Real Madrid më në fund ka trajnerin e ri, pasi ka zyrtarizuar italianin Karlo Ançeloti në pankinën e kësaj skuadre për tre sezonet e ardhshme. Skuadra spanjolle ndiqte prej kohësh italianin dhe lajmërimi ishte i pritshëm që në fundjavë.
Vonesa ka ardhur nga fakti se PSZH, ku gjendej italiani, nuk kishte siguruar ende firmën e Loran Blank për pankinën e vet dhe vetëm pasi ka arritur të nënshkruajë me francezin, ka lejuar Ançelotin të transferohet në radhët e madrilenëve.
Ançeloti kishte gjetur prej kohësh akordin me skuadrën spanjolle, ndaj ka udhëzuar menjëherë klubin të cilësojë të mbaruar kalimin e tij në drejtimin e kësaj skuadre.
Sipas njoftimit zyrtar të lëshuar nga Real Madrid pak pas mesditës, Ançeloti ka nënshkruar një kontratë trevjeçare, deri në fundin e qershorit 2016, ndërsa që nesër do të jetë i pranishëm në “Santiago Bernabeu” për t’u prezantuar para mediave.
Trajnerin italian e pret një punë e madhe në drejtimin e spanjollëve, pasi duhet të përgatitë “revolucionin” e detyrueshëm te kjo skuadër që cila mbyllin sezonin e fundit pa asnjë trofe.
realit i hapet rruga per tu ber kampion i evropes!
Per mua ANCELOTI eshte figure po aq e kompletuar sa edhe DEL-BOSQUE .
Serioz , luajal ,teper i afte teknikisht , autoritar ,trajneri me i mire italian ne qarkullim.
REALI ka bere goditje te persosur qe e mori .
Sa do te deshiroja qe te trajnonte BARCELONEN dhe te zevendesonte te MEFSHTIN VILANOVA !
reali kete vit do ta fitoi chempinsligen dhe do ta mundi atletko madrit