Milani duket se i është rikthyer sërish interest për mesfushorin sulmues të CSKA-së, Keisuke Honda.
Sipas mediave italiane, duke parë vështirësitë me transferimin e Karlos Tevez dhe mundësisë së largimit të Kevin Prince Boateng, drejtuesit e Milanit kanë vendosur që të projektojnë blerjen e Hondës.
Milani ka shfaqur edhe më parë interes ndaj japonezit, dhe tashmë duket se është bindur edhe falë paraqitjes shumë të mirë të tij në Kupën e Konfederatave.
Për japonezin janë të interesuara edhe ekipet e Premier Ligës, me në krye Everton dhe Totenhem./b.l