Qosja: Shqipëria u çlirua nga një makth. Rama duhet të ndërtojë një shtet të së drejtës

26 Qershor 2013, 09:21Politika TEMA

Në ditëlindjen e 77-të të tij, akademiku Rexhep Qosja ka folur për zgjedhjet në Shqipëri dhe si e sheh Edi Ramën kryeministër.

“Ndërrimi i pushtetit në Shqipëri ishte i pashmangshëm dhe i domosdoshëm. Ky ndërrim, mjerisht shumë i vonuar, përfaqëson interes të madh kombëtar. Dhe, ky ndërrim duhet të gëzojë çdo shqiptar që e do Shqipërinë dhe që i do shqiptarët kudo qofshin ata. Shqipëria kishte një person politik, në të cilin ishin mbledhur të këqijat plotësisht të pamjaftueshme në kohën në të cilën jetojmë, me marrëdhëniet shoqërore që ndërtojmë, domethënë me demokracinë, me vlerat shoqërore, kulturore, shpirtërore, morale që duhet të ndërtojmë. Ai ishte një antikulturë politike, shtetërore dhe shoqërore, që mendjen time e ka ngarkuar me çudinë: si e duroi populli shqiptar kaq gjatë këtë antikulturë. Ai ishte makthi i Shqipërisë dhe, për fat, Shqipëria u çlirua prej tij”, shprehet Qosja

Sipas tij marrëdhëniet Shqipëri- Kosovë nuk varen nga politika. Se si e sheh Edi Ramën kryeministër, ai përgjigjet: “Para së gjithash duhet të jetë e qartë se ndërtimi intelektual, politik e kulturor i Edi Ramës ndryshon rrënjësisht prej ndërtimit të paraardhësit të tij. Edi Rama është, para së gjithash, intelektual e intelektuali nuk e kupton politikën si mjet për sundimin e njerëzve, por si mjet për shndërrimet e përgjithshme shoqërore, ekonomike, politike, shtetërore, kulturore e të tjera. Edi Rama, siç është parë edhe në fushatën që bëri Partia Socialiste, e ka mësuar shumë mirë politikën por, natyrisht, politikën moderne, që aq shumë i duhet sot Shqipërisë. Për mua është e sigurt se Edi Rama me bashkëpunëtorët e tij dhe me aleatët e tij në politikën shqiptare do të fusë atë që aq tragjikisht ka munguar në këtë politikë: do të fusë kulturën, kulturën si vlerë, si traditë e si përditësi, kulturën si vlerë kombëtare dhe si vlerë universale, kulturën në politikë dhe kulturën në jetë. Dua të besoj se Edi Rama do të sjellë në politikën shqiptare atë që tragjikisht ka munguar: Përkushtimin ndaj së drejtës dhe drejtësisë, përkushtimin ndaj të vërtetës. E para për t’i bërë të gjitha këto që thashë, Edi Rama me bashkëpunëtorë dhe me aleatët duhet ta bëjnë Shqipërinë shtet të së drejtës. Pa shtet të së drejtës nuk ka demokraci. Dhe atëherë  kur Shqipëria të fillojë të funksionojë si shtet i së drejtës, në gjykatoren kryesore të Tiranës, do t’i shohim fajtorët e dramës së madhe të viteve 1996- ’97, fajtorët politikë dhe administrues të tragjedisë së Gërdecit, fajtorët politikë dhe administrues të vrasjes së katër protestuesve më 21 janar dhe  kampionët e korrupsionit”, është shprehur Qosja në gazetën Shqip.

Sipas tij, po nuk ndodhën këto, Shqipëria do të vazhdojë të ecë me barrën e krimeve, korrupsionit, plaçkitjes së pasurive kombëtare, me barrën e neveritshme të rrenave dhe mashtrimeve.

Megjithatë Qosja shprehet optimist, ndonëse nënvizon se  “Aleanca për Shqipërinë Europiane” do të ketë shumë punë pasi po merr në dorë fatet e një shteti të rrënuar ekonomikisht dhe të kërcënuar nga kriza./A.Xh

73 komente në “Qosja: Shqipëria u çlirua nga një makth. Rama duhet të ndërtojë një shtet të së drejtës”

  1. ledi says:

    Me ndihmoni ti pergjigjeni pyetjes sime!
    A ka mundesi ligjore qe Z.Qosja te behet president i Shqiperise?
    Faleminderit!

    1. Landi- Sverige says:

      Jo, por ai ngelet qytetar nderi i Shqiperise!
      Gezuar ditelindjen dhe jete te gjate o mendje e ndritur e shqiptarizmit!

      1. Vlora says:

        vlerisime qe i takojne akademiKut te madh shqiptar z. REXHEP QOSJA.

        qosja e ben punen e tij te palodhshme per shqiperine, edhe atje ku eshte ne trojet e veta.

        flm.

      2. dikush pyeti says:

        Dikush pyeti.
        Si ka mundesi qe partia lesh e li apo lsi u votua 10 here me shume?
        Pikepyetje vertet e padhe. A ka mundesi te jete e vertete?
        Une them qe jo.
        Kjo loje qe eshte besuar nga te gjithe ka filluar qe ne zgjedhjet lokale dhe u kurorezua me haleancen e nje prillit ose me dreken e ngjalave.
        Une I them ramyt e ben chicagos mos u hidheroni se sala nuk ka humb.sala I futi ato qindra mijera vota ne kuti te metes.
        Tani sala sundon me bedel. Bedeli meta do marre gjithe ministrite qe kane parate e tenderat.
        Ai qe humbi eshte
        Ramy
        Ben xhicago
        Kelmendasi
        Qe si gur tavlle do ti zevendesojne me te tjere gure tavlle.
        Une me veroniken si bujq, as humbim as fitojme vetem hidherohemi dhe gezojm.
        Sala beri kujdes qe edi te fitoje, po jo te beje ligjin.
        Eshte perendimi I perfshire ne kete mesele?
        Sigurisht eshte iniciatori.
        E pate sa agresiv ishte edi pas humbjes se bashkise? Me pas?

    2. LORA says:

      Sikur Rexhep Qosja te behet president i Shqiperise,atehere Rilindja do te merrte teresisht permbajtjen me rrezatuese te mundshme.

    3. fl says:

      eh…fatkeqsisht edhe e mira e ka nje kufi, kush e le thuaj

    4. eni says:

      them se po, pasi ai eshte qytetar i shtetit shqipetar me te drejta te plota , madje ai ka dhe emrin ne lista per te votuar

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Ai ka shtetesi shqiptare..Po ta vendosje per kanditature per president si nga populli si nga parlamenti i ri, eshte nje nga figurat me te spikatura te prezantoj Kombin Shqiptar si president..

    5. tea says:

      Jo, sepse nuk plotesohet kushti i pare i qenies kandidat per president, qe duhet te jete me banim 10 vitet e fundit ne republiken e Shqiperise. Por do te ishte nder, per shqiptaret, se ai eshte nje prej burrave me te mencur te shqiptarise/ Teuta

    6. Reflection says:

      Gjtihçka eshte e mundeshme, mjafton ta duash, atè…..

    7. Majlinda says:

      E adhuroj Rexhep Qosen, dhe ndoshta me referendum mbare popullor e zgjedhim per President. Eshte i pa krahasueshem, mendje ndritur si Rilindasit tane. Do ti beja thirrje ta mbeshtese kete pushtet ne distance, duke e keshilluar qe gjerat te behen sa me mire.Dhe une e Uroj edhe me shume se 100 Vite Jete te Shendetshme per kete Vlere te Popullit Shqiptare.

  2. leka says:

    Fjala qe na ben te dridhemi e Qoses dhe te thellohemi te gjithe tek vehtja,qe te fillojme te kemi respekt per vetvehten: “..si e duroi populli shqiptar kaq gjate kete antikulture“.

  3. Joni says:

    Perkulem me respektin me te madh para Jush Profesor Rexhep Qosja. Ju faleminderit per fjalen tuaj te mencur.
    Vertete me ka bere te dridhem ky artikull.

  4. stefani says:

    Do te ishte ide gjeniale qe zoti Rexhep qosja te behej president i Shqiperise,eshte e mundur dhe e ben te mundur marrjen e dyshtesise dhe ne shqipetaret do te ishim me fat te madh te kishin nje president nje figure kombetare akademike si ai.

  5. arsyeja says:

    Ju uroj jete te gjate Prof.Qosja dhe bashkohem me idene e komentuesit Ledi…Prof.Qosja PRESIDENT…!

  6. Ir says:

    Fjalët e profesor Qoses janë si gurë të çmuar që rrëzëllijnë. Të gjithë ne që votuam për partinë socialiste e kemi të qartë sa e vështirë do të jetë për Edi Ramën dhe skuadrën e tij ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo llucë dhe bjerrinë kulturore dhe ta sjellë atë në të shumëndërruarin vend që, nëmos të barabitet me Evropën e kulturës dhe ligjit, t’i afrohet sa më shumë asaj. Unë kam besim se Edi Rama do të ndryshojë shumë gjëra në Shqipëri, sepse është intelektual i mirëfilltë dhe vizionar. Le ta mbështesim të gjithë, sepse të gjithë e duam një Shqipëri të mirë dhe të respektuar.

  7. luani says:

    edhe 100 te tjera shkrim i shkelqyer profesor urime e respekte

  8. pali says:

    Uroj qe rama te distancohet nga kriminelet.

    Dje neper rruget e qyteteve tona pame shume kriminele (te rrezikshem per shoqerine tone )qe festonin ne menyre te cmendur bashke me ushtaret e tyre fitoren e PS.

    Shume nga ata kriminale dolen dje per here te pare publikisht ne rruget e qyteteve tona ( me makina lluksoze me xhama te zinje )pasi eshin te strukur ne strofullat e tyre per shume vjet.

    I lutem Edi Rames qe te mos bej sehir, keta kriminele e kane vendin vetem ne burg ( ose ne strofullen e tyre ).Te distancohet dhe ti luftoje keta kriminele me te gjitha forcat dhe te mosbashkepunoje me ta.
    Une shpresoj ne kete te fundit.

  9. Joni says:

    Ide gjeniale- Prof.Rexhep Qosja President do te ishte nje fat i madh per Shqiperine per te tashmen dhe te ardhmen.

  10. Tragjasjoti says:

    I madhi Profesor! Jeni kontribues ne zgjimin e ndergjegjes politiko-patriotike te popullit shqiptar:personifikim i virtyteve,sidomos nga perkushtimi per te verteten,Atdhedashurine,te drejtat e lirite.Mirenjohje,respekte!

    1. DriniZi says:

      “I madhi profesor”…është thjesht vetëm një mashë e Hashim Th që e shkatrroi deri në themel Kosovën martire.
      Qosja ka rrjedhur plotësisht nga fiqiri…..
      SRB -in se ka dasht as zoti e dreqi po ti thurrësh ditirambe këtij shalgjatit e ta quash intelektual të mirfilltë sësht gjë tjetër vecse nji përulësi e pështirë….
      Ika se më villet…

      1. Berat says:

        Ti zoterore mundesh vetem bythen ti puthesh Akademikut Qosja

        1. DriniZI says:

          Berta,bythen e Qoses puthe vet.
          Unë nuk e shava “akademikun” me byth te puthur nga Berati, vetën dhash një mendim personal e objektiv.

          1. Kosovari nga Gjermanija says:

            DriniZi, i ofenduari ofendon. Kombi Shqiptar ka nje Akademik ne kuptimin e plot te fjales, e ai eshte i nderuari z. Qosja.

  11. anticensurë says:

    “Dhe atëherë kur Shqipëria të fillojë të funksionojë si shtet i së drejtës, në gjykatoren kryesore të Tiranës, do t’i shohim fajtorët e dramës së madhe të viteve 1996- ’97, fajtorët politikë dhe administrues të tragjedisë së Gërdecit, fajtorët politikë dhe administrues të vrasjes së katër protestuesve më 21 janar dhe kampionët e korrupsionit”
    një thënje e drejtë një kusht që duhet ta kemi parasysh të gjithë!!që duhet ta kujtojmë të gjithë çdo vit!çdo dy vjet!ta kujtojmë sa herë duhet të japim votën tonë!po qe se nuk është zgjidhur ky kusht duhet të mendojmë ku duhet ta japim atë!!

    1. plaku says:

      anticensure,
      Po te kundervihem sepse, dialogu midis mendimeve ndryshe eshte nje gje e mire.
      Nuk e di por mua me vjen ne mendje lufta qe, beri udheheqesi zezak Mandela per pajtimin kombetar. Fakti tregoi se per shtetin e Afrikes se Jugut kjo ishte nje ide shume e mire.
      Mos valle Shqiperia e re demokratike ka nevoje per nje pajtim kombetar dhe jo koka te prera si ne kohen e revolucjonit francez. Une nuk e besoj sepse, tani jemi ne kohera te tjera dhe kjo bote nuk ka me nevoje per Sent Just, Danton ose Robespjera.
      Mos harrojme se ne qeveri do te kemi nje force politike si LSI qe ka 17 deputete dhe jo nje te kaluar shume te mire. Edi ka nje rruge shume te veshtire dhe te mbushur me te papritura dhe kurthe te shumta.Ai do te heci ne nje rruge qe eshte ne fakt nje shtrese akulli shume e holle. Ai duhet te jete jo vetem nje organizator i talentuar por edhe nje ekujlibrist i shkelqyer dhe shpesh nuk do kuptohet menjehere nga votuesit e tij. Ai, qysh me 1 prill ka marre rolin e nje pragmatisti dhe kjo gje nuk eshte kollaj per karakterin e nje shqiptari.
      Ka shume mundesi qe, ta kem gabim, por ja qe ky eshte mendimi im modest.
      Pershendetje.

  12. Observuesi says:

    Nuk preitet gje prej deklaratave aziatike te Qosjes.
    Me qene i mire, ai do te kishte reaguar ndaj sllavizimit te shqiptareve ne vjendlindjen e tij. Apo epr ndjekjen, vrasjen e burtgosjen e atdhetareve nga malesia, ku ai ka lindun nga nji nane sllave. Por jo, nuk priten reaigme te tilla, sepse ai asht id edikuem me e sha e perqa kombin shqiptar! Dhe prej nji sllavi nuk pritet me fole mire per shqiptaret!

  13. doleci says:

    Ledi, SA DO E DESHIROJA EDHE UNE.
    Ne biblioteken time, librat e te nderuarit REXHEP QOSE i kam vendosur krahas atyre te rilindsave te medhenj qe per fatkeqesine e kombit, ne kete tranzicion nuk eshte se jane parmendur shpesh. Nga nje dore e papergjegjeshme u luftua fort qe te benin rilindas Sali Berishen, Jozefina Topallin e Fatos Nanon. Nuk besoj se do te dale ndonje keqberes tjeter e te beje te njejten gje per Edi Ramen,megjithese ky do te jete vitedrite larg se keqes se tyre.

  14. Dardan says:

    Cdo gje qe thote zoti Qosja eshte e bukur por ajo qe me ben te emocionohem se tepermi eshte se ai paska te njejtin mendim me ate grup te vogel shokesh (ku jetojme) persa i perket vendosjes se drejtesise per fenomenet dhe ngjarjet kriminale gjate ketyre 20 viteve.
    Sa per ate qe te jete Rexhep Qosja si president i Shqiperise, nuk ka arsye te jemi fort ne merak pasi ai eshte moralisht president e shkuar presidentit moral te te gjithe shqiptareve gadishullore dhe atyre boterore.

  15. eni says:

    I nderuar profesor. Ti meriton te jesh president i Shqiperise . Ta uroj me gjithe zemer kete dhe shpresoj qe nje dite te behet realitet. Nuk besoj se mund te kete shqipetar qe nuk krenohet me emrin tuaj.

    1. DriniZi says:

      @eni …”Nuk besoj se mund te kete shqipetar qe nuk krenohet me emrin tuaj”
      Unë jam një shqipëtar qe nuk krenohet me emrin e puthadorasit plak Qosja! Si unë ka mesiguri me miliona tjerë sidomos në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri.
      Qosja, siq pretendon të jetë “truri i kombit”, s´bën në asnjë mënyrë të “përzihet” në politikbërjen ditore dhe të anon nga ndonjë krah politik, se ja “nxjerr bojën” vetës.
      Aq më pak, Qoses nuk i ka hije të bëhet “zëdhënësi” i Hashim TH dhe politikës kapitulluese të tij karshi Serbise…

      Prandaj, i-e dashuri-a eni, merre më shtruar deklaratën e një akademiku që si duket bashk me rrjedhjen e moshësh i ka rrjedhur edhe truri!

      1. rudini says:

        POPULLI SHQIPTAR KA FITUAR,NE KETO ZGJEDHJE.DHHE REXHEP QOSJ ESHTE NJE NDER FITUESIT!!!!!!!!ESHTE NDER TE PAKTIT QE I KANE MBETUR AKOMA KOMBIT.

  16. arjanita says:

    Shqiperia nuk shpetoi nga nje makth.Shpetoi nga vdekja
    qe po i pregadiste bisha. bashke me oborrin e vet

  17. elvi says:

    Urimi im per profesorin, akademiku REXHEP QOSJA eshte mos vdeksh kurre per te miren e kombit shqiptar. Prej JUSH duhet te mesojne breza te tere. Perulem me respect para JUSH.

  18. Dritani says:

    edi rama te beje shtet te se drejtes?….Zot, fali te mjeret se nuk dine c’bejne e c’thone, fali te shkretet se nuk e dine ne c’batak jane fundosur!….Mafiozet te bejne shtet te se drejtes, a te shkretet ju ku jeni katandisur, po do ju pijne gjakun si shushunjat more trushperlaret e qoses, po ata 700mije euro kane kafen e xhepit more truthare apo harruat se si e late koken per ate 700mijeshe ne 21 janar!?…po pallaveshin e harruat qe 2 vitet e para e mori me vrull bashkine e tiranes, pastaj per 8 vjet me rradhe ja futi gjumit ne Peze dhe rehat-rehat i conte Dashnori 20% e lejeve te ndertimit…T’i mbani me shendet dhe aman kujdesuni per ate kokelopen se mos dobesohet dhe kujdes pallaveshin…..t’i gjeni kualitet te mire jo me 3000 € vizen, e pakta 5000 por mall te cilesise se mire ama. Ec aty perpara rilindasit e xhaxhit!

  19. mehmeti says:

    ZOTNI PROFESOR QOSJA:Me lejoni te ju pershendes dhe uroj per ditlindjen.Te rroni e jete sa me te gjate,per mendjen e ndritur te kthjellet dhe qe e vini ne sherbim te kombit qe na kthjelloni edhe ne popullin qe te marim kthesa sado edhe te medhaja sic thoni dhe JU.Edhe nje here urime te sinqerta.

  20. Slayer says:

    Prof Qosja do te beje pjese ne historine e ndritur te kombit Shqipetare per kontributin e tij…
    Jete te gjate e te ndritur Ju uroj Profesor!

  21. mira says:

    JETE TE GJATE zQOSJA,MENDJENDRITURIT TONE TE DASHUR E RESPEKTUAR.GEZUAR FITOREN E RILINDJES.

  22. Kosovari says:

    Te gjitha komentet ne llogari te Qoses (Qosiqit), …!

    Te gjith ju te egzaltuar me QOSEN (Qosiqin) merrne dh eia pafshi hajrin ne Tirane.

    Qosa eshte personi qe per shkak te reputacionit te ti (te merituar nga sjellja e ti) kur e ka testuar veten ne politike kur ka provuar veten SOVRANI i ka dhene vendin qe te mos jete as i gjalle ne politike.
    Si rezultat i SOVRANIT e ka shuar partine politike te ti.

    Kjo eshte ni tregues se shtetasit e Shqiperise nuk duhet te perzihen ne zgjedhjet e Kosoves e as shtetasit e Kososves nuk guzojne te perzihemi ne zgjedhjet e Shqiperise.

    Nese doni te kuptoni se cfare eshte ne vertete Rexhep Qosja, ju lutem lexone/rilexone kryevepren e ti Vdekja me vjene prej syve te tille.
    Aty eshte pershkrimi me i mrekullushem dhe me autentik i karakterit e rexhos. Kryepersonazhi negative eshe rexho qosiqi.
    Rexho e e lexon ne menyre te perkryer ne pasqyre veten e ti dhe e barte te zezen ne leter te bardhe.

    Ua falim me tere “madheshtine” e ti, por me nje kushte qe nuk na sjellni doktorin ne Kosove. Salo dhe Rexho e plotesojne ne menyre te perkryer njeri tjetrin.
    E perbashketa e tyre eshte se e URREJNE PERENDIMIN.

    1. Nje Kosovar says:

      Kosovar, ti qenke nje injorant,nuk besoj qe ke lexu as edhe nje liber… me siguri je far simpatizues i LDK. Perndryshe, Kosova mburret me Qosjen.

    2. arber says:

      komentit tuaj zoteri’kosovari’nuk ja vlen ti besh as edhe nje koment pershkak te nivelit krejt naiv e dashakeq qe shpreh per z Rexhep QOSJA.Deshira e juj do ishte qe ai te quhej ndryshe me ato prapashtesat sllave qe me duket se ju i paskeni per zemer.Nje fjale e urte popullore shqiptare thote qe pyll pa dera ska.Ka rastisur qe nje nga keta derat e pyllit shqiptar te jete zoteria jote qe se ka haberin as nga kombi e as nga ata qe sakrifikojne jeten e tyre per ceshtjen kombetare.Si duket do jesh nga ata qe kur behej lufta ne kosove hanje qofte ne kioskat e Durresit o te Tiranes.

  23. lunxhjoti says:

    i nderuar prfesor, REXHEP QOSJA.JU jeni nderi i ketij kombi.
    jeni inetelektual,jeni atdhetar,jeni i urte,jeni i sjellshem,jeni i thjeshte,jeni trim, jeni i ashper me armiqte.
    Shume profesore ka ne shqiperi,por pak i treguan vlerat morale,intelektuale,atdhedashurore.ata i sherbyen servilizmit,parase,ofiqeve.
    Ne ne lunxheri kendojme;lunxheri krahine e bukur,lunxheri plot lezete,c’bukuri ke mbi vehte.
    Edhe kombi yne, me njerez si ju e jo me kolaqe,ka shume bukuri.kjo quhet rilindje e kombit,se i tregoji vlerat e zgjuara e dhe nga fjala e juaj e mencur.

  24. luiza says:

    Gezuar edhe 100 profesor Qosja mendja e ndritur mbare shqipetare. pershendetje faleminderit qe ndihmuat dhe qartesuat me ndihme tuaj mendjet shqiptare per kete kthese te madhe urime.xxxxxxxxxxxxxxxxxxxx

  25. zeka says:

    REXHEP QOSIQ eshte antishqiptari me i madhe i diteve tona,kurr shqiptaret e kosoves nuk do i japin perkrahje,

    1. Shqiptari nga Kosova says:

      Zeka i zi ata qe nuk e respektojne Qosjen jane injorante! Te lutem mos fol ne emer te shqiptarve te Kosoves!

  26. Kostandin says:

    REXHEP QOSJA PRESIDENT!
    REXHEP QOSJA PRESIDENT!
    REXHEP QOSJA PRESIDENT!

  27. shpiragu says:

    jam lexus i rregullt i shtypit dhe sidomos i gazetes Tema,si komentus nuk jam aktiv po per rrespekt te te madhit Rexhep Qoses mendova te them edhe une dicka,per sa thot me lart profesor Qosia une e kuptoj shume mir dhe e vlersoj kete shkrim por edhe cdo gje tjeter qe thote qofte ne televizione ne gazeta apo edhe ne librat e tij,cdo mendim i tij eshte thjesht i persosur dhe mendoj se eshte ndoshta i vetmi shqiptar qe rrezaton kultur te madhe dhe kurr nuk te merzitet sa her ta degjosh perkundazi ke qejf ta degjosh sa me shpesh,prandaj une e vlersoj dhe them se sot per sot eshte numri 1 i gjith Shqiptarve dhe pse jo te behej edhe President i SHqiperis gje qe do e nderonte kombin tone,dhe ne fund gjthe rrespektet per te madhin Rexhep Qosia.

  28. zeka says:

    po te behet president i shqiperris kurr nuk do te bashkohemi a ndegjove shpiragu.po ua falim me te gjitha fal u qoft,nuk na nevoitet CAPI I VUTHAJVE.

  29. VL.HAS says:

    Qe nga vitet 1968 -72 Rexhep Qosja na eshte futur e ngulitur ne ndergjegjen tone , si nje nga levruesit me te pershkutuar te gjuhes shqipe , si elementi baze kjo ,e mbajtjes gjalle te ndjenjes per bashkim kombetar te mbar trojeve shqiptare . Ndaj mendoj edhe une si shume komentues te tjere, se do te ishte ne nderin e popullit shqiptar qe nje dite kete figure te madhe qe s’ka reshtur per as nje cast se punuari per kombin , ta kete President te Shqiperise . I UROJME JETE TE GJATE DHE PUNE TE MBARE ne pasqyrimin sa me me realizem , ne shkrimet e tija , te periudhes tranzitit demokratik qe po kalojme …

  30. Zeni says:

    Profesor Qosja,te uroj me gjithe zemer ditelindjen,u befsh 100 vjec,marrsh edhe nga ditet e atyre qe nuk te duan dhe nuk te respektojne,njerez qe vene pasurine dhe kolltukun,mbi kulturen dhe atdhedashurine.Ju jeni krenaria e kombit shqiptar.Shqiptaret me kryeqytet Tiranen dhe i gjithe kombi shqiptar do ta kishte per nder te kene nje president si ju.Ju jeni krenaria e kombit.Me nje president si ju dhe nje kryeminister si Edi Rama kombi shqiptar do te ecte shume perpara.

  31. Ariana Topuzi says:

    Sme ngelet as nje gje per te shtuar por e falenderoj dhe uroj per shkrimin profesor qosen, nga te paktet intelektual shqipetar te vertet

  32. Shpejt... says:

    Shpejt do te zhgenjeheni z.Qosaja.Nje shtet ne Ballkan qe ndertohet me njerez me origjine kombetare hibride,te cilet diten thone se jem shqiptare dhe naten punojne per armiqte tane sllave e greke,eshte thene se do te deshtoje.Vete keta lidere jane te dyshimt,duke vizituar here Beogradin e here Athinen por edhe duke i ftuar keta armiq tane shekullor(ne Shkoder)si kumbare,te marredhenieve te tyre te mira,flet per nje katastrofe qe do ta pesoje shqiptaresia dhe vete Shqipëria Etnike.Pra,z.Qosja,shpejt do te zhgenjeheni,siç u zhgenjyet me”revulucionin e vonuar”te 1997.Lus Zotin te mos ndodh kjo qe po e shkruaj,nga dhimbja per Shqiperine MEME!

  33. shpresa says:

    @ledi, do ishte nje vendim i shkelqyer!

  34. ILIRI, KAÇANIK says:

    I madh eshte z. Qosja.Gjithmon e ka thene te verteten dhe vetem te verteten, pavaresisht a i ka pelqyer pushtetit ne Tirane apo Prishtinë. Vazhdimishte ka kritikuar politiken rugoviana dhe berishiane, e tash po shihet qe ka pas plotesishte te drejte.
    Z. Qosja, te urojme shendet dhe jete te gjate! Ti je pasardhesi i rilindaseve tane, sepse je i till!

  35. aleko says:

    Vertete ashtu eshte pr dr Rexhep Qose!.. Si e duruam ne shqipetaret e shqiperise nje aventurier dhe karjerist i paskrupullt me emerin Sali Berisha qe per nje 20 vite mbolli vetem shkaterrim mjerimin dhe percarjen , qe na perdhosi moralin dinjitetin, nderin ,krenarine si individ dhe si kombe qe na prishi ekonomine ,kulturen madje per pak sa nuk shiti dhe hapsira nga deti yne thjesht sepse keshtu i behej me mire interesave te tij egoiste si nje sundimtare i dhunshem qe kerkonte te perjetesonte sundimin e tijj mbi vendin e shqiponjave.Por ketu ka dhe dicka te vertete.Si diktator ay nuk lejoi zgjedhje te rregullta sepse nese do ti lejonte do ta kish ngrene cahirin m,e kohe.Kejo megjitheate nuk e justifikon popullin shqipetare.Nderime profesor..

  36. Bardhi says:

    Rexhep Qosja eshte nje inatqor.Rexhap Qosja ka jetuar ne Ish Jugosllavi si mbret,se e ka pas motren e gruas zyrtare te lart,perkatsisht pushtetare ne Krahinen e atehershe autonome te kosoves.ishte Drejtor i I.Albanologjik.Kur instituti s’financohej nga shteti e la at pune dhe filloj “patriotizmin”tek e fundit eshte nje komunist si edhe Edi Rama,por eshte nen nivelin edhe te Edi Rames.

    1. lal krosi says:

      Ti Bardhi bo mir me na e marr ka i cike ne goj. Profesori mire e bote qe ishte komunist, pse ca dojshe ti, me rrit dele si puna jote? Sipas teje Sal zaberhonia ne kohen e komunizmit rriste lakra. Qeke trap fare mer inatqor

  37. KASAPI says:

    z. qose eshte dhe do mbetet gjohe shkoqitur shume shpejt do kesh vendin qe meriton

  38. shpiragu says:

    (per Z Zeka)
    pak me lart une thshe qe nuk bej shume komente neper gazeta,nje nga arsyet eshte dhe ngatarresat qe lindin nepermjet komentuesve te ndryshem qe mua sme pelqejn,secili nga ne jep mendimin e tij dhe asnjeri sduhet te keqkuptohet me te tjeret,pra duhet te pakten te rrespektojm mendimin e tjetrit.

  39. dinjitet says:

    Vlerat intelektuale e njerezore te zQosja, jane te medha,por une do doja te vija ne dukje PERDORIMIN e SHQIPES. Me fjalen e zgjedhur, emocionale, te ngrohte, te mprehte, tejet te rrjedheshme, nderon GJUHEN, nderon SHQIPERINE. Nga thellesia e zemres, i uroj: VITE SHUME, SHENDET TE PLOTE, MENDJE TE KTHJELLET E ZEMER TE ZJARRTE.

  40. kukull says:

    jam me qosen kur thote
    qe pa zgjidhjen e gerdecit 21 janarit masakres se durresit trasparencen e krejt privatizimeve me rendesi kombetare ska ndryshuar asgje nuk dua qe fjalet e spahiut te jene te verteta por pa zgjidhjen e ketyre ceshtjeve me le te mendoj qe me shume se fitore do duket si marrveshje koha do jete deshmitari kryesor te mos perseritet nje nano 2 qe beri masaker korrupsioni dhe per mosprekje leshoji pushtetin

  41. mecan toska says:

    — nga berati – 2400 – vjecar

    te uroje jete te gjate

    aq sa qyteti i bukur dhe i lashte i beratit …

  42. I nderuar Profesor Qosja.Duke perfituar nga rasti u uroj Jete e Shendet ne te mire te Kombit Shqiptar.Persa I perket momentit lidhur me Edi Ramen une mendoj se qe te vazdoj te jete Ai qe Ne mendojm se eshte Ai duhet ta filloj punen me kategorin e njerzve qe ka paraqitur Marin Mema ne emisionin Shqiperia Tjeter pra me ata qe vuajn per buke sepse si e ka lene Saliu vendin duhet shume kohe per ta riparuar.Faleminderit.

  43. lal krosi says:

    Prit o profesor mos u gezo para kohe, se eshte Ilir Meta koktuli hala ne loj. Ku e dijm ne se ca menie ka ai hajduti

  44. dritoni says:

    Rexhep Qosjm ke qene dhe ke mbete njeri i lig. Ne Kosove te kemi lexuar moti, qe ne vitin 2000 kur partia qe drejtoje ti u zhbe pasi fitoi me pak se 1% te votes se popullit. Nuk e dine vellezerit ne anen tjeter te kufirit cfare lloj halabaku je ti. Nuk e dine se ne vitin 2009 Hashim Thaqi te dha nje cerek milion euro per t’i botuar veprat tua dhe qe atehere i sherben me besnikeri, ashtu si i sherbeve te gjitha strukturave komuniste deri ne vitin 1981.

  45. nga Kosova says:

    Se pari urime ps-s fitorja e suksese,gjithashtu edhe simpatizusve te se majtes.sa i per ket Qosjes i madh ka qene,aq i madh sa po ,ju tregoj dy raste,ishim duke ngren ,dhe rastesisht,Qosja intervistohej,jipte ndonje mendim,askush nuk hante per te mos ber zhurm,se po flet i madhi Qosja,edhe nje raste tjeter ishte nje demostrate e madhe ne vitet e nentedhjeta,dhe policia serrbe mundohej me tankse shufra gome gaz lotesjelles e qka jo te na shperndaj,por nuk e arrinte qellimin,mjaftoi te dukej Qosja ne deren e Biblotekes ne Prishtine,dhe vetem qoi doren dhe tha dy fjale,ne e arritem qellimin,tani mund te shperndaheni,dhe te gjith u shperndan,keto jan vetem dy raste.mirpo populli i Kosoves eshte kunder Qosjes ,nga ajo dite,qe mbrojti krimin,dhe dual ne mbrojtje te vjedhsve te votave,nmbrojti dhe mbrone te keqqeverisjen ne Kosove.nese ket e ka ber per te mos perqa popullin?gjithashtu ne kosovaret duam ta dim edhe mendimin e juaj,a jeni ju pro kesaj qeverise shkaterruse ne Kosove!!edhe nje nuk eshte e gjith kosova pro Sales,po te doni ta dini te vertetet,vetem pro THaqistat kan qen pro dhe jan,hyni pak ne portalet tona dhe e shifni sa ka pro Sales.

  46. liqeni says:

    Ju thoni shqiperia shpetoj shoku Qosja (me falni por ju jeni shoku dhe askush nuk mund te mohoje bindjet tuaja te majta)kurse une them Shqiperia ishte nen kontrollin e bandes blu dhe kaloj nen kontrollin e bandes se kuqe!Kemi te bejme vetem me dy ngjyra!Banda blu beri ne keto 8 vjet disa gjera te mira per popullin dhe kete ju si profesor i kulturuar nuk duhet ta mohoni ashtu sic nuk mohoni qe banda blu uzurpoj pushtetin dhe kjo qendron!Tani te shohim se cfare do beje banda e kuqe per kete popull sepse premtimet i ka pasur te medhaja dhe nje e ka mbajtur pa ardhur ne pushtet :rehabilitoj hajdutin Meta per aspiraten sic e quajne ata “rilindje”!Se sa i drejte ishte ky veprim mund ta gjykoje vetem bota e qyteteruar kurse nje pjese e vogel e popullit shqiptar e miratoj kete!falemnderit!

  47. uragan says:

    …edhe 100, i nderuar profesor Rexhep Qosja! Si shqiptar, ju falenderoj perzemërsisht per opinionet e ndihmën tuaj, për shporrjen njëherë e përgjithmonë, të këllirës, të antishqiptarit, të të shiturit Sali Viçidolit. Bëheni apo jo president, kjo pak rëndësi ka. Ju keni vendin tuaj të veçantë, në historinë e shqiptarizmit, jo vetëm se e flisni gjuhën shqipe si pak të tjerë, por edhe se jeni i papërsëritshëm në qëndrimet tuaja, në favor të popullit shqiptar. Ju faleminderit…

  48. ali says:

    I madhi Qose ,te pershendes nga pertej Oqeanit ! Shqiperia me 23 Qershor u clirua nga makthi 23 vjecar.

    Por sidomos keto 8 vjetet e fundit. Shqiperia u clirue me ne fund nga diktatori i fundit stalinist, qe e ka emrin

    Sali Serb Berishovic, agjent e spiun i klases politike retrograde serbe qe edhe sot e kesaj dite, ne shek. 21,kur

    bota i eshte kundervene kolonializmit dhe neokolonializmit, Serbia e Nikolicit e Dacicit, akoma nuk heq dore

    nga Kosova, e konsiderojne si province te saj . Ky eshte turpi me i madh per Evropen qe akoma perpiqen t’ja

    plotesojne tekat nje serbie , e cila duhet te beje katharsin per te gjithe popullin serb qe ta heqin nje here e

    pergjithemone mentalitetin skllavopronar ,mentalitetin e bujkroberise, per te qene i barabarte me popujt e
    ballkanit. ….

  49. Lexuesi i TemmA says:

    DJALI I VUTHAJVE

    -Ose Kutia e Mendjes-

    -Duke ndjekur sulmet e rrepta, krejt të pakuptimta,
    ndaj akademikut të nderuar Prof dr Rexhep Qoses-

    …!
    Vepra e Tij, që naltohet në vite,
    Na flet me piskamë kreshnike :
    “Fjalën g’dhënd, si gur për qoshe ,
    Mjeshtri i pendës, Rexhep Qose” .

    …!
    E godasin, atje, M’at’anë,
    Kapercen Qafë-Borin ,
    Dirgjet, zhdripë në Valbonë:
    -Ç’ka do këtu, – i thonë?!

    -Pse, (qashtu) ke shkrue ,
    Edhe K’ha i turren ,
    E gjuejnë pa mëshirë ,
    -Nuk je ka rri mirë…!

    …!
    Zjarr e hekur! Urdhëri:
    -Të përlyhet Akademiku (!!),
    Djalit të Vuthajve ,
    Nuk i luen çerpiku .

    Hijebredh, pishë n’kersh,
    Nga furtunat nuk ka dert,
    Për ç’ka në letra e vulosë,
    Me Mujin e Halilin flet!

    …!
    Nuk të kap dot kërbaçi,
    Baba-Rexhë, -ngado që vjen,
    Ti, je lart, në Rreth të Bardhë,
    Vijë ajrore me Shkelzen.

    Pushtetet, bimë pakvjeçare,
    Nisin e zverdhen kah’ vjeshta,
    Burrat e mëdhenj të artit,
    (Gozhda e qyrkut në mur),
    Dragoj që i përkund vepra!

    Le të shajnë sa të duan,
    Do vijë koha me e ditë,
    Ti je një Kuti e Mendjes,
    Ti je Frashër…, je Fishtë.

    Korifenjtë, si Orët e Malit,
    Nuk duhet m’eu pa fjetë,
    Do e lypim kalibrin Qose,
    Eee…, (s)kena me e gjetë!

    …!
    Vepra e Tij, që naltohet në vite,
    Na flet, me piskamë kreshnike:
    “Fjalën g’dhënd, si gur për qoshe,
    Mjeshtri i pendës, Rexhep Qose“.
    ./.

    (Nxjerrë nga libri në dorëshkrim “Mbrojtja pa avokat”)
    -Nga Interneti, VOAL, Ch, 24 qershor 2013-
    [email protected]

  50. Gezuar ditelindjen dhe jete te gjate e te lumtur profesori yne i nderuar Qose.! Gezohem pa mase kur ben dalje dhe shkrime ne gazetat tona. Presim me deshire keshillat tuja. Je verte njeriu me i mire dhe e i degjuar dhe me i dashur per kombin shqipotare. Ke dhen vlersime edhe per ate qe iku dhe per ate qe vjen. percaktimet tuja jane vertet udherrefyese per ne shqiptaret dhe vecanrishte per udheheqje e re ketu ne shqiperi. Populli shqiptar nga kjo udheheqje i ka thyer syte dhe besimin tek ajo. Shpresoime shume ne kete udheheqeje te drejtuar tshme nga Edi Rama. Shqiperia ka nevoj shume per njerz te ditur dhe te zgjuar. Mbvase me ardhejne e kasaj udheheqje te re besio qe edhe hemoraxhia e trurit shqiptare do te nderpritet ose madje edhe munde te rikthehen ne shqiperi pasi shume jane larguar nga drejtimi i dhunshem i ketyre viteve. Shqiperia ka kuadro te mjaftueshem, shqiperia edhe po pergatite te rije, pore deri tani pak kush eshte marre me to, me shum ka gjetur vende nepotizmi se sa mendja e ndritur, ajo eshte sulmuar me synime per ta hequr qafe.
    Shpresoi qe kjo mori funde njeher e mire profesor.
    Edhenjeher urime dhe 100 vjet te tjera jete per te miren e kombit shqiptare.!

  51. Andrea says:

    Pranoni nje urim edhe prej meje, i nderuar profesor Rexhep QOSE: I forte shendetshem dhe menderisht ne nje jetegjatesi te deshiruar nga shumica e shqiptareve, ketu edhe ne Kosove!
    Por urimi me i madhe ketej kufirit, pra ne Shqiperi eshte:
    – BAC, U KRY !
    “U durua” jo pak por 22 vjete, por jo si deshire dhe nevoje e shumices se shqiptareve por si imponim i forces kryesore tradhetare per interesat e kesaj shumice te shqiptareve te ndershem,ate te PS-se, qe kaloi qellimshem ne “Opozite” me doktrinen shkaterruese dhe antikombetare te Sali Berishes dhe falangave te tij kriminale e cila per arsyen e realizimit te misionit te perbashket: Ate te dekomunistizimit te Shqiperise dhe shqiptareve, por njekohesisht me qellim te perfitimit material nga pasurite e Shqiperise dhe shqiptareve te Shqiperise i beri karshillek shkaterrimit te Ndergjegjes Kombetare, shkaterrimit te Veprave te ndertuara me aq mund e sakrifica, duke e hedhur pa meshire popullin ne rruge pa asnje fije shprese per mbijetese.
    …..
    Me se fundi kaq e pat edhe vepra tradhetare e Ramiz Alise, e realizuar eger nga beniamini i tij Sali Ram Berisha. Pasojat jane nje SHQIPERI e dobesuar, e kthyer ne nje zonje qe po mban femijet me buke te mare me liste ne dyqanin e Demokracise Perendimare dhe ate te ShBA-se.
    A do te beje Rilindjen Ekipi i Ri me ne krye Edi Ramen, me Ilir Meten neper kembe, dhe me te pabesin malok me falangat e tij qe prapa shkurreve dhe ferrave presin “gjahun” ne prite?!?! Teper veshtire, ne mos e pamundur. Populli pret, por besoj se ka per te shperthyer keq nga pritja cfilitese. Atehere plotesohet thirrja: – Bac, u kry !
    Baca Rexhep, respekt per gjithcka te vyer qe keni kryer ne te mire te Shqiptarizmes dhe Kosoves!
    Ju faleminderit!

  52. ali says:

    Zoti Qose shpresoj dhe deshiroj te shoh se afermi ne Tirane ,perkrah Edi Rames, qe Sali Berisha , jo pa dasha-

    keqesi e pikpamje talibaneske e percarese theksonte. Edvin KRISTAQ Rama per t’i treguar shqiptareve ja cili

    Edi ! Mos e merrni per mysliman. Bile arriti te fabrikoje monstruozitete nga me te neveriteshme per Edin dhe

    familjen e tij,qe une kam njohur qe prej 50 vjetesh. Me vinte neveri kur degjoja shpifjet e Berishes, qe as

    nje plake fshati thashethemexhie nuk ben te tilla gjera. Nje matuf komplet ! Po te hapje ‘klanin” apo edhe

    me keq Dacibao qe e ka emrin ABC. gjithe diten ekranin e zinte fytyra e thartuar dhe e kalbur e Saliut .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje