Imami, fushatë me fëmijët romë dhe thotë: Gratë s’kanë besim te Rama, ndaj votojnë Berishën (FOTO)

19 Qershor 2013, 17:00Politika TEMA
Imami, fushatë me fëmijët romë dhe thotë: Gratë

Tashmë përfshirja e fëmijëve në fushatë nuk përbën më lajm. Këtë gjë ka bërë edhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, me fëmijët e shtresës më të diskriminuar. Ai i ka detyruar fëmijët romë që të mbajnë në duar pankartat e tij, gjatë një shëtitje që u ka bërë atyre dhe prindërve të tyre, në tunelin e Elbasanit.

Ndërkohë, pak më parë ka organizuar një takim me të rinjtë dhe gratë, sipas të cilit, këto të fundit votojnë më shumë Berishën se Ramën, pasi nuk kanë besim tek kryesocialisti.

“Gratë nga natyra e duan jetën, sepse e prodhojnë jetën, janë më trime se burrat. Kush njeh jetën nuk ka frikë nga vdekja, prandaj e keni marrë me guxim, dhe ky guxim na shtyn, na mbështet emocionalisht. Jam shumë i lumtur që jam me ju vajza dhe gra për të bërë edhe këtë etapë të fundit të një fitoreje të madhe. Në Shqipëri do të fitojmë dhe kjo është e sigurt. Sulmi i PS është në një ose dy qarqe, ne jo vetëm që nuk do të jepemi, por ne do të ecim përpara dhe do të dalim shumë më mirë kësaj radhe”, tha Imami.

“Edi Rama është i verbuar nga dëshira për pushtet dhe nuk i sheh investimet që janë realizuar. Është një filozofi që 70 vjet e ka drejtuar këtë parti, sepse e dimë se kjo është Partia Komuniste. Dhe janë sërish ata, të cilët mendojnë se kur ata janë në pushtet, Shqipëria është mirë. Ne i themi mos dil nga autobusi Edi, rri në autobus dhe vazhdo se nuk ke për të shkuar askund. Gratë shqiptare e votojnë Sali Berishën më shumë se Edi Ramën. Nuk mund të kesh besim tek Edi Rama, ai nuk e mban fjalën. Dhe nuk e kam fjalën tek raportet private, por kur ai nuk i mbajti fjalën atyre që hynë në grevë urie dhe i nxori jashtë liste, apo premtimet për Tiranën duke e bërë bojëra – bojëra si një cinik ndaj qytetit të tij, nuk i dhëmb vendi i tij, qyteti i tij”, vijoi Imami./b.l

 

64 komente në “Imami, fushatë me fëmijët romë dhe thotë: Gratë s’kanë besim te Rama, ndaj votojnë Berishën (FOTO)”

  1. POSTA Shqiptare says:

    sa gjynah po me vjen per keta romet qe i ke genjyer me ndonje byrek
    turp te te vije qe blen vota ne kete menyre
    TURP!
    mos u merzit se pas 23 qershorit do te ta tregojme mire vendin!

    1. arditi says:

      po kur flet ky me grate o zot i madh, pse grate skane besim te rama kshu? apo keni gjet nje histori, ku vete rama ne bashki me shume punojse i ka pasur gra dhe ne programin fitues te tij , femra ka nje rol te rendsishem

      1. genti says:

        Po mir o imam mir se po del e po ben probagant per romet po me ramen ca ke se rama me ka ndihmu kete shtres nuk ka ndihmu tjeter, qe me sistemimin neper shtepia te nje pjese, me e madhja, deshte te ndertotnte dhe bregun e lumit, po ti qe do zgjerosh tiranen ca do besh, ku do i sistemosh me banim se sjane pak familje qe nbanojn ne buze te lumit.

        1. KINEZI says:

          TREGOJU SHQIPTAREVE Z. ARBEN IMAMI SE KU I KE LENE LEKET SE KE SHITUR MUNICIONET NE AFRIKE, TREGOJE SEPSE DUAM TA DIME TE GJITHE SEPSE JANE PRONE E SHQIPTAREVE DHE E MERITOJNE TA DIJNE SE KA LEKET SE DUHEJ TE ISHIN TE POPULLIT.

          1. ADELA says:

            TI PO NA THUA SE GRATE TE VOTOJNE TY DHE SALIUN?! PO IK MORE NJERI I DESHTUAR SE TI BASHKE ME QEVERINE TUAJ KENI DESHTUAR NE GJITHE DHE NUK KENI GOJE QE TE FLISNI, ME MIRE MBYLLENI GOJEN SE NUK MUND TJU DUROJME ME KETO SULME QESHARAKE QE PO I BENI OPOZITES!

        2. Sokol Metaj says:

          Po ti je nje njeri i paafte per kte sulmon Ramen, ti je njeri qe ke deshtuar ne gjithecka per kte sulmon Ramen, ju jeni qeveria me e deshtuar qe do te mbahet mend ndonjehere ne vendin tone, ju keni falimentuar ne gjithecka dhe tani dilni e akuzoni liderin e Opozites! TURP PER QEVERINE QE KEMI

        3. NJERI I DESHTUAR says:

          NJERI I DESHTUAR, NJERI I PAVLERE KE GOJE EDHE TE FLASESH ME GJITHE ATO TE KEQIJA QE I KE BERE POPULLI SHQIPTAR!

      2. koli says:

        Po mir me qe po flasim per romet ku do i cosh me shpia me kur te rregullosh tiranen, kur twe zgjeroh bulevarfin e te ndyshosh stacionin e trenit se se ke iden sa shume qe jane ato

      3. Endri says:

        Kjo skene eshte shume e turpshme sepse ai po shfrytezon varferine e tyre dhe paditurine e tyre dhe i mashtron shume kollaj dhe keta i shkojne mbrapa. nuk sherohet mjerimi me lemoshe more Imami. Rilindja ka nje program dhe nje plan per zhvillimin dhe integrimin e romeve. Shfrytezimi eshte nje veper e denueshme.

    2. orjona says:

      Mos pandehni ju se do arrini gje duke genjyer romet me pako ndihmash ushqimore. Ne radhe te pare nuk do t’i genjeni dot, ata do t’jua marrin pakot dhe vota s’do t’ju japin, ne radhe te dyte nuk do te arrini integrimin e Shqiperise pa arritur integrimin e komunitetit rom dhe implementimin e programit te dekades rome.

    3. DuaPune says:

      Lerini Romet rehat mer shkerdhata.

    4. Metri says:

      Ore avokati i popullit i shikon keto karlliqe qe bejne keta.

    5. holigesa says:

      Grate s’kane me besim tek qeverisja, ato ndihen te kercenuara dhe te diskriminuara, cdo dite vriten e dhunohen gra, dhe qeveria jone s’merr asnje mase, eshte teresisht indiferente ndaj cdo problemi. Nuk eshte te respektosh te drejtat dhe lirite e grave t’i nxjerresh me zor ne shesh te kercejne e te kendojne per Jozefinen.

    6. Besnik says:

      Ketij i them shfrytezim te njerezeve ne nevoje. U ka dhena naj 5 mije leksh dhe keta te shkretet kane ardhur dhe bredhin mbas ketij debilit qe nuk ja dine vlere votes. Ky Imami duhet te denohet sepse po perdor cdo lloj menyre per te siguruar vota. Shqiperia ka nevoje per njerez qe kane ide dhe vizion per zhvillimin e vendit.

    7. Alban says:

      Cfare investimesh ke bere ti more Imam per keta njerez qe sot i paske pas.Sa turp qe krenohet qe ka njerez mbrapa sepse ata nuk dine te lexojne dhe te shkruaje dhe si pasoje nuk dine se cfare bejne.
      Turo per kete qelbesire qe merret me te tilla gjera qe turperojne te gjithe shqipetaret kur e shikon nje gje te tille.

    8. lini says:

      Po kto romet a kane pasur ndonje ndryshim keto 8 vjet keto i pyete nje here meqe del e ben fushate me to e i premton kto 8 vjet cfare premtimi ke mbajtur per to???
      Apo pjese qe sduhet te dilnin publikishte keto deshtimet.

    9. KLEVI says:

      KJO QEVERI NUK KA SHPETIM, ME 23 QERSHOR DO TE LARGOHET SEPSE JEMI LODHUR ME GENJESHTRAT E KESAJ QEVERIE E CILA KA DESHTUAR NE GJITHECKA!

    10. herta says:

      Po mir keto se e dijm tani qe seshte se e vrasin shume mendjen per te ardhmen te pakten shumica prej tyre, kane lek sot mir skane me mire, e per punen nuk eshte se e kane problem, fundja fundja kendojn neper dasma e sju bje ndonjehere puna qe te thuash ngelin pa pune, e se vrasin shume mendjen se kush qeveris e mos perfitoni prej tyre.

    11. Lindi says:

      shqiptaret nuk kane besim tek Edi Rama??? Po kater mandate te fituara ne Tirane qe te fundit ti dhe kryetari jot hajdut ja vodhet, kush e votoi Edi Ramen??? Po ne 2009-en qe fitoi 10% me shume se partia jote kush e votoi Edi Ramen??? Je nje burracak i vertete, gjynah per ne Shqiptaret qe kemi ne parlament njerez kaq injorant qe nuk dine te flasin me fakte por vetem brrockulla si puna jote!

    12. poli says:

      te perdoresh femijet per fushate eshte nje gje shume e ulet, prandaj zoti imami lerini rehat ate te rriten edhe pak deri ne 18 vjet dhe pastaj mund ti perfshini ata ne politike, per te shpresuar te merrni ca vota me shume. atje ka arritur frika juaj sa e keni harruar qe femijet nuk votojne dhe nuk fitoni gje me ta, vetem percmim nga i gjithe populli shqiptar

    13. dengu says:

      se kuptoje si je kaq pa ftyre qe i mere tashi pasi i ke lene ne mjerim ne 8 vitet qe kaluan dhe tashi ben sikur po kujdesesh per ato !! dhe po lexoja artikullin me bere t edyshoja ne disa momente qe je ti apo nard ndoka qe po flete sepse ishin disa fjali shuuum te cekta po te cekta fare sa turp me i thene qe it je perfaqesues ne parlament !! turp tju vij

    14. remo says:

      Te ju ska me as zoti besim asnje e jo me njerzit !! me ramen eshte e tere shqiperia dhe e ka treguar qarte !! jo si ju qe jepni 3 kg miell, oriz, sheqer, vaj e makarona ne kembim te votes! dhe ketu jam 100000 % i sigurt qe i keni manipuluar ne kembim te shperblimeve qe te dlain e te vijn me ju !! ato te shkrete jan per buken e gojes dhe normale qe nuk do thonin jo

    15. Johnnie Walker says:

      rrofsh o ben imami se ja u bone endren realitet ketyre te gjoreve,me ne fund e bon edhe keta nje shetitje me autobuz……taksirat o beno se ke me prit nja 10-12 vjet sa te bohen edhe keta me votu

  2. Piramida says:

    Qenka kthyer me ne fund ne origjine. Tashti i ka mbetur te shesi gamoret dhe mushkat e romeve, se pronat e ushtrise i shiti. Ec Manjola! Perpara

  3. Flogerti says:

    ME KETO SHTRESA MERRENI JU O TE VABEKTE, ME TE VAFRIT QE I GENJENI ME PAK E ME TEJ I LINI NE BREG TE LUMIT PA NGRENE E PA PIRE, NE LUFTE PER MBIJETESE/ PALACO JENI E PER KETE ESHTE I GJITHE POPULLI QE DO JU NDESHKOJE ME VOTE RENDE KETE HERE O PALACO

  4. Emigranti says:

    Edhe imami gruan e dyte e ka kete sipas kesaj ideje edhe ky i ka inat grate pastaj nuk behet fushate me femijet rome qe nuk e dine se sa here martohen dhe sa gra kane baballaret e tyre
    Edhe Shrederi ish kancelari Gjerman eshte martuar 4 here Ne demokraci nuk eshte turp te ndahesh e te mmartohesh keto jane probleme personale sic eshte problem i tij sa here martohet dhe ndahet zeni i berishes

  5. Tina says:

    E dine keta se cben ti me armet, e dine keta se sa miliona ke djegur ti me kontrabande e sa eshte pasuruar familja juaj politike keto 8 vjet. E dine keta se me ate qe ju lyeni kepucen keta lyejne Buken? E dine keta te varfrit se c jete beni ju bejlere? Ja pra se ju sjeni njerez per njerez por njerez qe dilni e mblidhni vota

  6. sonila says:

    O imam, ne e dime qe ti di te aktrosh shume mire, qe shtiresh si i perzemert, qe punon dhe je i gatshem per t’i sherbyer popullit, por ti je i zhytur koke e kembe ne korrupsion bashke me qeveritaret e tjere te familjes Berisha.
    Mendon se do i genjesh romet me disa ndihma qe do i japesh tani per fushate?
    E ke gabim, as ata dhe as njerezit e tjere nuk mashtrohen me nga premtimet tuaja elektorale.

  7. tfala mamit says:

    Imamit qe i theu koken e dhembet, i beri cope dhe gruan saliu, duhet ti themi akoma DEputet?????????? KY ESHTE SKANDAL. KA SHKUAR TI GENJEJE ME NJE KACIDHE TE VARFRIT QE SKANE KU FUSIN KOKEN E KANE NGEL RRUGEVE.

    Jo o Imam jo, keta do te te thyejne ty dhembet me vote kundra kete here, e jo vetem keta por gjithe shqiptaret.

  8. Dean says:

    E ka nga eksperienca e Gruas se vet,Beni i mamit.

  9. RAkipi says:

    Ky eshte nje legen qe se ka shokun. NDenji pas saliut si zvarranik duke u bere jo sherbetor i popullit por i tutorit.

    Nje ish-profesor qe degradoi ne kriminel qe shiste arme e me ato arme vriteshin njerez nderkohe qe behej qameti nga bota.

    Ky palaco burre qe na turperoi ne sy te botes me thyerje rregullash ne NATO. plere

  10. klara says:

    Po si nuk ka turp ky Imam ballajdia qe u del perara Romeve, qe nuk i ka paqre ndonjehere me sy, nuk e di se ku i kane ata baraket e as nuk i ka interesuar ndonjehere ti pyes si e kane hallin… Cfare nuk bejne per vota keta te pafytyre.

  11. kevi says:

    Romet ne Elbasan jetojne neper baraka, nuk kane as uje e as drita ndersa Imam Ballajdia me pafytyresin me te madhe shkon e u kerkon voten. Turp ti vije.

  12. Maksi says:

    po sju do njeri juve po dhe keto e vej me bast qe i keni premtuar gjera falas rrugve dhe te shkrete kan hypur me ty dhe bejn kshtu !! se tju donin juve sdo ishin aty ku jan ne meshiren e fatit dhe te lene mas dore dhe pa shkolle e pa asgje per te ardhmen !! Turp tju vij qe beni vetem 40 ditet e fundit kshtu si te dashurum

  13. liri a vdekje says:

    hajde fushare hajde po me kto thashetheme do fitoni mor bajga po cfar do beni ket duhet te dime ne qe tju votojme jo pse grate ken frike nga rama o pusht imami

  14. tea says:

    A i ka pare njehere se ne cfare kushtetsh skandaloze jetojne Romet ne Elbasan ky Imam Ballajdia, apo i mbledh si delet me nje 5 mije leksh e thote keta do votojne PD.

    1. poni says:

      Tashmë përfshirja e fëmijëve në fushatë nuk përbën më lajm. Këtë gjë ka bërë edhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, me fëmijët e shtresës më të diskriminuar romet, te cilet i ka detyruar qe te shkojne aty, nderkohe kurre nuk ka pare se cfare kushtesh kane ata

    2. fadili says:

      ne fakt te besh ket qe ben imami qe ti fusi femit per fushat esht kunder ligjit po imami kur nuk di me zbatu ligjet e imamit e NATOS si mund te zbatoj ligjet e tjera?

    3. ona says:

      denonconi sa me shume raste te tilla sepse eshte nje turp i madh , pretendojme per zgjedhje te lira por manipulimet e partis demokratike nuk kane te sosur ndaj ne duhet ti themi stop ketij fenomeni, ata po tallen me shtresen me te dikriminuar tonen, ky eshte kulmi si vjen turp palo burra

  15. ganiu says:

    nuk kam asgje me ramen por romet po imami paska marr nje pjes te madhe duke i mashtru me nej thas me mielle!! ne keto foto qe shoh imamin paska marr te gjith femit e rruges … ky esht turp imam ata femi ti duhet ti privilogjoje po ju skkeni ber asgje

  16. sali berisha says:

    ORE KOQE PO UNE TE DHASH MILIONA TE MBLEDHESH VOTA PER PD JO AHENGXHITE TE TALLIN ALLATET ME PD ,,,

  17. palla says:

    Lexoni me kujdes menyren e te shprehurit dhe llogiken e Arbenit, e do te kuptoheni qarte niveli shume te ulet intelektual te ketij teveqeli.

  18. franci says:

    ehhh te shkret rom qe genjehen me ket imam!! i jep 50 mije lek per nje vot dhe dhe per 4 vjet vetem vuajtje!! rom beni qef me imamin po voten jepjani rames!! se per 8 vjet shteti ska ekzistu ndonje her per ju

    1. dona says:

      Imami ka detyruar fëmijët romë që të mbajnë në duar pankartat e tij, gjatë një shëtitje që u ka bërë atyre dhe prindërve të tyre, në tunelin e Elbasanit, turp ata jane te varfer e sdine cte bejen ndaj sillen keshtu, ata po i perdorin

    2. tropojani says:

      Ti po xhiron film, mor karabush qe su bane kurre artist. je nje koqelepires I gjithe atyre qe ta kerkojne

  19. dona says:

    joooo nuk besohet , gjynah qe njerez te tille kane arrit kulmin e varferise sic jane romet dhe duke qene se qeveria ka 8 vite ka mashtruar e rrenuar dhe i ka lene njerzit ne meshire te fatit dhe ne erresire, stop jepini fund , ku eshte qeveria ???

  20. Metri says:

    Ky eshte nje nga shume Rrotat e K…ve qe ka PD.

  21. ARRIXHIU says:

    Hahahaha sa kom qesh ere,popse ere kujton ti se do genjesh shtresen tone te arrixhinjve ti o ministro i mbrojtes i ushtrrise tone,ore se harova une,pse kemi ushtrri neve ere? ca thu ti ere ne kemi ushtrrin ma te forte t NATOs. ere si ke pa ti er se sa fryk kane Talebanet nga ushtare Shqiptare? Talebanet e dine se kush eshte ministerr prandaj tremen nga Imom Bajalldia.Ooooo shtresa ime e arrixhinjve kujdes mos harroni ky ishte Gjenerali i tankeve ne vitin ..97 dunte tna vriste Saliun kumandantin tone,e dini pse? se padashje Saliu i thevi nofllen e ja boni dhomet e dhemallet kacurrel.

  22. eri says:

    merrni masa urgjentisht per kete qe po ndodh ata jane njerz sit e gjithe ne nuk jane kafshe e meritojne respekt qe po mundohen te mbijetojne dh te marrin fryme nga pak, qeveria duhet te ishte ne dijeni dhe te kishte nderhyre keto sjane arritje

  23. grejsa says:

    ky hajduti i miliardave nga fondet publike, na del dhe na ben moral. po normal se keta njerez nuk kane moral, nuk ka hajduti moral.

    pd-ja ka mbajt ne qeveri tere hajdutet e shqiperise, nen hijen e ministrave. keta njerez duhet te largohen nga parlamenti dhe te gjykohen per gjithcka qe kane bere ne keto 8vjet. pasi ato cka kane bere me pare i kane rregullu dokumentat mos te gjenden me krimet e tyre.

    nuk dua asgje me shume …se tu dali nga hunda ajo cka i kane bere ketij populli nder vite….

    do votojne rilindjen per nje shtet ligjor!

    do votoj nr.29 per veten time!

  24. gabi says:

    Beni eshte kalama per vete.Eh c’na bere mor Sali!

  25. Argita says:

    O imut nuk ke turp shite ushtrine dhe shkon genjen arixhinjte,si jeni katandisur sa turp ,nuk e genjeni dot popullin o imut

  26. ganiu says:

    imami mor imam shi ku ke perfunduar te mashtrosh romet e shkret qe luftojn cdo dit per capen e bukes! ti besh pak qef dhe ne kembim te te japin voten !! po romet e kan mesuar stilin do bejn qef me ty po voten ta shohesh ne enderr

  27. BERISHA LARGOHU. VOTA PRO BERISHES ESHTE SHARLATIZEM DHE KAFSHERI. says:

    C’fare eshte kjo babezi?

  28. tanja says:

    Femijet rome, por jo vetem femijet edhe te rriturit lypin rrugeve te qytetit gjithe diten per te mbajtur shpiertin gjalle, ndersa Imami qes eshte bere supermiljarder me pasurit e shqiptareve i rren me nje 5 mije lekshe te vjeter e u thote mbani ne duar pankartat e PD.

  29. Ushtaraku says:

    Arben Imami, njerezit qe te njohin e dine se cfare plehre je ti, nje superordiner, agjent i klaneve me antishqiptare greke, degjenerues institucionesh, funderrine.

  30. Koke Llulla says:

    Grate duket sikur nuk kane besim tek Rama.
    Grate nuk kane besim tek Berisha sepse ai premton dhe nuk ben gje.
    Grate duan pune nuk duan llafe.
    Grate jane pasuria me e madhe e kombit tone. Jane mrekulli kombetare.
    Berisha nuk e menaxhon dot kete lloj pasurie – humane.
    E provoi 23 vite ne politike.
    Imami ben mire te vere callmen ne koke, dhe doren nga mbrapa – sa nuk eshte vone.

  31. myzeqari says:

    Ore Imam legeni ore mos e ka fiksim gruja jote gje Ramen se nja dy here i kam pare une te japin e marrin shenja me njeri tjetrin. Nje rast po ta tregoj une gjate festimeve te 100 vjetorit. Rastin tjeter kujtoje vete ti ne nje samit e ke vete parasysh ti. Po rri more legen minister shiko gruan tende se po te shkerdhehet dhe spo e merr vesh.

  32. mira says:

    te gjithe votojne berishen se e ka bere vendin per ta votuar.ka ditur ti mbeshtese te gjithe pa dllime.

  33. alban4eva says:

    a thua valle ti kuptojne femijet rome fjalet, “cinik” , “etape”..? ehh mor Imam ballajdia, aktor i deshtuar, nuk e ke idene sa i trashe do jete kercuri qe do te te hyje ne b…!!!!

  34. liu says:

    imagjino ku kane aritur keta te pd tallin bythen me keta qe flene rugeve lluku-lluku babashta

  35. bruxelles says:

    pse jan kaq te poshter dhe te peshtir keta kelyshat e saliut

  36. leta says:

    po normale qe sdo gene besim grate tek rama,dihet shume mire qe edhe ai si ka shume qef grate,nga historia qe ne njohim edi rama mendon vetem per ti dhu7nuar femrat…gjithsesi me vjen mire qe zoti imami ka shprehur mbeshtetje per kete komunitet,kjo tregon qe qeveria jone nuk i distancon njerzit ne asnje moment…perpara zoti imami fitorja eshte me ju…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje