FOTO LAJM/ Tanimë akujt janë shkrirë

1 Korrik 2013, 11:51Rajoni TEMA

Sot Kroacia është epiqendra e lajmeve nga Evropa.

Ajo është zyrtarisht anëtarja më e re e Bashkimit Europian, ndërkohë që Perëndimi shpreson se ajo do bëhet lokomotivë për anëtarësimin edhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast kanë qenë të pranishëm zyrtarë të shumtë nga Shqipëria, Kosova e Serbia.

Një foto e publikuar nga media kroate tregon presidentin shqiptar, Bujar Nishani, presidenten kosovare, Atifete Jahjaga dhe presidentin serb, Tomislav Nikoliç, të gjithë së bashku duke biseduar me homologun kroat.

Duket se akujt tashmë janë shkrirë, pasi më parë Nikoliç i ka shmangur takimet ku merrte pjesë Kosova.

Mediat thonë se edhe kryeministri Thaçi është parë në shoqërinë e presidentit serb./ep

5 komente në “FOTO LAJM/ Tanimë akujt janë shkrirë”

  1. gri says:

    Kush nga keta eshte homologu kroat?

    1. Xhulian says:

      Ky koke bardhi me syze majtas, quhet Ivo josipović.

      1. Taqo Dhemballa says:

        Po ajo me fustan te bardhe qe mezi duket,kush eshte?

        1. shqiptari says:

          Si fis Taqollaresh duket ?

        2. raimondi says:

          Ajo eshte Luiza Xhuvani . qe sapo erdhi nga …..Athina ku mori pashaporten greke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje