Djali i Remzi Hoxhës, letër Edi Ramës: Tashmë kemi shpresë për vendosjen e drejtësisë

1 Korrik 2013, 16:22Politika TEMA

Djali i biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, i zhdukur para 18 vjetësh nga SHIK-u, i ka dërguar një letër kryesocialisti Edi Rama. Me anë të kësaj letre, ai i shpreh urime Ramës për fitoren dhe thotë se shpreson që tashmë drejtësia për të atin e vet do të vihet në vend. Kjo, pasi sipas tij, deri më tani kjo gjë është penguar nga ana e Sali Berishës.

“Nuk më hiqen nga sytë pamjet e proceseve gjyqësore, që ishin të kurdisura dhe që një grup aktorësh amatorë do të kishin aktruar më mirë se trupi gjykues, prokurorja dhe avokatët mbrojtës të personave që zhdukën babanë tim. Gjithçka ishte e parapërgatitur në mënyrë që kriminelët e Berishës të mos dilnin as të njollosur, e lëre më të dënuar. Ky grup kriminelësh, kryeshef i të cilës është Sali Berisha, jo vetëm që e zhduku, torturoi, dhe vrau babanë tim, e zhdukën trupin e tij, e torturuan dhe vazhdojnë ta torturojnë familjen dhe miq e familjes tonë për 18 vite, në fund dolën edhe të pafajshëm. Dhe më irrituesja është që i vetmi dënim, sado minimal që është, iu dha personit që këta ndihmuan të arratiset, Ilir Kumbaros. Pra, njerëzit që janë në Tiranë, bashkëpjesëmarrësit e Kumbaros në krim, pra Arben Sefgjini, Budjon Meçe, e Avni Koldashi, lihen absolutisht të lirë, pa asnjë njollë.

Kjo pra tregon se sa thellë e ka kapluar krimi shtetin shqiptar. Për avokatët mbrojtës kuptohet se paguheshin që t’i mbrojnë kriminelët, se atë e kanë profesion. Por që edhe prokurorja dhe trupi gjykues të punojnë në shërbim të krimit dhe kriminelëve, këtë vetëm Sali Berisha mundi ta bëjë. Sot ne ndihemi më me shpresë. Kam 65% të jetës time që kërkoj të gjej eshtrat e babait tim. Kaluan 18 vite, u ndërruan disa pushtete dhe askush nuk ishte i interesuar të na i gjente eshtrat e babait tim, saqë ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi na tha duke u tallur me ne: “Pse nuk ua gjetën socialistët për 8 vite që ishin në pushtet?” Por kësaj radhe duket ndryshe. Tani kemi shpresë”, shkruan Ardian Hoxha në letrën e vet.

A thotë se familja e vet shpreson se drejtësia dhe institucionet e shtetit shqiptar do të funksionojnë ashtu si duhet.

“A mos vallë është shumë të kërkojmë eshtrat e babait tim? E gjitha që kërkojmë është t’ia bëjmë babait tim vetëm një varr dhe të vazhdojmë jetën tonë. Edhe një herë, faleminderit që na e sollët shpresën dhe u priftë e mbara”, e mbyll ai letrën e vet./b.l

27 komente në “Djali i Remzi Hoxhës, letër Edi Ramës: Tashmë kemi shpresë për vendosjen e drejtësisë”

  1. razo says:

    Per kete rast duhet nje hetim publik nderkombetare te kryesuar nga nje gjykates nderkombetare me pervoje ne gjyqet e ish-jugosllavise.

    Eshte e tmerrshme se cfare po kalon kjo familje.

    1. A. Struga says:

      Jam i bindun qe haku i Remziut te sjkrete do te merret!
      Ju pergezoj per kambnguljen stoike>
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/sala-bin-laden-albania-2012.html

      1. prec Ulaj says:

        Ka nje rruge me te shkurter per te gjykuar Berishen.
        Shkoni koordinoni veprimet me Haklajt.

    2. kujtim says:

      Me falni per injorancen por kam disa pyetje per personin ne fjale.

      1) Kush ishte Remziu dhe cfare kerkonte ne Shqiperi ?

      2) Pse duhej te ndiqte ai Berishen sikurse thuhet, per cfare qellimesh dhe ne emer te kujt?

      3) Kur ishte patriot i madh pse pasuria e tij ne Kosove nuk prekej nga serbet ?

      4) Pse maskohej si bisnesmen alumini ne Tirane, kujt i fshihej ?

      5) A mos ishte i dyfishte ( nuk e uroj nje gje te tille)?

      Faleminderit per iluminimin e ketyre pyetjeve te mija.

      1. ivani i madh says:

        Kur i ditke keto pse stregon se me sa lexova nga shtrimi i ketyre pyetjeve ti duhet te jesh ne brendesi te ceshtjes e duhet te dish shume .Te cilat mund ta ndimojne hetimin dhe familja te gjeje eshtrat e njeriut te tyre te dashur. Se te dish aktivitetin e tij kaq thelle besoj se nuk i hedh fjalet ne hava.

  2. feniks says:

    E meriton PATRIOTI I MADH REMZI HOIXHA qe t’i gjenden eshtrat dhe te vendeoset drejtesia per te!!!
    VRASESIT DHE TORTURUESIT E TIJ,ashtu si ata te 21 JANARIT jane nje:SALI BERISHA!!!

    1. guri nga tirona says:

      Remzi Hoxha i meriton te gjitha nderimet, por eshte e kote qe te shpresosh tek Edi Rama. Ky kurre nuk ka per te marre ndonje veprim kunder Sali Berishes pasi atij iu dhurua pushteti pikerisht per kete.

  3. BASHA LARGOHU, KURSE DREJTESIA TE GJYKOJE BASHEN PER KRIMET E 21 JANARIT. says:

    Rama ka shum pune per te bere, pra luften kunder korrupsionit, kontrrollin e ekonomise, ndryshimet kushtetuese, ndryshime ne drejtesi, hetimin e 21 janarit dhe lehtesimin e problemeve te shqiptareve per te zhdukur varferine duke hape vende pune dhe integrimin e Shqiperise ne europe. Djali i Remzi Hoxhes duhet te prese.

  4. voica says:

    Jo vetem nga ana njerezore, qe nuk besoj te kete njeri-NJERI te mos uroje qe te mbaroje sa me pare ky hall tuaji.
    Por nuk ke se si te evitosh urrejtjen, (flas per veten) kur shikon qe nje i akuzuar per kete rast, i denuar me arrest shtepie, vazhdon drejton tatimet e vendit apo Tiranes(nuk ka rendesi, edhe gjelberimin e Tiranes te drejtonte)me celular nga shtepia e vet. Jo se ishte i semure dhe s’kishte zevendesues, por ngaqe ishte ne arrest shtepie.
    Kjo eshte merite e padiskutuar e shef Sales per vepren e pakrahasueshme per nga besnikeria te Sefgjinit.

  5. liri a vdekje says:

    kur ska drejtesi ka kanun mor bir ,tashti qe iku antiplumbi aty i ke sefgjinat e koldashet duhet pahir tja nxjeresh te verteten ,ka shume per te bere EDI RAMA duhet te kontriboni edhe ju qe ju kan ndodhur fatkeqesit

    1. laraska says:

      Fjalen DREJTESI e ke degjuar ndonjehere ti? A egziston kjo fjale ne fjalorin tende se ne boten e civilizuar eshte A-ja e cdo gjeje. Pra njerezit ti kthehen kanunit si ne mesjete sepse ka shume Rama per te bere? Rama e di shume mire cfare ka marr persiser, jo vetem kete por 21 Janar, Gerdec etj etj etj. Nuk i vuri njeri pistoleten ne koke per kete zgjedhje teresisht te tijen, prandaj sic do perfitoj nga te mirat e te qenit kryeminister, ka DETYRIM LIGJOR, (spo permend detyrim qytetar e moral, sepse morali ketu eshte bere lecke) qe te vej drejtesi. E pse duhet te ndyej duart ai djale e te perfundoj jeten ne burg kur ekziston drejtesia qe mund ta bej nje gje te tille pa i shkatarruar jeten te tjereve, mbi te gjitha atij djale e asaj familje qe boll u eshte nxire jeta.

      Mentalitete si “harrojeni Berishen, lereni ne pune te vet” e “kthejuni kanunit” jane sherbimi me i mire qe mund ti behet Berishes, klanit e tij dhe qellimit te tij per te shkaterruar Shqiperine dhe mbare shqiptaret. Edi Rama te bej maksimumin, edhe te pamunderen qe drejtesia te vihet mbi kete ceshjte, Gerdecin, 21 Janarin. Fundja, DETYREN e tij do bej, asgje me shume a me pak

  6. franko says:

    SHIK-u nuk vepron me koken e vet.Urdherues eshte Saliu!Problemi nuk eshte aq mister,aq i padukshem,autori eshte simpatiku i Gentjanit!

  7. sula says:

    Po le ti beje Rama,gazetaret,apo Fevziu ne emisionin e tij,Opinion,nje pyetje Saliut,dini gje per Remzi Hoxhen,zoti Sali?

  8. unknown says:

    Ah mor djale, mos ki shprese se keta jane te gjithe njelloj. Do ta shohesh.

  9. anticensurë says:

    adrian
    shpresat janë shumë të vogla që ti dhe familia tënde të kenë drejtësi!!
    rama çoi në prehistori 4 të vrarët para kryeministrisë!i harroi ditën e 1 prillit!pranoi që me ta të merren historianët dhe arkeollogët!
    imagjino problemin tënd!të shpresojmë që të mos shkojëmë keq!!

  10. Shqiptari says:

    I bashkohem mendimit te komentuesit, razo! I nderuar djali i zR. Hoxha edhe ne populli jemi te interesuar te dali e verteta e zhdukjes se babait tuaj te dashur,nga kriminelet e shikut te te atij pushteti qe dihet se nga kush drejtohej dhe prandaj sishin te interesuar per te verteten. Ashtu si dhe ju ne presim nga qeveria e re qe do te filloje nga detyra,per fat te keq mbas dy muajsh,qe te mbaje premtimet e fushates per te ristrukturuar ne menyren me urgjente sistemin e drejtesise me specialiste te kualifikuar te cilet nuk i mungojne vendit,sigurisht jo me 6mujorshat e plepave te saliut.Sigurisht qe ceshtja e R.Hoxhes duhet te jete ne prioritaret e shume e shume ceshtjeve qe ka lene e po le ky pushtet i korruptuar ne te gjitha hallkat. Besoj se dhe ju jeni i ndergjegjshem se me ceshtjen e babait tuaj duhet te meret Prokurorija e Gjykata e jo personalisht E. Rama mbasi ceshtja do te politizohej perseri e nuk do te jete ne interes te zgjidhjes. E perseris ashtu sic dhe thote razo

  11. sfafet Lubija says:

    O i nderuar Adrian,ke gjetur xhami ku te falesh,ti me shpirte e ke dashur kete ndryshim politik me shprese se dicka do te ndryshoje mbase renjes se monstres Sali.Por e verteta edhe e vertete sado e hidhur te jete,nuk patem ndryshim politik me vote,po thjeshte nje rotacion ,ose e theme me ndryshe nje ndarje pushteti,siaps nje marveshje hershme e te fshehte,ne kurizin e ketij populli injornant.Mos shpreso se Edvin Rama do te te behet krah,ty edhe familjve te te vrarve ne 21 janar,bile ai do te jete penguesi me i madhe,se thote nje fjale “korbi nuk ja ha syte korbit”dhe kjo ka ndodhur qe ne Gerdec,Saliu nuk ja hengri syte Edvin Maocedunit per abuzimet gapopante ne Bashki,edhe ai do ja shperbjeje kete po me te njejten menyre.Shiko aferimitetin edhe tani mbase dhenjes vullnetare te pushtetit,ftesa ne festen e fitores,dhe perfundimishte Saliu behet i pa prekshem,ne mos edhe i pa vdekshem se me kete popull legen cafre nuk behet.

  12. Skela says:

    Ardian mos prit nga Saliu. Pazari eshte bere qe Saliu te lihet i qete.

  13. valter says:

    KOt e ke qe i kerkon shtetit kur ai ka qen fajtor, keto gjera behen ne menyre private o djal.

  14. nastradini says:

    VRASJA DHE LIKIDIMI MAKABER I REMZI HOXHES DUHET TE DENOHET.

    Sali Krimineli duhet te detyrohet te tregoje se ku e kane groposur Remzi Hoxhen qe Shqypnia te laje faqen e turpit para Botes si nje vend totalisht mafioz. Edi Rama le te mos fshihet pas frazeollogjise boshe: “Nuk ma merr mendja te hakmerrem!” ne studion TV te Sokoll Balles qe pa piken e turpit deklaroi se Saliu eshte nje burre shteti qe ka bere historine. Nga rivendosja e Drejtesise per ceshtjen Remzi Hoxha duhet te filloje punen e vet Edi Rama si kryeminister i zgjedhur me vote plebishitare nga shqyptaret, ndryshe mileti do ta beje REZIL me keq se ne fotot nudo me Rudina Magjistarin ne plazhet e Rivieres Franceze. Me pas le t’i radhise dhe rendise gjerat sipas kronologjise: Gerdecin, Kosta Trebicken, 21 janarin, rrugen Durres-Kukes, te gjitha t’i kete ne vemendjen e tij te posacme, se populli po pret. Pasi te kete mbaruar me Drejtesine e Munguar Edi Rama le t’i futet ekonomise ne luften e tij me BOSIN e korrupsionit dhe rushfetit Ilir Meta.

  15. tamam ne kohe! says:

    eshte koha per drejtesi!

    kriminelet ne burg!

  16. cushtrim says:

    nuk shkruhet shqiptaro-maqedonas ,o analfabeta o injoranta o narcisoida ,po shqiptare,
    ose eshte shqiptar ose maqedon,
    se ju te temes luani rolin edhe te gjykates edhe te qeveris edhe te prokuroris te gjithedishem jeni

  17. burbuqja says:

    O i biri i Remziut! ?
    Aldo Bumçi, megjithse eshte nje mut muti, prapaseprape te ka thene shume mire; perse nuk ta gjeten socialistet per 8 vjet?!
    Por gjithsesi ti nuk ke dashur ta gjesh se ku jane eshtrat e babait tend sepse ate e dinë Aleks Nikhasani dhe vellai i tij Gjoka, ish administratori i viles. Po te kujtoj se mbas zhdukjes se babait tend, Aleks Nikhasani u gradua dhe u be shef SHIK-u ne Korçe e pastaj drejtor ne qendren e SHIK-ut ne Tirane. Mos bej propogande poshte e perpjete me gjakun e babes tend, por merru me punet konkrete qe te takojne, dhe gjej eshtrat e babait tend, qe per hir te se vertetes, eleminimi i tij ka qene nje krim i rende dhe i urryer. ?
    Kaq ?

  18. bentirana says:

    Z,hoxha.Nuk jeni i vetem qe e kerkoni kete drejtesi per gjitha krimet e kryera nga GJARPERI BERISHA.Bashke me juve eshte GERDECI ,21 JANARI.etj.Nuk shpesoj se kjo kadaver nje dite do te vihet para drejtesise,edhe pse zemra me thote te kunderten.

  19. tripi says:

    Krimi I radhes I kriminelit sali berisha. Nje rast ku drejtesia mungon prej nje kohe shume te gjate.

  20. Elio Gora says:

    Me te drejte diku thuhet se perse nuk u zbardh ky proces gjate qeverisjes se PS-se.Duhet theksuar se me ardhjen e PS-se ne pushtet SHIK u refermua.Panvaresisht se kuadrot qe u rikthyen ne kete sherbim,kishin studiuar dhe punuar per disa vjet ne diktature,ata ishin profesioniste,gje qe u vleresua edhe nga specialiste te CIA apo edhe FBI amerikane.Eshte nje gje e vertete se qysh me ardhjen e Gazidedes ne krye te SHIK-ut,per te gjitha veprimet e paligjshme u leshua orjentimi dhe u zbatua ne praktike qe mos te lihej asnje prove,asnje dokument.Edhe pse ne keto rrethana,specialistet e rikthyer ne SHIK kishin mundesi te shkonin tek e verteta.Me duket se pas ardhjes se PS-se ne pushtet pas 1997-s filloi kultura e pandeshkueshmerise.Me mijra veprime antiligjore u evidentuan nga sherbimi i Gazidedes,por askush nuk u akuzua me pas.Ne qarkun e Korces ku drejtor ishte Aleks Nikhasani qe nga komentet akuzohet se ka dore ne zhdukjen e Remzi Hoxhes,u gjend e vertetuar se ishte pergjuar deputeti dhe tashme heroi i demokracise Azem Hajdari.Eshte shkelja me flagrante.Jo vetem ne qarkun e Korces por ne te gjitha qarqet,ne kundershtim me ligjin per SHIK,zyrat e tij u shnderuan ne zyra hetuesie.Ishte teper zhgenjyese,se duke share bemat e ish sigurimit te shtetit,po veprohej me keq se ai.
    Po le te kthehemi tek problemi i zhdukjes se Remzi Hoxhes.Cfare eshte ne te vertete kjo ngjarje.Shume gazetare e kane quajtur rrembim personi etj etj.Eshte e natyrshme qe nje gazetar te permende terma te tilla sepse ky sektor eshte specifik dhe nuk mund te njihet nga gjithkush.Panvaresisht se jane kryer veprime te trasha nga oficeret e Gazidedes,SHIK e ka te ligjeruar qe kur ka dyshime te forta per nje veper penale dhe qe jane prekur interesa te medha,te mare ne menyre sekrete persona te ndryshem dhe te organizoje biseda informative me ta ne interes te sigurise kombetare.E theksoj deri ketu,deri sa Remzi Hoxha apo edhe dy te tjeret u cuan ne banesen sekrete ne Vain te Lezhes,nuk ka asnje shkelje ligjore sepse ky veprim eshte i normuar ne aktet normative te SHISH.Paligjshmeria fillon tek perdorimi i dhunes me personat qe jane dhirur ne proces.Eshte perdorur dhune dhe per pasoje ka ardhur vdekja e Remzi Hoxhes.Ne keto momente personat qe kane mare pjese ne perdorimin e dhunes dhe drejtuesit e tyre akuzohen per shperdorim detyre me pasoja vdekjen e personit.Me pas mos kallzim krimi dhe fshehje te provave qe sherbejne ne moszbulimin e vepres penale.Meqenese si regull para se te kryen te tilla operacione nga SHIK duhet te aprovohet nje dokumantacion i posacem,mundet qe dokumentacioni te jete zhdukur me urdher te Gazidedes,gje qe mund te ngrihet edhe nje akuze e re.Une mendoj se edhe pse mbi kete proces ka rene shume “pluhur” jane te gjith mundesite te shkohet tek e verteta.Kjo veper penale kerkon si te domosdoshme proven kryesore,eshtrat e viktimes.Pa kete lloj prove akuza mund te rrezohet dhe autoret te livadhisin ashtu sic bene gjithe keto vite.

  21. burbuqja says:

    to Elio Gora ?
    Se per pak harrova; Ne kohen kur Arben Sefgjini u emerua drejtor i pergjithshem ne Ministrine e Drejtesise, Aleks Nikhasani u emerua shef per spiunlliqe tek dogana e repuplikes ?
    Shko, o i biri i Remziut, e mos dil më aty se u bere gazi i botes; ne te themi ja ujku e ti thua ku eshte gjurma ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje