja jap Edi Rames.

  29. pinoku says:

    SI MUNDET RAMA TE PRETENDOJE FITORE ME ATE PROGRAM QE KA BERE
    TE GJITHA PIKAT JANE TE PARALIZUESHME ,JO VETEM PER KETE VEND ,POR
    AS VENDE ME TE FORTA EKONOMIKISHT NUK MUNDEN TI PLOTESOJNE. NUK DUA TE MBUSH
    MENDJET MILITANTEVE . POR TE SHPREH NJE REALITET.

  30. My name is taken says:

    Me pelqen entuziazmi juaj

    Pergatituni per fitore spektakolare?
    Pergatituni per lufte me mire.
    Nuk iken maloku nga karrigja harroje.
    Ate njeri vetem zoti e heq nga karrigja.
    Dhe ne nje vend si Shqiperia that God has left the building since 1967 edhe zoti nuk merret me me ne.
    A do te dishe fitoren spektakolare?
    Bashar Berisha nuk ta jep ty fitoren po se more me force.Pyetja eshte do you have bolls?
    Ne 21 janar treguat se nuk keni koqe se po te kishit nuk iknit me bisht ne shale dhe 4 te vrare ne ndergjegje.
    It takes a devil to kill a devil.Who is your devil?
    Ne rast se Berisha iken qetesisht do te thote qe ju dhe shalgjati i keni garantuar atij imunitet per te dhe per familjen e tij.
    Sidoqofte his departure ai eshte si i semuri me SIDA qe kur eshte duke vdekur ruan ca gjak e kur se ke mendjen te fut nje te pickuar.
    Dhe gjyshi ta ka fut gjylperen e infektuar me LSI(let still indefinitely).
    Uroj qe te mos kete gjakderdhje se me Mutin (me fal)Meten ne qeveri nje Mete(me fal)nje Mut do beni edhe ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje