INTERVISTA/ Meta: Jemi partizanë të ndryshimeve kushtetuese. Kryeministri i takon PS-së

25 Qershor 2013, 09:22Politika TEMA

Më në fund kanë rënë në paqe shpirtrat e trazuar prej “makthit” të çështjes së kryeministrit. “E sqaroi” mbrëmë Ilir Meta, në programin Opinion, i pyetur nga analistët në atë studio. “Nuk kemi asnjë problem me këtë çështje. Atë e zgjedh Kushtetuta, dhe jo ne”, tha Meta. Po vijon të flasë me një gjuhë njësoj të interpretueshme, si gjatë fushatës? Jo, menjëherë më pas saktëson: “Kryeministri i takon partisë më të madhe në vend, dhe partia më e madhe është Partia Socialiste”.

 

Cili është sekreti i rezultatit surprizë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 23 qershorit?

Unë rezultatin për hir të transparencës ndaj publikut ua kam thënë pak a shumë para një muaji. Por ju nuk keni dashur ta merrni seriozisht se u është dukur një rezultat shumë i thellë. Ai në fakt vajti edhe më i thellë se sa e mendoja unë.

Ju më thatë 80 mandate e majta dhe 80 mandate e majta ishte e pamundur në fakt me llogari matematikore?

Ishte plotësisht e mundur, pasi unë mendoj se e majta ka qenë gjithmonë shumicë në Shqipëri. Partia Demokratike gjatë këtyre tetë viteve qëndroi në pushtet kryesisht për shkak të përçarjes të së majtës kështu që ky proces reflektimi që ndodhi gjatë vitit të fundit dhe koalicioni i para 2-3 muajve, natyrisht përveç shumicës së majtë dhe njëkohësisht duke përfshirë edhe shumë shtresa të tjera të shoqërisë të cilat u ndien të përfshira nga qeverisja aktuale, jo vetëm kaq por u ndjen shpeshherë të sfiduara nga arroganca e saj padyshim bënë këtë ndryshim përtej parashikimeve normale duke pasur parasysh sistemin.

Z. Meta, kam përshtypjen se në 2009-n ju dhe Partia Socialiste bashkë kishit më pak vota se e djathta…

E para nuk e besoj dhe e dyta politika nuk është aritmetikë. Politika është edhe frymë edhe natyrisht ë edhe fryma e bashkëpunimit sjell edhe shumë më tepër vota se sa votuesit e qëndrueshëm të çdo force politike.

Partia Socialiste ka mbetur në vend, Partia Demokratike është ulur në vota. Nga cili thes janë nxjerrë këto 16 mandate të Lëvizjes Socialiste për Integrim?

Së pari nuk është e vërtetë se PS-ja ka mbetur në vend. PS-ja është forca e parë politike në mënyrë të qartë dhe natyrisht që ka një rritje edhe në vlerë absolute të votave. Së dyti kam dëgjuar dhe më vjen për të qeshur shumë me historinë e votave të LSI-së, aq më tepër kur flitet për problemin e imoralitetit të elektoratit shqiptar i cili jam i bindur se jep gjykimin e tij me qetësi për moralitetin e secilit. Por të mos harrojmë se LSI-ja që kur u krijua në vitin 2005 kishte 120 mijë vota, ndërkohë që u fut në kushte krejt të pabarabarta. Po të mos harrojmë se në vitin 2009 u përjashtua në mënyrë demonstrative përmes kodit dhe u luftua në mënyrën më të ashpër, gjë që nuk mund të sillte as rezultatin real, por njëkohësisht ishte edhe një trysni e madhe ndaj votuesve të cilët nuk donin që vota e tyre të manipulohej apo të dëmtohej. Kështu që LSI-ja gjithmonë ka treguar që është një forcë politike e cila gjithmonë e ka pasur një elektorat solid prej 120mijë votash. Për rastin konkrete unë të gjithë ata që bëjnë analiza bazuar mbi moral, kanë të drejtë secili, por janë krejtësisht inkoherent për arsye se LSI-ja në radhë të parë 60% të elektoratit të saj e ka nga mosha 32-33 vjeç, pra nga mosha 18 deri në 33 vjeç. Dhe kryesisht shumica e tyre dhe sidomos maturantë, studentë apo të rinj nuk kanë ndonjë lidhje të veçantë as për interes apo për punë e përfitime të tjera. Përkundrazi ata shikojnë një shpresë, shikojnë një alternativë, ata gjejnë vetveten dhe LSI ka tetë vite që punon me rininë dhe ka organizatën rinore më të fuqishme dhe më të spikatur. Njëkohësisht më duhet t;iu them se amoraliteti e mori ndëshkimin e vet me kë votë protestë. Sepse të jeni të sigurt ju se në rast se PD-ja dhe drejtuesit e saj nuk do të kishin ushtruar atë trysni të tmerrshme që ushtruan ndaj administratës publike duke u kërkuar të fotografohet vota, duke u kërkuar ët shkojnë me pahir nëpër mitingje, duke bërë spastrime masive nga administrata dhe kështu me radhë të jeni të sigurt që rezultati do të kishte qenë pak më i ngushtë. Ashtu sikurse më duhet t’iu them se në raste se policia e shtetit do të kishte qenë më e përmbajtur rezultati do të kishte qenë përsëri më i ngushtë. Jemi në një kohë kur populli shqiptar nuk mund të pranojë një mënyrë sjelljeje të cilës i ka kaluar koha dhe kur kërkohet t’i bëhet trysni përmes veprimeve arrogante, sikurse ishte për shembull një rast i tillë edhe ndryshimi i një anëtari të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas sondazheve më serioze, mbi 80 e ca për qind e shqiptarëve kanë qenë kundër mënyrës se si u veprua nga ana e qeverisë dhe maxhorancës për heqjen e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sepse kanë parë një shqetësim, një frikë tek garancia e votës së tyre dhe tek tendenca për të përsëritur situata jo normale për një vend demokratik. Kështu që mendoj se janë shumë elementë. LSI është një parti shumë serioze, e cila ka struktura në të gjithë vendin dhe rritja e LSI-së është kudo, në çdo qendër votimi të Shqipërisë, në çdo rreth, në çdo komunë, në çdo qark. Dhe kjo është rritja e një partie që punon, e një partie, e cila kishte një program shumë të qartë në zgjedhje, e cila nuk bëri asnjë spot negativ ndaj askujt por vlerësoi thelbin e saj, prezantoi prioritetet e saj dhe tregoi një qartësi, e cila mendoj se është përkrahur në një mënyrë të pëlqyeshme për ne.

Duket sikur ka një lloj euforie që keni mundur Berishën, por ai ka 20 vjet që ju mund dhe do vinte një ditë që do ta mundnit…

Së pari, nuk ka ndonjë eufori në qëndrimet e mia. Mendoj se realizimi i këtij koalicioni e kishte të qartë edhe përcaktuesin e koalicionit fitues. Dhe absolutisht mendoj se fitorja vjen për shkak se kërkohet një ndryshim, kërkohet një qeverisje më gjithëpërfshirëse dhe kërkohet një respekt më i madh për problemet e përditshme të qytetarit. Njerëzit janë lodhur, jo nga vizionet e mrekullueshme, por janë lodhur nga sukseset të cilat nuk i prekin, ndërkohë që prekin më shumë halle sesa suksese në ditët e sotme, për shumë arsye. Për arsyet tona por edhe për arsye të situatës ekonomike dhe financiare ndërkombëtare.

Z. Meta, në fushatën tuaj elektorale keni folur për borxhe të mëdha që qeveria i ka biznesit. A ndjeni ju përgjegjësi për këtë borxh elektoral, si pjesë e asaj qeverisjeje? Dhe së dyti, a keni ju ndonjë program se si të zgjidhni problemet e qytetarëve shqiptarë?

Mendoj se një nga gjërat që besoj se qytetarët kanë besuar tek LSI-a apo edhe tek unë si politikan është se asnjëherë nuk e kemi fshehur përgjegjësinë. Kemi marrë përgjegjësitë, kemi marrë kostot. Dhe besoj se ky lloj karakteri është vlerësuar gjithmonë. Përsa i takon problemeve ekonomike, mund t’ju them se ne kemi ndarë vazhdimisht mendime dhe vlerësime të ndryshme me kryeministrin Berisha përsa i takon situatës ekonomike. Sepse nuk ka qenë, sipas vlerësimit tim, realist për problemet e mëdha  të Shqipërisë dhe nuk është përgatitur në kohë për të bërë ato ndryshime strukturore, të cilat do të krijonin një impakt më pozitiv për t’u mbrojtur nga kjo krizë e përgjithshme për qytetarët tanë. Dhe njëkohësisht, shumë nisma të cilat u morën në fund dhe për arsye elektorale mund të ishin marrë me kohë më përpara në funksion të nxitjes dhe të rritjes së punësimit. Autoritarizmi jo thjesht në mënyrën e përqendrimit të të gjitha pushteteve, në mënyrën e abuzimit dhe pavarësisë së institucioneve, por edhe në kuptimin e mungesës së një dialogu konstruktiv të vazhdueshëm me grupet e interesit, me biznesin, me shoqatat e ndryshme, me dhomat e tregtisë, me shoqatat e investitorëve të huaj këtu, me partnerët ndërkombëtarë, me Bankën Botërore, me KFW-në, me BERZH-in etj., etj. Është shumë e rëndësishme për të ndryshuar në radhë të parë gjithë mënyrën e drejtimit të vendit, të vlerësimit të problemeve reale, të identifikimit transparent të tyre sepse askush nuk thotë sot në Shqipëri se sa është borxhi për punët publike të papaguara të bëra nga bizneset sepse nuk ka një transparencë të saktë për këtë gjë. Por, unë jam i bindur që prioriteti kryesor është ristrukturimi i ekonomisë sepse kjo strukturë ekonomie shkon drejt rënies ekonomike dhe nuk mund të shkojë drejt rritjes ekonomike gjë që është themelore, për të plotësuar të gjitha objektivat e tjera dhe ekonomike dhe sociale. Në këtë drejtim unë mendoj që ekziston një qartësi nga ana jonë e cila natyrisht kërkon një përpunim edhe më të detajuar për t’u shndërruar nga një alternativë elektorale në një program qeverisës brenda kohës së duhur. Është e rëndësishme të kuptojmë që për të gjithë të ardhmen e qeverisjes të vendit duhet të bazohet tek gjithëpërfshirja që do të thotë që qeveria është ajo që merr vendimet, por këto vendime nuk mund të merren kur kemi të bëjmë me ecurinë e biznesit, kur kemi të bëjmë me ecurinë  ekonomisë pa përfillur mendimet dhe vlerësimet  e atyre që paguajnë impaktin pozitiv apo negativ të këtyre veprimeve sepse gjithmonë vendimet e mirë konsultuara janë më të garantuara që do të sjellin impakte pozitive dhe jo negative.

Një lider me karizmin tuaj që nuk pranon karizmin e një lideri historik si Berisha do të arrijë të pranojë pushtetin e një Kryeministri si Rama, i cili nuk i afrohet karizmit tuaj. Si mund të bashkëpunoni ju në këto ujëra?

Së pari, ne nuk kemi bërë çdo gjë për të fituar. Ne kemi bërë një aleancë të natyrshme dhe strategjike e Partinë Socialiste, pavarësisht nga e kaluara dhe e vështirë. Së dyti e pamoralshme do të ishte zgjedhja e LSI-së që të rrinte në pushtet, bazuar në ato paragjykime e kujtdo për vendet e punës apo për interesa të caktuara, dhe pastaj të zgjidhte midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Të bënte një zgjidhje e cila mund të bazohej tek ajo se çfarë përfitonte më shumë nga kjo apo nga ajo parti. Kjo gjë nuk ndodhi. Në qëndruam në koalicion me Partinë Demokratike. Ne i kemi shprehur vërejtjet tona për çështje të caktuara vazhdimisht edhe z. Berisha, edhe në qeveri, edhe publikisht për çështje të ndryshme. Bëmë përpjekjet maksimale për një President konsensual, megjithatë në fund fare për shkak të stabilitetit të vendit votuam për atë zgjidhje për të cilën kemi rënë dakord. Natyrisht që ne nuk u larguam asnjë muaj para dhe asnjë muaj mbrapa. Ne u larguam në kohën e duhur nga qeveria kur përfundoi marrëveshja jonë katër vjeçare me Partinë Demokratike. Është respektimi i marrëveshjeve. Thelbi i karakterit tonë që vlerësohet edhe nga një e demokratëve, të jeni të sigurt, është që ne i qëndrojmë marrëveshjeve, pavarësisht nga vështirësitë dhe problemet. Natyrisht që gjatë katër viteve ne kemi pasur rezervat tona, demokratët po ashtu, por qeveritë nuk bëhen dhe nuk prishen as çdo ditë dhe as çdo muaj. Në fund janë qytetarët ata që e bëjnë vlerësimin për secilin. Pa moral do të kishte qenë në rast se ne do të ishim hyrë në një koalicion me Partinë demokratike. Sigurisht që do të merrnim përsëri shumë mandate sepse na favorizon në çdo rast koalicioni me një parti më të madhe. Do të ishim në pushtet. Njerëzit tanë nuk do të ishin hequr nga puna e kështu me radhë. Por ne bëmë një zgjedhje morale. Në rast se opozita humbet, ne do të rrimë në opozitë. Nuk do të bashkohemi përsëri me Partinë Demokratike. Kjo ishte për sa i takon temës së moralit.

Për sa i takon raportit midis Ramës dhe Berishës unë nuk i ndërtoj raportet as personale dhe as si drejtues i një force politike bazuar mbi karakteristikat e liderëve të tjera apo partive të tjera. Ne kemi hyrë me një qëllim të mirë, kemi hyrë me një qëllim pozitiv në këtë proces. Vendi ka nevojë për një ekuilibër të ri politik, e kemi thënë me kohë. Kjo nevojë është sepse që nga zgjedhja e Presidentit dhe e shumë institucioneve të tjera pa një konsultim të gjerë u vu re një përqendrim i tepruar i pushteteve nga ana e Partisë Demokratike. Ky ekuilibër nuk mund të zgjidhej as tre muaj përpara duke prishur qeverinë se vendi kishte procese të tjera që duhet të vijonin. Edhe ne kishim një përgjegjësi patjetër por e votuam presidentin sepse nuk mund ta çonim vendin në zgjedhje të parakohshme. Ne edhe sot që kemi kaq kohë që përgatiteshim për zgjedhjet dhe kishim probleme dhe ende kemi probleme. Pra, ne jemi një forcë e përgjegjshme. Kemi qëllime të mira. Me PD-në bëmë marrëveshje. Nuk u penduam për asnjë rast për atë marrëveshje, pavarësisht nga vështirësitë e saj, pavarësisht nga kostot e saj. Ajo i ka shërbyer vendit. Tani besojmë se vendi ka nevojë për një ritëm të ri. Edhe vetë PD ka nevojë për një reflektim të saj sepse 8 vite në qeveri nuk është pak sidomos për një vend si i yni që ende ka shumë probleme dhe nuk është edhe shumë komode të qeverisësh.

Programi juaj, i konsideruar edhe këtë fushatë ka shuam elementë thelbësore që nuk janë program i një partie politike të majtë. Duke bërë bilancin e votave duket se elektori i partisë tuaj duhet të jetë pasuruar edhe me mjaft individë të djathtë. A mund të quhet LSI një parti e majtë apo mund të quhet një parti e qendrës?

Mund t’ju them se ka pasur dhe ka gjithmonë  një tendencë afrimi tek LSI dhe mendoj se kjo ndodh për arsye se vetë LSI-ja është një parti e hapur ndaj të gjithë atyre që dëshirojnë të afrohen, të kontribuojnë. Nuk është një parti që ka paragjykime. Mund të përmend për shembull rastin e Ylli Manjanit, i cili para katër vitesh ka qenë le të themi një kundërshtar i LSI-së, sot është nënkryetar i saj. Gjithashtu edhe për shumë figura të tjera mund të jetë e njëjta gjë. Ne nuk kemi ato barrierat dhe vështirësitë që a u bëjnë shumë të vështirë njerëzve për tu gjendur pranë një force politike, për të thënë fjalën e tyre, për tu integruar, etj. Ne gjithashtu nuk kemi paragjykime se nga vjen dikush, vjen nga një parti që ka qenë a djathtë, apo vjen nga një parti që ka qenë e majtë. Për ne është e rëndësishme që të jenë në sintoni të plotë me atë frymë bashkëpunimi që ekziston në radhë të parë  brenda LSI-së. Unë mendoj që një nga faktorët kryesorë të suksesit në LSI është fryma e bashkëpunimit të ekipit që ekziston në qendër, por edhe në rrethe e nëpër qarqe. Ne kemi pasur pothuajse  mirëkuptim të plotë për ekipet përfaqësuese, për kandidatët, etj. Pra kjo është një frymë gjithëpërfshirëse edhe brenda kësaj force politike.

Për sa i përket programit tonë, nuk është se programi nuk është i majtë apo nuk është social, sepse përderisa objektivi ynë kryesor social është punësimi, absolutisht që unë mendoj që kjo është edhe rruga më e sigurt për të zgjidhur problemet e varfërisë. Por unë besoj se programi ynë është një program realist, është një program pragmatist në kuptimin e asaj që qeveria duhet të zgjidhë problemet. Përpjekja për të ideoligjizuar problemet apo konceptet krijon një ngërç në funksionimin e një qeverie apo në zbatimin e një programi të caktuar. Problemet tona kryesore janë e para ristrukturimi i ekonomisë, një proces që duhet të fillojë tani dhe një proces që duhet të ketë objektivat e tij afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata, në mënyrë që ne të jemi një vend që prodhojmë, një vend që ulim importet, një vend që rrisim eksportet. Sepse nuk është thjeshtë të hyjmë në BE. Ne e kemi këtë angazhim, por në BE ka edhe vende që kanë falimentuar apo që falimentojnë. Ne duam që vendi të zhvillohet më shpejt dhe njerëzit të kenë siguri për të jetuar më mirë. Kështu që unë besoj se kjo është kryesorja, dhe për këtë do të duhet mendoj edhe një konsensus më i gjerë, sepse pa një rikonstruktim të ekonomisë nuk do të arrijmë dot të zgjidhim të gjitha problemet e tjera, përshirë edhe problemet e tjera sociale përveç punësimit.

Një nga angazhimet tuaja të mëdha që e keni vuajtur dhe fizikisht mbi trupin tuaj kanë qenë ndryshimet kushtetuese. Edhe lideri i PS ka kërkuar falje publike për këto ndryshime. Duket se do shkoni drejt 84 votave do i riktheheni ndryshimeve kushtetuese për të kufizuar rolin e kryeministrit dhe për ta na rikthyer një president mbi palët?

Ju falënderoj për pyetjen por më duhet tu sqaroj se LSI nuk është e vërtetë se ka votuar gjithmonë në interesin e PD apo të z. Berisha. Mund t’ju përmend një rast shumë konkret dhe shumë të njohur, lidhur me ndryshimet për ligjin për shërbimin informativ kombëtar. LSI e ka bllokuar mosvotimin e këtij ligji në kuvend dhe unë kam ndërhyrë personalisht, kam qenë zv/kryeministër dhe ministër i jashtëm sepse miratimi i tij mund të krijonte probleme shumë të mëdha të Shqipërisë me NATO. Sepse ishte detyrim i Shqipërisë që disa vite mbas anëtarësimit në NATO, për çdo pjesë të legjislacionit që ndryshohej për sigurinë kombëtare të konsultohej me NATO-n . Dhe në këtë çështje ne kemi qenë të qartë për të shkuar dhe drejt prishjes së marrëveshjes, sepse përderisa ne jemi një forcë për integrimin kurrsesi nuk mund të bënim diçka të tillë. Për rastet e tjera, mendoj se ato janë raste të cilat duhen vlerësuar me realizëm, siç është rasti i çështjes së presidentit. Ne bëmë maksimumin për një president konsensual, por nuk ishte faji ynë sepse ne nuk ishim të njëjtit aktor. Në fund fare ne nuk mund të çonim vendin në zgjedhje të parakohshme dhe kuptohet në një klimë shumë MË të vështirë sesa është sot. Kështu që, mendoj se vlerësimi ka qenë objektiv, ka qenë interesi i stabilitetit të vendit, i normalitetit të tij aq sa mund të ishte e mundur. Ndërsa, kjo çështje, çështja e e mbipeshës apo mbingarkesës së pushtetit kjo zgjidhet me votë dhe besoj se kjo çështje është zgjidhur. Dhe kjo siç ka ato probleme  veta po themi negative ka dhe të vetat pozitive, sepse në fund të fundit presidenti aktual që është një president i propozuar nga ana e PD kryesisht, natyrisht i votuar dhe nga LSI në fund të fundit është një garanci nesër për një bashkëpunim më të gjerë në vend edhe midis presidentit dhe qeverisë, midis presidentit dhe parlamentit dhe në këtë mënyrë dhe vetë demokratët do të ndihen dhe më të përfshirë nesër, jo siç ndodhi me socialistët dhe që u ndjenë të përjashtuar gjatë këtyre viteve.

Ndryshimet kushtetuese?

Përsa i takon 84 mandateve. 84 mandatet nuk mjaftojnë për të bërë ndryshime kushtetuese. Ato mjaftojnë për të bërë disa reforma të rëndësishme të cilat bëhen me 3/5 e votave. Përsa i takon ndryshimeve kushtetuese mendoj se në radhë të parë nuk është çështje shumice, e cila nuk arrihet. Është çështje vullneti politik sikurse e dini lidershipi i PS ka reflektuar lidhur me ndryshimet kushtetuese të bëra në vitin 2008 dh natyrisht që do ishte shumë pozitive në rast se do gjendej ky konsensus. Ne jemi patjetër partizanë të ndryshimeve kushtetuese, edhe të kodit, në rast se ekziston mundësia për shumë elementë që ky kod nuk i shërben një demokracie të fuqishme parlamentare.

Jeni në pozicionin ta vini në kushtet e koalicionit të ardhshëm, që mund ta kërkoni në të mirë të shqiptarëve?

Patjetër. Ne ketë gjë po e themi këtu dhe do ta shprehim përsëri.

29 komente në “INTERVISTA/ Meta: Jemi partizanë të ndryshimeve kushtetuese. Kryeministri i takon PS-së”

  1. albrecht says:

    Edi Rama – Kryeministri i ri i shqiperise!
    Suksese Edi dhe shpresoj bashke me Kryetarin e LSi ta justifikoni besimin e madh qe ju dha populli Shqiptar.
    Edi Rama paraqet shpresen e madhe te Shqiptareve per mireqenie arsim e nje jete me te mire. ky eshte nje shans i madh i tij jam i sigurt do dije ta shfrytezoje sa me mire kete shans historik!
    Rroft Populli Shqiptar!

    1. Neorealizmi says:

      Politikani me realist ne Shqiperi. Njerezit nuk i hane sloganet dhe demagogjite. Atyre ju duhen gjera te prekshme. Si psh ndonje lek, euro apo frigorifere, Tv, miell, oriz, vaj. Ky mendon direkt per popullin. Bisedon nga afer duke e pyetur per cfare ka nevoje…!!!

      1. plaku says:

        Neorealizmi,
        Me vjen shume keq te te kundershtoj por kam keto gjera :
        – Kam qene i mendimit se, EDi duhej te bashkohej edhe me djallin vete, vetem qe te hiqej Sala.
        – Fakti e PS ka marre po ato vota si ne vitin 2009 dhe LSI ka rritur shume votat per te, tregon se Edi kishte te drejte.
        – Kam frike se, ne shqiptaret kemi nje Problem te madh si popull sepse, kemi memorje shume te shkurter. Ne nuk duhet te harrojme videon me Ilir Metaen me bllok dhe laps ne dore.
        – Une kam shume frike nga “realizmi” i tij dhe mendoj se Edi ne luften e tij kunder korupsionit do ti kete shpesh duart e lidhura per shkak te votave te Metes ne Parlament.
        Pershendetje.

        1. kasimati says:

          I dashur Plaku

          Jeni nje njeri i mencur . Dua tju bej nje pyetje ?

          E kuptoj voten kunder Saliut. Pas 8 vjetesh konsumim, me disa te mira dhe disa te keqija, pa permirsim performance institucionesh etj etj.

          Por Edi ka marre aq vota sa ne 2009. Dmth populli nuk i ka dhene me shume, megjithese nuk e do me Berishen.

          Dhe votat kane shkuar per Ilir Meten, brigantin me te madh qe kam degjuar. Ai eshte fituesi i vertete i zgjedhjeve.

          Ku eshte atehere morali i zgjedhjeve ?
          Apo shqiptaret kete gje meritojne?

          1. plaku says:

            kasimati,
            Ne pergjithesi ti ke shume te drejte, por ama duhet te dime se bota dhe shoqeria nuk do te jete kurre perfekte. Mendoj se populli shqiptar beri zgjidhjen qe ai desh. Cdo popull meriton qeverine qe ka.
            Cfare eshte ne fakt morali ???
            Une mendoj se eshte me mire ekipi Edi-Ilri se sa ekipi Sala-Iliri.
            Ne fakt mua personalisht jeta me ka mesuar se shpesh duhet te jemi pragmatike. E di qe nuk eshte morale por per mua eshte e vertete.
            Diku kam lexuar se asnjeri nuk e di se kush eshte E VERTETA.

            Pershendetje.

        2. Neorealizmi says:

          Pershendetje Plaku! Nuk me keni kundershtuar ne asnje pike. Kam dashur te them pikerisht ato qe shkruani me siper. Por si thoni dhe ju nuk duhet te harrojme se nga kane dale tere ato para per zgjedhje. Ne sherbim te ketij mendimi eshte tregimi i te vertetes, per aq sa dime duke u informuar ne terren dhe duke jetuar ne Shqiperi. Dite te mbare!

        3. FORMULA says:

          Plaku po ci keni mer kto teorira sikur Edi eshte i kulluar qelibar.Ok LSI paska shpernda miell e oriz po nja 700 autobuza nga greqia me bileta falas kush i solli, une???po ai i kristiandemokrateve qe fitoi ne shkoder eshte vllai i arben frrokut qe vrau Komisarin ne Tirane??Ju sikur jetoni ne flluska ajri or burr. Zgjohuni nga gjuuuumi..Ai kryetari juaj nuk eshte aq i kulluar sa mendoni ju. Dhe kini urtesine dhe miresjelljen ti thoni flm LSI qe po ju jep pushtetin!!!

    2. fl says:

      Urime dyshes RAMA – META . Futjuni punes tani per te ndryshuar vendin, ashtu sic bete me Tiranen ne fillim

  2. Ilirjan says:

    Ah po, fitoj koalicioni VUMNQ…(Varja Ujkut Melcite N’Qafe)….bravo o popull, e meritoni! Edhe Naim Frasheri me shoke, do i kishte zili keta RILINDAS te shquar si Moz Ruci, Tom Doshi Ilir Meta&co….ju lumte o popull heroik qe gjithmone ben zgjedhjen e “duhur”…..

    1. safo says:

      META DUHET TE NA SPJEGOJE ME VONE SE PER KE I DESHI ATO 700000 DOLLARET QE KISHTE SHENUAR NE BLLOKUN E ZI ,PER VETE APO PER SHEFIN E TIJ,KESHTU TE PAKTEN PASTRON NDERGJEGJEN.KURSE SHEFI YT DHE KASTA E KRIJUAR PREJ TIJ I DASHUR ILIRIAN NUK KA DET QE TI PASTROJE NDERGJEGJEN NGA AJO QE I KANE SHKAKTUAR KETIJ VENDI,E KANE KTHYER NE AFGANISTANIN E BALLKANIT.
      P.S. I UROJ PUSHIME TE MBARA POLITIKANEVE TE MAJTE E TE DJATHTE NE VILAT QE KANE KARSHI NE GJIRIN E LALEZIT…

      1. Ariu says:

        I ka perdorur per te blere dinjitetin e disa shqiptareve, qe per nje dore miell harrojne te pyesin – ku i gjeni keto “dhurata” qe shperndani ?

        I ka pedorur edhe ne darken e ngjalave pa dyshim!

        Uroj, qe PS te kete te pakten 71 e vetme dhe ta nxjerre jashte koalicionit Meten. Ti jape mundesi drejtesise te filloje nga nje politikan i larte, qe per hir te vertetes ky eshte tipiku !

        Shpetimi i Shqiperise nuk vjen nga ndryshimi i taksave, por nga denimi i korrupsionit ne nivelin me te larte, kjo do na mbroje edhe nga pushtetartet e rinj (nuk besoj se do jene te huaj, por shqiptare ? !

      2. Ilirjan says:

        Eh i dashur Safo…..gabim, ketu ku jetoj une paguaj taksat pike per pike dhe shume i lumtur se e di qe shkojne ne vendin e duhur sepse Shefi im eshte shefja Merkel qe po ta kishte zene kete headlopen jo me 700000 por vetem me 7 do ja kishte humbur busullen…..flm Zot qe nuk paguaj taksa per keta ujqer……kurse keta ujqerit e tjere qe po ikin, te pakten i hodhen ktij populli nga nje cope melci rrugeve por absolutisht nuk dua te them se ata ishin me te mire se keta qe po vijne, pluralizem ne Shqiperi perkthehet banditizem ku lufta per pushtet behet ndermjet dy bandava te egra….kush e ha?….sigurisht Populli qe i jep 16 mandate Headlopes( Buratinit shqiptar) qe jam I bindur qe I ka blere ato mandate, sepse nuk ka mundesi qe nga 4 mandate ne 2009-en te kercesh ne 16-17 mandate ne 2013-en…

        Por keto ndodhin vetem ne atdheun tone te dashur qe quhet ABSURDISTAN

        Te pershendes,

  3. monitor says:

    Ky ilir meta sikur hedh fall o njerez ,,,e dinte qe 1000%qe do fitonte ,mund ta quaj me plot gojen politikanin qe netet e votimeve flinte i qete ne krevatin e tij

  4. radikalisti says:

    Nuk e kuptoj perse genjeni ne menyre kaq te paturpshme, te gjithe e pame me ze dhe figure qe Ilir Meta nuk tha kete qe shkruani ju. Ilir Meta tha tekstualisht keshtu:-Punen e kryeministrit e zgjidh kushtetuta”. Dhe e tha kete me nje nenqeshje qe linte te kuptoje qe nuk eshte aspak çudi qe Ai te jete kryeministri i ardhshem. Kjo ide perforcohet me shume per aresyen se, as Meta dhe as Rama nuk i jane pergjigjur prere kesaj pyetje, pra asnjeri prej tyre nuk ka thene se kryeministri i ardhshem eshte Edi Rama.
    Edhe nje pyetje per ty Mero:-“Tani qe Berisha do jete ne opozite per kater vitet e ardhshme, me ke do merresh Ti dhe gazeta jote?”

    1. enea says:

      Mero do merret perseri me Berishen qe edhe pse i zhytur ne m.. per kater vitet e ardheshme do filloje te shaje gabimet e veta.

      Mero do merret me poziten duke e monitoruar per te gjitha premtimet e bera.

      Shume e thjeshte.

      Per pjesen tjeter, merruni ju fanatiket me Berishen, ua kemi lene akoma.

  5. luzhi says:

    Ah Shqiperi e mjera Shqiperi!

    Gezimi i fitores eshte nje gezim i rreme qe eshte me i keq se hidherimi i vertete.

    Me Ciftin Ilir Monika dhe me onturazhin e hajduteve Vasili, Tavo, Naco,Koka,
    Shqiperia do te behet me e varfer.

    I njoh mire keta kusare.

    Mjere Edi Rama per kete “martese” te tij te peste.

    Shihemi ne 21 janar 2014.

  6. safo says:

    GAZETAT KANE GJITHMONE ME SE TE MEREN,SEPSE POLITIKANET JANE NJEREZIT ME SHUME TE EKSPOZUAR NDAJ GJYKIMIT POPULLOR ,VETEM NE SHQIPERI NUK NDODH KJO,NE ITALI SAPO DHA DOREHEQJEN NJE MINISTRE E QEVERISE LETTA SEPSE NUK KISHTE PAGUAR TAKSAT MBI SHTEPINE….KUR DO NDODHE KJO NE SHQIPERI?? NDOSHTA RRETH VITIT 3013….

  7. ivani i madh says:

    I lumte popullit shqipetar qe votoi te majten per te nxjere nga llumi qe e ka futur kjo qeverisje edhe me mbeshtetjen e paterices LSI.Po prape dicka la si litarin e te varurit MIUN E SHTEPISE LSI qe seq dore nga hajduteria dhe zullumi. Se asaj nuk ja doli nje ujk si Berisha e jo nje macok si Rama. Me vone do ta shekoni si do e beje hambarin e qeverisjes socialiste vrima vrima edhe pse keto kohe po e heq veten si MI I BARDHE kafazi qe me te erdhur ne pushtet i nxihet qimia dhe kethehet ne orgjine TEK ZAKONI I VJETER VJEDHJA DHE KORUPSIONI..

  8. liqeni says:

    Popull i shitur! Rehabilitohet Meta dhe Rama i 21 janarit!

  9. rex says:

    me tregoni ky BUFI eshte me SALEN apo me RAMEN te behet dallimi o gruri o tershera.

  10. Fleks says:

    Arsyeja e humbjes eshte:
    E majta perdori sistemin URIRTH!
    Qe do te thote,hodhi ne votime reth 300 mije votues me shume,se cdo here tjeter
    E kish kuptuar se nuk fitonte dot kurre,bazuar ne perkushtimin e maxhorances per shtetin dhe qytetarin ne 8 vite
    E dinte,se te dyja forcat kishin votues potencial sejcila 1.600.000 veta
    Dinte,se votonin reth 40% te tyre,nga te dyja palet
    Atehere ne heshtje,beri thirjen dere me dere:
    Cdo familje e majte,pa asnje perjashtim,te votojne te gjithe pjestaret
    Me tekniken URITH,nga reth 1.600.000 x 40%=640.000 votues.
    Hodhi ne votime 23 Qershor 1.600.000 x 60%=960.000 votues.
    Pra reth 320.000 votues me shume.,kur e dinin se te djathtet,aq dalin ne votime reth 40%.
    Ja nga e dinte Meta se do fitonte me mbi 200 mije vota.
    Ja nga e dinte Meta me Ramen,se do mernin mbi 80 deputete.
    Ata ishin keshilluar,nga keshilltaret x,y,z se nuk ka rendesi sa punon maxhoranca!
    Rendesi ka:
    TE NXJERESH TERE PJESTARET E FAMILJEVE TE MAJTA PA ASNJE PERJASHTIM,te fusin fleten ne kuti
    Pra cdo shtepi e majte,jo me 1 apo 2 vota,por 3-4 vota.Pa asnje perjashtim,te gjithe ne votime.
    Dhe ashtu ndodhi.
    E per ta kompletuar pyetja:
    Si ka mundesi qe partia e akuzuar me shume nga shqiptaret,pra LSI,na qenka votuar 300% me shume nga populli?
    Pergjigje:Sepse ndroi mjaltin(voten) e bleteve(votuesve) me sheqerin ne koshere.I futi sheqerin i mori mjaltin.
    Ose gjeni ju nje pergjigje tjeter

    Pra korrupsioni ne parlament u rrit me 300%,vetem per LSI-ne.

    1. enea says:

      O fleks, ti edhe je i zhytyr ne mut edhe krenar.

      Po boll more, fillo pak nga vetja dhe clirohu nga berishizmi

  11. alban4eva says:

    ti Lilo boll fole per fitore, ti duhet te behesh gati per hekura..!!

  12. Fleks says:

    Prandaj dhe une,per te luftuar korrupsionin ne rangjet e larta,mendoj si shoku Baton Haxhia.

    Zoteri sheqeri(Meta),te behet krietar prrallamenti.

    Pasi u rrit me 300% nga papudhi(populli).

    Kryeiakuzuari per korrupsion,qe u be 3 here me i madh.

    Te na drejtoje dhe prrallamentin.

    Qe te luftojme keshtu korrupsionin.

  13. corba e vjeter says:

    Ilir Meta ka marre votat e veta ,votat e demokrateve te zene ne hall ,votat e partive te tjera te koalicionit qe nuk plotesojne numrin per nje mandat dhe votat e socialisteve qe per hir te sistemit nuk krijojne dot mandat te ri.Te thaush qe PS-ja eshte ne ato nivele eshte miopi dhe dashakeqesi !

  14. ALBAN DEGA says:

    SHANS HISTORIK PER NJE FAQE TE RE NE HISTORINE SHQIPTARE

    – Pa largimin e Berishes dhe Nanos nga lidershipi, ceshtja e demokracise nuk
    mund te fitoje, Shqiperia nuk mund te behet

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Marreveshja Rama- Meta per nje koalicion parazgjedhor , nese ekziston, eshte nje shans historik per te spastruar skenen politike nga fosilet e dinosaureve ish- komuniste. Ajo do te sillte ne krye te politikes shqiptare nje brez te ri te painfektuar nga virusi komunist.
    Edhe me teper: ndersa Edi Rama ishte disidenti, per aq sa mund te mbijetonte ne ate diktature disidenca, Ilir Meta ishte pjestar aktiv e lider i levizjes studentore kunder katrahures komuniste.
    Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per ti dhene fund politikes se konfliktit si mjet per uzurpimin e te gjitha pushteteve ne baze te parimit despotik bolshevik ” Te gjitha pushtetet sovjeteve”.
    Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per te pastruar vendimarrjen politike shqiptare nga dy lidere qe kane sunduar duke percare dhe qe percajne edhe sot per te sunduar “per aq kohe sa do te na jape ai lart”, pra perjetesisht njesoj si babai i tyre shpirteror e ideologjik, Enver Hoxha apo “Baba Stalini”.
    Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per te nxjerre ne pension historik dy lidere qe kane ricikluar dhe orvaten te riciklojne njeri- tjetrin ne nje xhiron pafund marreveshjesh e pazaresh okulte tipike per Mafian.
    Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per fitoren e kauzes se demokracise ne Shqiperi, qe per njezet vjet askush nuk e ka minuar si Berisha dhe Nano, duke e lene vendin dhe popullin me proamerikan e me pro-perendimor ne Bote, popullin qe permbysi komunizmin me kushtrimin ” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa”… ” E duam Shqiperine si Amerika demokratike” po aq ne mos edhe me larg se me 22 mars 1992.
    Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per ti dhene fund mamutho- korrupsionit Berisha- Nano qe fillon nga vjedhja e votave e perfundon ne qindra miliona dollare mund e djerse, pasuri e gjak te taksapaguesve shqiptare, te bere rrush e kumbulla nga Arsidi e deri tek buzuqet e Asfalise greke, nga pazarlleqet atdheshitese me Athinen e Beogradin … e deri tek Autostrada e Mega- Hajnise kombetare.
    Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik qe do ta lironte historine e politikes shqiptare nga dy injorante jo vetem te politikes por edhe te ekonomise shqiptare ku njeri mesonte Reganomics duke urdheruar zboristet e mjekesise shqiptare per te qelluar silueten e Reganit, ndersa tjetri doktoronte per shkenca ekonomike duke fshikulluar “kater modernizimet” e Ten Hsiao Pinit qe e kthyen Kinen ne nje superfuqi boterore…
    Marreveshja Rama – Meta eshte nje shans historik qe qe do te hiqte nga kreu i politikes shqiptare dy kokat e “Derrit Mac” Berisha- Nano, qe i ka mbetur ne dore Shqiperise ne menyre jo demokratike, por me vota te manipuluara, te vjedhura fshehurazi e haptazi, e gjithnje te kontestuara pervec atyre te 22 marsit 1992, kur nuk fitoi Sali Berisha, por shpirti demokratik e properendimor i shqiptareve ” E duam Shqiperine si e gjithe Evropa” ndersa ai po e con drejt stepave bjelloruse e putiniste.
    Marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per ta integruar Shqiperine dhe shqiptaret ne vendin e tyre natyror e krejt te natyrshem, ne Bashkimin Evropian, duke lene mbrapa historise emrat e bemat e tyre qe kaq shume e vonuan kete proces sa natyror edhe te merituar per Shqiperine ne zemer te Evropes.
    Pa largimin e Berishes dhe Nanos nga kreu i kesaj skene politike, nga lidershipi i saj, sic e deshmojne nje det faktesh e deshmish pa fund te ketyre 20 vjeteve te fundit , shteti shqiptar nuk mund te behet , ceshtja e demokracise nuk mund te triumfoje.
    Aresyeja eshte fare e thjeshte: nuk mund te triumfoje kauza e demokracise me nje mentalitet tipik komunist.
    Shqiptaret jane tejngopur me rrenat, me mashtrimet, me pallavrat komuniste dhe neo- komuniste edhe te Berishes dhe te Nanos…
    Ka vdekur pergjithmone koha kur “shqiptaret hane edhe bar… “, ndersa dinosauret e politikes shqiptare hane pasurine e begatine, mundin e djersen e shqiptareve, te sotmen e ardhmerine e tyre.
    Ndaj marreveshja Rama- Meta eshte nje shans historik per ti dhene fund historise 20 vjecare te shanseve te humbura per shkak te politikes se gabuar e krejt te deshtuar Berisha – Nano.
    Askush nuk duhet te kete brejtje ndergjegje per gjoja besen e prere, per shkeljen e “word of honor” apo marreveshjen e xhentelmeneve me ata qe me mijera here e kane deshmuar ne sy te shqiptareve e te nderkombetareve, se nuk kane bese e aq me pak jane xhentelmene.
    Nuk ka bese me te pabesin, thote sovrani.
    Aq me pak ka bese e ” word of honor” ne politike. Nese behet fjale per bese ajo ekziston vetem me popullin e kombin tend.
    E ne kete pikepamje nje marreveshje Rama- Meta eshte shume me e natyrshme se pazari Berisha -Meta… A nuk i perkasin si Rama edhe Meta te njejtit krah politik, te njejtes shtrese sociale, se majtes.
    Si e tille nje marrveshje Rama – Meta eshte nje shans per te ndrequr edhe nje anomali politike e sociale ku e djathta e Berisha sundon me vota te vjedhura e trafikuara e po orvatet te akaparoje te gjitha pushtetet edhe me votat e se majtes e te Ilir Metes!
    A nuk deshmon per kete edhe gjendja kaotike e fqinjit tone jugor Greqise me nje histori mijeravjecare demokracie, ku lindi vete kjo fjale magjike! Aq me teper qe po vazhdoi ky kaos duhet te pergatitemi qe te presim edhe refugjate greke !
    Marreveshja Rama- Meta, nese ekziston, eshte nje shans historik per nje politike ndryshe, per nje politike te popullit, me popullin e per popullin, qe eshte shpirti i demokracise!
    Marreveshja Rama – Meta eshte nje shans historik per nje faqe te re ne historine e politikes, te shtetit dhe te demokracise shqiptare!

    SHKRUAR DHE BOTUAR PER HERE TE PARE ME 12 JANAR 2013

  15. Fleks says:

    Z Alban Dega!

    Nuk ka fituar aspak mareveshja Rama-Meta.

    Por ka fituar sistemi URITH.

    Per ta vertetuar kete te bej nje pyetej te lehte:

    Si ka mundesi qe kryeiakuzuari i qeverise 4 vjecare nga populli dhe partite.

    U votua po nga populli me 300% me shume?

    E dyta me sitemin URITH,e majta ngriti ne diten e zgjedhjeve mbi 60% te votuesve te saj.

    Duke e ditur se te djathtet reth 40% shkojne te votojne.

    Kur ti z Dega e di shume mire se te dy krahet kane reth 1 milion e 600 mije simpatizante sejcili si potencila votues.

    Meta i akuazuar,Rama akoma ne opozite,nuk kishin dhene kaq kontribute qe te dilnin kaq fitimtar.

    I nxori sistemi URITH,qe Meta thosh shume para zgjedhjeve se do fitonte me mbi 200 mije vota e me me shume se 80 deputete.

    Kur kryeiakuzuari vete u rrite me 30% nga populli!!!???

  16. Alban says:

    Gjithe populli e dinte se HAJDUTI DHE KRIMINELI KOKELOPE nuk mund te merrte vota per te hyre ne parlament.

    Marreveshjet jane bere se bashku me penicilinen, hajdutin kokelope dhe gjatovinen. Sipas te gjitha gjasave po numurohen letrat qe mbushnin kutite e parapergatitura nga marreveshja e krimineleve dhe maskarenjve dhe kriminelet e kombit e dinin mire se cfare po benin:

    1. Donin te pastronin figuren e Kokelopes se ndyre dhe kriminel qe pervecse nje hajdut i floririt te shqiptareve dhe hajdut me video me ze e figure, si nje kriminel i rregjur qe eshte donte edhe te zhytej me tej ne krime dhe te vriste edhe Dritanin, por nuk ia arriti krimineli.
    Keshtu i VUNE NE KUTITE E PARAPERGATITURA numrin e letrave qe donte Kokelopa t’i numuroheshin duke i rritur shifren me 300% kur Kokelopa jo vetem nuk merrte dot fare vota, por me gjyq popullor do e hiqnin zvarre ne burg hajdutin e pasurise se shqiptareve se bashku me familjen mafjoze te shqiperise te penicilines.

    2. i thane gjatovines se do te leme te vish ne pushtet me kusht qe pushtetin ta kontrollojme perseri ne, sepse nuk e hane te huajt se me gjithe vjedhjet e bera nga penicilina dhe familja e tij mafjoze se bashku me kokelopen te mund te dalin perseri fitues ne zgjedhje.

    PRA KETA KERIMINELE DINE VJEDHJE DHE VETEM VJEDHJE, KRIME DHE VETEM KRIME. KETA FYTYRA TE URRYERA TE POPULLIT DUHET TE GJYKOHEN MASIVISHT DHE TE KERKOHET TE BURGOSEN PERJETE, SEPSE JANE KRIMINELET E NDYRE DHE HAJDUTET E FELLIQUR TE PASURISE DHE VULLNETIT TE LIRE TE KETIJ POPULLI. NUK KA VEND NE BOTE TE NDODHIN KETO SI NE SHQIPERI.

    NATO DUHET TE NDERHYJE

    BURG TE PERJETSHEM PER KRIMINELET DHE HAJDUTET E PASURISE DHE VULLNETIT TE POPULLIT SHQIPTAR

    BURG TE PERJETSHEM PER KRIMINELET DHE HAJDUTET E PASURISE DHE VULLNETIT TE POPULLIT SHQIPTAR

    BURG TE PERJETSHEM PER KRIMINELET DHE HAJDUTET E PASURISE DHE VULLNETIT TE POPULLIT SHQIPTAR

    BURG TE PERJETSHEM PER KRIMINELET DHE HAJDUTET E PASURISE DHE VULLNETIT TE POPULLIT SHQIPTAR

    BURG TE PERJETSHEM PER KRIMINELET DHE HAJDUTET E PASURISE DHE VULLNETIT TE POPULLIT SHQIPTAR

    BURG TE PERJETSHEM PER KRIMINELET DHE HAJDUTET E PASURISE DHE VULLNETIT TE POPULLIT SHQIPTAR

    BURG TE PERJETSHEM PER KRIMINELET DHE HAJDUTET E PASURISE DHE VULLNETIT TE POPULLIT SHQIPTAR

    BURG TE PERJETSHEM PER KRIMINELET DHE HAJDUTET E PASURISE DHE VULLNETIT TE POPULLIT SHQIPTAR

    BURG TE PERJETSHEM PER KRIMINELET DHE HAJDUTET E PASURISE DHE VULLNETIT TE POPULLIT SHQIPTAR

    BURG TE PERJETSHEM PER KRIMINELET DHE HAJDUTET E PASURISE DHE VULLNETIT TE POPULLIT SHQIPTAR

    BURG TE PERJETSHEM PER KRIMINELET DHE HAJDUTET E PASURISE DHE VULLNETIT TE POPULLIT SHQIPTAR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje