Kryetari i Grupimit Socialist dhe Demokrat në Parlamentin Europian Hannes Svoboda, ka uruar opozitën shqiptare për fitoren e zgjedhje. Sipas tij, tashmë sfidë e Ramës do të jetë lufta ndaj korrupsionit dhe ekonomia.
Ndërkohë, ai ka thënë se tashmë është koha që Shqipëria të pranohet si kandidate për anëtarësimin në BE.
“Përgëzoj Edi Ramën dhe Ilir Metën për fitoren e tyre të qartë. Ata i ofruan popullit shqiptar një alternativë të vërtetë. Jam i sigurt, se qeveria e re do të trajtojë sfidat me të cilat përballet vendi, veçanërisht korrupsionin që është i madh dhe vështirësitë ekonomike. Qeveria e re të angazhohet për avancim në rrugën e integrimit drejt BE-së. Është koha që Shqipëria të pranohet si kandidate dhe vendi të vazhdojë avancimin në rrugën evropiane”, tha ai për TCH.
Svoboda sakaq ka dënuar vrasjen e simpatizantit të LSI-së gjatë ditës së votimeve në qytetin e Laçit dhe parregullsitë e tjera në zgjedhje.
“Dënoj vdekjen tragjike gjatë ditës së zgjedhjeve. Në proces gjithsesi u vërejtën sërish parregullsi, duke përfshirë një KQZ jostabel. Zgjedhjet më të mira se ato të shkuara, por jo tërësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare”, deklaroi Svoboda./b.l
Aksion imediat per Ramen duhet te jete pastrimi i ferrave dhe fosileve te tipit Gjinushi,Milo,Dokle….pas votimit te nje kodi te ri qe teston realisht partite politike,duhet te kerkoje zgjedhje te reja. Nese do arrije te pastroje nga institucionet kushtetuese veglat injorante dhe te korruptuara kamikaze te berishes,atehere do jete momenti oportun.
Nese do arrije te pastroje nga institucionet kushtetuese veglat injorante dhe te korruptuara kamikaze te berishes,atehere do jete momenti oportun.
PER ILIR BLLOKUN E KE FJALEN?
SHQIPERIA NUK PASTRIHET KURRE NGA KORRUPSIONI .
MBAS NJE VITI DO TE KETE SHQIPERIA PLOT LAJME NGA MERO BAZE