Merkatoja sapo ka nisur të trazojë letrat në futbollin italian, ku disa pikëpyetje bien edhe mbi shqiptarët që aktivizohen përtej Adriatikut. Njëri prej tyre është Erjon Bogdani, e ardhmja e të cilit mbetet në udhekryq pas përfundimit të kontratës me Sienan. Bomberi kuqezi po studion të gjitha ofertat në drejtim të tij, pasi disa skuadra nga Seria B kanë shfaqur interes për ta pasur në grupin e tyre gjatë sezonit të ri, raporton “Super Sport”. Në krye të listës qëndron Palermo e trajnerit Gatuzo, i cili kërkon një qendërsulmues për të përballuar sezonin e gjatë, pasi disa prej emrave më të mirë të kësaj skuadre pritet që të largohen gjatë javëve të ardhshme.
Në këtë aspekt, siçilianët janë skuadra më prestigjoze në listën e gjatë që vazhdon me Rexhinan, ku Erjon Bogdani ka luajtur gjatë viteve 2000-2003. Ditët e fundit, në garë hyri edhe skuadra e Varezes. Skuadra e drejtuar nga Andrea Agostineli ishte shumë pranë zonës Play Off sezonin e fundit që e mbylli në vendin e shtatë dhe afrimi i 36-vjeçarit shqiptar do ta rriste më shumë cilësinë në këtë ekip, që synon rikthimin në Serie A pas 40 vjetësh. Një tjetër ish- skuadër e Serie A që ka lëvizur në drejtim të Bogdanit është edhe Peskara, por mesa duket, lojtari i kombëtares ka kërkuar kohë për t’i vlerësuar të gjitha ofertat, sepse skuadra e radhës me shumë mundësi mund të jetë edhe e fundit në karrierën e tij të gjatë, ku ka luajtur 76 ndeshje me ekipin kombëtar duke shënuar edhe 19 gola./b.l
Kam mendimin se BOGDANI per aq sa ka dhene e meriton qe te jete ne PANTEONIN e futbollit tone .
Nje lojtar i zakonshem me nivel mbi mesatar edhe ne serine A , ja vlen qe ti vleresoje ofertat .
Edhe GIANNI DE BIASI do te bente mire qe t’a aktivizonte ne keto 4 ndeshjet e fundit te kombetares sone ne kuader te eleminatoreve ,edhe si alternative mbas minutes se ’60 sepse BOGDANI ,perpos qe shenon ,ai ka eksperience ,ka hije dhe per mua eshte nder te paktet lojtare te kombetares qe kthehet mbrapadhe qe ben presing ,rikuperon topa nga te cilet disa here dhe ka shenuar .
I uroj fat !
O erjon eja luaj kalceto me mua ketu né siena lere ca thot ky totila se tè ben qejfin kot .
Iku edhe ky ne katigori te dyte si do iki saliu i tij ne opozit
Bogdani mesatar ne serine A?
Po te gjitha ekipet ku ka luajtur Bogdani kane rene ne kategorine e 2te ose sic e quajne italianet serie B.Paguhet pak fare mesa duket se 36 vjec nuk ka luajtur Pele e Maradona e jo ky qe se njef njeri.
Natyrisht qe per ne shqiptaret nuk kemi me te mire se ky.
Luajti nje here Panathinajkos me Ajaks ne Amsterdam.U aktivizue ne fillim Bledar Kola . Shkova ta shoh ndeshjen vetem sepse luante nje shqiptar. Mbas 17 minutash e ndrroji trajneri.E ndoqa me vemendje ata minuta .Cdo top humbi .Beri edhe nja tre faulla dhe ne stol.Ne e mbanim per te mire,Natyrisht kur ske tjeter ske cben.
o kelmendas ! po mire une do te isha dakord me ty ne se ti do t’me gjeje nje me te mire se BOGDANI ne shqiperi .
Ah ,ti e ke fjalen per ate RAHMETLLIUN ,PANAJOT PANON ,por dhe ai sido qe ne e mbajme si PELEN tone nga 30 ndeshje me kombetaren dhe partizanin ne ndeshje nderkombetare vetem nje GOL BERI ,kurse BOGDANI me duket qe i ka bere nja 20 gola ne mos gaboj ne 70 e ca ndeshje ,po kaq gola kane bere dhe DEL PIREO ,TOTTI me shoke me italine .
Une thjesht dhashe nje sugjerim se mendimin tim e di qe as e pjerdh njeri ,sikunder tuajin ,por mendoja se kisha te drejte ne sugjerimin tim .Naten e mire !