Mosnjohja reale e zgjedhjeve nga Familja

28 Qershor 2013, 20:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Sali Berisha ka pranuar formalisht rezultatin e zgjedhjeve, por nuk ka pranuar ta njohë atë si një votë kundër pushtetit të Familjes së tij në Partinë Demokratike dhe me tej. Mbledhja e sotme e Kryesisë së Partisë Demokratike, kur ai u pa publikisht të administrojë procesin e zgjedhjes së pasardhësit të tij, në një proces tërësisht të mbyllur, pa ide, pa garë dhe pa një reflektim serioz për votën e shqiptarëve kundër tij, dëshmon qartë se Berisha kërkon të garantojë kontrollin mbi partinë para se të shpërthejnë debatet për përgjegjësinë e tij në këtë humbje. Nga aq sa u shpall sot, gjërat janë shumë të qarta. Berisha do mbështetet formalisht në anën organizative tek grupi parlamentar i mbushur me shokët e fëmijëve të tij, dhe njerëzit të cilëve Berisha u ka bërë nder duke i futur në lista. Kjo skemë mbyll garën dhe procedurën e zgjedhjes duke çuar në krye të Partisë Demokratike Lulëzim Bashën.

Nuk jam shumë i shqetësuar për fatin e keq që pret opozitën duke pasur në krye të saj një njeri peng, i cili shkon aty të mbrohet politikisht nga burgu për vjedhje dhe vrasje, por për vendosmërinë e Sali Berishës për të injoruar votën e shqiptarëve më 23 qershor dhe për të mbajtur peng Partinë Demokratike në shërbim të Familjes së tij.

Duke dirigjuar pa garë dhe pa reflektim serioz garën fallco për kreun e opozitës shqiptare, Sali Berisha dhe njerëzit e inkriminuar rrotull tij, po duan ta përdorin opozitën shqiptare jo si një institucion kombëtar që të mbrojë të drejtën e shqiptarëve për mirëqeverisje dhe luftë kundër korrupsionit, por si një mburojë për të ruajtur politikisht pasuritë e tyre dhe begraundin kriminal që Familja në pushtet prodhoi në këto tetë vite qeverisje. Sali Berisha nuk do t’ia dijë fare që populli opozitar ka nevojë për një lider të ri opozite, të lirë dhe dinjitoz për të mos u kapur peng nga pushteti, dhe po vrapon të emërojë në krye të saj një dordolec që e komandon shumica e re me një të shkelur të syrit. Për ta bërë më ironike gjithë filozofinë e tij mbi këtë proces, ai kërkon që procedura formale të mbështetet mbi grupin parlamentar, i cili është tabela e qitjes mbi të cilën populli shqiptar qëlloi politikisht për të zbuar politikanin Sali Berisha. Pikërisht ai grup parlamentar, i cili ishte simboli i votës popullore anit-Berishë, tani do të jetë simbol i dështimit të ri të opozitës dhe kthimit të saj në një bunker për të mbrojtur Familjen Berisha nga e shkuara e saj.

Sali Berisha është i qartë se ministrat që ka pasur tetë vjet në pushtet, nuk i bëjnë dot rezistencë në këtë proces, pasi i ka lënë të vjedhin dhe ua ka blerë me kohë heshtjen dhe dinjitetin. Ata, edhe pse shajnë nga mëngjesi në darkë Berishën që ua ndërpreu ëndrrën e pushtetit, nuk kanë ndërmend të bëjnë betejë, pasi Berisha do t’u lëshonte çakejtë e tij në shpinë për t’i damkosur si hajdutë. Me këtë rast Pollo, Ruli, Imami, Olldashi, Bode dhe çdokush tjetër që ka ndonjë peshë në parti, janë të kënaqur të mos u përmendin aferat korruptive dhe të ikin të shijojnë të ardhurat nga pushteti.

Të tjerët, që janë shokë të djalit dhe vajzës së tij, një tufë njerëzish pa kontribute politike, pa personalitet dhe aftësi për të qenë njerëz politikë, janë skalioni mbi të cilën do mbështetet në procedurën formale.

Të tjerët që ka larguar nga PD-ja gjatë këtyre viteve, ose që janë mënjanuar në listën e fundit pikërisht për shkak të këtij projekti të Familjes Berisha, as që do të thirren as në mbledhje të Këshillit Kombëtar. E gjitha çfarë do të ndodhë është që Lulëzim Basha do të shpallet kryetar i kësaj partie, para se në këtë parti të reflektohet për shkaqet reale të humbjes dhe të rithemelohet mbi bazën e rregullave të qarta të lojës, garës së hapur dhe rimbledhjes të gjithë vlerave të së djathtës brenda saj. Kjo do të jetë fitorja e dytë e madhe shumicës së re në pushtet, por një fitore e hidhur. Ata do të qeverisin pa opozitë, me një kukull të marrë peng nga e kaluara e tij, nga dosje të pagjykuara të mbyllura me procedurë, që mund të rihapen duke shtuar një fletë të re në to, dhe mbi të gjitha nga një njeri, i cili nuk zgjidhet aty se përfaqëson Partinë Demokratike dhe interesat e saj, por si një garant i vënies në dispozicion të PD-së për Familjen.

Siç shihet qartë, kjo nuk është as garë dhe as debat, por një ceremoni e hapjes së zarfit të trashëgimisë, ku Sali Berisha i dhuron karrigen e kryetarit të PD-së një njeriu, i cili nuk ka fuqi të jetë njeri i lirë. Me këtë akt, ai poshtëron të ardhmen e tij politike dhe inkriminon gjithë opozitën si një institucion politik, e cila në vend që të përballojë pushtetin e ri, duhet të përballojë problemet e kryetarit të saj, që ka vjedhur dhe nuk është dënuar që ka vrarë dhe nuk është hetuar, dhe që po zgjidhet pa u votuar. Kjo është mosnjohja reale e zgjedhjeve të 23 qershorit nga Familja, që po ikën nga pushteti duke mos pranuar të njohë arsyen përse shqiptarët ndëshkuan Sali Berishën, pasi më shumë se për të ardhmen e opozitës, tani ata po mendojnë se si të përdorin opozitën për të garantuar të ardhmen e saj. Ata nuk janë të shqetësuar se me këtë akt opozita nuk vjen kurrë në pushtet. Atyre nuk u duhet më pushteti, por garancia që pushteti nuk do t’i prekë. Nëse ka ndonjë demokrat skeptik, le të kujtojë ç’ka bërë Fatos Nano pas 2005 deri më sot, për të mbajtur Berishën dhe për të lënë partinë e tij rrugëve që të amnistohej. Këtë po bën dhe Familja.

59 komente në “Mosnjohja reale e zgjedhjeve nga Familja”

  1. liri a vdekje says:

    po vdes partia demokratike o demokrate te vertete ,tashti esht rradha juaj ti jepni shkelmin e fundit familjes dhe te rimerrni partin se perndryshe kjo parti sdo jet kurr ne pushtet e do denoni PS te rri ne pushtet

    1. halimi says:

      Lulzim Basha ka lidhje te forta me Ilir Meten. Ai esht diversanti ne PD qe mundesoi transferimin masiv te votes per ke LSI duke zhvlersuar gjith antarsin e PD. Berja kryetar te PD e ketij hibridi te rrezikshem do ishte fundi real.

      1. Altin GOXHAJ says:

        Ja i emeruari:
        https://www.facebook.com/photo.php?fbid=432082726890959
        Emertimi qe i ben Bled Mane ketij personazhi, si:
        “KUKULLA BUDALLAQE LUL BASHA”
        Eshte i Supergjetur dhe Legjendar!

    2. 8maji says:

      Si mund te quhet fitore e opozites qe Luli po behet kryetar i PD-se?! Deri dje kerkonim qe Luli te shkonte para gjyqit per viktimat e 21 janarit dhe vjedhjet. Tani ne vend qe te kerkojme drejtesi, po gezohemi qe Luli ngjitet ne karriere. Edhe sikur ta mbante peng Rama me dosjet e tija (qe s’eshte aspka e vertete), gjaku i viktimave kerkon qe dosjet e Lulit te hapen nji ore e me pare dhe jo te flene ne sirtare. Ne vend te shohim drejtesi per vrasjet dhe vjedhjet, po shohim ftesa qe i dergohen Lulit dhe Saliut per festen e PS-se.

      1. mark says:

        21 janarin e keni ne koalicionin e qeverisjes se re,iliri I vidjos dhe edi qe donte pushtetin medhune per te larguar ilir hajdutin.Se kushe behet kryetar I pd mos ia qani hallin or komuniste.Te ju mbeten fundrrirat e kombit, ne pd nuk do te kete ma as nje ish familje komuniste.per 21 janarin duhet shkuar deri ne fund,por fundi do te ishte fundi I edvinit per thirrjet qe bente do te rrezojme poshtetin me dhune,gjithashtu do te ishte dhe fundii krye hajdutit meta.

        1. fl says:

          Ja nje shpellar qe do reformoje PD-ne ?

          Ah medet…ku e katandisur Monstra Berisha kete parti

    3. gjini prej Mirdite says:

      Kryetar i Partise Demokratike do te zgjidhet Dr. Prof. Kastriot Islami,si pasardhesi ma besnik i ideve te shokeve Enver-Ramiz-Sali.

    4. Gjergj Simaku says:

      Po cdo te na gjeje po te rrije PS ne pushtet? Ortodoksia tek ne eshte ne pushtet qe nga koha e Bizantit. C’pune prish po te rrije akoma?

    5. loni says:

      Ahahahahahah sa per te qeshur ju beni sikur nuk doni te rini ne pushtet…e kush???ju te ps ahahahaahahha po ju keni frike se nuk do e mbani dot pushtetin me gjithe ato mpremtime….dhe me gjithe ata krokodila qe keni rotull ahahahahahahaaha ketu do jemi dhe do shohim..ahahahah te pershendes.

  2. Daut Skela, Vlorë says:

    PD KA NEVOJE PER NJE KATARSIS THEMELOR DUKE FILLUAR QE NGA EMRI PeDe ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/03/nana-pede.html

    1. N.VJOSA says:

      Po kush do ta bej katarsin o Daut?
      Ku i lejon Baca i Krimit te beje Partia demokratike reformim?
      Kur nje kryetar Partie jep Doreheqjen, menjehere ate Parti e merr per drejtim forumi saj drejtues, kryesia me zvendskryetaret dhe sekretarini pergjithshem, deri sa zgjidhet kryetari i ri.
      E pe mbledhjen e fundit te Kryesi se PD-se? Sali Protopapa, edhe pse i dorehequr, ne krye te Partise!!!..
      Une kam pare shume doreheqje kryetaresh partie ne keto europianet.
      Kyetari sapo deklaron doreheqjen, largohet dhe organizimin e zgjedhjes se kryetari te ri e bejne forumet drejtuese te Partise.
      POR…..
      POR….
      POR….
      Sali Donkishoti yne nuk e dorezon d r e j t i m i n e PD-së….
      Ai do terheq fijet d i r e k t dhe i n d i r e k t, qe ne PD, te vije nje b e s n i k i tij….
      Se ka frike se i humbet pushteti real i Famijles.
      Mero TEPELENA ka plotesisht te drejte kur shkruan per
      M O S N J O H J E N
      R E A L E
      TE ZGJEDHJEVE NGA FAMILJA….
      Vigjilence, vellezer,
      Pa u larguar realisht Ujku Murrem, Paranojaku, Deliranti i pakrahasushem per pushtet,
      Bajraktari P r i m i t i v nga PD-ja, nuk renovim te PD-se…
      DHE SHQIPERIA NUK DO TE GJEJE QETESI….
      Shqiperia do te gjeje qetesi vetem kur Baca i Krimit dhe Hajduterise, te kthehet ne s e r v i l i
      Gardianit te 313-ës !….
      Atehere po.
      Edhe Europa do ta besoje, siç besoi Kroacine kur i hodhi byzylyqet Kryeministrit te vet…
      D h e
      Iu
      H a p
      D e r a
      e EU-se…., siç do ta shohim defakto pasneser !…

  3. astrit says:

    Mero Baze! Mirenjohje pa kufi per kontributin e madh qe keni dhene per largimin e kesaj monstre politike. Ne sot jemi te lire. PD le ta mbaje Berishen. Akoma me keq per te.

  4. ILIRET says:

    Kjo nuk eshte njohje e rezultatit. Te gjithe servilet dhe puthadoret po ngrene ne qiell Berishen. Dhe po shajne popullin si te lig, qe tradhetoi te mirat qe i solli Sali Berisha. Me keq per PD. Shihni si gezohet ana tjeter, PS, nga mos nxjerrja e mesimeve nga humbja. Pse? Sepse jo si socialista, po si specialista ata e dine mire se nga sjellja e deritashme e PD, ata jane te fituar. Dhe ne PS urojne qe te mos xjerrin kurre mesime nga humbja dhe te vazhdojne te fajesojne popullin si mosmirenjohes. Dhe populli ua kthen perseri ofezen qe po i bejne. Ua kthen pas kater vjetesh, me vote. Si kjo,ose me te forte.

    1. franceska says:

      @iliret
      ke fol percart!

  5. uragan says:

    …e kam shkruar edhe herë tjetër, Lul-sumja ka për detyrë të rrisë e të kujdeset për vezët e gjarprit serb Sali VIÇIDOLIT, që do të mundohen që timoni i Shqipërisë të jetë i drejtuar drejt Beogradit. E kanë të humbur betejën pa e filluar akoma. Me shqiptarët nuk do të arrijnë kurrë atë që mendojnë. Sepse ne e kemi treguar me vepra, që nuk nuk bëhemi as serbë, as grekë dhe as turq. Shembulli i fundit, votiomi i 23 Qershorit. Do të mbetemi në jetë të jetëve shqiptarë, pavarësisht nga dëshirat e gjysma-serbëve Argita-Shkelzen e qen që na servirin, shqipfolësit antishqiptarë të malokëve pa fe e pa atdhe…

  6. nje vlonjat says:

    boll o mero, boll volle, ka ardhur nje moment i mire per shqiperine, let it go (apo keshtu mban buken e gojes)

  7. bato says:

    Saliu do vere kryetar Lulin te cilin e ka koruptuar me qellim,minister i transporteve per vjedhjen ne rrugen e kombit,minister i jashtem e vuri te firmose tradhetine me dhenien e detit e minister i brendshem per vrasjen e 21 Janarit.Nuk e kuptoj se si mund te jete kryetar partie nje njeri i tille.Uroj qe demokratet e ndershem te krijojne me ne fund nje parti demokratike te vertete duke flakur tutje saliun e kelyshet e tij,ashtu sic bene me perpara socialistet qe e hodhen ne kazanin e plerave,Fatos Nanon.Vetem me konkurence te ndereshme te te dyja paleve do te zhvillohet Shqiperia.

  8. dreri says:

    Hera e pare qe ndeshem me nje vlonjat serb.

    1. raimondi says:

      Ai eshte tamma vlonjat fisnik, por ti s’e kupton dot ore koke qyp

      1. @rajmondi says:

        edhe sa kohe te ka mbetur nga kontrata e punes? nuk besoj se e shet bythen falas…

        1. raimondi says:

          …nuk jane te gjithe si idhujt tuaj

  9. LAKU says:

    Si mund te presesh nga nje njeri qe ska kuptuar demokracin as dhe nji dit te tregoet demokrat tani.Shifni legenat qe e rhethojn dhe qe populli i derrmoj me vote jan gati qe po ti thot ai te brohorasin rrofte flamur noka .sala do vdesi sekretar partie dhe do mbahet mend si me i keq se e hoxha.rrace e keqe

  10. Gery Ancia says:

    Shume domethenese shprehja tende Mero: Atyre nuk u duhet më pushteti, por garancia që pushteti nuk do t’i prekë…

    Para se te deklaronte me gjysem zeri humbjen e turpshme te partise qe e mban te lidhur pas ushkurrit te brekeve nuk u be i gjalle per tre dite me radhe. Perse? Mos beri dallavere per te futur ne xhep garancine? Sido qe te jete nje gje eshte e sigurte: Pazareve te pandershme njehere e njekohe i del boja.

  11. Rezi says:

    Partia Demokratike e aspiratave te Dhjetorit ka kohe qe ka vdekur dhe per kete eshte “kujdesur” personalisht doktor germadha. Tashme po ai, po kujdeset t’a kalli ate ne dhe’ duke treguar edhe njehere se ne interesin e tij gjithe keto vite ka qene pasurimi dhe pushteti i familjes se tij! Kjo qe thote Meroja eshte e sakte dhe tregon faktin se edhe 21 Janari ka hyre ne rrugen e mosgjykimit real dhe te ndeshkimit te krimineleve te vertete, te cilet “rastesisht” jane kryetari i PD- se ne ikje dhe ai tjetri ne ardhje! Uroj dhe shpresoj ende (nese do kete presion nga populli ndaj mazhorances se re) qe ndeshkimi te vije, pavaresisht se ne kalkulime, pozites se re i intereson qe PD-ja te ngelet e berishizuar. Kjo situate do te sjelle lindjen e nje force te re te djathte, ne te ardhmen, e paperlyer dhe me njerez te rinj, por qe do te kerkoje kohe, per t’u bere konkurrente per pushtet, pra perfundimisht Berisha si nje plak i keq, i ndyre dhe i pacipe, vetem per interesa personale, po investon edhe qendrimin e gjate ne pushtet te dyshes se re!

  12. Arnaut says:

    Mezi po pres te hyjne ne skene truprojet frymore/forumore, meleqi, kelmendja gjithe mend dhe qypioni. Po edi rucin ma ka pa njeri? Ore po turkofagu c’u be?

  13. rezi says:

    Analizë me argumenta…u vërtetua sot se SB, s’më vjen ti zë në gojë emrin, do vazhdojë të na zërë ekranet me brockullat e tij, dhe jo me autokritikën për humbjet në 23 qershor. Jo vetëm që po e përdor Pd për mbrojtjen e familjes por nuk do shkojë shumë kur të birtë dhe nipërit do jenë ata që do marrin drejtimin…keni për të parë.

    1. franceska says:

      ka leshuar rrenje si nje fare e ndyre dhe e kalbur

  14. Kendveshtrim tjeter says:

    Berisha nuk duhet vetem te pranoj humbjen,por duhet ti kerkoj te falur popullit,per imponimin skllavo-pronar per ta votuar me cdo cmim.
    fatkeqesisht,disa drejtues te emruar nga PD,kane filluar nga reabilitimi i figures te sapo deshtuar te Berishes,akuzojne popullin per zgjedhjen ,kur duhet ti kerkojne te falu,per gabimet qe bene gjate qeverisjes.r

  15. arber says:

    Mirenjohje e respekte z.Baze. Do deshironim qe majen e lapsit ta mbani gjithmone te mprehur edhe per mazhorancen e sotme, me qellim qe ne mungese te opozites reale, te tremben nga mprehtesia e kritikes tende. Te ka rene barre e rende ne kurriz per te mos lejuar asnje krah te abuzoje me pushtetin ne dem te popullit tone. Presim shume prej teje sepse jeni nje ze qe besoj se gjitmone do shprehni ate cka deshiron populli shqiptar. Edhe njehere mirenjohje dhe respekte z.Baze.

  16. analisti says:

    PS ka detyre kombetare te forcoje FDR – ne kete rast eshte shume mire per vendin forcimi i Partise se Topit se sa te merresh me nje PD te nekrotizuar deri ne palce.

    Vetem nje fakt – ata kane humbur totalisht orientimin dhe shajne popullin si mosmirnjohes, si te pagedhendur – dmth “cecenet”, “shpellaret” dhe muslimanet votuan PS !!!

    Popullit as qe i behet vone se cfare mendon “udheheqja e fosilizuar” e PD ata te vazhdojne keshtu si e kane nisur – por ajo qe parashikoj eshte se ne fund te ketij vit shume pak kane per te ngelur nga kjo “parti” e familjes.

  17. n y says:

    ps-ja dh pd-ja jane te ndryshme persa i perket demokracise se brenshme deri tani nuk kemi degjuar brenda udheheqjes se partise demokratike ndonje ze ndryshe si ne ps.

  18. laraska says:

    Sali Berisha me PD do bej ekzaktesisht ate qe ka bere mesuesi i tij Ramiz Alia me PPSH, e as mos e vej ne dyshim. Kot bejne filma se Sala e ka vendosur me kohe se kujt do ja lej vendin, dhe pasuesi do jet qen i besnik i tij sic ishin Sala e Tosi te Ramizit. Me pas Sala do rri pas kuintava, por prape ai do te udhezoj dhe liderin e ri te PD, sic udhezoi Ramizi Salen e Nanon deri sa vdiq. PD eshte e mbaruar si parti, vetem po doli ndonje force e re e djathte se PD sbehet me. Sali Berisha eshte dhelper, i llogarit te gjitha. I ka mesuar Ramizi me keto dinakeri, plus qe tani ka fituar dhe eksperience.

  19. Uarda says:

    Ishte nje here nje fshatar qe donte te blinte nje pende qe, per te leruar token. Doli ne pazar dhe shikoi qe cmimi shkonte tek 2 milion leke, kurse ai kishte vetem 1 milion.
    Pasi brodhi pa sukse te gjithe pazarin, kur po ikte, papritur gjeti dike qe shiste nje pende qe, nje milion leke.
    I beri pershtypje cmimi i pergjysmuar i qeve dhe dyshoi se mos kishin ndonje semundje te fshehur.
    Pse i shet kaq lire-pyeti te zotin, apo kane ndonje te mete apo semundje?
    Jo, i tha i zoti i qeve, nuk kane asnje te mete apo semundje. Puna eshte se qe dy jane pak pederaste.
    Po ndonje semundje tjeter a kane-pyeti fshatari dhe kur u sigurua qe nuk kishin te meta te tjera, i bleu sepse mendoi qe nuk kishte ndonje problem ne se qete ishin pederaste.
    Te nesermen pasi i bleu, fshati i mbrehu qete dhe doli ne are. Kur kishte bere vetem dy brazda, qete u shtrine pertoke dhe nuk leviznin. Dha e mori i shkreti fshatar por me kot. Qete nuk pranonin te leronin asnje pellembe toke. Atehere vajti tek ai qe i shiti qete dhe i nxehur tej mase i bertiti: Ore mashtrues, me the qe qete nuk kane asnje semundje apo te mete, pervec faktit qe jane pederaste. Si shpjegohet qe jane shtrire ne are dhe nuk plugojne asnje pellembe toke?!
    Epo nga pederastet cfare nuk pret! – ju pergjigj i zoti i qeve.
    Keshtu me ngjan dhe kjo historia e Rames dhe e Metes…

    1. Askushi says:

      Uarda, kjo eshte nje fabul e njohur,per me taper ju e keni sjelle ketu dy-tri here per ‘te aluduar’ te ndryshem.
      Mund te ndertoni e sillni fabula te reja Uarda(qe do te ishin me te vertete artistike nese nuk do te zbulonit aludimin),material per kete ka me bollek ne te gjitha kampet e nga te gjitha anet.
      Meqenese sot na keni sjelle kete fabul te perdorur edhe me pare,kur do na e risillni ketu edhe ate fabulen-tregim te ‘gjyshit tuaj’ me ‘Viranen’!?

  20. Doreheqja e ... Dorehequr?! says:

    Berisha, perderisa u detyrua te jepte doreheqjen, s’ka asnje te drejte, morale, qe te ndikoj ne pas-ardhesin e tij.

    Sepse PD-ja pas tij nuk eshte si PD-ja e dekretuar nga Ramiz Alia.
    Nese pd-istet do vazhdojne te pranojne linjen e vjeter, udhe e mbare u qofte.

    Berisha s’ka te drejte te marre me qafe, edhe me tej PD-ne. Duke dhene doreheqjen, ai,formalisht, lehtesohet perballe atyre qe ka ne Keshillin Kombetar, te cilet i kishte zgjedhur vete ai, si duartrokites, por jo perballe besuesve e mbeshtetesve te nje PD-je te realisht te djathte, dhe jo vazhduese e lojes se ish-komunisteve, Pardesyve te Bardha.

    Berisha nuk eshte i sinqerte ndaj atyre qe pranojne ende ta degjojne: Lulzim Basha le te provohet ri-fitues ne Bashkine e Tiranes, e me pas le te kandidoje kryesine e PD-se. Lulezim Basha duhet t’i shpetoj me pare dy-shimeve ne lidhje me te qenit ish-Minister i brendshem ne kohen e 21 janarit.

    PD-ja s’ka pse vazhdon te paguaj, edhe ne fushatat me tej, per gabimet qe kandidatet e neserm kryen bashke me Berishen!

  21. cendurimmadhi says:

    Me ka ndodhur shpeshhere ne meditime personale te pyes vehten:Si ka mundesi qe ne Shqiperi,(e cila ishte totalisht e “mbyllur”per nje periudhe gati 50 vjeçare),ne te parin rast qe erdhi per te ndryshuar “Timonierin e drejtimit te shtetit”,erdhi nje figure qe perflitej per lidhje me serbet.Ate kohe, fale edhe informacionit te manget qe kishim,fale edhe mos konsumimit te figures ne fjale,nuk desha ta besoja,biles e quaja propagande puniste fjalet qe qarkullonin per kete figure.Me vone,kur u “vu ne perdorim”kjo figure,si ne nje film me vijne ne memorje sherbimet pro serbe qe eshte detyruar te beje nen urdherat e padronit………(meditoni pak,karburantet si lume,grushtshteti i shtatorit98,thirja drejtuar kunder UCK,thirja per te mos pranuar takimin e Rambujese)…..e vijme ne vitet kur rierdhi ne pushtet.Kujtohuni pak,ju vjen ne mend nje Damir Fazlliç?Po se kush e solli,ju vjen ne mend?,,,,Luli pra Luli dhe Berisha qe mburrej qe”jua sjell edhe ne parlament po te doni”.Pra lodhemi kot.Zgjedhja ka kohe qe eshte bere dhe nuk eshte aspak ne doren e shqiptareve.Projekti eshte serb dhe i padiskutueshem.Eshte investuar fuqimisht per te dhe kur ti vije dita do te aktivizohet per sherbimet e metejshme ndaj padroneve.Me vjen keq por duhet ta pranoj qe serbet ne keto drejtime jane te paarritshem.Luajne me politiken shqiptare tash me shume se nje shekull dhe perseri investojne fuqishem ne kete drejtim…..ja,kjo eshte e gjitha.Doni me per be-LULIN?

  22. ALBAN DEGA says:

    PARTIA DEMOKRATIKE DHE SHPETIMI NGA VIRUSI I DEMOSALISE

    – Sa te jete Sali Berisha gjalle PD-ja do te jete gjithcka
    pervecse demokratike… Ate e ka kapluar virusi vdekjeprures i
    Demosalise…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kryetari formal dhe pronari real i PD-se

    Sot pritet qe PD-ja nen shkopin e dirigjentit the pronarit te vetem te saj Sali Berisha te zgjedhe liderin e ri dhe sejmenet e tij.
    Ai tashme eshte paracaktuar qysh ne qershorin e vitit 2005 nga Argita Berisha Malltezi, kryeministrja e kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Lulezim Bashic i mbetet vetem pergezimi i kryetarit te dorehequr de jure, por qe de facto do te levize te gjitha fijet komanduese te saj nga surdina “derisa ti jape ymer ai lart”!
    Si e tille PD-ja do te mbetet nje vegel qorre e tij dhe klanit te tij te sterkorruptuar familjar politik ku formalisht kryeson Lulezimi apo Olldashi apo ndonje besnik tjeter i oborrit familjar… por ku realisht vendos Salia, Argita, Shkelzeni… Familja !
    Sali Berisha do te keshoje de jure karriken e kryetarit por nuk do te transferoje as tjetersoje kurre tapine e tij private te PD-se.
    Ujku qimen e nderron por zakonin se harron,thote sovrani

    KOPI i Argites dhe SHKOPI i dirigjent Sales

    Para se te asfiksonte demokracine , para se te percudnonte e sakatonte lirite e te drejtat themelore njerezore te shqiptareve, para se te cenonte barazine e shtetasve shqiptare para ligjit e Kushtetutes, para se te rrenonte mbare Shqiperine ne 1997-en, ne Gerdec , me 21 janar 2011…, Sali Berisha se pari asfiksoi, korruptoi, percudnoi, sakatoi, rrenoi vete Partine Demokratike!
    Hapi i pare i klanit te sterkorrutpuar familjar e politik te Sali Berishes per ta privatizuar e kthyer ne nje ciflig te tij mbare Shqiperine ishte pervetesimi dhe privatizimi i Partise Demokratike, qe e ktheu ne nje kobure te tij, ne nje rrip transmisioni e vegel te despotizmit dhe korrupsionit te tij masiv.
    I ashtuquajturi KOPI i vitit 2005 ne fakt u be SHKOPI i dirgjentit Sali Berisha dhe familjes se tij per te komanduar kete “Bande Gangsteresh”, “Kete Mafia qe ka dale krejt kontrollit”, qe eshte gjithcka pervcese demokratike.

    Kur flet Berisha dhe vendos Salia …

    Ka qene nje kenge e sociafolkut komunist qe shprehte thelbin e ish- diktatures komuniste me te eger ne Bote. Aq e eger e barbare sa edhe Rumania e Causheskut apo Kuba e Fidel Kastros ishin Perendim ne krahasim me katrahuren shqiptare. Cili ishte thelbi i saj !?:
    Kur flet Enveri dhe vendos partia
    Ngrihet ne kembe e gjithe Shqiperia !
    I vetmi ndryshim qe ndodhi me thelbin e kesaj kenge ne shpirtin dhe funksionimin e PD-se u be :
    Kur flet Berisha dhe vendos Salia
    Gerdec e Otranto behet gjithe Shqiperia
    Parti mbi parti eshte kusaro- vrastaria
    Ligjin e bejne gangsteret dhe Mafia!
    Pse!? Sepse PD-ja u kthye ne nje shkop, ne nje kobure, ne nje instrument pushteti te pakufizuar e te nje impuniteti te garantuar per pronarin e saj te vetem Sali Berisha dhe familjen e tij fizike dhe politike.

    Partia Sali Berisha

    Nje parti e tere, nje parti e enderrave mbareshqiptare per liri e demokraci si PD-ja u kthye ne nje person qe vet vendoste e vete vuloste per gjithcka e mbi kedo!
    A nuk e vertetoi kete fakt fushata e fundit elektorale e 23 qershorit ku PD-ja, kandidatet per deputete, strukturat … gjithcka mbante vetem nje fytyre, vetem nje figure, vetem nje Zot e pronar te vetem te saj Sali Berishen dhe zerin e tij te shqyer deri ne mekje!
    Nuk mund te kishte sherbim e kambane alarmi me te shkelqyer per demosin shqiptar se kjo figure per ta hedhur si nje dordolec ne koshin e plehrave antidemokratike me nje vote masive e plebishitare!
    Kjo qe edhe aresyeja kryesore e disfates se tij madhore, e Vaterlose se tij masive.
    Shikoj, politikane e analiste, politologe, perfshi edhe veten time, qe numerojme deri njemije e nje aresye per kete ndeshkim shembullor te Sali Berishes dhe Partise se tij Sali berisha.
    Aresyeja kryesore, kryearesyeja e aresyeve te kesaj Vaterloje te turpshme, e kesaj disfate poshteruese te Sali Berishes eshte vetem nje. Ajo e ka emrin Sali Berisha !

    Demokracia dhe DemoSalia

    Sali Berisha, partia e tij Sali Berisha, deputetet e tij Sali Berisha, Presidenti i tij Sali Berisha, kryegjykatesi i tij Sali Berisha, kryeprokurori i tij Sali Berisha,… vete Zoti i tij Sali Berisha ia pruri ne maje te hundes nje populli te tere me Sali Berishen me kusarine e vrastarine,…. me korrupsionin e despotizmin e tij ” Ligji jam une “!
    Demokracia e vertete per cka luftuan e sakrifikuan shqiptaret u kaplua nga virusi vdekjeprures i Demosalise
    Cfare eshte ky virus i Demosalise !?
    Demokracine e vertete te stilit perendimor Sali Berisha e perodri vetem demagogji. Ne fakt ai krijoi nje demokraci hibride, nje corbe demagogjie e slloganesh demokratike te stilit perendimor me nje mendesi tipike komuniste enveriste dhe nje stil qeverisje ala otomane qe ligjin e ben Sulltan Sali Berisha!
    E demosi me Sali Berishen qe ia kishte pru ne maje te hundes, perdori super- armen qe komandon edhe armet atomike, Leven e Arkimedit per te levizur Boten… voten e lire te nje populli te lire per te fituar lirine e uzurpuar dhe shkelur, te sakatuar e rrenuar nga Sali Berisha!

    Superarma e Demokracise dhe Vaterloja e Demosalise

    Pse!? Sepse ky popull nuk kishte cfare te humbiste me pervec prangave te sundimit despotik e nepotik te Sali Berishes, rrjetin e merimanges se korrupsionit dhe dhunes deri ne ekzekutim pa gjyq te qytetareve te lire te nje vendi qe mendohej si i lire….
    Tash e ka radhen vete PD-ja qe te clirohet nga Sali Berisha duke i hequr shpirtin e namin e keq te rrenuesit te saj dhe te Shqiperise jo vetem ne katrahuren 1997 e Gerdec, jo vetem me 11 janar e ne Otranto…. emrin e prangat, tapine e pronesine e PD-se te grabitur nga Sali Berishes kesaj partie!
    Nese e kane lexuar mesazhin e votes mbarepopullore e plebishitare te 23 qershorit dhe mesazhin e revolucionit demokratik qe sapo ka filluar, atehere PD-ja vetem pa Berishen as ne krye e as ne prapaskene mund te mbijetoje e te behet pjese e kesaj permbysje sa historike aq edhe demokratike.
    Perndryshe sa te jete Sali Berisha gjalle PD-ja do te jete gjithcka pervecse demokratike!
    Aresyeja eshte krejt e thjeshte : Ujku qimen e nderron por zakonin se harron !

  23. Fleks says:

    Rama e quajti revolucion i heshtur.

    Por ne fakt rezultoi REVOLUCIONI I XHAMBAZEVE.

    Ku jepej,futej tipa te ndryshem sheqeri ne kosheren e bleteve,per ti mare mjalti(voten).

    Muli i shihte keto gjera e here here,ngrinte dhe zerin,se XHAMBAZET JANE HEDHUR NE SULM,per te kembyer sheqerin me mjaltin(voten).

    Do thoni ju,po ku e gjeten gjithe kete sheqer xhambazet?

    E thjeshte fare-ka kohe qe e kane bere vendin per vehten e tyre plantacion sheqeri.

    Po tani ateher cdo te bejne?

    Kjo eshte akoma me e thjeshte!

    Me ane te kutive qe 1 mbushen me copa letre(vota),do e kthejne vendin ne plantacion mjalti.

    Duke mbushur kosheret e tyre me mjalte,mjalteee zoterinj mjalteeeeeeee!

    Mjalte per te ngerene me petullaaaa!

    E per te pire pije ne shishe me TAP,Azerbajxhani

    Gje qe verteton se si perfundim,kane kujtuar se kane fituar nje beteje me Berishen.

    Luften kurren e kurres.

    Pasi pas 5 ditesh,populli(qorri me dy sy ne balle) me ne fund duke pare se cndodhi e se cbehet, e hapi nje sy!

    KUr nderkohe,Edi e me shoke e di mire,se Shteti Shqiptar,nuk eshte Bashkia e Bunkerizuar e Tiranes.

    E se eleganti Berisha,nuk ndjen andej se ju demtua nje gisht i putres se kembes.

    Ai si prijes i mbi 10 milion shqiptareve,do kaloje me shpejtesi nga mesfushor i shkelqyer ne trajner i hatashem.

    Duke vendosru ne krye te PD nje tjeter mesfushore akoma me te shkelqyer.

    E pare qafen e renduar te Rames me peshen e pushtetit.

    Qe bashke me Mten do zhvillojne Shqiperine me programin e tyre:

    Si nje karroce dore me rrote katrore!

    1. franceska says:

      sa negatiiiiiiiiv

  24. Po Drejtesia Rilindjes paska dek?
    C’rendesi ka ne c’verre do futet qoftelarg& kope,
    Fjalen e ka Drejtesia!
    Ketu syte shqiptare, ketu i bini cekanit burra, as i prish pune fare LIGjIt
    Ku futen urithet. Bemat i kane ne faqe!

    Ne kemi pune me Ramen !
    Dhe PD mas Drejtesise pastrohet vetiu.

    Shkurt: Me SYTE nga USA ndjekim ….
    MIQESIne qe KA per Shqiperine! Ne ket TRANZICION 2!

    Kshu. Mooooooos u hallakasni! Mos i bim njoni Gozhdes- tjetri Patkoit.
    Syte ke Mjeshtri CEKICIt, burra!
    Tung & VV (vigjilence vendosmeri)

  25. Po, or po,
    por s’pe dij,
    a
    kena m’u zgerdhi…
    Se kush p’e di
    SI ka m’ i PERVESh MONGet
    Ambasadori Ri ?!

    Ambasadori e Shpetimtari
    Shpetimtari Gjate
    A po pret LITAR.
    AmbasadoriRi
    a
    per sali
    a per Shqipni!????
    Pse po pyt o njeri?

    Nuk po pys
    Po rri GATI!

  26. sul korriku says:

    Z. Baze,
    A mendoni qe Sali Berisha ka zgjedhur Lulzim Bashen (si drejtues / kujdestar te perkohshem te partise)per ti hapur rruge Argites ne drejtimin perspektiv te PD-se.

    1. kolonjari says:

      Zoti baze megjithese berisha ra nga pushteti ty vazhdon ne gjume te te cfaqet berisha Po te pyes ne qofte se berish vdes para teje do te vazhdoje te te cfaqet ne gjume Me respekt nje fansi i jot

  27. xd says:

    Ik gjej pune Mero se je bere patetik!

  28. Parrucjani says:

    çfare karikature mbas njohjes se humbjes dhe dorheqejen nga te gjitha detyrat karikatura baze ose negativi siç eshte ne foto prape merret me ish padronin , shpik , shpif duket eshte i semure psiqik , ka huçilacione , i ka mbete e takume platina ketij provinciali nga zonat me te humbura te vendit i ardhur ne Tirane si nji fukara e sot ne saje te shpifje te paskrupullta qe bene ndaj kundershatarit te padronit eshte ba njeri i kambun ne mes te tiranes , shum,e i ulet , mjere ky kaq i vogel eshte .

  29. bledi ne emigrim says:

    Ka dy menyra per te bashkuar prap te djathtet njera eshte te vrasesh politikisht saligerdecin duke mos e votuar kedo qe ai do veje ne krye duke formuar te forte forcen kundra tij ne kraun e djathte po kjo do shume kohe se gjithe keto vite qe kane vjedhur keta do durojne shume qe tu kthehet uria per pushtet dhe populli i thjesht i djathte qe ka ngel tejet i varfer nuk pret dot …menyra e dyte eshte e thjesht ta vrasesh fizikisht ndodhin kto gjera amerika i praktikon mbani mend me Azem Hajdarin si u solidarizua gjithe populli sa do qe salihajiduti i kish vjedhur ne 96-en dhe ky do jet bashkim i shpejt! Ju Zt.Baze po mundoheni ti hapni mendjen popullit te djathte dhe ju jap te drejte por keni shume pune per te bere se si i ka lene salityneli qellimisht te ecin si turem jo indivdualisht ju theksoj shkrimin e Ismajilit se di ne ky i fundit po ecen invidualisht apo jo…tjetra qe degjova ishte te presin c’do bej e majta ne pushtet dhe me te paren te sulmojne furishem …te pa shpres…! Vlersoj shume opinionet tuaja zt.Baze .

  30. Edi Rama i verteti says:

    Mero boll shkruajte per Berishen. Iku ai tani. Shkruaj ndonje gje per mua …

    1. fl says:

      Nuk shkulet kanceri kaq kollaj. Ky monstera juaj ka treguar qe e helmon shtetin edhe duke qendruar ne opozite.

      Po nuk u qerrua nga politika Sali Berisha nuk rimekembet ky vend

  31. OBSERVUESI says:

    Tashma nuk i ban aspak nder gazetes TEMA te merret me familjet… Nuk asht gazetari kjo. Nuk asht mire qe TEMA me i ngja shtypit te tipit bulevardesk, shtypit te verdhe, qe çorodit opinionin. Meruni me tema serioze per te mrien e Shqipnise. Nuk po hyj me ia ba autopsine psikologjike te çorientueme e te obsesionueme autoriale te ketij shkrimi, se na çon larg. Por autorit i kisha sugjeriue qe te lirohet nga obsesionet e te kaluemes, per ta ndriçue pak shpirtin e vet teper te erresuem nga urretja patologjike, per me e pase mendjen ma te kthjellet per te tashmen se si po zhvillohet. “Urrejtja asht keshilltar i keq”, ka thane nji njeri i urte.

  32. KRIM DHE NDESHKIM says:

    PO U VU LULI NE KRYE TE PD, PARTIA SOCIALISTE ME ALEATET I KA TE SIGURTA ZGJEDHJET EDHE PER 12 VJET TE TJERA. MJAFTON TE KUJTOSH SHITJEN E DETIT , KORRUPSIONIN ME RRUGENE KOMBIT , DHE TE VRARET E 21 JANARIT.

  33. gjergji usa says:

    Nuk u mbush as nje jave dhe humbja poshtruese e SRB-it dhe ajo u shendrua ne nje fitore shkelqyer e udheheqsit historik(histerik) te vicidolit qe dha doreheqje pa u larguar !!!.

    Ishte paradoks qe me shume urime “te zjarrta” mori nga euro-atllantiket SRB-i qe pranoi zyrtarisht(me detyrim) humbjen se sa Edi Rama qe rrezoi kete bajloz ne menyre poshtruese duke humbur ne gjithe Shqiperine.

    U desh me pak se nje jave qe ne veprimet e opozites te shikoht qarte perseritja e gafave dhe gabimeve te saj kriminale duke toleruar dhe zbutur qendrimin e saj ndaj nje tradhetari & vrasesi si SRB-i deri dhe ne mitizimin e tij dhe ftesat idiote per te marre pjese ne festen e PS.

    Eshte hera e trete qe populli ne 23 qershor 2013 po i ve koken e SRB-it
    ne tepsi te argjende opozites.
    Edi Rama duhet ta coje ne koshin e plehrave te historise koken e SRB-it dhe ja ta fale sic bene Nano,Fino,Dokle,Meta dhe Majko ne 1997 dhe 1998.

    Eshte i fresket ne kujtesen e shqiptareve dhe gerdecareve xhesti fisnik i Edi Rames qe e “fali” SRB-in ne super tragjedine e gerdecit.
    Pikerisht pas kesaj falje mobsteri i vicidolit doli jashte kontrollit dhe ka bere aq krime hapur fare sa nuk ka plumb dhe litar qe te laje gjynahet e tij.

    Do jete kriminale qe EKR te merret akoma me “xhentilence” karshi njeriut me te urryer ,me percares dhe me shkaterrimtar te kombit shqiptar.Ai duhet te flase qarte per denimin e SRB-it per krimet e tij vecanerisht
    1-21 janarin
    2-gerdecin
    3-shitja parcjale e detit jon
    4-pranimi i varrezave te ushtareve greke
    5-pranimi i qindra miljone plehrave te europes
    6-shkaterrimi biblik i 1997
    7-puci i shtetit 1988
    8-shitja kriminale e h/c
    9-kalimi i borxhit publik mbi 68%
    10-deshtimi mafjoz ne albetrol-cez-armo
    11-si mik shtepie i Damir Fazllicit.

    Ne cdo shtet te botes me gjithe kete arsenal krimesh te kryer direkt me dore te tij ky FRANKESTAIN MONSTER duhej te ishte egzekutuar ne menyre publike dhe pyetja e pare qe lind eshte :Pse po mbijeton akoma ky moster deri atje qe po tall lesht me shqiptaret sa dhe poshtrimin e tij ne 23 qershor po e paraqisin si nje largim te nje udheheqsi boteror ?

    SHKAKU I PARE qe SRB-i po mbijeton me sukses duke vazhduar te drejtoje akoma nje qeveri jo-legjitime eshte se ka patur ka dhe do te kete nje tolerim dhe mbeshtetje te dyshimte nga disa segmente te adminstrates amerikane dhe kongresit amerikan.Disa veprime pak muaj para fushates te disa emisareve te admistrates Obama dhe te disa ligjevenesve republikane tregoi per nje mbeshteje ilegale te SRB-it ne WDC.
    Rasti me flagrant ishte ai ne lidhje me dergimin e cuditshem te muxhahidineve fiks para votimeve duke e perdorur si nje “spot te felliqur” elektoral ne favor te kriminelit SRB.Me zhurme-madhi i tyre ishte kongresmeni Dana Rohrabacher i cili ka disa vite qe nga Gerdeci e mbron me nje cmenduri te paspjegueshme SRB-in.Me e cuditeshme ishte akuza qe ngriti ky Dana kunder Obames duke e paditur per fotografine e tij me EKR. Keto sjellje te ketyre Rohrabacher-ve te Amerikes qe jane pro kriminelit SRB dhe kundra Obames duhen patur frike dhe duhen vleresuar per rrezikun e rifutjes se PD perseri ne skene duke rrezuar prapa kraheve EKR nqs do sillet si “xhentelmen me gjarperin SRB te cilit i duhet shtypur koka.

    Ka dhe shkaqe te tjera qe spjegojne “mitizimin” e kesaj monstre qe nuk eshte objekt i ketij komenti.

    Ne komentuesit e kesaj gazete e kemi mbeshtetur pa rezerva zotin Mero Baze ne veprimtarine e tij atdhetare qe duke qene “dhe i vetem ne lufte” ka rrol nga me kryesoret ne rrezimin spektakular te SRB-it.
    I sugjeroj zotit Mero mos te merret me kufomen levizese SRB por te denoncoje EKR qe te “organizoje” ceremonine tij te varrimit qe te mos ngjallet me si ne 2005.

    Po shikoj me keqardhje se situata po i iken nga duart EKR dhe njerzit po merren me lotet e SRB-it ,me komedine ne seline e PD dhe me ndarje portofolesh.

    Eshte e pafaleshme per EKR qe te mos kerkoje doreheqjen e Qeverise se SRB-it si e rrezuar me vota popullore dhe krijimin e qeverise se re sa me shpejte te jete e mundur.
    Pamvaresisht nga ndonje pengese ligjore mikroskopike ai duhet perzene nga K/M me gjithe 40 hajdutet e tij me gjithe 500 rojet e tij ligjore dhe private dhe te mos pritet shtatori .
    Eshtellogjike qe asnje ministri nuk punon por keto dy muaj do perdoren per zhdukjen e krimeve dhe vjedhjeve te tyre,per te marre therrimet e fundit dhe per tu pregatitur per revanshin kunder armikut te tyre EKR.
    Pas fitores se votimeve ne 22 mars 1992 nga ambasdori rajerson dhe zagaret e tropojes me ne krye elez biberajn ato formuan qeverine e SRB-it dhe moren pushtetin vetem dy jave pas votimeve.

    Perse duhet te prese EKR dhe dy muaj te tjere kur shteti shqiptar ka falimentuar plotesisht ekonomikisht,finacjarisht,moralisht.
    Kur albetroli,HEC-t CEZ- ARMO jane me breke neper kembe,kur borxhet kane kaluar me kohe vijen e kuqe,kur arka e shteti eshte BOSH FARE ,BOSH FARE ,BOSH FARE …dhe qeveritaret e vjeter dhe ato te rinj do bredhin plazheve te europes dhe kur para dimrit qe vjen do shpallet zyrtarisht falimentimi i shtetit shqiptar duke mos patur para te paguaje buxhetoret dhe borxhet e borxhve.

    Perse duhet te prese EKR dhe dy muaj te tjere kur qeveria e sotme eshte e paligjeshme dhe e rrezuar dhe poshtruar me vota popullore.

    Jam i sigurte qe nqs vazhdon EKR kete qendrim duke ftuar ne festen e PS kriminelin SRB dhe duke pritur si “K/M” pa celsa ne dore ambassadore jo te sinqerte, ai po pregatit fundin e tij dhe po tregon se keto votime ishin nje skenar prapa perdeve te ambassadave ku dipllomatet miq bene detyren e tyre sakte per here te pare pas 22 vjetesh :
    NUK LEJUAN SRB-in TE VJEDHE MASIVISHT VOTAT.

    Kam pershtypjen se eshte bere nje marreveshje midis dipllomateve:
    Euro-atllantiket nuk do ta lene SRB-in te preke votimet ne 2013 me kusht qe EKR te mos e preke super te perkedhelurin e tyre.

    Nqs se do jete i vertete ky version atehere do te ishte nje vrasje dhe perdhosje per here te trete e te vrareve ne 21 janar ne bulevard ,te holokaustit te gerdecit dhe te mijra familjeve te veshura me te zeza nga devili i vicidolit…

    1. tommy USA says:

      @Gjergji!Po detyrohen perseri te bej nje replike me ty.Kamvene re qe emigrantet shqiptare kudo qe jane,ne qofte se rrine me njeritjetrin e kane shume te veshtire te integrohen ne shoqerine ne te cilen jetojne,dhe e dyta ,si pasoje e mungeses se integrimit,pasi bejne ndonje pune teper te rendomte,per te cilen nuk jane fare te kenaqur sepse pretendojne shume me teper por mundesite nuk I kane edhe urrejtja ne shpirt I shtohet dhe llogjika I erresohet per ndodhirat ne dheun meme sic e quajne,por qe nuk kthehen.Sa per dijeni:Edi Rama nuk e mundi Sali Berishen.Ajo eshte vetem nje llogjike qe perdoret nga urrejtja e madhe,qe shume njerez si puna tende kryesisht nga jugu ose me mire qe i perkasin klanit labo vlleho komunist kane per teKetu fus edhe shume te tjere te cilet si naïve besojne cdo gje qe lexojne .Cfare do te thoshit ju sikur Ilir Meta ,Personi I kapur ne flagrance per vjedhje dhe korrupsion,nga kater deputete qe kishte ,ne keto zgjedhje mori 16,pra nje hajdut,ku vetem per te ka prova,katerfishoi deputetet.Po bej pyetjen Cfare do te thoshit ju,Mero dhe te gjithe ata qe perdorin fjale nga me poshterueset per shqiptare te te njejtit gjak,sikur Meta te ishte kryetar I PD dhe me origjine nga Veriu?Kam edhe shume per te thene po nuk po zgjatem se kam gjera te tjera me te rendesishme per te bere.

      1. gjergji says:

        per komentuesin tommy USA

        Me behet qejfi qe i ke kushtuar kohe te mjaftueshme komenteve te mia por verej se keni probleme ne perceptimin dhe kuptimin e mendimeve dhe ideve te bashkomentuesve te tjere.

        Fillimisht dua te sqaroj se figuren e Ilir Metes e kam kritikuar dhe demaskuar ne gjithe komentet e mia dhe sot e kesaj dite.Problemi eshte se ai po perdoret nga “KOMPETENTET” ne peshore si gure kandari ose si “koqe kandari” per te vendosur ekulibrin dhe qetesine ne ate rajon te trazuar qe eshte detyre paresore e dipllomateve qe punojne ne ate vend.

        Duke qene se ke nje nivel te ulet intelekti po te jap nje sqarim:

        Ne jeten time personale nuk ndikon absolutisht kush fiton ne Shqiperi SRB apo EKR biles keto dy persona i konsideroj si drejtore qe i kane kthyer partite si agjensi biznesi SHPK.

        Por ndryshimi i tyre eshte thelbesor;

        SRB- eshte nje specie primitive i shfytezuar maksimalisht nga armiqte e betuar te popullit shqiptar deri sa ka kryer akte tradhetie,vrasje,shkaterrim te shtetit dhe poshtrim te kombit shqiptar.Koha do ti tregoje permasat e ketij perbindeshi qe u egzekutua me vote popullore ne 23 qershor 2013.

        EKR-eshte nje qytetar i civilizuar te cilit populli shqiptar i ka dhene besimin per te drejtuar ate vend PER TA NXJERRE nga gremina ku e coi egomaniaku filiserb SRB.

        Kjo kerkon qe tommy USA bashke me damir fazllicin & tom rixhin ,nikolla gejxhin,frank wisnerin, dhe ramadanen e kalifornise etj etj mos i fusin gure ne rrota qeverise se re.Te pakten heshtni…

        Have nice weekend !

  34. arberia says:

    Uarda, po ti mos je gje “LESBIKE” ?.

  35. Transparence dhe pastrim ahuresh says:

    Mbase koha pas zgjedhjeve vendore do t’i sjelle ne vete humbesit e zgjedhjeve 2013, atehere do te shohin me qarte se cfare ka ndodhur.

  36. beso says:

    z.Mero,je i sigurt qe basha behete kryetar PD vetem sepse do saliu?Mos valle eshte ndonje grupim tjeter qe e ka vene gishtin mbi luli bashen?Meqe nuk di gje dhe meqe e kam kot fare kete hipoteze,megjithese Arvizu nuk del per domate(!!)ne treg ashtu kot,po lexoja nje satire preventive ne nje reviste italiane mbi pergjimet ilegale qe behen ne tere boten.Nje gazetar italian,se gazetaret duhen kurajoze,pa ashtu,tirr lesh e mos bej fill ka sa te duash,bente qyfyre me kete teme.Ai thoshte se edhe kur presidenti simpatik me ngjyre kur flet ne ndonje samit ve doren perpara qe linguistet e buzeve te ndonje vendi te mos ia kuptojne fjalet qe thote.Po ashtu sherbimet e spiunazhit pergjojne miliarda e miliarda telefonata(tani doli qe edhe anglezet pergjokan gjermanet dhe anasjelltas),kur gati mbi 99% asqe hyjne fare me rreziqet globale.Po atehere pse pergjohen?Ne lidhje me kete,analogjisht mua me duket se ne aparence u bene zgjedhjet dhe ndoshta votat u numeruan afersisht per here te pare pa manipulime,por ajo çfare do ndodhe keto 10 vjetet e ardhme diku eshte projektuar.Ndoshta gabohem,por mendoj se luli basha i eshte imponuar berishes nga keto segmente.Andej nga Jugu thone qe kush beri shtemben ben edhe vegjen.

  37. ardian says:

    Verte je jashteqitje kombetare. Kellire.Funderine.Pederast. Turp te lexosh kete fletushke qe s’ka etike.Duke mos e pas kete etike,s’me vjen turp te jem dhe me me shume pa etike.

  38. Llesh Doda says:

    U pa qarte; Berisha me demek iku ?
    Ai “dha dorheqjen” per te bere spastrimin e fundit ne parti, per te forcuar pozitat e kalamajve te tij.
    Fare e keqe ?

  39. artibr says:

    nuk e kuptoj kete shvemendje te medjave per partin e saliut lulit qe na kan poshtreruar vrar sakatuar mbytur percmuar ne mynyr cnjerrezore dhe tani iqni vemendjen nga krimet e familjes e meren me partin e saliut . ne e poshteruam me vot po kjo nuk mjafton qe familia te amistohet dhe i gjith krimi i organizuar te mos ndeshkohet ne qoftese rama nuk ve drejtesi atehere ja kemi dhen voten prap saliut dhe si saliu do ta poshterojm dhe kete sa ne shqiperin ton te dali nje njeri me koqe uroj dhe besoj se vota ime dhe e gjith shqiptareve te gjej paq dhe drejtesi po nuk u vu drejtesia ne kemi mar fund me gjith luften ton ne kushte mbijetese qe nuk u mposhtem dhe nuk do mposhtemi gjer sa te vihet drejtesia ne kete vend uroj qeveris nje pun te mbar dhe te mbaj premtimet dhe mos te aroj gjakun e popullit shqiptar qe nuk e ka kursyer kur ka qen nevoja se shqiptari se duron dot padrejtesin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje