SKANDALI/ Qeveria liron për zgjedhje kriminelë nga Durrësi dhe Fieri. Ja lista!

20 Qershor 2013, 22:05Politika TEMA

Nga Lindita Çela

 

Kriminelë, të dënuar për trafikim të lëndëve narkotike, anëtarë të bandave kriminale e deri tek doganierë të dënuar për korrupsion, janë armata e të burgosurve që qeveria po shfrytëzon në këtë zgjedhje elektorale.

Duket se partia në pushtet po përdor çdo mekanizëm për të fituar zgjedhjet e 23 qershorit.

Madje dhe të burgosurit janë shpërblyer me leje në këtë muaj. Sipas dokumenteve që ka mundur të sigurojë “Fiks Fare”, bëhet fjalë për hartim listash të të burgosurve që kanë fituar lirinë për një muaj.

Bie në sy se të dënuarit janë kryesisht në zonën e Durrësit, në një zonë ku kandidat për deputet është Ministri i Drejtësisë  Eduart Halimi dhe në Fier, një zonë kjo ku partia në pushtet e ka të vështirë sigurimin e mandateve.

Sipas dokumentit, bëhet fjalë për të dënuar që kanë kryer vepra të rënda penale si vrasje, grabitje, trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike apo dhe të akuzuar si anëtarë të bandave kriminale.

Pikërisht këto njerëz, për të cilët Policia e Shtetit ka organizuar operacion super të bujshëm, kanë lënë qelitë këto ditë e po shijojnë lirinë në këto kohë që përkon me fushatën zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

 

Të dënuarit e liruar me leje

 

Eno Naci

Pas disa ditësh kërkimi, forcat e rendit kanë arritur të arrestojnë 21-vjeçarin që tentoi të vriste moshatarin e tij. Eno Ymer Naci, 21 vjeç, lindur dhe banues në lagjen nr.7 Durrës, me arsim 8 klase, ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati Policisë Durrës.

 

Emiljan Taipi

Një grua shtatzënë dhe një foshnje janë terrorizuar dhe dhunuar  brenda shtëpisë së tyre nga Emiljano Taipi. Rasti i fundit shton skedën personale kriminale të Emiljan Taipit nga lagjja periferike e Shkozetit në Durrës. Burimet policore bënë të ditur se Taipi ka qenë i dënuar dy herë më parë për veprën penale të vjedhjes dhe dhunës së ushtruar ndaj qyetarëve.

 

Emiliano Keçi

Deri në vitit 2010 ishte person shumë i kërkuar nga policia dhe drejtësia për disa akuza të rënda trafiqesh. Emiliano Keçi është dënuar në mungesë nga Gjykata e Pizës në Itali më datë 15.04.05 me vendimin nr. 400/05 për veprat penale të “trafikimit të lëndëve narkotike” dhe “favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit” me masën e dënimit me 9 vjet e 6 muaj. Arrestimi i Emiliano Keçit pason disa arrestime të tjera të atij që në Itali quhej si “grupi Keçi”. Disa nga anëtarët e “grupit Keçi” janë të dënuar me vendim të formës së prerë në Itali.

 

Menduh Koçi

Sipas vendimit të gjykatës, Menduh Koçi nga Fieri është dënuar për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij për korrupsion.

 

Napoleon Çipi

Me vendim gjykate, Napoleon Sulo Çipi, është dënuar për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 283.2 të Kodit Penal është dënuar me shtatë vjet burgim.

 

Petrit Sulejmani

Operacioni i koduar me emrin “Kompas”, i përqendruar në Fier, vetëm pak ditë pas arrestimeve të bujshme u pasua me arrestime të tjera në Fier. Ndër të arrestuarit e radhës ishte edhe Petrit Sulejmani, 40 vjeç, nga Fieri. Arrestimi është pasuar edhe me bllokimin e 11 kg heroinë.

 

Rigels Kaja

Pas një ndjekje përreth 15 minuta, forcat e Sektorit të Operacioneve Speciale bënë të mundur arrestimin e Rigels Agron Kaja, 22 vjeç, dhe sekuestrimin e sasisë rreth 85 kg lëndë narkotike. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Rigels Kaja, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe një automatik tip kallashnikov.

 

Mitat Dautaj

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 52-vjeçar, i akuzuar për favorizim të trafikut të paligjshëm të klandestinëve. Mitat Riza Dautaj është kapur pas një survejimi disajavor. Ai ka ndihmuar grupe klandestinësh për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, kundrejt fitimit prej 600 eurosh për person.

 

Sali Ndregjoni

Policia e Durrësit, që u vu në ndjekje të disa të rinjve që dyshoheshin për vjedhje, u ballafaqua me një realitet më kriminal. Gjatë kontrollit në banesat e 2 shtetasve, ata gjetën pistoletë me silenciator dhe bombë me telekomandë, përpos shumë gjërave të vjedhura si makina, aparate celulare e digjitale e miliona lekë. Në kuadër të operacionit të koduar “Kasaforta” janë arrestuar në flagrancë shtetasit Arbër Bardhi 21 vjeç, Sali Ndregjoni, 19 vjeç.

 

Shefki Kabashi

Më datë 25.12.2010, ora 22.30, u be arrestimi në flagrancë i shtetasit Shefki Kabashi, 32 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar autoveturën tip Toyota ka përplasur këmbësoren V.P., 8 vjeçe, nxënëse e klasës së dyte.

 

Ver Keci

Policia e Tiranës organizoi një operacion të koduar “Bag”, i cili u finalizua me sekuestrimin e 600 gram kokainë me një vlerë prej 60 mijë eurosh dhe arrestimin e Ver Kecit, banues në Shijak. Keci akuzohet si shpërndarës droge të llojit kokainë. Mësohet se Ver Keci ka qenë edhe me parë i dënuar për shfrytëzim prostitucioni në Itali.

 

Xhevat Bregu

Një 20-vjeçar nga Fieri është qëlluar me thikë nga 42-vjeçari Xhevat Bregu. Bregu mësohet se e ka ndjekur të riun nga pas për pak minuta, pas një debati të ndodhur disa metra më tutje dhe ka mundur që t’i afrohet sapo ai ka hapur portën e shtëpisë. Burime nga grupi hetimor i ngritur për ngjarjen tregojnë se Sinanaj është qëlluar tre herë me thikë.

 

Xhuliano Muhametaj

Policia e Durrësit arrestoi në flagrancë Xhuliano Muhametajn, lindur e banues në lagjen nr. 17 Durrës. Ndalimi u krye pasi me datën 3 mars, në lagjen nr. 13 në Plazhin e Durrësit në Sektorin “Hekurudha”, në bashkëpunim ka kryer vjedhje në lokalin “REAL” .

 

Zamir Malja

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana ekstradoi nga Athina drejt vendit tonë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Zamir Isuf Malaj, 26 vjeç, lindur në Fier.

43 komente në “SKANDALI/ Qeveria liron për zgjedhje kriminelë nga Durrësi dhe Fieri. Ja lista!”

  1. KASTRIOTI SVERIGE says:

    KJO ESHTE POLICIA SHQIPTARE!
    ILIR XHAKJA NUK QENKA NE LISTE, APO ESHTE LIRUAR ME PERPARA ?

    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/policia-shqiptare.html

    1. qendrim says:

      Ku pyet kjo qeveri per skandale, s’ka me turp dhe madje i ben te gjitha haptazi per te treguar se eshte e forte dhe s’trembet nga askush, prandaj me 23 qershor do te t’i tregojme qeverise se ne jemi me te forte dhe s’mund te kaloje mbi ne, te gjithe me 23 qershor per #29.

    2. alesia says:

      Për të gjitha këto, Sali Berisha s’meriton vetëm të zhduket një orë e më parë nga zyra ku qëndron, por shumë më shumë. Duhet dënuar me ligjin e grupit kriminal. Ne, të rinjtë në moshë e ide, në gjykim e botëkuptim, s’do ja falim kurrë.

    3. Flavio says:

      Keto jane vetem nje pjese e te liruarve te Saliut por ne diten e zgjedhjeve do te liroje me shume sepse atij i duhen shume njerez per te bere presion ketij populli. Por le te liroje gjithe kriminelet e kesaj bote nuk ka se cfare i ben deshires se gjithe popullit per ndryshim. Rilindja do te coje ne burg Saliu me keta kriminela qe ka liruar.

    4. Ilir says:

      Kane dale shoket e Saliut per te bere punen e tij. Ai me te tille njerez ka arritur qe ta trembe kete popull, por tani eshte e pamundur fare qe ti trembe keta njerez sepse ata te gjithe do te votojne per Rilindjen. Shqiepria nuk mund te rrije me ne duart e Saliut.

    5. Dule Jevgu says:

      O prinder, po shikoni se si i perdor parate tuaja Astrit Velia i UFO-s dhe ai Cili i UET per te blere vota per babin e Argites, qe eshte ne te vertete pronarja e ketyre shkollave si ne fshatrat e Europes. Vetem dje te dy keta horra kane paguar me para ne dore votues ne Berat e Librazhd, me mijra euro nga djersa juaj per te mbajtur e majmur Argiten dhe plakun matuf.

  2. tourkofagos says:

    Dhe te gjithe korrake shqipfoles ,,,,,,

    1. Tina says:

      Na vodhi e na shiti
      Krahas masakrave të bëra në jetën në jetën e popullit të tij, ai smundi të rrinte as pa u vetëpasuruar po në kurriz të popullit. Populli nga ai është përdorur vetëm si instrument prej nga ku mund të pasurohej e pasurohej jo vetëm ai por dhe vetë familja e tij biologjike e ajo politike

    2. lini says:

      keta jane borgjeze te vegjel qe dalin nga burgjet. Kjo duket qartë në çdo shitje të pasurive kombtare, në çdo marrveshje për shitje pasurish ku, klientët e tij merrnin githçka me konkurencë zero. Që nga tederat më të thjeshtë e gjer tek ata më të kamurit, sekserët dhe klientët e tij bënin kërdinë. Rastet janë që nga Alb Petrol e gjer tek minierat e vdekjes ne Bulqizë.

    3. Qytetari says:

      Turkofagos, po ku je o malaka.

      Ke humbur fare.

      Na mori malli.

      Edhe Hajriun dhe Ziken i ka marr malli per ty.

      Si thua do vish te votosh pasneser apo jo. Kujdes kur ta hedhesh voten.

  3. Besnik says:

    Keta jane njerezit qe Saliu do ti perdore per te dhunuar njerezit dhe per tu bere presion per te marre voten. keta njerez e kane vendin ne burg por Saliu po i liron per ti vene ne sherbim te tij. Kjo eshte qeveria e Saliu qe vetem vjedh cdo gje me forcen e dhune dhe te terrorit.

  4. joana says:

    ehhh cplera mer zot kujtojne se duke i bere terror popullit do te fitojne vota,populli e di mire se po pranoi presionin ne 23 qershor do ti duhet te pranoje kete presion per 4 vjet

    ne smund te pranojme te qeverisemi nga kriminela,berisha dhe klani i tij jane te lire dhe tnai po shtohen disa kriminele te tjere qe rendin te lire ne shqiperi

    mos e hani presionin njerez,nese ju kercenojne thoni sse do votoj 44 POR VENDOSNI KRYQIN TEK NR 29. PS eshte rilindja eshte shpresa e vetme e ketij vendi

    1. Flogerti says:

      jo vetem per keto por per gjithcka do denohet me vote kunder.Janë të panumërta denoncimt që bëhën nga opozita për afera të tjera stratosferike, për miliarda euro të dala nga vendi në llogari të Familjes Berisha por, siç di të bëjë një dictator në largim, ai vijon me gjuhën e presioneve. Vendos gjoba pse thuhet e vërteta, vret pse kërkohet e drejta.

    2. albano says:

      keto i lirojne drejtoret e burgjeve qe jane paguar pak dhe kane nevoje per lek prandaj ju gazetaret mos shpifni kot se nuk do ta fitoje votat me dhjete te burgosur qe nuk votojne kur drejtori i burgut lejonte te burgosurin te shkonte me leje ne shtepi se paguante ishte faji i berishes jo jo ky eshte mentaliteti i shqiptarevet pike dhe asgje tjeter pastaj rama i morri te gjithe greket ja pagoi rrugen per te votuar per ate nuk e i shihni ju keto ju gazetaret duhet te jeni realiste mos ;;;::: per social comunistat dhe folni pak per ndryshimet qe po behen ,,;;;;

  5. LESHTERIK CURRILA says:

    ujqeR NUK ME DUKEN POR KUJDES CAKENJTE QE DUHET TE ISHIN NE VENDIN E TYRE

    1. genci says:

      E pra, janë të gjitha këto e shumë e shumë të tjera që ne ndoshta si dimë, që na shtyjnë të mendojmë se jo, Sali Berisha nuk meriton thjesht të shporret nga vendi ku qëndron kapardisur, por meriton që paskësaj të njohi drejtësinë dhe forcën e vërtetë të ligjit.

  6. maksi says:

    Seshte se habitem nga keto qe po degjoj dhe nga keto qe po shof !! thjeshte i lutem zotit qe mos te ndodhin vdekje dhe krime te pa inmagjinushme!1 jemi bere sikur jetojm ne ferr qe lirohen djajt si ne purgatorin e dantes !! identik kshtu po me duket vetja nga keto lajme!! sa me shume zvogelohen ditet e aq me shume behet e veshtire te jetosh ne kete komunizem qe berisha e ka krijuar

  7. Serxhio says:

    Kjo qeveri e ka bere rruge, qe te nxjerre te burgosurit nga burgu per te trembur elektoratin, se vetem keto menyra njeh per te fituar vota, shantazhe, dhune, krime, blerje, se me pune te paster nuk fiton asgje.
    Por gjithsesi ne e kemi hequr friken, nuk i trembemi me saliut, dhe do shkojme te votojme te sigurte per fitoren e Ps ne keto zgjedhje.

  8. D12 says:

    kjo eshte qeveria e kriminelit dhe komunistit sali qe ka nxjerre nga burgu te gjithe shoket e tij kriminel dhe e ka mbushur partine e tij gjoja demokratike me komunista dhe kerkon qe te bej zullume ne shqiperi per zgjedhjepor nuk ka per tja arritur sepse shqiptaret nuk tremben menga saliu dhe qent etij qe tashme jane te gjithemekoken e ulur

  9. Albert says:

    Drejtesia u shkel me kembe perseri sepse keta kriminele u leshuan per te bere nje tjeter krim shume me te madhe. Drejtesia ka vdekur ne kete vend dhe e vetmja gje qe mund te ngjalle dhe ta kthjeje ne normalitet eshte Rilindja dhe ne do ta kthejme ne realitet sepse ne besojme ne qeverisjen e Rames dhe te njerezeve te tij.

  10. malua says:

    Po mire keta zotnite kriminele nuk kuptojne nje gje qe :
    SALIU RA nga FIKU dhe se ata eshte super e sigurte qe 8 vjet do jete EDI RAMA ,po keta ku ne pi…te semes do vene keto 8 vjet ,se ata boll te rrine 8 vjet ne burg qe do lene dhe leshin jo ato qe kane grabitur dhe do dalin pas 8 vjetesh te LEQENDISUR .
    Fytyre me te poshter nukmka patur ndonjehere mbare kombi shqiptar ,bile ,bile do te thoshja qe ky MONSTRA SALI ja ka kaluar dhe “MITIKUT TRADHETAR ” ESAT PASHE TOPTANIT .
    O TEMPORA o mores !!!!

    1. Besnik says:

      Nuk kemi frike fare nga keta kriminelat e Saliu sepse ne jemi ne rrugen tone. Ata le te nxjerrin sa te duan pengesa eshte e pamundur qe ta ndalin Rilindjen. Shqiperia ne dore e kriminelave te Saliu do te pastrohet nga Rilindja, qe do te sjellin votat e shqipetareve.

  11. daniel says:

    nuk trembet me njeri nga alabaket e saliut sepse shqiptaret jane te vendosur per te shporrur te gjithe kete salistat dhe pas zgjedhjeve te gjithe kta qe mund te bejne trazira do te perfundojne ne gurg perseri por kesaj rradhe do te marrin mevete edhe ata qe i nxorren tani perpara zgjedhjeve

  12. tiku says:

    te gjithe keta burgaxhinjete nuk kan per te prekur dot standartet e zgjedhjeve sepse ato do te ruhen me fanatizem nga qytetaret dhe nga Partia socialiste qe eshte pergatitur per te gjitha skenaret kriminale te sales

  13. bbb says:

    Të dënuarit e liruar me leje

    Zyko Zilja

    Hajdut pulash dhe rosash, me arsim 4 klase, ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati Policisë Durrës.

    Taip Taipi

    Kriminle, ka vrare 4 vtea por eshte bere pu=ishman qe nuk vrau te pestin.

    Maqo Zullumi

    Hajdut xhepash. Ne nje nga tentativat per vjedhje vret dy pleq. Ka qene themelues i PDse ne fshatin Bishtdredhas

    Hysen Hasani

    Ishte është dënuar për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij për korrupsion. Sipmatizant i LSIse. Ilir Meta ka fjetur dy here ne shtepine e tij me 2009.

    Peco Leshollari

    Tregtar i madh heroinë.Themelues i PSse ne fshatin Gropaj.

  14. Gjaksi says:

    Ama doli. Do ja ndini emnin…

  15. Majlinda says:

    Mjere ne per vendin ku jetojme. Nuk ka dite qe nuk shohim turpe te tilla. Rilindja eshte e vetmjha rruge!!!

  16. Ilda says:

    Saliu duhet cuar mbrapa hekurave pas 23 qershorit bashke me keta e shume te tjere me te cilet bashkeqeveris ! I ka hyre frika deri ne palce dhe do tja fusi edhe popullit opozitar kete frike furacaku. Por, RILINDJA do te ndodhi ne 23 Qershor, do apo nuk Sali Rrenimi !!!

    Edi <3 Rama

  17. James Bond says:

    Po po, ashtu sic I mbrojti para dy vjetesh per bashkine e Tiranes.

  18. tomas says:

    po pse mos te lirohen kur kane saliun ne pushtet?ja dhe nje tjeter arsye pse nuk duhet votuar sali berisha dhe nje arsye me shume se pse ai duhet te vihet perpara drejtesise dhe te marri vendimin maksimal,qe do te thot burgim te perjetshem.

  19. xeni says:

    edhe kjo te mungonte o sali.pasi perpiqesh te friksosh popullin me ane te medias tani ka ardhur koha qe ta friksosh dhe ne terren.kjo eshte thjesht nje arsye me shume se pse duhet votuar rilindja.qe te fusi ne burg te gjith ato qe e meritojn pavarsisht titullit qe ato mund te kene.

  20. Maskarada Radhes says:

    Te behen publike permes ekranit fotot e ketyre te burgosurve ne menyre qe qytetaret t’i njohin dhe te kene mundesine te informojne mediat dhe opozitaret ne rast se ndonjeri prej tyre do t’u bejne provokime, presione apo dhe kercenime votuesve para qendrave te votimit.

    Kjo eshte maskarada e radhes e cakenjve komuniste qe fshehin surreterit gjithe bloze prapa maskave te qelbura te lyera me boje blu. Vota e lire do te ndeshkoje si kurre ndonjehere keta pseudodemokrate burracake, ofendues, shpifes dhe intrigante.

    Vota e lire do t’ua skuqe veshet mire ketyre palacove qe nuk lane gje pa sajuar e shpifur kunder opozitareve, qe nuk lane gje pa bere per te shtypur levizjet qytetare qe duan te shprehin hapur pakenaqesite e tyre ndaj keqqeverisjes, ndaj mosfunksionimit te ligjit, ndaj praktikave vetshkaterruese te mosndeshkimit, ndaj korrupsionit te hapur, ndaj rritjes se cmimeve, ndaj pabarazise sociale, ndaj futjes se percarjes midis besimtareve me perkatesi te ndryshme fetare, etj. etj.

    Pasneser te gjithe njerezit e ndershem, njerezit e dijes, te punes, te vetmohimit e te sakrifices, te gjithe patriotet dhe atdhedashesit shqiptare nga veriu ne jug pa dallim feje dhe krahine duhet t’i bashkohen socialisteve per te miren e vendit te tyre, per mireqenie dhe zhvillim.

    Te dielen te gjithe kryqin te 29-ta.

    RILINDJE!

  21. miri suedi says:

    mire kane bere qe i kane liruar…….se nuk ka vende per te gjithe ,se mbas qershorit do kete dyndje per ne burg jane shume thone gojet e liga…………………………………………………..

  22. malo says:

    Fakti qe kjo qeverri dergon me leje kriminel te burgosur ne diten e zgujedhjeve tregon se akuzat si qeverri e krimit dhe trafiqeve eshte jo vetem e saket, por edhe me e pakta qe mund ti thuhet. Krimineli i liruar do ti sherbeje vetem qeverrise se krimit dhe qeverrija Berisha eshte e tille. Prandaj duhet perzene kjo qeverri antishqitare. Edhe “juristi Halimi” kthet keshtu ne jurist i krimit.

  23. alban4eva says:

    skandalet e kesaj qeverie nuk kane te sosur, kjo dihet. tashme na u regj lekura me pislliqet e S-halè serbit dhe bandes se tij.

    shqiptaret te mos ankohen me, nuk ka me kohe per tu ankuar dhe per te vajtuar. pasneser, shqiptaret, nese do kene dy fije mend ne koke, do marrin ne duar fatet e tyre…!!!

    uroj qe te bejne zgjedhjen e duhur..!!

  24. arjanita says:

    Pse habiteni?
    Kryebanditi kriminel kerkon mandatin e trete per te
    sunduar kete vend.

  25. juliano says:

    SHTET KRIMESH,SHTET HARBUT,TERRORIST,SHTET HAJNASH I FELLIQUR,KJO ESHTE E PATOLERUESHME,ZHDUUUUUUUUKUNI 1ORE E ME PARE,ME 23 QERSHOR RILINDJA E NJE SHTETI DHE RINGJALLJA E DREJTESISE

  26. Ahmet Synej says:

    E po te lirosh te denuarit ne prag zgjedhjesh “me leje” kjo eshte per te vene duart ne koke!!!

    A ka President ky vend, apo ai kruan mustaqet… O Zot c’behet ne kete vend.

    Vetem ambasadat mike flasin, te tjeret heshtin prej frikes se hakmarrjes primitive te Salistanit.

    Kur do marrin fund nje here e mire keto aventura te rrezikshme. Gazetare patriot pyesni shtetaret n’ c vend anetar te NATO-s apo qe aspiron te hyj ne BE bejne vaki keto akte. Ministri Drejtesise eshte nje bishtuk teper i rrezikshem. Servil i lindur. Mos prisni me, te gjithe ne votime, numrin 29 dhe te clirohemi.

  27. SHEFQETI says:

    KETE PUNEN E LEJEVE NUK DUHET TA KISHE BA O MINISTER DREJTESIE O KALAMA I SHPIFUN.PAS DATES 23 DO TE VEME PAMPERSA FIRMATO

  28. arber says:

    KY ESHTE MODELI ME QESHARAK I SHTETIT SHQIPTAR TE DREJTUAR ME MBURJE NGA SALI BERISHA.ASNJE KOMENT SMUND TE DESHMOJE ME SE MIRI ATE CKA NDODH NE SHQIPERI ME KETE VEPRIM TE FUNDIT TE KRYER NGA QEVERIA.DEGRADIMI I SHTETIT SHQIPTAR PERDHOSJA E TIJ NE CDO STRUKTURE KU TENTON TE FUNKSIONOJE ESHTE NJE NGA PRIORITETET E ZOTERISE KRYEMINISTER PERBALLE ‘ustallareve’ME MBURJE E KEMBENGULJE AI DON TE COJE GJITHCKA NE ZERO.23 qershori duhet ti jape fund njhere e pergjithmone eksperimenteve me shqiptaret dhe shtetin e shumedeshiruar te tyre.

  29. un po vuaj denimin perse abuzoni me emrin tim???? Emiljano keci

  30. Rio says:

    Kta qenkan interesant.E din kta qe jetojm ne epoken e internetit dhe cdo gje meret vesht per 5 minuta kudo. Nuk e kuptoj edhe nje person me dy fare mend qe do te votonte PD me kto sjellje ka rrezik mos ta votoje me…Pushtetin me cdo kusht…Cpaskan qene…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje