Intervistë ekskluzive e DW-së me europarlamentarit Eduard Kukan, kryetar i delegacionit ad hoc të Parlamentit Europian, për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit
Z. Kukan, jeni në prag të nisjes për në Bruksel, cilat janë përshtypjet tuaja për zhvillimin e votimit dje në Tiranë dhe ecurinë e deritanishme të numërimit? A ju dhanë garanci palët se do të pranojnë rezultatin?
Nga aq sa patëm mundësi të ndjekim procesin e votimit dje, më 23 qershor, nga takimet që zhvilluam me drejtues të partive politike, mendoj se ajo vajti në përgjithësi mirë, në mënyrë normale, përveç incidentit tragjik në qytetin e Laçit, ku u humb një jetë njerëzore dhe kjo është e tmerrshme, nuk mund të përligjet dhe justifikohet për asnjë arsye. Ne vizituam katër qendra votimi në Tiranë, nuk u futëm brenda, por biseduam me qytetarët që do të votonin ose kishin votuar. Nuk pati raportim incidentesh të tjera dramatike. Të dy drejtuesit kryesorë politikë, në takimet që zhvillova sot paradite me ta, thanë që dita e votimeve ishte normale dhe e civilizuar, gjë që është lajm i mirë, pasi procesi elektoral nuk është vetëm votimi, por edhe administrimi i votës, procesi i numërimit, pranimi i rezultateve që janë po kaq të rëndësishme sa edhe votimi. Nga takimet që zhvilluam sot me z. Berisha dhe z. Rama morëm garanci për përgjegjësitë e tyre politike që procesi të jetë konstruktiv deri në fund. Kryeministri Berisha rikonfirmoi dhe përsëriti se do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Ai shtoi se interesi i tij kryesor është që zgjedhjet parlamentare të jenë në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet europiane. Kjo ishte vërtet inkurajuese. Edhe z. Rama na tha se ai është gati të kontribuojë për një atmosferë politike konstruktive dhe të përfundojë procesin në një mënyrë të ligjshme. Delegacioni ynë kthehet sot në Bruksel me mesazhe pozitive. Ajo që ne presim nga Shqipëria janë zhvillim i zgjedhjeve “të lira, të ndershme, demokratike” që do të sjellin një imazh të ri për vendin, që është shumë i rëndësishëm, pasi të gjithë presim të ketë një raport pozitiv për Shqipërinë dhe për të ecur përpara lidhur me statusin e vendit kandidat. Për këtë status zgjedhjet parlamentare janë testi më i rëndësishëm për pjekurinë politike të vendit. Shpresojmë që kjo të provohet dhe konfirmohet nga procesi i numërimit që do të përfundojë sonte. Ne takuam edhe kryetaren e KQZ, Lefteri Lleshi, që tha se nuk ka shumë ankesa që po mbërrijnë në KQZ nga qendrat e votimit. Ka ankesa, por asgjë dramatike dhe shpreson se shumë shpejt do të ketë certifikim të rezultatit.
Pra për ju këto ishin zgjedhje “të lira dhe të ndershme”?
Natyrisht ka pasur probleme, kriza në KQZ, ne deklaruam se ajo duhet zgjidhur para ditës së votimit, se duhet të funksionojë plotësisht me 7 dhe jo 4 anëtarë për të marrë vendime me shumicë të cilësuar, që tani nuk i merr dot. E vetmja zgjidhje ligjore është certifikimi i rezultatit nga Kolegji Zgjedhor. Dhe kjo do të jetë një minus në raportin për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Gjithashtu delegacioni ynë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it kanë dëgjuar për raste kur punonjësit e sektorit publik janë vënë nën presion nga autoritetet shtetërore të votojnë në favor të partive që bëjnë pjesë në koalicionin qeverisës. Pra nuk kanë qenë zgjedhje të përkryera, por nëse problemi i numërimit do të përfundojë sonte pa asnjë problem…
Do të përfundojë sonte, kur?
Duhet të përfundojë sonte, në orën 22.00. Është interesante se për kohën pyetëm secilin nga dy liderët politikë kryesorë, Berishën dhe Ramën, dhe na thanë të njëjtën gjë. Po kështu edhe kryetarja e KQZ, znj. LLeshi na siguroi që sonte do të ketë përfunduar procesi i numërimit. Sipas Kushtetutës së Shqipërisë, aty nga shtatori do të jetë formuar parlamenti dhe qeveria e re.
A ndjeni ndonjë farë shqetësimi se mos pas përfundimit sonte, në orën 22.00 të mbrëmjes të procesit të numërimit, mund të ketë protesta nga mbështetës, militantë të palës humbëse?
E drejtë. Për këtë folëm shumë qartë me dy drejtuesit politikë, Berisha dhe Rama, dhe u kërkuam të marrin përgjegjësi për situatën politike në vend pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Pra mendoj se këtë herë protestat dhe manifestimet në rrugë për mospranim të rezultatit nga pala humbëse do të shmangen. Dhe për sa kohë dy drejtuesit kryesorë politikë janë të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e tyre, le të shpresojmë që e kaluara e rezultatit të kontestuar të zgjedhjeve do të arkivohet në histori. Ne dëshirojmë që Shqipëria pas këtyre zgjedhjeve të ketë një imazh më të mirë politik se sa e kishte para zhvillimit të tyre. Kjo nuk është e lehtë, është e vështirë, por është e nevojshme për vendin që të lëvizë përpara drejt Europës.
Çfarë pritet të ndryshojë për Shqipërinë pas këtyre zgjedhjeve, që ju i përshkruat me tone pozitive?
Parlamenti Europian është mbështetësi më i madh i procesit të zgjerimit të BE. Kështu ka qenë përherë dhe kështu ka mbetur. Ne përpiqemi të shprehim mbështetjen tonë ndaj çdo vendi aspirant për t’ u bërë pjesë e zgjerimit, nëse Komisioni Europian ka shumë procedura burokratike ne e shtyjmë të shpejtojë. Kjo ndodh edhe për Shqipërinë. Shqipëria po pret vërtet për statusin e vendit kandidat. Në Dhjetor do të jetë Këshilli Europian që do të merret me Progres Raportet e KE për çdo vend aspirant, që KE do t’i publikojë diku nga tetori. Nëse Progres Raporti do të pasqyrojë situatën e re në Shqipëri dhe shpresojmë që situate e re do të jetë pozitive, e ndryshme nga ajo që pasoi zgjedhjet parlamentare të vitit 2009: bojkot të parlamentit, grevë urie nga opozita e protesta në rrugë etj. që ne besojmë fort që nuk do të përsëriten. Shpresojmë që Progres Raporti që është përherë objektiv është një mundësi tjetër për Shqipërinë që të përballet me situatën në një mënyrë të vërtetë , europiane. Por kjo varet nga drejtuesit politikë, nga vetë shqiptarët.
Ky është mesazh konstant i PE dhe BE. Çfarë do të mund të thoni tjetër sot, para nisjes tuaj për në Bruksel?
Kemi qenë të sigurt që pjesëmarrja e qytetarëve në këto votime do të ishte më e lartë se në zgjedhjet e mëparshme parlamentare, ato të vitit 2009, edhe pse nuk ka ende të dhëna përfundimtare. Dua të falenderoj gjithë votuesit, ky është një mesazh shumë i rëndësishëm, që njerëzit janë të interesuar për të ardhmen e vendit të tyre. Është edhe një mesazh për politikanët që ata duhet të punojnë fort për të mirën e fundit. Dëshiroj të theksoj përgjegjshmërinë politike të drejtuesve politikë për këto zgjedhje që filluan mirë dhe duhet të përfundojnë mirë sepse ne dëshirojmë të ketë vetëm një fitues të këtyre zgjedhjeve. Emri i tij është “Shqipëria”.
“O Ed Kukani, ca sonte ne mbremje?!!
Nga java qe vjen mbaron numerimi ?
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/nekropolitikanet.html“
ishlla nuk ka me vrasje dhe ishalla nuk demtohet me njeri per nje kuti votash !! duhet ti mbrojm zgjedhjet mos ti lejm te na ikin prej duarsh dhe tna i vjedhin keto hajdutat qe kan 8 vjet qe mbajn pushtetin me dhune !! TUrp ti vi qe po sillen ne kete menyre
Keto jane zgjedhjet qe do te sjellin ndryshimin e kesaj qeverie dhe me pas do te kemi zgjedhje te lira dhe te ndershme. Shqiepria vendosi per te larguar Saliun ne menyre qe vendi te mos rrenohet me shume.
Nuk kane se cfare ti bejne Rilindje keta sepse ajo ka arritur nje rezultat shume plebishitar dhe qe e ka tronditur fare te djathten dhe e ka derrmuar fare. Skane asnje shans qe Saliu te rimekembet sepse sovrani e ka denuar me vdekje.
Nuk kane se cfare ti bejne Rilindje keta sepse ajo ka arritur nje rezultat shume plebishitar dhe qe e ka tronditur fare te djathten dhe e ka derrmuar fare. Skane asnje shans qe Saliu te rimekembet sepse sovrani e ka denuar me vdekje.
NJe super fitore kjo e arritur nga Rilindja. Kjo eshte mazhoranca e mardheshme qe do te jete nje mazhorace shume efektive dhe qe do te beje shume pune te mira. Me gjithe keto deputete nuk shqiperia eshte mese e sigurte ne rrugen drejt Rilindjes.
Po ndodh ajo qe prisnim te gjithe, qe keto zgjedhje pavaresisht manipulimeve, me pjesemarrjen masive dhe maksimizimin e votes per te majten do te mbrohen, sepse rezultati plebishitar thyen cdo lloj manipulimi te mundshem. Rilindja po troket ne te gjithe Shqiperine.
NUK KA PSE DHE SI TE KONTESTOHET NJE REZULTAT I CILI ESHTE TOTALISHT NE FAVOR TE NJE PARTIES, NEQOFTESE PROCESI VAZHDON NE MENYRE TE TILL DHE TENTATIVAT E PD PER TE HYRE BRENDA NEPER QENDRA NUMERIMI NUK VAZHDOJNE.
POLITIKA SOT DUHET TE JAPE NJE SHEMBULL SE FITUESI ESHTE AI QE ZGJEDH POPULLI DHE JO AI QE DI TE VJEDH VOTA ME SHUME DHE ME MIRE.
PS ka qene gjithmone per zgjedhje te lira dhe te ndershme. Nderkohe qe eshte Saliu ai qe i krijon konfliktet. Ne njersin 4 tek shkolla Bajram Curri ishin disa militante te PD qe ishin futur tek KZAZ per te demtuar kutitet e votimit. Saliu eshte ai qe nuk i do zgjedhjet e lira dhe te ndershme.
Deri tani rezultati eshte goxha pozitiv per partine socialiste. Ka ende shume vota per te numeruar por trendi mbetet pozitiv per te majten. Keshtu qe duhet pritur deri ne fund rezultati, por ajo qe vlen per tu permendur eshte se nuk ekziston asnje mundesi qe te permbyset ky rezultat ne favor te pozites, pra qartazi shifrat tregojen per nje fitore te se majtes.
Nga Saliu cfare nuk mund te presim sepse ai eshte ne gjendje per te bere cdo gje per ta ngushtuar diferencen. Prandaj te gjithe njerezit duhet te dalin dhe te shkojne tek qendrat e votimit per te mbrojtur voten nga hajdutet e Saliut qe kerkojne te futen breda dhe te demtojne kutite.
duhet te presim akoma,,,dhe kryesisht vendimin e kokmadhit ilir meta.
mos ndodhte kurre qe kokmadhi te shkoj e te bej koalicion me berishen pas perfundimit te numerimit te votave.
ilir kokmadhi gjithmone ka kerkuar per te qene kryeminister,,,,dhe berisha mund tja plotesoje nje deshire te tille.
mos e dhente zoti se shqiperine e mer lumi.
A Nuk e njihni saliun ju more z.Kukan,me te nuk mendohet qe te mos ket probleme.
bravoooo kjo po qe eshte lajmi mire,,,nje njeri i fufeve na berii qe te percillej nje sms negative per imazhin tone ne evropeee dhe me tej,,,,,,,, por ama ne pjesen me te mdhe gjerat shkuan per mireee ….rama fitoj ,,berish do pranoje humbjennnn……fitore ,,,fitoree
nje fryme dhe ere e re po fryne dhe vjen drejt nesh,,, fundi i tranzicionit duket se eshte me afer se kurre ,,, rama duket se do t i jape fund tranzicionit te sterzgjatur,,, nje merit tjeter kjo per te…
Keta te Europes ose jane te cmen ose bejne vete.Tani fillon katrahura,banditet e Pd-se do versulen bashke me policine per te nderruar kutite.Ps-ja nuk duhet te fleje gjume,sepse plani i Pd-es eshte shume i qarte,si perhere,manipulim,manipulim,nderrime kutish me fikje dritash,komisionere qe lodhen etj.Ne qofte se opozita e djeshme nuk e mbron voten,te beje thirrje per te demonstuar.Gati jemi,ne qofte se maloku perserit skenaret e kahershme.Mjaft me,se edhe durimi ka nje kufi.
po me saliun ca prisni juv e?! prit se filloj prap aksioni i koduar VJEDHJE VOTASH!! sepse kshtu bohet kjo pune me keto hilacak !! po kam nje pershtypje qe ky berisha do jete bere aq keq sa do ja nisi te flasi me vete
Sigurisht qe nuk ishin zgjedhjet perfecte sepse akoma ketu besohet qe nese kercenon jeten e tjetrit do te triumfosh e do tia dalesh te fitosh dicka- gje qe pervec humbjes se nje jete nuk sjell gje tjeter! Persa i perket rezultatit ai tashme dihet
Sonte me ne fund Shqiperia do te njihet zyrtarisht me fituesin e zgjedhjeve, dhe kryeministrin e ri, Zotin Edi Rama. Shpresojme qe numerimi te vazhdoj pa ndonje shqetesim te madh ne menyre qe te kemi nje perfundim te paqshem, aq sa mund te jete ne keto momente,
nese zgjedhjet ngelen me vetem keto parregullsi atehere jemi akoma ne gjendje te mire
por mesa duket plani i manipulimit nga berisha pritet te marre jete pikerisht sot ne darke kur numeruesit do te jene te lodhur dhe do bejne pushim per disa momente
sot duhet te fitojne standartet
rilindja ka fituar,shqiperia ka fituar
zgjedhjet ne shqiperi nuk kane qene ndonje here perfekte sepse nga kjo
qeveri eshte shkelur vullneti i popullit dhe zgjedhjet e 2009 jane nje
shembull i qarte..
sot ne keto dite te “nxehta”” eshte e rendesishme qe te eci normaisht dhe i qete procesi i votimit..
Zgjedhjet jane zhvilluar ne kushte krejt te pabarabarta mes dy koalicioneve, saliu qe kishte kontroll mbi KQZ, kontroll mbi policine e te gjitha institucionet e tjera qe I vuri ne dispozicion te makinerise qeveritare grabitqare te zgjedhjeve, saliu bleu vota, beri presione, kercenoi. Nderkohe qe koalicioni I majte, I zhveshur nga pushteti, qe te vetmen arme kishte programin dhe skuadren fantastike te Rilindjes. Prandaj keto zgjedhje nuk mund te quhen te lira e te ndershme.
ka ardhur koha per RILINDJE dhe eshte koha e duhur per ket gje !! ishalla nuk ndodh ndonje trazire pas zgjedhjeve sepse saliu esthe ekspert per keto gjera dhe e ka vertetuar ne vitin 1992 dhe ne 1997 dhe me janarin e gerdecin !! ky kot ska lind ne afganistan se atje esthe vendi trazirave
Cdo nate eshte e rendesishme dhe e rrezikshme per standartet e zgjedhjeve, sepse sic thote dikush tjeter:
http://www.facebook.com/photo.php?fbid=539057699485758&set=a.539057649485763.1073742354.170892982968900&type=1&relevant_count=1
http://www.facebook.com/photo.php?fbid=539061486152046&set=a.539061482818713.1073742356.170892982968900&type=1&relevant_count=1
ai qe eshte vrare ne lac nga dora vrastare e saliut do te shporret ne burg , dhe do te vihet drejtesi per kedo qe ka shkelur ligjin dhe ka bere akte te cilat bien ndesh me ligjin, erdhi koha e ndeshkimit per kedo qe deri tani eshte fshehur cdo veper nene supin e saliut plak