Withers, letër shqiptarëve: Vota e 23 qershorit, akt historik

30 Qershor 2013, 22:21Politika TEMA

Nga John Withers

Prej më shumë se një viti, unë kam folur dhe shkruar disa herë dhe për disa raste. Asnjëra nuk ka qenë kaq e mrekullueshme sa sot. Pas disa vitesh tranzicioni, ju, populli i Shqipërisë folët. Të dielën, më 23 qershor, në një akt të përbashkët kurajoje dhe mençurie, ju u deklaruat në mënyrë të jashtëzakonshme pro lirisë. Veprimi juaj ishte historik dhe admirimi im për ju, gjithmonë i thellë, u thellua edhe më shumë.

Një njeri i madh dikur ka thënë: “Historia ofron momente të rralla kur njerëzit, kapërcejnë të vjetrën për të përqafuar të renë, kur një epokë përfundon dhe kur shpirti i një kombi të shtypur gjatë, çlirohet”. I tillë ishte rasti i 23 qershorit në Shqipëri. Zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit rigraduan busullën e historisë suaj kombëtare. Mbetjet e së shkuarës komuniste u larguan dhe demokracia u rivendos. Tani e tutje, nuk duhet të ketë më kthim pas.

Por unë besoj se këto zgjedhje janë shumë më shumë se qendrime politike, shumë më shumë se sa votë për njërën apo tjetrën parti. Në radhë të parë, ato ishin riafirmimi i idealeve të shqiptarëve që gjithmonë kanë ushqyer dhe trashëguar. Që nga kohët e lashta të historisë, nga Pirro e Teuta, te Skënderbeu e Ismail Qemali, shqiptarët kanë luftuar për liri, shpesh edhe në pamundësi të papërfytyrueshme. Që nga shekujt e errët të pushtimeve, ju keni ruajtur ndezur dritën e shenjtë. Qëndresa juaj e një jave më parë e rikonfirmoi marrëveshjen shpirtërore me paraardhësit tuaj trima dhe në kërkim të pashtershëm të lirisë. Dhe në këtë kontekst unë nuk jam i suprizuar: Ju jeni shqiptarë!

Unë nuk mund të them se ju arritët demokracinë perfekte përmes votës, por tani, me besimin dhe përpjekjet e vazhdueshme, ju e keni vendosur ne prioritetet tuaja të arritjeve. Dhe për sa kohë që ju keni si pikësynim këtë sfidë dhe me besim dhe përpjekje për të, do të keni pa pushim mbështetjen e SHBA dhe popullit të saj. Pavarësisht se kë mbështetët, humbësit apo fituesit, kjo nuk ka rëndësi. Amerika i zgjat dorën të gjithë atyre që e kanë shumë të shtrenjtë demokracinë, nuk ka rëndësi se kujt partie i bashkohen. Kështu ka qenë gjithmonë, kështu ka për të qenë gjithmonë.

Unë dua t’i përçoj urimet e mia të sinqerta, kryeministrit të ardhshëm Rama. Ai është një njeri me një inteligjencë unike, prespektivë dhe vizion, i palodhur në devotshmërinë për Shqipërinë. Fitorja e tij ishte e mirëvotuar dhe mëse e merituar. Një sërë detyrash janë përpara tij, por askush si ai nuk ka vlerat për t’ju udhëhequr në epokën e re që ju pret.
Më lejoni të them edhe disa fjalë për kryeministrin në ikje Berisha. Unë rrallë kam qenë dakort me politikat e tij të brendshme, por e kam respektuar atë si njeri. Ndoshta historia do ta gjykojë atë më drejt. Unë i uroj më të mirën në angazhimet e tij të reja.

Në fund, më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia për ata që u lënduan në incidentin e përgjakshëm në ditën e zgjedhjeve. Vdekja e Gjon Gjonit në Laç ditën e zgjedhjeve ishte tragjike. Unë shpreh ngushëllimet e thella për familjarët dhe miqtë.

Sinqerisht John L. Withers II

Top Channel

42 komente në “Withers, letër shqiptarëve: Vota e 23 qershorit, akt historik”

    1. Vlora1912 says:

      Faleminderit zotri!!!!!!

      Dua ta bertas kaq fort kete falnderim Zoti Withers sa te degjohet
      deri ne bregun tjater te Atlantikut.

      Ashtu si e moret vesh, I nderuar zotni Withers, Saleh Berrishene hoqem nga
      karrikja….. Poooor na ka gjet belaja prap me te !!!!!!

      Ka filluar na trazon femijet… eshte shnderruar ne nje lloj pedofili
      qe rron vetem me lot femijesh, kerkon te adhurohet prej tyre, kerkon
      ti bejne edhe poezi!!!

      A ka ndonje zgjidhje aty ne Amerik per keta lloj pedofilesh?????

      1. N.VJOSA says:

        Rralle kam ndeshur nje Personalitet te huaj qe te flase kaq realisht dhe me dashuri per shqiptaret!
        Ky Udhers-si, sikur eshte me shqiptar se shqiptaret!
        Nje Mik i mrekullueshem i tyre!
        Eshte nje Nder i madh qe Amerika e Demokracise i perkrah shqiptaret nepermjet miqesise se sinqerte si rasti Uidhers!
        Respekt per kete Personalitet te madh, proshqiptar i mrekullueshem!
        Nje analist i merituar i situates ehe Historise shqiptare!
        Dua te veçoj ketu diçka nga ato konsiderata qe shpreh ky Personalitet per shqiptaret:
        Eshte pikerisht momenti kur ai ben nje sinteze te qendrimit tone plebishitar ne 23 Qershor pro Demokracise dhe Lirise se vertete,
        me perpjekjet shekullore, shpesh te paimagjinueshme per te mbijetuar ne Histori.
        Dhe Krenaria e Uidhersit per ne:
        JU JENI SHQIPTARE ! (duket sikur do te thote, jam krenar per ju sepse vetem ju dini te beni gjera te tilla te mrekullueshme…)
        Shpesh ne shqiptaret, me njemirenjohje te thelle e kemi cilesuar dashamiresine dhe shpirtin e te ketij Amerikani te Madh,
        duke thene per të:
        AI, Ç O K O L L A T A….
        VETEM NJE vellai dhe Miku te sinqerte mund ti drejtohesh me kaq afinitet dhe dashuri!
        Mezi pres Diten, qe ketij Personaliteti te shquar, ashtu siç e nderoi Vlora, ta nderoje e gjithe Shqiperia,
        me Titullin me te larte qe ka Populli shqiptar per te nderuar miqte e tij te Vertete!…

      2. azom says:

        Te lumte goja dhe mendja Zoti Ambasador, miku i shqiptareve, i se drejtes dhe te vertetes! Zoti ju bekofte!

    2. ANDY says:

      Populli shqiptar beri zgjedhjen e duhur me 23 qershor duke i thene JO te keqes, populli shqiptar beri zgjedhjen e duhur duke larguar nje njeri si Sali Berisha qe e shkaterroj vendin tone, nje njeri qe ka punuar kunder interesave te vendit ne gjithe ato vite qe ishte ne pushtet.

      Populli shqiptar i tregoj botes se edhe me vote masive kunder largohet diktatori, por ama duhet te jete vote masive se mos te kete asnje mundesi qe ti shpetoje humbjes sic ndodhi edhe ne zgjedhjet e 23 qershorit kur Saliu e pranoj rezultatin sepse skishte rruge tjeter se populli shqiptar e kishte ndeshkuar edhe ne veri, Shkodranet te cilet e kishin votuar gjithmone e ndeshkuan ate me vote kunder tij.

      Tani le te filloje pune qeveria e re dhe mos te kujtojme me te keqen qe kemi kaluar sepse mbetet vetem nje e keqe dhe nuk duhet kthyer me koken pas por te vazhdojme perpara me Edi Ramen Kryeminister sepse eshte njeriu i duhur per vendin tone.

  1. Teta says:

    Faleminderit zoti Withers, nje mik e njohes i mire i shqiperise dhe shqipetareve.

  2. Beni says:

    Faleminderit o mik i shqiptareve!

  3. Trimi says:

    Faleminderit Zoti Withers ………

  4. Albo says:

    Po Meten pse se permend dhe ai burre i mire eshte.

    1. Dean says:

      Sepse Meta ishte 1 politikan i thjeshte dhe i ”pafajshem” kur
      John Withers la detyren dhe Shqiperine.
      Nuk eshte faji i tij pse Politkanet shqiptar jane pisa dhe te Korruptuar dhe aq me teper nuk eshte detyra e John Withers te pastroje Shqiperine nga Plehrat.Eshte detyra jone.Por te pakten jepi,Zotit John Withers, hakun per faktin se ka qene i vetmi Ambasador qe ka treguar se pervec Ambasador duhet te jesh edhe NJERI,apo Rob Zoti sic i themi ne jeten e perditshme.Boll u qurravite,o Albao, duke tentuar me bo fajtor edhe Zotin Withers per deshtimet dhe defektet tona si komb.

  5. Treviso says:

    Te pershendes me zemer zoti Withes per ndihmen e madhe qe i ke dhene popullit tim. Ndimen e juaj populli shqiptar nuk do ta harroje kurre.
    Te uroj jete te gjate sebashku me familjen.

  6. alban says:

    Ky ja fut kot me duket Diplomat qe e nxori Berisha ne pension si Arvizune

    1. arrixhiu says:

      Si e nxorri ne pension, keta aq e kane mandatin per 3 vjet, nuk rrine si keta tanet sipas interesave.

  7. rea says:

    Ky duhet propozuar ne kabinetin e ri te Edi Rames

  8. REKORDI me 1 MILIONË VOTA shporri përgjithmonë Berishën!!! says:

    Berisha tashme eshte nje KUFOME POLITIKE, qe nuk ka per ta ndjere me aromen e pushtetit ne kete Bote.
    Kurse PS, si parti Ramiziane dhe e skutave me te erreta te Sigurimit te Shtetit, si nje parti kriminale, tashme eshte e nevojshme te shkrihet, per t’u pastruar perfundimisht Shqiperia dhe shendoshur demokracia e normaliteti shoqeror e shteteror i saj.

    1. jurgen says:

      Mos doje te thoje se PD duhet shkrire si parti ramiziste dhe e skutave te sigurimit,dhe jo Ps qe eshte partia me moderne ne Shqiperi qe kur e drejton Edi Rama.

      1. REKORDI me 1 MILIONË VOTA shporri përgjithmonë Berishën!!! says:

        Natrisht qe eshte PD, por cuditerisht emri i Partise eshte nderruar nga moderatoret, te cilet as nuk kane pasqyruar korrigjimin tone te mevonshem.
        Nuk e dime pse…:(((

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Njeri Adap..

  10. feniks says:

    I nderuari zoti John L.Withers II!!
    Ke qene dhe do mbetesh MIKU ME I SINQERTE I POPULLIT SHQIPTAR!!!
    Na ke ndihmuar si asnje tjeter,qe te CLIROHEMI NGA PUSHTUESI FASHIST Sali Berisha!!!
    FALEMINDERIT, PRESIDENTIT OBAMA PER MBESHTETJEN TOTALE PER DEMOKRACINE NE SHQIPERI DHE PER SHPORRJEN E MURTAJES FASHISTE NJE HERE E PERGJITHMONE!!!

  11. ALBATROS says:

    IK ORE MI KANALESH I ZI DHE MOS NA CAJ TRAPIN, SE VETEM P[ER TE DREJTAT E HOMOVE FLISJE KUR ISHE NE SHQIPERI

    1. Rilindja says:

      Albatros !
      Pseudonimin e ke te bukur, ndersa fjalet qe leshon pa kandar dhe te pamenduara, i ke helm. Cfare doje ti, te rrinte 50 vjet ne pushtet monstra jote. Kuptoje se ka nje fund, boll me 23 vjet e shkaterroi ekonomine me fantazira idiote diletantesh. Te uroj shendet.
      Faleminderit zoti Withers.

    2. Joni says:

      FALEMINDERIT Z.Withers!
      Jeni nje mik i vertete i Shqiperise dhe nje njohes shume i mire. Faleminderit per vemendjen dhe perkrahjen tuaj ndaj nesh.
      Ne te gjithe duam dhe shpresojme ne nje Rilindje te vertete nuk ka rendesi se kush parti eshte, rendesi per ne ka sot qe intelektualet me vizion dhe devotshmerine te bejne me te miren per Shqiperine.

      Ndersa ti Albatros je nje injorant dhe idiot me ato qe thua, me vjen turp nga cfare ke shkruar.

  12. Niku says:

    Ne cdo rast ambasadori Withers mbetet nje mik i mire i Shqiperise dhe shqiptareve. Me kete leter e tregoi edhe nje here perkushtimin e tij per Shqiperine. Dhe per shqiptaret ai eshte nje mik i mire qe gjithmone do ta duan dhe respektojne. Faleminderit zoti Ambasador.

  13. Korcari says:

    Zoterinjte Uidhers-Avrizu kane hyre ne histori te demokracise Shqiptare.

    Z.Uidhers ishte vertet njeri human,tjeter pune qe palopolitikanet tane ende rojne me metodat e kalbura diktatoriale dhe nuk e duronin dot Z.Uidhers.
    Por ai Ambasador pregatiti token ku mbiu fara e 23 qershorit.Z.Arvizu gjeti nje teren te levruar qe pershpejtoi shqiptaret te kuptojne mekatet e tyre ndaj neodiktatorit sali.
    Eshte nje pune e pandare midis Uidhers dhe Avrizuse qe per here te pare ne Shqiperi u kryen votime te ndershme dhe te lira.

  14. tepelena says:

    Te falenderrojme miku yne internacionalist,dhe do te dergojme nje ftese se bashku me mikut tone te vjeter Fosko di Nuci,qe te kuvendoni se bashku edhe per perspektiven e Italise kapitaliste.

  15. ali says:

    Pershendetje te zjarrta dhe te perzemerta Z withers ! Ju dhe ambasadori aktual i SHBA ne Shqiperi zoti
    Arvizu, do te hyni ne analet e historise se kombit shqiptar si miqt me te medhenj te tij.Lexova jo pa emocione
    te fuqishme letren tende drejtuar kanalit televiziv ”Top Channel” dhe cdo fraze e letres suaj ishte shume
    domethenese. Edhe letra juaj para kesaj te fundit i bente thirrje te sinqerta per te votuar ne favor te demokra-cise.Populli shqiptar si ju ashtu edhe orientimet zotit Arvizu, u kuptoi shume mire . Fraza e shkurter e z.Arvizu,
    ”Akt Now” ishte ajo qe e drejtoi popullin shqiptar drejt rruges se demokracise kunder autoritarizmit,absolutiz-
    mit, dhe pse te mos gucojme ta themi drejt nje neodiktature, ku diktatori ,duke veshur petkun e ”demokracise”,
    per konsum nderkombetar per te mashtruar te huajt sikur ata te jetonin ne nje planet tjeter dhe te mos kishin
    perfaqesues ne Shqiperi,sic ishit ju dhe shume te tjere perfaqesues te vendeve te tjera qe ndiqnit nga afer
    zhvillimet jo demokratike ne Shqiperi. Fale qendrimeve T’uaja dhe te ambasadorit Arvizu, te ambasadores
    gjermane, hollandezit,etj . gjerat moren drejtimin e duhur. Pati edhe ndonje ambasador te ndonje vendi mik
    ishte korrutuar nga ”partia shtet”, i cili s’beri gje tjeter vecse ”pinte birre dhe hante qofte”. Ishte i vetmi amba-
    sador qe populli filloi ta urreje. Edhe nje here zoti withers ju pershendesh me gjithe zemer dhe ju uroj shendet
    dhe te rroni sa malet shqiptare. Kam besim qe nje dite ju do te nderoheni me tituullin e larte te Flamurit tone
    kombetar !!!.

    1. Robert says:

      ali, falenderoje edhe per gerdecin…se paske harruar

  16. Pirro says:

    Faleminderit!
    Ne e dime nga hisoria se per fatet e veta nje popull Vendos vete, por po aq mire e dime se sa vend ka fjala e urte “mikun I mire ne dite te veshtira” dhe besoj qe ju jeni nje i tille edhe njehere Faleminderit juve dhe popullit dhe qeverise tuaj. Faleminderit!

  17. iliriTirane says:

    I nderuari zoti John L.Withers!
    Nje njeri i madh si JU, gezon nje respekt te madh nga shqiptaret. Na jeni gjetur prane ne monentin e veshtire historik, kur mafja politike po na mbyste. Ju folet troc dhe keni kontribuar. Mirnjohje nga shqiptaret e thjeshte.
    Mos ju duket cudi se ne keto komente mund te kete dhe ndonje “salist” qe ju shan. Me vone do behen pishman, se do kuptojne ceshte demokracia.

  18. FEDE says:

    O ALEAT VERTET ,O NA LINI TE QET!
    VINI E IKNI ,NE GJULLURDI NA LINI,PSE LLUSTRONI,VERTET NUK SHIKONI?!
    APO QUMESHT MILNI AKOMA?KUR GJENI SHESH BENI PERSHESH,FAJIN E KEMI VET!

  19. zarari says:

    tani kemi filluar te marrim mend dhe nga gayt e importit… s’i del inati ketij qe nga gerdeci…

  20. Kreshniku i Partise says:

    Faleminderit Widhers dhe gjithe atyre qe mendojne per te miren e popullit shqiptar.Shikojini Berishistat se si shkruajne per Widhers dhe te tjere qe jane kunder diktatures nje partiake berishiane.KETA QYTETARE DUAN VETEM ANARSHINE,KORRUPSIONIN etj sepse keshtu jane mesuar te fitojne sa me shume dhe ne nje kohe te shkurter ne kurriz te popullit,prandaj jane kunder Widhers,Arvizuse e gjithe atyre qe mendojne per nje demokraci te vertete.

  21. lorenc says:

    Rrofte Rilindja me Tom Doshin, Paulin Sterkajn, Petrit Vargun, Pirro Kapuranin,Taten, Lad Kosten, Agron Celen, Monika Kryemadhin.

  22. lira says:

    FALEMINDERIT TE MADHE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    I shkruar me ndjenje sikur te ishte nje patriot shqiptar. Kete e ben jo vetem nje ambasador i mire por nje NJERI-si thote edhe DEAN nje Rob zoti.
    Do kete mirenjohjen e thelle te shqiptareve te vertete.
    Jete te gjate dhe shendet!!!!!!!!!!!!!!

  23. Almir Rrapo says:

    Z. Withers

    Po tani qe shefi im ILir Meta u be rilindas dhe Kryetar parlamenti, a do te lirohem edhe une nga burgu per tju bashkuar skuadres se Rilindjes ?

  24. Horri i Bulevardit says:

    Xhon Withers eshte nje mik i shquar i shqiptareve dhe ne duhet ta nderojme kete mik, qe na do pa interes, ky eshte ai amerikani qe kerkon te mbroje dhe lartesoje Shqiperine, jo Podesta qe ndihmon vetem diktatoret.
    Faleminderit zoti Withers.

  25. Herta says:

    Faleminderit Withers,

    rikonfirmuat se jeni me te vertete nje mik i dashur dhe i shtrenjte i shqiptareve!

  26. era says:

    Edhe pa folur dhe pa shkruar gje fytyra e tij rezaton miresi dhe ndershmeri.

  27. nastradini says:

    Mire eshte qe ky ish Ambasoador i SHBA-s te flase me sinqerisht per aferen alla Diverol te Pentagonit dhe Bush Djalit ne Gerdec dhe t’u kerkoje falje shqyptareve per viktimat e kesaj tragjedie. Ambasadori Withers mire do bente qe te fliste edhe pse shkoi ne terrin e nates me Fatmir Mediun ne Rinas per te hequr etiketat kineze nga arkat me fisheke albaneze te gatitura per ne Afganistan para se te zbarkonte ne Tirane gazetari i Tajmsi? Pse DORA E ZEZE e panjohur e largoi si rrufe Sekretarin e Pare te Ambasades ne Tirane qe kishte denancuar i pari perfshirjen e Zyrtareve te Larte te Ambasades ne aferen e vjedhjes se Armatimit te Ushtrise dhe ne aferen e Gerdecit? Kur ne terrin e nates Kondoliza Rajs zbarkoi si rrufe ne Tirane me deklaratat e saj mashtruese, pse zoti Withers nuk i tha qe fajtor per Gerdecin eshte pervec bandes se Saliut edhe administrata e SHBA me Pentagonin qe e financoi kaq bujarisht kete mafie me 300 milione USD? Pse ky Ambasador qe kerkon te hiqet si Mik i Shqypnise nuk i kerkoi Departamentit te Shtetit te SHBA demshperblime serioze per familjet e viktimave dhe te pronareve te demtuar, sic bejne SHBA-s ne vende te tjera? Per keto duhet te flasi ish ambasadori Withers dhe jo te fshihet si struci pas urrimeve dallakauke dhe te hiqet si MIK i shqyptareve me llafe pa qene aspak i tille me vepra.

  28. Fisniku___TR says:

    Pse duhet te falenderoj kete ish-ambasadorin une? Pastaj edi e tha qe ne 2009 na tradhtuan nderkombetaret.
    Nese ka per te falenderuar, ai eshte vetem populli !!!

  29. laraska says:

    Faleminderit Z. Withers. Pa pasur asnje detyrim, edhe pas mbarimit te mandatit tuaj, keni vazhduar te kontriboni ne sensibilizimin e opinionit publik shqiptar. Faleminderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje