Milani frenon për Tevez

21 Qershor 2013, 11:44Sport TEMA

Milani ka frenuar në garën për të siguruar shërbimet a rgjentinasit Karlos Tevez. Administratori i deleguar, Adriano Galiani, ka thënë se pa shitur ndonjë lojtar, mbi të gjitha Robinjon, nuk pritet të ketë të reja.

“Negociatat me Santos për Robinjon kanë ndaluar. Ne po diskutonim me ata, por palët nuk janë dakord me shifrat. Tevez? Më parë të shohim për të shitur futbollistë”, tha Galiani.

Freninimi i Milanit ka rritur shanset e Juventusit, drejtuesit e së cilës pritet të bëjnë sot një ofertë prej 10 milionë eurosh për Mançester Sitin, në mënyrë që të sigurojnë Tevezin.

Ndërkohë, Galiani ka mohuar edhe zërat për shitjen e Boateng tek Monako.

“Nuk ka pasur asnjë kërkesë për Boateng. Asnjë klub nuk ka bërë ofertë për të dhe ai nuk ka shprehur dëshirën të largohet. Nuk ka ekzistuar asnjë takim me Monakon. Unë shkova atje për një vizitë kortezie, por askush nuk më beson”, deklaroi./b.l

2 komente në “Milani frenon për Tevez”

  1. sport says:

    Milani eshte bere si Mamurasi….

  2. ARJAN says:

    Ju lutem , na informoni edhe per kupen e konfederatave , nuk mendoj se eshte kaq pa rendesi per ju .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje