Migjen Basha, 100% lojtar i Torinos

21 Qershor 2013, 11:03Sport TEMA

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Migjen Basha, është 100% një futbollist i Torinos. Tashmë kartoni i mesfushorit të kombëtares shqiptare i përket i tëri klubit granata. Dje në merkaton e futbollit italian ishte dita e zgjidhjes së bashkëpronësive të klubeve për lojtarët. Pasi nuk u gjet një akord mes Torinos dhe Atalantës, që kishin në bashkëpronësi kartonin e 26 vjeçarit, dy skuadrat ju drejtuan zarfeve.

Në këtë procedurë, siç e parashikon rregullorja, fiton oferta më e lartë, e cila me hapjen e zarfeve rezultoi ajo e Torinos, që kishte propozuar 350 mijë euro. Me këtë shumë, klubi torinez arriti të sigurojë dhe pjesën e kartonit të Bashës, që më parë disponohej nga bergamaskët, duke e bërë plotësisht të tijin futbollistin shqiptar.

Vetë dëshira e Bashë ishte pikërisht që të qendronte tek Torino./b.l

4 komente në “Migjen Basha, 100% lojtar i Torinos”

  1. lih says:

    100%,sic themi 100% pambuk,ose 100% lesh…

  2. leonardi antwerpen says:

    Migjeni
    lojtar shume i lodhur
    me duket qe eshte me tuberkuloz?????

  3. Nori says:

    leonardi antwerpen
    Beni ju andej nga Shqiperia ndonje mesfushor si Basha hahaha po gjith i keni do lojtar te lodhur qe nuk kan lidhje me futbollin luajn Seria B ose kategorin e 3 Italia futboll lagjesh hahahah lerg jeni ju me futboll hehheh

  4. zeka says:

    o lale po ky ka zemer luani,eshte rritur rrez bjeshkeve te sharit go go BASHA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje