Një ilustrim grafik i asaj që i ka ndodhur elektoralisht PD-së

30 Qershor 2013, 21:03Politika TEMA
Një ilustrim grafik i asaj që i ka ndodhur elektoralisht PD-së

Në zgjedhjet e vitit 2009, u regjistruan 1.52 milion vota të vlefshmme dhe ato u ndanë siç tregohet në garafikun në formë pice në figurën shoqëruese nr 1. Me ngjyrën blu dhe bojë qielli janë paraqitur përkatësisht “thelat” e PD-së dhe partive të tjera të djathta. Ndërsa thelat e PS-së, LSI-së dhe partive të tjera të majta janë paraqitur me ngjyra të familjes së të kuqes.

Në vitin 2013, u regjistruan 1.72 milion vota të vlefshme. Pra shprehja e vullnetit elektoral të popullsisë u rrit me 200 mijë vota. Për të reflektuar këtë rritje, “pica” elektorale e 2013-ës në figurën shoqëruese nr 2, është me diametër më të madh se ajo e 2009-ës. Siç shihet, PD-ja ka marrë 30.6% të “picës” aktuale elektorale 1.72 milionëshe, krahasuar me pjesën 40.2% që kishte në “picën” 1.52 milionëshe të 2009-ës. Siç duket qartë nga grafikët, PD-së i kanë marrë territor djathtas parti të vogla si FRD, PDIU, PR etj.; ndërsa majtas i ka hyrë në territorin e saj kryesisht LSI-ja.

7 komente në “Një ilustrim grafik i asaj që i ka ndodhur elektoralisht PD-së”

  1. PerPARA says:

    Ky eshte ndryshimi PerPARA ?

    1. Ilir Gruda says:

      Kush te tha:komandati i rrezuar?// Qole……………….

  2. Thenie says:

    LSI ishte ne fakt ajo qe beri ndryshimin. PS nxorri te njejtin rezultat qe nxorri para 4 viteve, nuk ka cfare te lavdohet Rama. Eshte tere merite e Ilir Metes. Sidoqofte jam optimist per qeverie e re.

  3. raimondi says:

    LSI ja beri gjemen PD-se, Sal i dha shume poste LSI-se ne pushtet qendror dhe lokal, dhe ata krijuan bazen e shtuar per partine e tyre ..Nderkaq qe elekorati i PD-se qe nuk pati mundesi te perfitonte nga keto poste qe mori LSI, u ftoh me PD-ne …
    Ndersa PS-ja nuk ka ndonje ritje elektorati krahasuar edhe me ritjen elektoratit ne total

    Megjithate nqs Sala do i ishte krhyer retorikes nacionaliste do kishte fituar ….
    sepse retorika nacionaliste e diskretionte komplet kreun e PS-se me ato lista per depudete qe kishte hartuar

    Sala u tregua i mire me LSI-ne, i mire me Greqine …dhe ja futi vetes dhe PD-se

    Tani mire ti behet te qendroje ne opozite

  4. kapo says:

    ore malokut mos ja qani hallin ju se dhe ne 97 keshtu u tha qe mori fund po qe ne 2001 pastaj ja vodhi votat ai qe militon sot te lsi.

  5. Agroni says:

    Kjo nuk eshte nje ilustrim grafik i asaj qe i ka ndodhur elektoralisht PD-se !
    Kjo eshte nje paraqitje grafike e asaj qe i ka ndodhur elektoralisht PD-se dhe qe nuk e tregon te gjithe dramaticitetin e saj..ato bojna-bojna te marrin mendjen dhe nuk koncentrohesh dot ne madheshtine e fitores se RILINDJES,

    AJO HARTA ELEKTORALE E SHQIPERISE SE PURPULLTE ME KUKESIN BLU…ESHTE MADHESHTORE.

  6. cendurimmadhi says:

    Keta krahasimet qe beni me duken te pavlera e te pa bazuara sepse marrin si te QENE nje rezultat zgjedhjesh qe u kontestua shume nga opozita dhe qe asnjehere nuk u be transparent nga maxhoranca biles u eliminua qe te zhdukeshin faktet e ketij manipulimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje