FRD: Ky proces zgjedhor do sjellë një kapitull të ri në politikë

23 Qershor 2013, 18:03Politika TEMA

Fryma e Re Demokratike u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin për të votuar, duke theksuar se kështu dëgjohet zëri i tyre.

Zëdhënësja e FRD, Eni Feruli, tha se FRD është e bindur se ky proces zgjedhor do të sjellë një kapitull të ri politik në Shqipëri.

“FRD ka bindjen se ka ardhur koha që vota masive qytetare të përcaktojë Shqipërinë e nesërme, dhe sot, kushdo që ka pasur pakënaqësi apo zhgënjim, kushdo që ka dashur që gjërat të ecin më mirë, që qytetarët të dëgjohen dhe të respektohen në të drejtat e tyre, që zëri juaj të këtë vlerën e duhur, sot është koha të flisni. Flisni me votë.

Me këtë rast FRD shpreh sigurinë dhe bindjen e plotë se procesi zgjedhor, që po përfundon, do të sjellë një kapitull të ri politik në Shqipëri, duke i dhënë fund modeleve të vjetra të tranzicionit, të cilat edhe sot krijuan ngjarje të rënda dhe cenuan jetët e pafajshme dhe solemnitetin e aktit të votimit. Ndaj bëjuni pjesë e këtij procesi, sa më parë, sa më shumë, sa më aktivë, sa më të bindur se po bëni gjënë e duhur. Votë masive për mbylljen e tranzicionit. Votë masive për shtetin që na mungon dhe qytetarët, për qytetarinë dhe moralin politik,” tha Feruli./ep

3 komente në “FRD: Ky proces zgjedhor do sjellë një kapitull të ri në politikë”

  1. Po pergatitet manipulimi says:

    Burime te sigurta na thone qe eshte duke u pergatitur manipulimi i ketyre zgjedhjeve edhe kete radhe. Fillimisht do te numerohen kutite e zonave te sigurta te PD, pra ato zona ku tradicionalisht PD ka patur nje diference te larte. Pasi do te futet ne xhep rezultati pozitiv per PD ne keto kuti manipulimi do te ndodhe ne dy drejtime: objektiv dhe subjektiv. Objektivisht ne menyre operative do te tentohet te prishet procesi i numerimit te votave ne kutite “e mira” per te majten duke shpresuar deri pezullimin e procesit dhe transferimin e kutive prane KQZ. Keto kuti te mira per te majten qellimisht do te lihen per ne fund. Per shkak te numrit te larte te kutive qe do te numerohen ne KQZ dhe “pamundesise logjistike” se strehimit te tyre ne KQZ, keto kuti do te dergohen ne Lunder nen shoqerimin e policise (Flamurit, Ferd Pones, Arben Ristanit) ku gjate nates (neteve) ne vazhdim do te rregullohen sipas deshires. Flitet qe kutite e mashtrimit jane bere gati qe tani, pritet vetem momenti i pershtatshem i nderrimit te tyre. Njekohesisht subjektivisht shpallja e Exit-poll me rezultat qartazi fitues per PD si pasoje e numerimit te pare te kutive pozitive per PD, do te synoje demoralizimin e numeruesve te PS dhe aleateve te saj te cilet do te jene lehtesisht te thyeshem para presionit dhe/ose blerjes se tyre duke pare qe jane duke luftuar per nje kauze te humbur. Nje ushtar e dorezon pushken ne lufte nese sheh qe qendresa e tij nuk sjell asgje pervec vdekjes se tij. Edhe rritja e numrit te votuesve eshte nje mashtrim qe vjen nga rritja e personave qe jane regjistruar 2 here me shtytjen e qeverise. Dikush e interpreton si reagim i perkrahesve te opozites per ndryshimin rotacionin, por do te shohim se nuk do te dale keshtu sepse eshte nje rritje fallso gje qe shpjegohet me perqindjet e larta te pjesemarrjes ne zonat me mbeshtetje per opoziten. Per te qene me te sakte, sa me e larte te jete mbeshtetja per opoziten e sotme ne nje zone te caktuar, aq me i larte eshte shtimi i personave fiktive ne ate zone nga ana e qeverise aktuale per kompensimin e dizavantazhit. Shifrat e larta te Hasit dhe Kukesit jane nje prove e qarte per kete. Do ta kuptoni pas pak kur te dalin exit-poll e para me nje fitore te bujshme te PD qe normalisht eshte mashtrim. Ky do te jete fillimi i zbatimit te skenarit qe po flas.

    1. burbuqja says:

      Qenke i zgjuar or ti “Po pergatitet manipulimi” ?
      Me shume gjasa je ndoje krriç si puna e Auron Tares apo Artan Lame ?

  2. Bujari ju degjon says:

    Iku edhe kjo rradhe,do kemi rremuja.Manipulimet kane filluar qysh para zgjedhjeve,vazdojne sot,dhe do vazhdojne edhe ne ditet e ardheshme.Nje gje nuk po kuptojne shqiptaret,me zgjedhje nuk iken Maloku sepse vetem i manipulon,vjedh shume,presion ne administrate etj.Neser vendoset monarkia Berisha,ta gezofshi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje