Lehman: Bundesliga do të jetë shumë e bezdisshme këtë vit

27 Qershor 2013, 12:42Sport TEMA

Ish-portieri i kombëtares gjermane, Jens Lehman, shprehet se Bundesliga do të jetë shumë e bezdisshme këtë sezon. Kjo, pasi sipas tij, ajo do të dominohet plotësisht nga Bajerni i Pep Guardiolës.

“’Liga e Bezdisshme’ sezonin e ardhshëm do të jetë vetëm me një skuadër në krye. Guardiola do ta marrë Bajernin në të njëjtat rrethana kur mori Barcelonën në Spanjë.

Bajerni dhe Barcelona janë dy ekipe financiarisht shumë të suksesshme. Të tjerët janë shumë prapa. Bajerni nuk do të ketë sfidues. Sfida e vetme do të vijë në Ligën Kampionëve, apo ndoshta në Botërorin e klubeve”, u shpreh Lehman./b.l

2 komente në “Lehman: Bundesliga do të jetë shumë e bezdisshme këtë vit”

  1. DASHAMIRESI I FUTBOLLIT says:

    PO mire mor vella,çfaje ka Bayern dhe Barcelona?

    Apo thjesht pse jane shume te mire?

    Kete teme te hapur me pare nga analiste sportive dhe tani nga ish-portieri,une nuk mund ta kuptoj!

    Besoj se me e mira do te ishte qe te themi se rruga e duhur per te patur kampionate te forta eshte qe te gjitha ekipet te behen si Bayern dhe Barcelona!

    SUKSESE BAYERN!
    SUKSESE BARÇA!

  2. Argita_B says:

    Ai nuk po thote se fajin e ka Bayern, po po thote nga qe Bayern eshte siper ekipeve te tjera, kjo do ta beje te bezdiseshme bundeligen pasi nuk do te kete suspens.
    Thote gjithashtu se Guardiola si Barcen, ashtu dhe Bayern po i rekuperon ne kulmin e tyre, dhe kjo e zvogelon meriten nese do fitoje gjithçka.
    Nje gje eshte e vertete, se modeli ekonomik i Bayern dhe sportiv eshte aktualisht me i miri ne Evrope.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje