Brokaj: Rama dhe Meta kanë shansin historik që të vendosin shtetin ligjor dhe demokratik

28 Qershor 2013, 09:38Politika TEMA

Anëtari i “Këshillit të të Urtëve” të PS-së, Sabit Brokaj, e konsideron një shans historik atë që i është dhënë  Ramës dhe Metës për të vendosur në Shqipëri shtetin ligjor dhe demokratik.

“Unë isha i sigurt se do të fitohej, por nuk e prisja të kësaj përmase. Në njëfarë mënyre populli arrihej të lexohej, pavarësisht mundësive që kishte për t’u shprehur. Ajo që është e qartë lidhet me faktin se ky popull donte të hiqte qafe Sali Berishën, pavarësisht sesa pozitivisht mendonte për të majtën. Ata u duk se kishin një qëllim të qartë me votën e tyre: Berisha  duhet të ikte!”, shprehet Brokaj.

Sipas tij “qeveria e re dhe e majta kanë një shans historik”. “Për mendimin tim, me largimin e Berishës ka lindur pluralizmi real dhe demokracia e vërtetë. Pra ky është moment vërtet historik, pavarësisht se në termin historik e përdorim dhe kur ngjarjet janë disaorëshe. Ky është një moment, i cili i jep fund kaosit dhe tranzicionit, i cili kishte të bënte vetëm me  shembjen normale të një sistemi, por jo me krijimin real të demokracisë pluraliste. 22 vjet më parë ishte shembja e një shteti, por Shqipëria ende edhe sot ka ngelur pa shtet të organizuar, etj. Ajo është pa institucione, pa drejtësi, pa shërbime, pa arsim të mirëorganizuar etj. Pra, në këtë gjendje që e merr e majta qeverisjen e vendit do të ketë shumë probleme, por do të ketë një shans të madh, atë të vendosjes së gurit të themelit të ndërtimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri. Me votën plebishitare që shqiptarët i dhanë, ajo i ka mundësitë ta bëjë këtë plotësisht. Në seancat e para të parlamentit duhen bërë rregullimet e Kushtetutës dhe kuadrit ligjor që ka  favorizuar në fakt shkëputje nga shteti ligjor dhe ai i ekonomisë së tregut në aspektin  e korrupsionit skandaloz që ka sot Shqipëria”.

Për sa i përket koalicionit PS- LSI, ai pohon se këtij koalicioni që ka korrur këtë fitore i thuhet u trashëgofsh, dhe nuk ka rëndësi nëse martesa është bërë me shkuesi apo dashuri, por duhet ushqyer suksesi i tyre.

“E majta, tashmë bashkë, ka potencial, ka edhe njerëz që të bëjnë një punë të shumë të madhe bashkë. Mua do më pëlqente shprehja “Rama dhe Iliri të jenë si qe në një parmendë”, do të ishte shumë mirë nëse puna do të ecte kështu. Të dyja palët duhet ta provojnë ta bëjnë këtë, duke shmangur ambiciet e dominimit dhe duke parë shansin që kanë në dorë për ta bërë Shqipërinë pluraliste, demokratike dhe me ekonomi tregu. Ata janë me fat që kanë një shans të këtij lloji për të bërë një kthesë historike”, nënvizon Brokaj në gazetën Shqip.

Brokaj shprehte se fjalimi i dorëheqjes së Berishës ishte i pandershëm dhe i qëndron mendimit se Berisha nuk ka për ta lënë PD-në të formohet si parti reale dhe e vërtetë, edhe pse është më e dështuar se PS në disfatën e 1992.

15 komente në “Brokaj: Rama dhe Meta kanë shansin historik që të vendosin shtetin ligjor dhe demokratik”

  1. p.vasili says:

    Shans eshte nqs do ta shikojne Shqiperine e shqiptaret me idealizem e jo si Gimcen…

    1. enea says:

      Foli dhe plaku qefli. Pasi ka share Meten me liber shtepie e dredh si kv. Turp. Meta eshte barbari dhe gangsteri i Shqiperise. Eshte mafioz ordiner qe do ja haj koken Rames.

      1. v says:

        E ke gabim, koka e Rames ka dhene prova qe nuk ‘hahet’ kollaj. Saliu me leve e goditi e nuk e cau dotj jo koklopa qe eshte nje depresiv kronik..

  2. luzhi says:

    Kapter Sabiti

    E dime nga xhaxhi qe “Demokracia proletare eshte demokracia e vertete”

    Leri me keto dokrra se Rama dhe Meta do sjellin pluralizmin..

    Me Tit Vasilin a i ke rregulluar marredheniet ?

    1. Ilir says:

      Mos je gje Luzhiana Abazi ti qe pyet per Tit Vasilin?

    2. bbb says:

      Mund ta kete “rregulluar ” me Moniken…

    3. ora09 says:

      Ke te drejte Luzhi…
      Ky ne vend qe te struket e te haje pensionin i qete jep deklarata duke u munduar qe te na jape mend.
      Si pjestar i “te urteve” do te keshilloje Edi Ramen te vendose perseri statujen e Enver Hoxhes atje ku ishte, por sipas tij edhe Mehmet Shehu duhet rivleresuar… Kuje më drekë -thone ne Vlore…..
      Akoma do te degjojme ne nga keta idhujt e komunisteve?
      Ik o Sabit zabit gjekundi dhe mos na dil me neper gazeta se na hape barkun.
      Shkruaj ndonje artikull per ate fushe qe ke studiuar ose memuaret per ata qe u sherbeve me zell tere jeten ti dhe fisi yt.

  3. kali kuq e ka nji huq says:

    o z.Brokaj..se ju qenkeni dhe antar i keshillit te ndrikuallave te ps,po cfar shteti ligjor do vendose meta?! metes nuk ka burg e nuk ka denim qe ja lan vjedhjet e pallogaritshme..pasuri me permasa perrallore qe i ka vjedhur shtetit shqiptar…
    si ore dilni pa piken e turpit beni dhe moral me meten or te degjeneruar?!

  4. sn0m says:

    do i rezistoje tundimit me fut duret ke qypi ilir meta ?sbesoj

  5. Ujku dhe delet says:

    Edhe ujku ka nje shans historik qe te ruaje delet

  6. mihalis says:

    Ujku dhe delet…

  7. n 77 says:

    ramo thuaj jo meta ; ai e ka shansin historik . se njeriu me bllok e ka gati programin per te vjedhur

  8. VL.HAS says:

    I nderuar zoti Sabit Brokaj , ju shume drejt thoni se me kete fitore te se majtes i eshte dhene shansi historik ,Rames dhe Metes per te vendosur ne Shqiperi shtetin ligjor dhe demokratik . Do te deshiroja te ndigjoja nje spjegim ARGUMENTUES nga ana e juaj , se pas vendosjes se demokracise se vertete , qe ne me kete kuptojme , ndertimin e institucioneve demokratike sipas parimit te tre pushteteve , cfar rrugezgjidhje mendon ti do merrnin problemiet e pa zgjidhura nga ana e pushtetit ghyqesor per te ndeshkuar ata qe krijuan gjakderdhje me 21 janar te 2011, ne shesh , mes Tiranes vetem SEPSE demonstronin kunder korrupsionit qeveritar , kur z/vendes kryeminister i qeverise Berisha ishte zoti Meta , hajduti me me ze ne mes te te gjithe hajduteve te klanit Berisha ? Ramen ne socialistet e thjeshte e dijme per njeri qe punon e lufton shume per te vendosur ne shqiperi shtetin ligjOr dhe institucionet e se drejtes . Por Iliri si do u rezistoj duke qene ne mes , apo diku afer kreut te ketij pushteti ?. Thuhet shpesh se c’do e mire ka nje te keqe , vecse e keqja Ilir Meta eshte shume e madhe dhe aq e madhe , sa qe eshte veshtire dhe shume e veshtire te bashkjetoj per nje kohe te gjate me te miren , qe EDI ME EKIPIN E TIJ DON TE NDERTOJ . Une kam edhe nje gje per kete sharlatanin Koke madh Meta , po gruan e vet ne parlament do e mbaj me vehte edhe ate si deputete te zgjedhur me vota te blera ? Tani qe ketu na lind dhe dyshimi se ky parlament do punoj si nje …i familjarizuar . Tani deri ne shtator na ngelet vetem TE mendojme e te shpresojme vetem per mire , por me nje merak APO BRENGE ……pse jo dhe me nje dyshim , se si do shkojne punet metej PAS SHTATORIT … Edi do ta kete edhe me te veshtire se sa deri tani por ne gjithe se si do ti deshirojme dhe urojme mbaresi per ti bere realitet te gjitha zotimet e tij gjate fushates para zgjedhore te shprehura keto dhe ne programin e PS …..

  9. ALBAN DEGA says:

    FILLIMI I MBARE … GJYSMA E PUNES

    – Te mos shperdorohet torta e pushtetit te ri demorkatik si torta berisho- bashiciane e 1000 vjetorit
    pavaresise!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Dy intervista te qyteteruara

    Intervista e liderit te opozites Edi Rama ne “Top Story” ishte nje interviste shume realiste, programatike dhe frymezuese, mbas nje fitorjeje historike demokratike.
    E tilel qe edhe intervista e pardjeshme i liderit te LSI-se Ilir Meta
    Dy intervista te qyteteruara te dy liderve te qyteteruar. Pa triumfalizem, pa presh ne prapanice, pa eufori boshe, pa asnje shenje hakmarrjeje ndaj nje opozite qe ne pozite hakmarrjen e coi deri ne gjakderdhje.
    Krahasoj kete interviste me ate te nje lideri historik te se majtes evropiane, Felipe Gonzalesin, ish kryetarin e PSOE-se dhe ish kryeministrin e Spanjes….
    E njejta fryme! I njejti shpirt qe beri Spanjen nje nder shembujt e demokracise ne Evrope!
    E kam kritikuar Edvin Ramen dhe Ilir Meten disa here… Prape do ta bej perseri sa here ta ndjej te aresyeshme dhe te nevojshme per te miren e shqiptareve dhe te Shqiperise. Eshte ndihma me e madhe per te e qeverine e ardhshme.
    Deklaratat e Edi Rames e Ilir Metes me bejne optimist per te ardhmen e Shqiperise!

    “Nje shans historik per Shqiperine… ”

    Ne kohen kur krejt analistet e politologet shqiptare u ngriten kunder nje aleance e koalicioni te mundshem midis Edvin Rames dhe Ilir Metes, pata nderin dhe kenaqesine ta mbeshtesja ate si ” nje shans historik jo vetem per te majten” por edhe per Shqiperine, sic ishte edhe titulli i shkrimit te para 6- 7 muajve !
    Analisti nuk eshte historian! Detyra e tij eshte te parashikoje e ti paraprije se ardhmes, nje te ardhmje me te mire per populin e kombin e tij.
    E pata bere pak a shume te njejten gje edhe ne qershor te vitit 1992, vetem nje apo dy muaj pas zgjedhjes se Sali Berishes si President i Shqiperise, kur e paralajmerova Sali Berishen se cfare pasojash do ti sillte korrupsioni, nepotizmi, hakmarrja.
    ” Achtung… Kujdes… Ruaja nga ata qe te thurin himne e hosanara sot ne zenitin e pushtetit sepse ata do te jene te paret qe sapo te tundet lisi jot do te marrin sepatat e bejne dru prej tij!” A nuk ndodhi pike per pike keshtu ne katrahuren 1997!

    Torta e pushtetit dhe hallet e miletit

    A nuk po ndodhe e njejta gje edhe sot me disa particka qe vrapojne te ikin nga krahet e Sali Berishes dhe te hidhen ne krevatin e Edi Rames e Ilir Metes pa u ceritifkuar ende rezultati i fitores plebishitare te mbare shqiptareve te udhehqur nga keta dy lidere! Achtung ! Syceltesi…
    Pushteti nuk eshte nje torte per orekset e shqyera te dyfyteresise dhe pangopesise me copa sa me te medha per kete ose ate parti qofte edhe aleate, qofte edhe vete parti kryesore fituese e koalicionit, per kete ose ate mik, per kete ose ate individ qe te vetmen aftesi ka gjuetine e llokmave te pushtetit dhe fitimit per vete e miqte e vet !
    Nese do te shkohet me kete mendesi atehere fitorja e 23 qershorit 2013 do te shnderrohet ne kokoshi nje thelle!
    Nese do te shkohet me kete model atehere modelin e Sales e kemi zevendesuar me yrrnekun e Berishes!
    Nese do te shkohet me kete stil atehere nuk do te bejme gje tjeter vecse fitoren plebishitare te shqiptareve do te shperdorojme njesoj sic u shperdorua nga pushteti me vota te vjedhura i Tiranes dhe i Shqiperise torta e 100 vjetorit te pavaresise ne sheshin Skenderbej, duke u bere turpi i Evropes dhe gazi i Botes!

    Mrekullia e nje sistemi te ri demokratik

    Ndaj pershendes dhe perkah fuqimisht deklaraten e Edi Rames ne ” Top Story” “Boshti strategjik i fitores sonë është PS-LSI dhe ne nuk do të vëmë peshoren për të bërë ndarjen e posteve dhe përqindjeve, por do të vëmë peshoren për të ndarë kapacitetet dhe asaj që ofrojnë të gjithë njerëzit tanë, për t’i vendosur në pozicionet e duhura…”
    Thelbesorja eshte ndryshimi demokratik i sistemit te korruptuar ne cdo hallke te shtetit nga Presidenti e deri tek kryeplaku i fshatit me te larget , kudo ku ka nje hall apo nje vule pushteti.
    Po nuk u ndryshua ky sistem antivlerash, ky sistem i korruptuar e korruptues i demokracise hibride berishiane atehere vota plebishitare e popullit shqiptar do te shkoje per lesh.
    Jam optimist e semure edhe per lidershipin Rama- Meta… Dy te rinj liberale, demokrat qe ne fillimet e levizjes demokratike.
    Nese Edi Rama eshte modeli i liberalit me shpirt artisti qe ia ndryshoi faqen Tiranes nga nje nevojtore masive berishiste ne nje metropol tipik evriopian Ilri Meta, sic e kam quajtur qysh para se te zgjidhej kryeminister i Shqiperise eshte nje “Buldozer” i puneve te medha qe ia ndrprene ne mes intrigat Berisha Nano te fillimviteve 2000.

    Nje simbioze perfekte Rama- Meta

    Pa ndihmen e perkrahjen e fuqishme te Ilir Metes, pa shpirtin liberal e prej artisti te Edi Rames dhe ansjelltas kurre nuk te kishim ate ndryshim rrenjesor te Tiranes dhe as te vetmin rekord boteror te Shqiperise: Edfi Rama si “Kryebashkiaku me i mire i Botes”.
    Ndaj kam besimin dhe bindjen e plote se te njejten gje kjo dyshe do ta bejen edhe me Shqiperine. Nuk i kam degjuaar asnjerin prej tyre ne fushate elektorale, si Sali Berishen te mburret me shpirtin e tij puneotr duke e peshuar ate me numrin e oreve qe harxhon ne pune. Une punoj 90 ore ne jave pa dy te dretat e dites , delaroi “kryepunetori” Berisha para votuesve.
    Me qindra here kam lexuar qysh nga gruaja e ij Liria e deri tek servilet perreth tij se ” doktori e gdhin duke punuar deri ne oret e hershme te mengjezit. ” Kush nuk di te pushoje nuk di as te punoje” thote nje shprehje e vjeter kineze.
    Edhe fermeret braziliane apo kubaneze punoje 14- 18 ore ne dite por rendimenti i tyre eshte sa nje e dhjeta e nje fermeri amerikan apo kanadez.

    ” Puna e nates … gazi i dites

    Puna e nates gazi i dites, thote sovrani yne i mrekullueshem ne Malesine Gjakoves prej nga jemi te dy. E nuk etregojne kete filozofi popullore me se miri autostradat me nje korsi qe cane pa u peruruar, tunelet qe shemben pa kaluar as dhjete makina ne to, sic ndodhi edhe me te Elbasanit, bujqesia e lene pas dore, turizmi i neperkembur . arsimi i rrenuar, financat e boshatisura … gjithcka mbrapsht.
    “Jam punetor i palodhur” mburrej Berisha. Cilie eshte rezultati!? Cfare po le mbrapa “punetori Sali Berisha !?
    Nje vend i rraskapitur! Nje popull i drobitur! Nje Shqiperi fakire me xhepa te shqyer nga kusaria dhe vrastaria qeveritare
    ” Nuk i ka duk puna” themi ne shqiptaret. Nuk ka shembull me tipik te kesaj filozofie popullore shqiptare se sa ky i Sali Berishes. Jio vetem nuk i ka duk. Shume keq… milionat e djerses dhe mundit te shqiptareve kane perfunduar ne llogarite e fshehta bankare te familjes se tij fizike e politike, ne xhepat e Maliqit dhe Fazlicit, te dreqit e te birit…
    E Rama e Meta kane prove madhore te punes se tyre Tiranen, pra kryeqytetin e Shqiperise. Uroj me gjithe shpirt qe edhe me te bukur ta bejne gjithe Shqiperine ne mandatin qe u besoi sovrani me 23 qershor.
    Jam opitmist… Optimist i semure sepse kam besim ne veridiktin plebishitar te popullit tim me 23 qershor 2013.
    Fillimi i mbare gjysma e punes, thote sovrani… 23 qershori 2013 eshte fillim me se i mbare !

  10. fiku says:

    Ike more mbeturine e ideologjizuar e s e kaulares. Ku di ti ca eshte shteti ligjor. Kerme e ndyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje