Deputeti socialist, Damian Gjiknuri, ka dalë në një konferencë shtypi gjatë mesditës, duke kërkuar përfundimin sa më parë të numërimit, për të mos krijuar tensione të kota.
“Procesi i numërimit po ecën me ngadalësi, por në përgjithësi po ecën pa probleme. Është e rëndësishme që procesi të mbyllej sot, do të ishte mirë pasi shqiptarët të dinin rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, jo vetëm për të ulur tensionet, por edhe për të përfunduar këtë proces të stërlodhshëm. Ka një problem me Kukësin, ka disa probleme për sa i përket administrimit, por po e monitorojmë situatën atje. Mund të them se qarku i Kukësit ka sjellë një rezultat të ngushtë”, tha Gjiknuri.
I pyetur në lidhje me një rikthim të mundshëm të anëtarëve të majtë në KQZ, Gjiknuri është përgjigjur se PS-ja e ka shprehur qëndrimin e saj në lidhje me këtë çështje, ndërsa konfirmoi se e majta ka marrë 84 mandate dhe këtë gjë s’ka gjykatë që ta ndryshojë.
“PS-ja ka pasur dhe mban një qëndrim parimor në lidhje me KQZ-në. Ata që e zhbën KQZ-në do të mbajnë përgjegjësinë për të. Nëse KQZ-ja nuk i ka votat e nevojshme për certifikimin e rezultatit, atëherë është kolegji zgjedhor ai që do të bëjë certifikimin e rezultatit dhe ndarjen e mandateve. Nuk mund të ratifikojmë paligjshmërinë sepse populli i motivuar edhe nga ajo që ndodhi në KQZ dha çmimin kësaj mazhorance së Berishës. Rezultatin e certifikoi populli dhe s`ka gjykatë që ta kthejë këtë”, u shpreh Gjiknuri./b.l
MIRNJOHJE TE VECANTE PER KETE FITORE MERO BAZES.
FALEMINDERIT PER OPOZITEN DHE RRENIMIN QE I SHKAKTOVE BERISHES…
Vetem te guxojne ta shpien neper mend se mund te prekin kutite dhe do pesojne ate qe nuk e kane menduar kurre!
Gjiknuri PS nuk ka fituar , fitorja eshte e LSI-S
Tani vehuni te gjith ne rrjesht perpara Metes
Zoti Mero Baze , se mos e kthen edhe ti si Frroku ne 97-en me gazeten Koha Jone ! More vesh apo jo! ?