Ançeloti: Mos më krahësoni me Murinjon

27 Qershor 2013, 12:41Sport TEMA

Trajneri i ri i Real Madrid, Karlo Ançeloti, ka kërkuar që mos ta krahasojnë me Hoze Murinjon. Reagimi i tij ka ardhur pas deklaratave të Rafa Benitez, se Ançeloti do i rikthejë imazhin e mirë klubit mbretëror.

“Unë nuk jam thirrur për këtë. Unë jam një trajner që dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me lojtarët. Por, unë nuk mendoj se jam një paqeruajtës. Është një fjalë e mirë, faleminderit.

Por, Murinjo është trajner i madh. Unë e respektoj atë shumë. Secili njeri ka karakterin e vet, kështu që nuk është mirë të më krahasoni me Murinjon. Kur të mbaroj punën këtu, presidenti do të më tregojë nëse kam qenë më i mire, ose më i keq se Murinjo”, ka thënë trajneri Italian./b.l

 

4 komente në “Ançeloti: Mos më krahësoni me Murinjon”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Perpos qe ka qene nje “ALF” shume i mire ,per mua eshte dhe nje trajner me reputacion ,nuk eshte as palaco ,as mistrec ,as karagjoz ,as provokator ,as inatcor ,as denglaxhi ,as pordhac ,as kanakar ,as delenxhi ,as HISTERIK ,por eshte ne 100% ,INVERSI i ketyre cilesive qe une permenda me siper .
    I uroj fat tek REALI dhe eshte per mua trajneri i duhur qe do ti ktheje LA-LIGES ,GJYSMEN e PRESTIGJIT te mohuar GABIMISHT .

  2. enofieraku says:

    Nuk mendoj se do kete shkelqimin qe ka pasur ne bankinen e Juves , ose tek Milan , nuk besoj se do ket sukses , te fitoj champions , Reali kerkon me ngulem trofeun e 10te ne champios, por kjo gje nuk besoj se do arrihet gjate ketij 5 vjecari, dominimi i klubeve spanjole e perfundoi ciklin, mendimi im , mendoj se do dominojne gjermanet, dhe pastaj eshte radha e italianeve te famshem. Forza Milan !!!

  3. balzac says:

    Nje aristokrat i vertete.

  4. unknown says:

    Po car “forza Milan” mer burre? Une rrespektoj cdo tifoz, por me thene te drejten, ekipet italiane nuk shifen me sy, dhe ai kampionat ne ate menyre si menaxhohet, nuk ka per te sjelle ndonje gje per shume vjet me rradhe. Nejse te uroj suksese “enofieraku”. Ne itali me Milanin jam, por veshtire te hyje ne elite evropiane per nje kohe te gjate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje