Juve ishte pranë blerjes së Neimar për 35 milion euro

22 Qershor 2013, 12:56Sport TEMA

Juventusi ka qenë shumë pranë blerjes së talentit Brazilian Neimar, dy vjet më parë, për një shumë prej 35 milion euro. Kjo është konfirmuar nga ana e agjentit të FIFA-s, Franco Zavaglia.

Ky i fundit kishte marrë leje nga Juventusi për të negociuar për transferimin e Neimar në Torino dhe dhe kishte arritur një marrëveshje me drejtuesit e Santos. Por, gjithçka dështoi pasi Santosi arriti të fitonte Kupën Libertadores, duke bërë kështu që të mos e shiste Neimar, pasi nuk kishte më nevojë për para.

“Futbolli brazilian po bëhej më i pasur, por Santosi kishte nevojë për para, prandaj ishin të gatshëm ta shisnin Neimarin. Ne arritëm marrëveshje për 35 milionë euro. Një shifër e madhe, por aq kushtonte lojtari asokohe.

Megjithatë, zëvendëspresidenti i Santosit ishte i qartë që marrëveshja nuk do të vlente nëse kalonin në raundin tjetër të Copa Libertadores. Fatkeqësisht, Santosi shkoi përpara dhe madje e fitoi trofeun pas 48 vitesh.

Kjo bëri që Santosi të siguronte burime financiare, ta mbante Neimarin dhe t’i ofronte vazhdimin dhe përmirësimin e kontratës”, ka treguar Zavaglia për Tuttosport.

Neimar u transferua këtë verë tek Barcelona për 57 milion euro./b.l

2 komente në “Juve ishte pranë blerjes së Neimar për 35 milion euro”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    D.M.TH ,SANTOSI e pat fituar per here te fundit KUPEN LIBERTADORES ne ………………vitin 1963 .
    E gjeta aresyen pse PELE eshte nen HIPNOZE .
    NEYMARI eshte DHE KA SHKUAR SI “”VIRUS “” tek BARCA .
    Koha do ta tregoje ne se une kam te drejte ne konstatimin tim .
    Megjithate me duhet te them se qysh se shoh futboll ,nuk mund te gjeje nje te dyte qe te jete si dhe SA ai VIZIONAR , ne moshen e tij , ka nje hap te mrekullueshem .
    Lutem qe te mos perfundoje si shumica e talenteve BRAZILIANE ,dhe ti rritet mendja dhe ti dale mbi FLOKE .

  2. Truffentini says:

    Pa me te voglin dyshim… ishte edhe afer Ronaldinjos, Ronaldos, Mesit, Falkaos, bile per keta kishte ofruar nje Fiat Panda prodhim Zastava made in Serbia, nje furgon Iveco made in Brescia dhe 20.000 €uro te pagueshme ne 10 keste ne 10 vjet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje