INTERVISTA/ Rusmali: Arroganca e Berishës çoi në humbjen e thellë. Po zgjidhet kryetari i ri pa u analizuar humbja

2 Korrik 2013, 16:55Politika TEMA

“Kryetari i Partisë, kryeministri i vendit, e prezantoi fushatën si betejën e tij personale. Fitorja dhe humbja këtë herë mund të kishin vetëm një emër, emrin e tij. I gjithë lidershipi i PD-së pranoi me kënaqësi të zhdukej nga faqja e dheut, të zhbëhej, të vihej në bisht. E vunë re shqiptarët, e vuri re dhe media. Kjo nuk është platformë, nuk është program. Kjo është mënyrë sjellje, që nuk është çudi të jetë etiketuar nga votuesit si arrogante”, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ish ministri i Drejtësisë në Shqipëri, Ilir Rusmali.

 

PD pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet e 23 qershorit dhe, pa kaluar një javë, nisi një proces të shpejtë rigjenerimi me hapjen e fushatës për zgjedhjen e kryetarit të ri. Çfarë prisni ju nga ky proces?

Përgjigja e pyetjes është mjaft komplekse dhe e vështirë. Ju flisni për zgjedhjen e kryetarit të ri ndërkohë që demokratët ende nuk kanë marrë veten nga humbja tronditëse e zgjedhjeve politike.

Ende nuk ka një përgjigje të saktë, të besueshme dhe të gjithëpranuar për shkaqet e humbjes dhe, nëse përkthej saktë fjalët e kryetarit Berisha në mbledhjen e kryesisë, me të cilën nisën procedurat për zgjedhjen e kryetarit të ri, nuk pritet që kjo të ndodhë deri në përfundim të procesit.

Analizën e zgjedhjeve do ta bëjë kryetari i ri dhe forumet që do të përzgjedhë ai, pas zgjedhjes së tyre, gjithnjë nëse ata do ta shohin të arsyeshme të merren me këtë punë. Berisha e konsideroi zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë si fillimin e ri për partinë, si fillimin e kthesës, si fillimin e fitores.

Por fakti që analiza e humbjes nuk po i paraprin procesit bën që zgjedhja e kryetarit të mos bëhet dot fillimi, kapitulli i parë i fitores, por të ngelet kapitulli i fundit (ose i radhës) i humbjes, gjë që e bën gjithë procesin të panatyrshëm dhe joracional.

 

I panatyrshëm dhe joracional vetëm pse nuk po ndiqet radha?

Sigurisht. Në qoftë se nuk ndiqet radha do të thotë se ende nuk dihen arsyet përse humbëm, ose përse humbëm kaq thellë, do të thotë se askush nuk mund të thotë me siguri se zgjedhja e shpejtë e kryetarit të ri është shpëtimi, apo është thellimi a degjenerimi i së keqes, se shkaku i humbjes qëndronte tek udhëheqësi, siç tha Berisha, apo tek gjithë ekipi drejtues, tek programi elektoral, apo tek metodologjia, tek objektivat e shpallura, apo tek mesazhet e papëlqyeshme.

Në qoftë se nuk ndiqet radha dhe nuk nxjerrim mësime nga humbja tronditëse, atëherë rrezikojmë që zgjidhja që do i ofrojmë demokratëve dhe shqiptarëve në fund të procesit të jetë saktësisht e kundërta e asaj që presin ata. Nëse ata presin drejtimin e ri, ne mund tu ofrojmë një drejtim akoma më të vjetër. Nëse ata presin liderin e panjollë, ne mund t’u dhurojmë liderin e përlyer. Nëse ata presin udhëheqësin e fortë, karizmatik, largpamës, të pavarur, të vendosur e energjik, ne mund tu ofrojmë udhëheqësin kukull, pa shpirt, pa vizion, pa autoritet e anemik.

Por jo vetëm kaq. Unë kam frikë se nxitimi për të përmbyllur me shpejtësi procesin, rrezikon ta dështojë vetë atë. Procesi rrezikon të bëhet formal, i paracaktuar, pa konkurrencë reale autoritetesh dhe vlerash, fals e teatral. Procesi rrezikon të përcillet me mosbesim e indiferencë nga demokratët dhe shqiptarët, për pasojë, të mos i bindë ata. Pasoja, nëse ndodh kështu është devastante. Vetëm se kjo nuk ka për tu vënë re tani. Do të vihet re në zgjedhjet e radhës për pushtetin lokal dhe, akoma më shumë në zgjedhjet e ardhshme politike. Humbësi i parë i këtij nxitimi dhe kësaj mendjelehtësie, pa dyshim që do jetë, kryetari i ri i partisë. Përfituesi më i madh prej tij do jetë pa dyshim kundërshtari ynë politik.

 

Si duhet vepruar atëherë, sipas jush?

Duke bërë analizën e humbjes. Pa vonesë! Me vendosmëri!

 

Pse nuk e provoni ju njëherë? Cila është analiza juaj?

Gjatë këtyre ditëve analistët janë përqendruar shumë në arsyetimin se humbja ishte pasojë e arrogancës edhe pse këtë term e kanë interpretuar në mënyra të ndryshme. Unë e di se leximi është gjithmonë personal, por unë besoj se fakti që ata konkordojnë në masë e bën këtë lexim të saktë e të besueshëm. Prandaj dhe sot po preferoj t’i përgjigjem pyetjes jo duke dhënë përjetimin tim, analizën time, por duke sjellë në vëmendje përjetimin dhe arsyetimin e analistëve.

Ata janë goja e opinionit publik. Analiza e tyre është më gjithëpërfshirëse. Vota-ndëshkim për arrogancën do të thotë lehtësisht se ndëshkimi nuk kishte lidhje as me ekonominë, as me pagat, as me shëndetësinë, as me rrugët, me një fjalë as me arritjet, as me premtimet. Ndëshkimi kishte lidhje me sjelljen e lidershipit (këtu nuk kam parasysh vetëm Berishën edhe pse ai, jashtë çdo dyshimi, ka qenë shtylla kurrizore e fushatës).

Këto ditë më ka bërë shumë përshtypje një koment-dëshmi e analistit të mirënjohur Blendi Fevziu. Fevziu ka reputacionin e merituar të një gazetari të mirëinformuar edhe për gjëra që opinioni mund të mos i mësojë kurrë në jetë. Fevziu dëshmonte në një shkrim të para disa ditëve se në mesin e muajit prill (pak para fillimit të fushatës) PD-ja ishte sipas sondazheve 5 pike pas PS-së (koalicionet e kam fjalën). Është e vetëkuptueshme se kjo diferencë e rikuperueshme mund t’i ngarkohet në shpinë konsumit që të vjen nga qeverisja.

Por këto sondazhe e nxirrnin PD-në 12 ditë përpara datës së zgjedhjeve 16 pikë pas PS-së. Kjo do të thotë se në një muaj fushatë me ne kishte ndodhur një katastrofë e vërtetë, që të mund të justifikojë rënien vertikale. Prandaj pyes veten çfarë kemi bere me sjelljen tone (me sjelljen, jo me programin, as me angazhimet e fushatës) që paskemi shkaktuar tërmet tek njerëzit dhe jemi shfaqur përpara tyre si arrogantë të papranueshëm?  Të tjerë mund të rreshtojnë më shumë, por unë mund të rreshtoj vetem kaq:

Kryetari i Partisë, kryeministri i vendit, e prezantoi fushatën si betejën e tij personale. Fitorja dhe humbja këtë herë mund të kishin vetëm një emër, emrin e tij. I gjithë lidershipi i PD-së pranoi me kënaqësi të zhdukej nga faqja e dheut, të zhbëhej, të vihej në bisht. E vunë re shqiptarët, e vuri re dhe media. Kjo nuk është platformë, nuk është program. Kjo është mënyrë sjellje, që nuk është çudi të jetë etiketuar nga votuesit si arrogante.

Kryetari i partisë vetë, pa ndihmën dhe as kundërshtimin e kurrkujt hartoi listat e kandidatëve jashtë çdo lloj parimësie dhe justifikimi moral, politik dhe ligjor. Futi në listat e PD-së eksponentë të spikatur apo tejet agresiv të së majtës dhe u kërkoi demokratëve të votonin në mënyrë të kundërnatyrshme për ta, futi në lista pa pasur fare nevojë kryetarët e partive të tjera dhe u kërkoi demokratëve t’i mirëprisnin ata sikur të ishin demokratë. Këto veprime mesa duket u lexuan menjëherë nga demokratët si veprime qe i hiqnin PD-së së paku 100 mijë vota. Edhe kjo ishte sjellje, jo platformë apo program.

Së fundi, mbushi pjesën tjetër të listave vetëm në bazë të një kriteri: të klientelizmit. Këtu nuk po ndalem gjatë, se bëj pjesë tek të pakënaqurit dhe do më quajnë në konflikt interesi. Por ama duhet të theksoj se edhe kjo sjellje u interpretua qartazi dhe gjerësisht si arrogante.

Sjellja e fundit që unë kam mundur të identifikoj është fakti se, që në fushatë dhe jashtë çdo lloj konteksti, Kryetari i partisë dhe media rreth tij u përpoq të profilizonte trashëgimtarin që Kryetari kishte caktuar për demokratët. Me këto zgjedhje demokratët po lidhnin pazgjidhshmërisht jo vetëm qeverisjen, por edhe fatin e tyre politik.

Edhe pse mund të duket cinike, demokratët dukeshin të lënë pa alternativa dhe pa mundësi zgjedhjeje. Edhe kjo është jashtë çdo lloj dyshimi sjellje që është përcjellë si arrogante. Që të mos ta zgjas shumë, nëse opinionistët thonë është arroganca, atëherë arroganca duhet kërkuar tek gjestet. Nëse demokratët na kanë votuar kundër, atëherë, gjeste arrogante janë ato që kanë zemëruar demokratët.

 

Dhe si mund ta ndihmoje kjo analize procesin për zgjedhjen e kryetarit te ri?

Le të shohim se ç’po ndodh: Procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri duhet të përjetohet nga demokratët si një proces shërimi, nëse duam që ai të jetë pozitiv. Duhet të përcillet jo si arrogancë e re, por si përulësi e thellë, pse jo si ndjesë e kërkuar me zemër në dorë dhe me shpresë për mirëkuptim. A është i tillë në fakt procesi deri tani? Ti marrim gjerat me radhe:

Kryetari i partisë ka dhënë dorëheqjen, por procesi po drejtohet nga fillimi deri në fund prej tij (shenjë e keqe). Lista e deputetëve ishte pjesë thelbësore e pakënaqësisë popullore, por kryetari i partisë deklaron se procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri do të ketë në bazë këtë listë famëkeqe (shenjë e keqe dhe kjo).

Kandidati i projektuar si fitues është po ai trashëgimtari i fushatës. Për të jemi gati të ndryshojmë procedurat statusore, të mbajmë në kontroll të rreptë partinë, të ndërhyjmë sa herë ka nevojë për t’i sheshuar rrugën, ti krijojmë konkurrencë falso etj (shenjë e keqe dhe kjo).

Nëse do vazhdojmë të veprojmë me të njëjtën arrogancë me të cilin humbëm zgjedhjet, atëherë pësimi nuk do na bëhet dot mësim, zgjedhja e kryetarit të ri nuk do bëhet dot “fillim i ri”, do ngelet kapitull i vjetër, i lexuar dhe më parë.

 

Ç’duhet të ndodhë me zgjedhjen e kryetarit, sipas jush që të konsiderohet fillim i ri?

Procesi duhet të bëhet i vërtetë, të jetë transparent dhe konkurrues, të marrë kohë, të bëhet i pjekur dhe me procedura të sakta, pa ndërhyrje, ndikim të parregullt e manipulime. Procesi duhet t’i nënshtrohet debatit të fortë në publik midis kandidatëve dhe mbështetësve të tyre. Partia duhet të hapet për mbështetësit e të gjithë kandidatëve, shqiptarët duhet të shoqërojnë procesin me opinione, anësi, komente, sondazhe, pse jo me votim.

Sa më masiv dhe përfshirës të jetë ky proces, aq më shumë sinergji pozitive kanë për tu çliruar, aq më e shëndoshë dhe e forte do mund të dalë në fund të tij partia, aq më shpejt do mund të rikuperojë ajo nga humbja. Këto që unë them nuk janë as shpikje, as sakrilegj, as të majta, as të djathta, as të panjohura më parë. Janë dije universale, janë praktika të mira politike dhe partiake.

Por që procesi të jetë i vërtetë, ai duhet të fillojë nga analiza serioze dhe e çiltër e humbjes sonë dramatike. Pa të nuk fillon dot shërimi. Pa të zgjedhja e kryetarit të ri nuk çlirohet dot nga paragjykimi. Pa të nuk i shpëtojmë dot arrogancës.

29 komente në “INTERVISTA/ Rusmali: Arroganca e Berishës çoi në humbjen e thellë. Po zgjidhet kryetari i ri pa u analizuar humbja”

  1. Dean says:

    Rusmaili?!?!?!?!?????
    Kush eshte ky Rusmaili se s’po m’kujtohet????
    Meqe ra fjala,ky Rusmaili, ke pyetja ”Pse nuk e provoni ju njëherë? Cila është analiza juaj?”,rreshti i trete,perdor 1 fjale Bombastike qe se kisha degjuar ndonjehere,”Konkordojne”.
    A ja di kush kuptimin kesaj fjale??????????

    1. Xha Barka says:

      ”Konkordojne”

      Eshte ai aeroplani i madh qe nuk fluturon me….futja pordhes kot!

    2. inspektori says:

      Konkordojne do te thote sinkronizohen ose perputhen. Sa do te rrosh do te mesosh, vetem se ndonjehere ke qejf te besh si specialist kur tregon broçkulla dhe e tepron me ate fjalen qe ke qejf ta thuash shpesh “malok”. Jo se e fshij une, po kur diçka behet bajat behet bajat…

      1. Dean says:

        Në rregull pra,une po marrë si shpjegim të fundit fjalën ”përputhje”,ndërsa tjetrën po bëj sikur nuk e lexova.
        Jo ”specialist”,por DUF/ZEMERIM apo ”FRUSTRIM”,sikur do përgjigjeshin disa Shqiptar te perparuar.Ndryshim shume i madh,”inspektori”.
        Megjithëse nuk ta jap dot fjalën se do ndryshojë në të ardhmen,e ndjejë të nevojshme të të falenderoj per shpjegimin.

    3. Elez says:

      Rusmali esht ai qe i tha jo berishes per gerdecin dhe per shume te tjera. Ti qen do jesh rrogtar i qenve qe qeke versul ktu kundra Rusmalit. Po ne ate parti duhet te jesh hajdut bixhozci dhe kurvar qe te besh hajer. Mire jua bete o demokrate. Ashtu i do berisha drute. Me vote

      1. Ela says:

        Kur flet edhe ky maskarai kunder Sali Berishes me vjen te pelcas, sa ishte ky minister drejtesie qent qe kishte ai ne ministri i prisnin njerezit ne hall e ne nevoje jo tek zyrat por te baret pas pallatit te kultures . Kam asistuar njehere aty tek sporteli i ministrise kur punonjesi (as per pastrues nuk shte ai) ofendoi nje nene qe po kerkonte te zgjidhte dicka per djalin e saj ne burg. Ne ferr shkofshi e mos jua pafshim bojen , por na sillni cka na vodhet e mashtruat langaraqe , ti Rusmut e shoket e tu.

    4. Silvi says:

      Dean ta thone apo Argita?

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Duhet te flasim hapur:Populli SHqiptar u TERRORIZUA,nga nje parti “demokratike”
    Ketu dua te fut dhe nje pjese te antarve te PD-se !
    Humbja fillon dhe mbaron me Berishen,por jashte loje nuk mund te mbeteni ju , antaret e kryesise te zgjedhurit qendror dhe lokal !
    Z.Rusmajli,kini qene per nje kohe te gjate ne vijen e pare te mbrojtjes,te budalleqeve te nje te hitleriani dhe enveristi.Gati si nje bande e “armatosur” vepronit per permbushjen e deshirave karieriste,te nje miopi politik,te cilit i dukej vetja jashte krizes boterore,bile gati sa s’ja kalonte Gjermanis!
    Thenies se popullit,”Ku ju çon mushka”,e morret pergjigjen,ne esfel !

    1. Selman says:

      Pirdhni pirdhni. Njerez te trashe. Donit te flisnin? Po flasin. Apo tani duhet te heshtin? Si Rusmali duhet te shtohen sa me shume zera. Se me duket ju ka fut berisha ktu qe t.u mbyllni gojen tashi
      Rusmali dhe Mustafaj duhet te flasin.
      Duhen inkurajuar te flasin dhe jo si “agjentet” e Zenit qe po duan tu mbyllin goje.
      Flisni
      Sa me shume
      Keshtu terbohet Berisha
      Po shoh qe qekan terbu edhe ca ktu ne blog
      Flisni i burra

    2. Permetari says:

      Rusmali ka qene ne vijen e pare te politikes. Por nuk do luftpnte per ps si luftpnte kac islami per pd. se eshte burre e jo kurve. Ndaj ja kish friken Familja.
      Te presim ne Permet Rusmali

  3. I.Troplini says:

    Me mire vone se kurre. Te tulaturit po nisin te kapercejne instinktin e frikes dhe per nje moment te shohin deri diku realitetin dhe gjendjen e partise qe aderojne.Edhe pse Blendi Fevziu nuk mund te jete kurre burim njohurish dhe statistikash para zgjedhjeve sepse shperthimet e Gerdecit, vrasjet e 21 Janarit, idiotesite e Imamit dhe pallavrat e Majlinda Bregut,,,,bashke me zhelexhijen e parlamentit,,,,nuk ndodhen muajt e fundit por jane nje gjurme e vetem krimi qe pershkon qeverisjen e familjes Berisha.
    Megjithate Z.Rusmaili duhet “pergezuar” per kurajon qe gjeti. Te tjeret akoma nuk e kane ndjere termetin. Jane si ato lepujt qe zgurdullojne syte para gjarprit dhe edhe pse e dine qe u ka ardhur fundi,,,nuk levizin dot nga vendi, sikur te ishin te paralizuar. Tek ky grup hyjne ata qe nuk e kane sjelle veten deri aty saqe nuk shohin per vetveten asnje shans me per kthim mbrapa. Persa u perket Bumcve,Bogdaneve,Mesilave,Jozefinave,Imameve (grupi i lepiresve ka shume syresh),,,per to nuk ka dhe nuk duhet te kete asnje shprese per kthim sepse politika shqiptare duhet te ece perpara me figura serioze dhe jo me karikatura.!!!

  4. Disidentet e "Levizja Studentore" te perndjekur nga Saliu says:

    Arroganca eshte tipar i kultures se malokeve,e servilave bythelepires (si Saliu juaj me Byrone Politike kui heci kariera politike…Perpara arogances qe thua zotrote,jane 99 arsye te tjera qe nuk te interesojne ti thuash.PDSh-ne do t’a themelojne jo ata legenat e familjes e sojit Berisha,por pikerisht ata qe ai i luftoi e perndoqi.More vesh rrusho! Hajt pirdhuni nga PD-ja me gjithe kamikazet tuaj

  5. Evini says:

    Nuk eshte vetem arroganca, por jane vrasjet e 21 janarit, te Gerdecit,Remzi Hoxhes, vrasjet e 1997, vrasja e votes se lire, vrasja e drejtesise, vrasja e dijes (shtet me militante nuk behet, por meme njerz profesionist), shitja e bregdetit,harshimi i parave per te lobingje si rasti Podesta etj.ka plot te tjera si mungesa e demokracise ne PD dhe ne gjithe jeten e vendit, vendosja e mijera Punonjesve “besnike”te tipit Brecani, edukata bernut e krereve si Berisha, Jozi e co.,genjeshtrat e pafund te liderit, korrupsioni familjar dhe ai deri ne cdo qelize te shtetit pseudo-demokrat, permbytjet e Shkodres sa her bie shi gjate vitit dhe mosshperblimi i tyre dhe mbi te gjitha largimi nga rruga e Zotit per keto zullume qe rendit dhe per qindra te tjera qe nuk kane te sosur. gjaku qe ka bere lideri Berisha dhe skuadrat e pushkatimit, apo mbajtja e isos nga Rusmalet e djeshem apo te sotem jane disa nga shkaqet e humbjes se Partise Pseudo Demokrate.

  6. militant says:

    analize e sakte. Duhet pare e verteta ne sy dhe kjo gje do kurrajo

  7. PD ist says:

    Argument i sakte. Bravo

  8. Sume Gruda says:

    Nje Rusmail i vjeter qe u be per ti shkule veshin po vjen ne skene
    Reja e Berishes qe do flase per korrupcione dhe dallavere me Fazllicin dhe serbo-malazezet te gjitha makinacionet e Berishes dhe djalit e vajzes se tij. Duhet qe Tema te angazhohet me qene nje agjende i posacem per botim. Kjo do jete nje histori e pa njoftur kur do vije koha per te folur Nusja dhe femija e Nuses, djali i Berishes do te jape ai rraporte te tij!

  9. Blendi says:

    Kjo pseudoanalize e ketij butaforiku tregon se sa e pashprese eshte PD-ja ne kete moment. Degjoni se c’shkruan:

    “Që të mos ta zgjas shumë, nëse opinionistët thonë është arroganca, atëherë arroganca duhet kërkuar tek gjestet. Nëse demokratët na kanë votuar kundër, atëherë, gjeste arrogante janë ato që kanë zemëruar demokratët.”

    Pra ky mundohet te justifikoje humbjen e PD-se vetem me futjen ne lista te tre ish-deputeteve te majte apo gabime taktike ne Lista. Kesaj i thone kodra pas bregu. Udheheqesi juaj i dashur humbi nder te tjerave sepse:

    – i dergoi njerezit ne varferi te skajshme, kurse vete e familja e tij u mbipasurua duke plackitur vendin

    – papunesia eshte bere sa qameti

    – rinia nuk ka perspektive per jeten

    – vrau njerez te pafajshem ne Gerdec e ne 21 Janar per t’u pasuruar ose per te qendruar ne pushtet

    – ka 23 vjet qe vetem uleret si i nderkryer duke mashtruar dhe nuk durohej me

    – e ka cuar vendin ne buze te gremines, pasi i shiti edhe territoret

    – e beri administraten prone private

    – Shqiperine e drejtonin njerez edhe si puna jote, te paafte por militante qe i moren frymen opozites dhe popullit.

    Keto jane disa aresye te forta. Mund te kete edhe shume te tjera, por qe te gjitha lidhen direkt ose indirekt me buken e gojes dhe sigurine e njerezve dhe jo me teseren e Kastriot Islamit. Se sa per listat me eksponente te se majtes kjo gje eshte pese me hic. Kjo sepse i pari ekstremist i majte eshte ai vete; komunist i thekur. Pas tij vijne nje pjese e mire e kryesise se PD-se qe jane ish informatore te sigurimit. Po edhe ti nuk mbetesh pas, sepse po nga familje te ish nomeklatures vjen.

    Megjithate me vjen mire qe ky Sanco Panca nuk i ben analizen tamam Vaterlo-se se PD-se. Keshtu qe kjo parti do te vazhdoje te vegjetoje edhe ca nen thundren e Sales, per te miren e Shqiperise, do te thoja.

    Tung,

    Blendi

  10. Me vjen mire,shoku Rusmali, se origjinen e ke per te perdorur fjalen shok e jo zoteri,qe permendni ARROGANCEN e BERISHES. Mire bene, thua nje te vertet,se populli dhe opozita e kane thene me kohe,kurse ju e thoni tani kur ai u vuri drune si deputet.Arroganca e Berishes ,ka vite qe duket,po ju e kini duartrokitur,ose kini ulur koken e mbyllur gojen ,pasi e dinit se cu gjente,po prap ajo qe do t’u gjente u gjeti. Ju duartrokitet,e jozefina u shkri se qeshuri ,kur Saliu tregoi arogancen etij ndaj Taulant BALLES,fjalet me te padenja ndaj EDI RAMES ,KAQ E KAQ HERE e ti i nderuar RUSMALI me shoket tend nuk ja pret dote kete arrogance ,por e duartrokitet e madje JU qrrogancen e tij e kini perqafuar,duke treguar ne sa e sa raste ndaj opozites edhe ne grupin parlamentr qe ju drejtonit.Po zjarrin e ndjeve ,kur ajo arrogance te dogji BUTHEN,O BYTHEN TENDE,PO TE THEM SHKOQUR FJALEN. JU duhet te heshtni,te pakten 6 muaj,sa tu kaloi tronditja e madhe qe pesuat. Populli ka shume fjale te mencura enje nga keto eshte edhe: “MENDJEMADHESIA HA KOKEN E TE ZOTIT” ose fjala e rilindasit tone te madh NAIM FRASHERIT ” Kalliri qe s’ka kokrra ,e mban koken perpiet,kurse ai qe eshte plot, e mban koken ulur!” QE TE DYJA FJALET E URTA U SHKOJNE SHUME PER SHTAT.

    1. Elmaz says:

      Opaaa dolen prap kta qe flasin me fjalorin e Berishes dhe qe te lexojne certifikaten familjare. S’ke ci ben. 22 vjet me berishen ja keni msu ca huqe. “Mesuesi i vjeter” paska votu prap Berishen. Po i vika hidhur qe Rusmajli po flet per dem qe i ka be berisha pd.se.
      Te lumte Rusmajli. Thuaj ate qe mendon. Analize e forte. Se edhe “mesuesi i vjeter” duhet kulturu nga pak.

  11. Militanti says:

    Analize e perkryer e z Rusmali.
    Mesazhe te qarta per te gjithe demokratet .
    Ne rast se e duan PD duhet vertet te behet analiza dhe nxjerja e pergjegjesive konkrete per humbjen por jo vetem per nje muaj te fushates por per gjithe periudhen e qeverisjes.
    Edhe vete z.Berisha duhet ta lexoje me kujdes dhe te veproje ashtu sic rekomandon Rusmali se nuk ka njeri me te ditur se ai ne te gjithe kryesisine e PD.

  12. timo says:

    Një kriminel nuk ka se si mos jetë arogant. Aroganca është një nga tiparet e një krimineli. Pra të thuash arogant është shumë pak për këtë njëri. Ky kriminel primitiv me një mëndjemadhësi fyese arriti të akuzojë një popull të tërë,në fjalën e tij të fundit, si mosmirnjohës. Ky person duhet ti dorëzohet drejtësisë. Por kam frikë se kjo nuk do të ndodhë pas fjalës shumë të bukur të fitores nga Edi Rama. Mbase e kam gabim por unë kuptova se ai me dy reshtat që i adresoheshin Berishës e amnistoi atë. Megjthatë unë mendoj se drejtësia duhet të bëjë të vetën. Pas këtaj ajo do të jetë e pavarur. Të paktën PS dhe Edi Rama kështu kanë deklaruar.

  13. nuri says:

    Rusmaili, ky njeri butaforik, i biri i Cajupit zevendesuesit te Thanas Nanos perse nuk shkon tek e majta ku e ka vendin, tani post Berishizmit le tja lene PD te djathteve, le te shporren nga PD-ja Rusmajlet dhe kallepi i tyre me te cilet Berisha uzurpoi te djathte.

    1. Petro Kosturi says:

      Ore pd’ja eshte parti shqiptaresh. Ti Nuri bej nje parti qe te kete kriter biografine se ju ka hy ne shpirt Enveri me metodat e veta dhe Berisha me fjalorin e vet me te cilin sulmonte ish-opoziten. Ca si ju i nisnin njerzit burgjeve. Ca si ty, me kte mentalitet dhe fjalor ishin bashkpuntoret me te mire te sigurimit te shtetit. Ca si ty po rrenojn partin demokratike se camarroke si ty e gjejne shpetimin te njerez gjithmone te hapur per pazarshqyerje si Lulzim Basha. I paskeni gjet vesin e “biorgafise” Rusmailit? Biri i kujt je ti? Pyete nje here tet,eme se ajo mbase e mban mend. Njerez me familje te shthurur, sulmojne familje. Familjeshthururit vetem ate te keqe kerkojne tek te tjeret.
      Nje keshille per Rusmailin. Mos u ndal
      Une nuk besoj te asnje parti por besoj tek njerzit me vlera. Fatkeqsisht del gjithmone nje “NURI” qe baltos. Si Enveri. Me biografine. Ndaj njerzit me vlera rrine menjane. Se Nurinjte jane shume.

    2. Selman says:

      Blendi dhe Nuriu? Po pse nderron emrin o njeriu? Po pse nuk i the dot te gjitha heren e pare? Harrove e? Ske faj. Ta ka dhen me kapacitet te vogel hard diskun e trunit “punedhenesi”. Se nuk duhet te medosh. Se i hap telashe pastaj.

  14. analisti says:

    shume muaj para zgjedhjeve patem permenduar fakte qe niveli i pergatitjes per zgjedhje nga PD ishte skandaloz – futja e 3 socialisteve tradhtare dhe ne krye kazzo islamin ishte kulmi i poshterimit te antaresise se PD !!! NUK mund te kaperdihej kjo shkelje e perdhosje e parimeve themelore e ndertimit e funkisonimit te partive.

    Athere asnjeri nga PD nuk foli, besonin rahmetliun e sotem – mbajeni tani dhe mos hapni gojen – ua kerkuam flisni o BURRA, se burri njehere ne jete vdes dhe jo ditperdite e nga kush nje plak matuf i keq si djalli.

    Te fala o rusmajl por me mire vone se kurre !!!

  15. Arjani says:

    Po PD nuk beri analize qe shkatrroi vendin ne v.97, e jo tani qe i duket se e ka lulezuar. I ke ment ti mo Rusmal?
    Berisha po vrapon te vere Lulin kryetar se cdo dite qe iken e kupton qe s do ta pj…..e njeri pastaj.

  16. ali says:

    Me shume arrigant se sa vete Berisha ka qene ky djali Cajupit, Ilir Ruamali.Jo vetem kaq ,por kur eshihnim
    neper mbledhjet e komisioneve ta peshtiroste me ato ”swinge,, -t e tij dukej tamam si. ”Gay,, . Tash qe
    nuk i dha ”llokem,, Berisha del thote se arroganca ishte shkaku kryesor i humbjes se PD. Jo Z. Ilir ,nga
    dita qe erdhi ne pushtet Berisha, arrogant e diktator ka qene ! Tani e paske zbuluar zotrote keto ”cilesi,, te
    Liderit tend ?! Une propozoj qe Ti t’i bashkohesh Kacit se te nje kallepi jeni ! Formoni Partine e te ”zinjeve,,
    sepse te zinje jeni nga cdo pikpamje : ” The same father, the same son” ! ”Bari ne rrenje do te mbije ,, !.

  17. anticensurë says:

    rusmaili ka pasur guximin të dalë kundër berishës!? e çuditëshme!është fallco a është e vërtetë kujt i plasi e kujt i krisi se ranë të dy nga lisi!
    të paktën në ato që ka thënë ka të drejtë!
    ato që ka lënë pa thënë i dim vetë!!
    gjëja që më solli në mëndje është se mund të bëhet e njëjta paralele për arrogancën e të dy krahëve!!që të y krhët patën të njëtën arrogancë të kapove të tyre!!i vetmi që ruajti një profil hermetik e të butë ishte ilir ngjalë meta!!ishte i vetmi që nga blloku kaloi në ngjalë!!rrëshkiti,pa u ndjerë!!
    tashti të shohim se në çvrimë do të futet?!

  18. Ore njerez, kur ben tjetri nje pune te mire, kushdo qofte, mbeshteteni,
    Kjo eshte e dobishme & efektive, aq me teper kur vete jemi pordhacer, aq me teper qe keta bijt e Cajupeve i dine nga brenda dhe kane arrogancen pozitive ne kete rast, e ju dele ca boni? Bebe be be
    Amon se na lodhet!
    Ok rusmail, beje deri ne fund ket gjo te mire, te lash pak kellire nga vetja trim,
    Me mire vone se kurre, ama e le me kaq, hyn ne bisht te vargoit t’ ‘kreshnikeve’:
    kalakul, vrion, dasheh,.blerimcel, mustafabesnik, demet, ngjel…preczagar….karamitro, zhelefidhe…
    e, neritancek- pollo-imam- tritan Tregishtor Kellirat e tere Presht e gerdecos zgjebs gerbulsit tradhetore;
    Shkurt do futesh ne bisht te kopese ‘preczogori’, kaq.
    Te shohim cfare ke tjeter nga Cajupi, rusmail,
    Ke shansin te heqesh ca kellire nga ftyra,
    dhe… e ke lire fort,
    perpara per te mire rusmail! Ke kellqe, ke arsye, ke shans, e hape deren e kafazit,
    Po e le Zogun te iki nga dora, s’je ky qe na fole sot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje