Adams: Runi, një bast i rrezikshëm për Arsenalin

24 Qershor 2013, 14:01Sport TEMA

Ish-kapiteni legjendar i Arsenalit, Toni Adams, ka thënë se londinezët do të rrezikonin shumë nëse blejnë Uejn Runin, pasi sipas tij, sjellja e sulmuesit mund të hapte problem për ekipin.

“Nuk jam i sigurt nëse Uejn Runi mund t’ia dalë në Londër, të jem krejtësisht i sinqertë. Kjo do të ishte një rrezik i madh, sipas meje.

Nuk mendoj se janë në diskutim financat. Mendoj se është temperamenti dhe mentaliteti i tij. Londra është një realitet tjetër. Mendoj se ka nevojë për një lloj lojtari tjetër.

Mendoj se Uejn është padyshim një super-lojtar dhe do të më pëlqente ta shoh atë te Arsenali. Teknikisht ai është një lojtar fantastik, por nuk jam i sigurt për të mentalisht, sjelljen jashtë fushe dhe profesionalizmin e tij.

E di se Sër Aleks Ferguson e ka menaxhuar Uejn në mënyrë të shkëlqyer gjatë disa viteve dhe jam i sigurt se Arsen mund t’ia lejojë vetes atë, por nuk e di. Mua nuk do të më pëlqente t’i harxhoj paratë e mia në Uejn”, ka thënë Adams./b.l

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje