Kombëtaret që marrin pjesë në Kupën e Konfederatave janë izoluar nëpër hotelet e tyre, nën masa të rrepta sigurie, për shkak të protestave që po zhvillohen në Brazil. Por, Mario Baloteli, si zakonisht, është njeriu që thyen rregullat.
Ai ka vendosur që të dalë rrugëve të qytetit Salvador, ku ka takuar njerëz të ndryshëm.
Por, trajneri Çezare Prandeli tha se ai kishte një leje të veçantë, për një project bamirësie.
Megjithatë, gjatë fjalës së tij, Prandeli është kritikuar për racizëm, duke qenë se u shpreh që Baloteli është me ngjyrë dhe nuk është njohur nga brazilianët.
“Ai kishte një lejë të veçantë sepse dukej si një prej tyre. Të gjithë po mbyllemi brenda përveç Balotelit, ngjyra e të cilët është ndryshe nga e jona”, tha Prandeli, që më pas e korrigjoi deklaratën e tij, duke thënë se bëhej fjalë vetëm për bamirësi./b.l