FRD thyen bastionin e PD. Topi: Kavaja nuk i mbështet më politikanët bukëshkalë

19 Qershor 2013, 09:17Politika TEMA

Tubimet zgjedhore të së martës FRD i përfundoi në Kavajë.

Takimi me mbështetës të Frymës së Re Demokratike u zhvillua ne Pallatin e Kulturës të qytetit.

Kryetari Bamir Topi shprehu besimin e tij se 23 qershori do të shënojë në historinë shqiptare jo vetëm suksesin e FRD-së, por në të njëjtën kohë edhe nisjen e fundit të tranzicionit të gjatë.

“Për FRD-në, Kavaja është jo vetëm qyteti i traditës, por edhe qyteti që di të bëjë ndryshimin. 23 qershori është dita e ndryshimit në mentalitetin politik dhe në raportin qytetar–politikan. Kavaja sot tregoi se nuk i mbështet më politikanët bukëshkale dhe të dielën do t’i ndëshkojë ata me votë,” u shpreh Topi.

“Vlerësoni datën 23 qershor duke mos u bërë fanatikë të partive të vjetra. Njeriu ka arsye në jetë të bëhet fanatik për disa çështje personale, por nuk duhet te qëndrojë fanatik ndaj partive që i zhgënjyen për 23 vjet”.

Topi tha se Shqipëria ka sot nevojë për një pastrim të njerëzve të korruptuar, për një parlament përfaqësues me politikanë që nuk mendojnë për pronat e bizneset e tyre, por për shërimin e vendit.

“Shqipërisë i mungon politikani vizionar, sepse vizioni i politikanëve te partive të vjetra është brenda kornizës së egoizmit të tyre”, tha Topi.

Së fundmi, kryetari i FRD-së shprehu bindjen se Shqipëria pas 23 qershorit do të njohë rrotacionin politik./ep

8 komente në “FRD thyen bastionin e PD. Topi: Kavaja nuk i mbështet më politikanët bukëshkalë”

  1. turi says:

    te majte e te djathte jane sot me shume se kurre kunder saliut dhe gjithe sojit te tij te hajduteve!

    1. andi says:

      I KERKOJE Z. TOPI SE CILA ISHTE ARYEJA E CILA E SHTYU TE PUNESONTE ME RROGEN E SHTETIT PUNETORET E ZYRES KOMUNALE LUSHNJE GJATE MANDATIT TE PARE TE SALES.
      TE FALA SATEME

  2. Ben Chicago says:

    eshte nje reklame e lsi qe thote se shqiperia ka nevoje per nje leader
    imagjinoni ilir meten me bllok ne dore udheheqes te shqiperise
    edhe bonaparti ka qene xhuxh,

  3. Ben Chicago says:

    eshte nje reklame e lsi qe thote se shqiperia ka nevoje per nje leader
    imagjinoni ilir meten me bllok ne dore udheheqes te shqiperise
    edhe bonaparti ka qene xhuxh,por jo kaq i shemtut

  4. qwe says:

    Nuk do te ishte keq nje parlament me njerez FRD …

  5. kadeti bigler says:

    te drejt ke cikago xhuxh dhe i shemtuar eshte meta por udheheqsi yt eshte me i shemtuar sa vet djalli

  6. Populli says:

    Bamir Topi dhe FRD-ja, do te ishte mire qe te prononcohej se nuk do te beje asnje lloje aleance pas-zgjedhore me Sali Berishen!

    Une mendoj (do zoti mos qofte e vertete), se FRD-ja do te jete nje karton jeshil per Sali Berishen ne parlamentin e ardhshem, kjo kuptohet neqoftese ata arrijne qe te nxjerrin nje deputet.

    Bamir Topi do te ishte me kredibel, neqoftese bashkohej me koalicionin opozitar, sepse ketu loja eshte ose PS ose PD ne pushtet, dhe nuk ka shanc qe ky zoteri do te ndryshoj ndonje gje me nje deputet qe mund te fitoj ne Tirane, pavaresisht perrallave politike qe shet lart e poshte si opozitar i Berishes!

    Mendimi im personal eshte, se BAMIR TOPI ESHTE THJESHT NJE TJETER PARTI QE PUNON PER SALI BERISHEN, ashtu si u vertetua edhe per Kreshnik Spahiun. Megjithate, do te thoshje qe nuk duhet votuar FRD-ja, sepse nuk ka garanci, per vete faktin se kryetari i saj ka qene nje pro-Berishist per 20-vite me radhe, dhe ne menyre te papritur eshte kthyer ne nje anti-Berishist vitin e fundit!

  7. era says:

    Sa mbrapa qenke ti o populli.Po hapi veshet e plasi syte kur flet Bamiri neper emisione,mos fantazo kot.E qe ta dish ti FRD do marre 3-4 mandate deputeti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje