Roma ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit malazez të Fiorentinës, Stefan Jovetiç. Sipas mediave italiane, sulmuesi pëlqehet shumë nga trajneri i ri, Rudi Garcia, i cili ka kërkuar nga ana e drejtuesve të Romës të bëjnë përpjekje për blerjen e tij.
Mësohet se Roma ka ofruar 20 milionë euro dhe dy lojtarë të rinj, në mënyrë që të marrë malazezin.
Por, pengesë pritet të jetë pikërisht Stefan Jovetiç, i cili e ka pranuar prej kohësh se kërkon të transferohet tek Juventusi dhe mendohet se ka nënshkruar edhe një parakontratë me baradhezinjtë.
Tashmë duket se do të ketë një betejë mes Romës dhe Juventusit për të, duke qenë se Çelsi dhe Mançester Siti duket se e kanë braktisur pistën e blerjes së malazezit./b.l