PSG, edhe Rajkard refuzon francezët

20 Qershor 2013, 19:09Sport TEMA

Pas Fabio Kapelos, PSG është refuzuar edhe nga Frenk Rajkard.

Francezët janë duke bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të gjetur pasuesin e Karlo Ançelotit, i cili pritet që të transferohet tek Real Madrid.

Por, vështirësia për të gjetur një zëvendësues për teknikun italian nga ana e PSG, ka bërë që Ançeloti të mbetet peng deri më tani.

Mediat franceze bëjnë me dije se PSG tentoi së fundmi që të marrë pikërisht ish-trajnerin e Barcelonës, Frenk Rajkard, por ky i fundit ka refuzuar, me arsyen se kërkon që të pushojë për një vit.

Rajkard u shkarkuar nga Arabia Saudite disa muaj më parë, por mendohet se arsyeja e refuzimit të tij ndaj PSG-së, vjen për fakti se francezët i ofrojnë vetëm një vit kontratë. Kjo, duke qenë se mendohet që në vitin 2014, PSG do të marrë si trajner francezin Arsen Venger./b.l

2 komente në “PSG, edhe Rajkard refuzon francezët”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    RAJKARD , nuk ben per trajner ,por nga ana tjeter dhe ARSEN VENGER nuk ben se nuk ka mentalitet fituesi dhe se eshte i mire per t’a nxjerre ekipin deri ne vendin e trete sic dhe ka bere me ARSENALIN ,dhe se nuk ka autoritet qe t’i mbaje lojtaret .
    Pastaj P.S.G eshte sikunder dhe MANCH.CITY .ekip fantazem i ndertuar posacerisht me krye mercenare qe vitin tjeter kush u jep dhe nje EURO me shume ikin .

  2. kadeti bigler says:

    merni saliun trajner pse e vrisni mendjen ne tete vjetet e fundit ai ka thyer rekorde ne te gjitha fushat si nje trajner i perkryer i ekonomis e beri shqiperin nen kampione te evropes nga ngritja e ekonomis vit per vit thyen rekordin e vetvetes ne not ka thyer rekord me mashtrimet e tij galopante rekord te pa diskutushem ka aritur edhe ne manipulimin e votave ket te fundit e ka qe ne 96 pra 17 vjet qe se ka asnje ne evrop mos te harojm dhe rekordin guines per shiritat qe ka prer nga kater deri ne pes her per te njejten her pas 23 qershorit eshte i lir dhe nuk paguani shum per te

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje