Elhaida Dani me këngë dhe album të ri (Video)

29 Qershor 2013, 14:38Lifestyle TEMA

Nuk mund të kishte asnjë titull tjetër veç emrit të saj. Shqiptarja që fitoi zemrat e miliona italianëve ia doli jo vetëm të fitonte një talent-show si “The Voice of Italy”, por edhe të nisë karrierën e saj në vendin e muzikës. Ashtu si edhe premtoi, që në të hyrë të korrikut, Elhaida Dani do të nxjerrë albumin e saj të parë. Titullohet “Elhaida Dani”, një prodhim i “Universal Music Italia”, i cili do të hidhet në treg më 2 korrik. “Panorama” shkruan se  albumi përmban 7 këngë, mes të cilave edhe dy krijime të reja, njërën që tashmë e njohim, “When love calls your name” (“Kur dashuria thërret emrin tënd”), me tekst dhe muzikë të Riccardo Cocciantes, dhe një tjetër në gjuhën italiane “Baciami e basta” (“Vetëm më puth”), shkruar nga Francesco Silvestre i grupit “Modà”. Duke filluar që nga dita e djeshme kënga ka filluar të transmetohet në radiot italiane, ndërkohë që për herë të parë u prezantua në edicionin e 25-të të çmimeve “Marisa Bellisario”, në ekranin e RAi2. Ndryshe nga kënga e Cocciantes, “Baciami e basta” është më ritmike dhe me shumë gjasa do të jetë një nga hitet e kësaj vere. Të tjera këngë janë ato me të cilat ajo arriti të bindë gjithë teleshikuesit që ta votojnë e ta shpallin fituese.

Gjatë ditëve në vijim do të organizohen disa takime të Elhaidës me adhuruesit e saj, të cilët do të kenë mundësi të rrëmbejnë një autograf apo të dalin në fotografi me yllin e ri të muzikës italiane, por që vjen nga Shqipëria.   P.K

 

12 komente në “Elhaida Dani me këngë dhe album të ri (Video)”

  1. LOLA says:

    hahhahahhahhhahha pse mi Wendy

    1. Wendy says:

      Po nuk mu ndane Habibet mi Lola, kudo qe shkoj habibi shof
      http://www.youtube.com/watch?v=kFRvwvhSfBM
      te pershendes me kete kenge Lola , e di qe do te te pelqeje ?

    2. Wendy says:

      tesoro ketu eshte me video

      http://www.youtube.com/watch?v=mDhmKrW4F6Y

      Gipsy King dhe Alabina …arabisht dhe spanjisht, nuk ka me bukur ( jam pak gabele une Lola)

      1. LOLA says:

        hahhahahhhahhaha rrofsh Wendy je njesh je

  2. shqiptari tosk says:

    ne hale te veje dhe kjo me keto sallam allam

  3. E says:

    Thjesht ka shkuar per te kenduar. Ne vendet muslimane iu kerkohet qe pavaresisht besimit qe kane te vishen me rroba te tilla. Per shembull mbreteresha dhe princesha e Hollandes gjithashtu jane veshur me rroba te tilla kur kane vizituar vende muslimane. Edhe Jozefina jone e famshme eshte veshur keshtu.

    Urojeni Elhaiden per albumin e ri.

    Urime Elhaida – Tani i ke te hapura dyert ne perendim.

    1. Wendy says:

      @ E
      I uroj suksese vajzes E, na nderoi ne Itali.

    2. Gallata says:

      Po mer trap po, ka shkuar per ti kenduar kuranin. Me kete kenge i ka dyert e hapura ne xhamite e perendimit.

  4. sali haleja says:

    me komentuesa palle skam pa ,kush meret me talentet osht popull palle 100%

  5. liri a vdekje says:

    BRRAVO ky esht ze madheshtore,e degjoni o bajgat e bbf qe na u shpifet

  6. Teta says:

    Kjo kenga Baciami e basta -qenka fantastike,me siguri do behet hiti i veres.Dhe Elhaida e kendon aq bukur, bravo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje