Shqipëria e kaloi testin e zgjedhjeve, por për marrjen e statusit do të shihen edhe aspekte të tjera. Intervistë e DW me dr. Rolf Mützenich, deputet në Bundestag dhe zëdhënës për politikën e jashtme i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD).
Zgjedhjet e fundit në Shqipëri ishin edhe një test i rëndësishëm për pjekurinë e demokracisë, duke pasur parasysh aspiratat e vendit për integrim evropian. A e kaloi Shqipëria me sukses këtë provë?
Patjetër! Unë mendoj se ky rezultat zgjedhjesh, i cili u pranua edhe nga pala humbëse, këto zgjedhje të cilat rezultuan me më pak parregullsi nga sa ishte shprehur frika fillimisht, do të merren parsysh në shqyrtimin e BE-së në të ardhmen. Por ata që kaluan testin e pjekurisë ishin në radhë të parë zgjedhëset dhe zgjedhësit në Shqipëri.
Si janë premisat që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në vjeshtë?
Kjo duhet parë me kujdes. Zgjedhjet si të tilla nuk mund të jenë i vetmi kriter. Ka edhe çështje të tjera, të cilat duhet të jenë në fokus, veçanërisht zhvillimi i politikave sociale dhe si do të bëhet krjimi i qeverisë. Pra nëse qeveria e re do të tregojë mirëkuptim për forcat e ndryshme dhe si të thuash do të përpiqet për gjetjen e një koalicioni më të gjerë, duke përfshirë edhe opozitën në çështjet vendimtare për fatet e vendit.
Fushata elektorale në këto zgjedhje u karakterizua në masë të madhe nga akuza dhe kundërakuza të partive / koalicioneve në garë. Tonet janë zbutur pas zgjedhjeve por një pjesë e zgjedhësve që me votën e tyre vendosën për roatacionin e pushtetit, duan të shohin vënien para përgjegjësisë të atyre që mund të kenë abuzuar me pushtetin. Si mund të arrihet vënia para përgjegjësisë e fajtorëve me nevojën për kompromis dhe për unitet të vendit?
Mendoj se qeveria e re në radhë të parë duhet të vendosë si kriter atë që ka kërkuar nga qeveria e vjetër, pra në veçanti të përfshijë në proces konsensusi edhe pakicat politike. Vendi mund të zhvillohet vetëm nëse garantohen të drejtat themelore. Mendoj se në periudhë afatgjatë është e nevojshme përfshirja e të gjitha forcave në qeverisje. Në veçanti mendoj se gjatë viteve të ardhshme do të jetë e rëndësishme të arrihet në vend një lloj pajtimi i qartë, që shoqëria të mos jetë e ndarë në dy grupe të papajtueshme me njëri-tjetrin.
Koalicioni i majtë u paraqit në fushatë me një program ambicioz sa u takon elementeve sociale. Vetë kreu i Partisë Demokratike, kryeministri në largim Sali Berisha, e cilësoi këtë program si utopik dhe deklaroi se një nga arsyet e humbjes ishte fakti që kampi i djathtë nuk ishte i gatshëm të bënte premtime, që nuk mund të realizohen në realitet. A pajtohet një program i tillë me elemente të forta sociale, me një zhvillim me frymëmarrje të lirë të ekonomisë së tregut? Apo forcat e tregut duhet të veprojnë të lira pa ndërhyrje të shtetit?
Unë besoj se është gabim të mendosh që tregu mund të rregullojë gjithçka. Në veçanti zhvillimet e viteve të fundit e kanë hedhur poshtë këtë teori. Sipas mendimit tim ajo që vazhdon ta karakterizojë Evropën është një masë e caktuar përkujdesje bazë e ofruar nga shteti, qoftë sa i takon kujdesit shëndetësor, qoftë sa i takon arsimit apo infrastrukturës. Kjo nënkupton një funksion përkujdesës të shtetit, i cili sigurisht bazohet në gatishmërinë e shoqërisë që të kërkojë nga ata që kanë më shumë, të mbajnë një barrë më të rëndë. Pra kombinimi i ndërhyrjes së shtetit për garantimin e shërbimeve sociale me ekonominë e tregut, është jo vetëm i mundur por edhe një parakusht për një model evropian, i cili vazhdon të miratohet në botë. Unë mendoj se në të ardhmen ky model social evropian duhet të forcohet dhe për këtë duhet të punojnë në veçanti partitë socialdemokrate dhe socialiste.
Shqipëria ka një nga popullsitë më të reja në Evropë. Por rinia shqiptare përballet aktualisht me probleme serioze sa i takon papunësisë, mundësive të arsimimit dhe shanseve në tregun e punës. Çfarë mund të bëjë qeveria e re e Shqipërisë në këtë drejtim?
Unë sigurisht nuk mund të jap këshilla nga larg, por duke iu referuar eksperiencës sonë mund të them se Gjermania tregoi forcën e saj në vitet 70-të duke u përpjekur nga njëra anë ta bëjë sistemin arsimor aksesibël, duke ndihmuar për barazi shansesh ata, të cilët për arsye familjare nuk kishin mundësi. Në fund kjo ndihmoi dhe shoqërinë në Gjermaninë Perëndimore për t’u pajtuar pas konfrontimeve të ashpra gjatë revoltave të studentëve. Mendoj se nga BE duhet të vijë një ndihmë për rininë në vendet në jug të Evropës, por edhe për ato vende, që nuk janë ende anëtarë të BE-së. Kjo është edhe në interes të BE-së për të krijuar stabilitet social dhe kusht për këtë lloj stabiliteti është që rinisë t’i ofrohen shanse. Këshilla ime e dytë në këtë drejtim është që partitë të kujdesen që në radhët e tyre të kenë të rinj të angazhuar politikisht. Ata duhet të jenë fytyra e së ardhmes. Pra në pozicionet politike të mos jenë vazhdimisht vetëm “burra të vjetër” por t’u jepet një shans edhe të rinjve, vajza dhe djem.
Dr. Rolf Mützenich është deputet në Bundestag dhe zëdhënës për politikën e jashtme i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD).
nuk dum me hy ne europ se na cat kerneten.
Ne, shqiptaret nuk kemi nevoje te hyme ne europe qe te ndjehemi europiane se jo per gje por ndihemi me shume europiane se vete ata….. por po na mbyt nje fukarallik i tmershem dhe gabimisht po mendojme se sa me shpejt te futemi ne europe ky dreq fukaralliku do marre fund…
[email protected]@k Evropen.
Shqiperia nuk ka nevoje per Evropen e “bashkuar”,por per 1 menaxhim te mire te puneve ne Shqiperi.Per ironin e fatit,Shqiperia ka tendenca te forta per 1 zhvillim te shpejt dhe kurba e Shqiperise eshte vetem ne rritje.1 politikani te vertet i duhet vetem t’i kuptoj keto Dinamika te brendshme te Shqiperise dhe t’i stimuloj me fort.
“Party” ne Evrope ka MBARUAR,1 here e pergjithmon” dhe anetaret e rinj qe do pranohen ne Evrope do te duhen vetem per te pastruar mbeturinat e felliqta qe kane mbet ne tavoline,pas 1 “party” te shfrenuar ku moren pjese Grek,Spanjoll,Irlandez,Portugez,Francez……etj.Evropa ka Deshtuar dhe nuk eshte gje tjeter vecse 1 foshnje qe ka lind me probleme.Sado ta kurosh,problemet jane perseri aty.Shqiperia ka Falimentuar 2 here brenda 1 dhjetvjecari.Ne 90-ten dhe 97-ten dhe e gjithe “ndihma” qe na dhane “vllezerit” tan Europian ishte ca miell,makarona,kavanoza me fasule dhe ca vaj,shumica e te cilave as qe perfunduan ke njerezit e thjesht.He,se harrova,edhe ca ushtar te Huaj,per te mbrojtur vetveten
Te gjithe “politikanet” shqiptar qe flasin per “integrim” nuk jane gje tjeter vecse INJORANT dhe SHARLATAN,qe nuk e kane idene se c’a thon e c’a bejne,por vecse nxitojne t’ja rrembejne fjalen na goja njeni-tjetrit dhe kush e kush te duket me “Evropian” se tjetri.Viktima te retorikes dhe inercise.
Levizja e lire e njerezve dhe e mallrave eshte mese e mjaftueshme per Shqiperine.Cdo formule tjeter eshte Injorance dhe Pavetdije.
Te lumte DEAN ,nuk i heq nje presje
Pse more m.s kush po te lutet? Vritet njeriu per nje gervishtje makine, hidhen plehrat nga ballkoni, korrupsioni deri ne palce deri te pastruesja ne spital,etj.etj. Ne po ja cajme kerneten Evropes. Si hyre si nuk hyre cfare fitimi ka njeriu i thjeshte ne Shqiperi?
NE QOFTES QEVERIA E RE ME NE KRYE CIFTIN E LUMTUR JANE
NE GJENDJE TE RREGULLOJNE VENDIN SIPAS PREMTIMEVE ,HYRJA
NE BE NUK DO TE SJELLI RRITJE TE STANDARTIT TONE , POR PERKUNDRAZI
DO TE PERFUNDOJME TE SHTRYDHUR ,SI SHUME VENDE TE TJERA TE CILAT KANE
NJE EKONOMI ME TE MIRE SE KJO E JONA. ARSYEJA ESHTE SHUME E THJESHTE
PERSE NUK PO FUNKSIONON ASHTU SIC U MENDUA KY BASHKIM EUROPIAN.
NE EUROPE NUK JANE TE GJITHA VENDET ME ZHVILLIM TE LART INDUSTRIAL ,POR
KUR JANE BRENDA NE BE KONSIDEROHEN TE GJITHA NJESOJ .
I lutem te gjithe shqiptareve dhe brezave qe do vine,qe diten qe shqiperia do hyje zyrtarisht ne BE te gjithe te dalim te refuzojme kunder saj ,historikisht vetem jeni tallur me ne
ajo hyrja ne europe te paktem do ju hapi rrugen nje kategori njerezish qe kane studiuar ne eruope dhe ne shqiperi ngelen pa pune, dhe duke pasur nenshtetesi te CE te pakten mund te gjejne punera me kollaj. Simple as that…. pjesa tjeter nuk ndryshon fare se nuk do i bej europa njerez ate kategori shqiptaresh qe nuk kane mundur te gdhenden deri tani…. mentaliteti do shekuj te ndryshoje….
Ti dorela mire e ke ,por po iken edhe ata kush do punoje me per shqiperine ?shresojme qe brezi i tyre te shikoje nje te ardhme edhe ne shqiperi dhe jo vetem jashte
Une them te votojme njehere tre ligjet
Ky qenka me keq se Doris Pack. Flet percart. Asgje nga keto qe thote nuk behet ne vendet perendimore, aq me pak ne Gjermani. Kriteret per tu permbushur jane standarde e te percaktuara mire nga BEja dhe nuk varen nga ky karagjoz.
Meta me Ramen nuk do te munden ti plotesojne kriteret per te hyre ne BE
Kriteri me i rendesishem eshte qe shqiperia duhet te heq Importin 80%, gje
e cila nga premtimet e Rames nuk do te realizohet,ato i rren qulli.
GJITHESESI DO TE SHOHIM SI DO TE QEVERISIN .
Hahaha…..e bukur…
… sepse,dardha e ka bishtin prapa, ,kurse shqiptari para.
Te gjitha bishtin mbrapa e kane ,vetem mua me ka dale nami
Shqipetareve vetem vizat u interesonin. Duhet ndaluar kerkesa per antaresim. Do jete vetevrasje
Per te gjithe ata qe i ka zene frike se mos na fusin me zor ne BE, qetesohuni se kjo nuk ndodhur per nja 10 vjet nga momenti i marrjes se statusit kandidat.
Te gjitha keto debate shterpe behen per marrjen e statusit te kandidatit, se per antaresim s’behet fjale.
Nuk behet fjale per me fut neser apo pasneser dhe as pas Vitit te Ri,Shqiperine ne BE,or trim i xha Jahos.
Problemi eshte se ne FUNKSION te kujt vizioni do te hartohen politikat e Shqiperise per te ardhmen dhe sa te Drejta apo Fitimpturese do te rezultojne keto vendime te marra ”sot”,ne 1 periudhe kohore prej 10 vitesh,sikur e Parashikove ti.
Debatet teorike gjithmone i paraprijne ”aksionit”.
rolf mutzenich? po ky kokbole nga na doli? kom i deshir tmodhe tja plas n’shpull surratit! mendoj qe kushti i vetem qe shqiperia te hyje ne evrope esht: te gjith shqiptaret tja qine mamin ketij rolfit!
Kujt po i rruhet per at Europe o palle gjermone por nuk kemi cfare ti bojm ketyre politikaneve tone qe jane te korruptu e antishqiptare deri ne kocke por juve ja u a kishim bo m… persiper me kohe juve dhe Europes tuaj kanceroze