Kryesuesi i delegacionit të Parlamentit Europian për Ballkanin, Eduard Kukan, shprehet se kryeministri i ri, Edi Rama, mund të jetë mbresëlënës në negociata.
Sipas ti, standardet e zgjedhjeve janë plotësuar, ndërsa për sa i përket KQZ-së të cunguar, ai shprehet se: “Kjo është diçka negative, e cila është përfshirë në raportin e vëzhguesve ndërkombëtarë, sikurse edhe fakti që fatkeqësisht fondet publike u përdorën nga partitë politike. Kjo nuk duhet të ndodhte. Këto ndodhën që para zgjedhjeve, por falë Zotit procesi ishte i qetë dhe tani i kemi të gjitha shpresat se Shqipëria do ecë më tej drejt integrimit evropian”.
Kukan pohon se dorëheqja e Berishës ishte një hap logjik dhe i arsyeshëm dhe se e tillë duhet të jetë kultura politike.
Europarlamentari thotë se lideri socialist ka qenë gjithnjë tepër kritik rreth kësaj qeverie, ndërsa tani ka mundësi të tregojë se si do të punojë si kryeministër.
“E njoh z. Rama, jemi takuar shumë herë. Është shumë karizmatik dhe mund të jetë mbresëlënës në negociata. Ka qenë gjithnjë tepër kritik rreth kësaj qeverie, përherë ka qenë i pakënaqur për punën e saj. Tani ka mundësi të tregojë se si ai do punojë si kryeministër. Unë thjesht shpresoj që ai të realizojë ato çka premtoi: klimë politike të re e pozitive. Është i aftë, por vetëm realiteti do ta vërë në prove”, nënvizon ai për Shekullin.
Ndërsa për Metën shprehet se “edhe Meta është gjithashtu një politikan i ri e shumë dinamik. Personalisht mendoj se është shumë i zoti në menaxhimin e partisë së tij. Besoj se ai do ta përdorë pozitën e tij për ta çuar përpara zhvillimin evropian të Shqipërisë”.
Për sa i përket Berishës Kukan, thekson se “ai është një politikan me përvojë të madhe, ishte kryeministër për tetë vjet, një kohë e gjatë. Është dinamik e me eksperiencë, sikurse duhet të jenë politikanët, por zgjedhjet treguan që njerëzit nuk kishin më besim tek ai. Mund të ishte sjellë ndryshe, mund të kishte krijuar probleme pas humbjes, por nuk e bëri. Dha dorëheqje, çka ishte një lëvizje politike e mirë nga ana e tij. Partitë akuzojnë njëra-tjetrën për korrupsion, por askush nuk dënohet… Kjo është gjë e keqe, sepse rastet e korrupsionit duhet të hetohen objektivisht dhe drejt, dhe kushdoqoftë duhet të përballet me ligjin në mënyrë të barabartë.”
Ky parlamentari nuk na mbush mendjen me keto profka.Ose nuk e njeh situaten,ose eshte koruptuar prej Berishaa.Koha do te vertetoje se Saliu nuk eshte me shume se sa nje bajraktar dhe aspak demokrat;per me teper armik i demokracise.Keq,shume keq po vazhdoni te mjegulloni opinioin shqiptar i cili di te marri nje vendim,pavaresisht se Saliu ka rrokur shume vota false dhe turko-kosovaresh
Edi Rama eshte nje lider qe si hyn ne sy paraja si shume hajdute te tjere, ai kerkon qe mbas karieres politike te permendet se ka bere dicka te mire per Shqiperine dhe shqiptaret, ashtu sic ne sot permendim me respekt korifejte e formimit te shtetit shqiptar dhe rilindasit e medhenj.
Dhe kete shqiptaret do ta shohin me syte e tyre dhe jam i sigurte se Edi Rama do te jete kryeministri me jetegjate, kjo jo se ai do ta rizgjedhe vehten, por se shqiptaret do te shohin se me ne fund, erdhi ai lider qe kishim kohe qe e prisnim dhe do ta votojne masivisht.
Ju siguroj se ne zgjedhjet e ardhshme Edi Rama dhe PS-ja, do te marrin te vetem shumicen absolute ne parlament, kjo per shkak te puneve te mira qe do te beje qeveria e Rilindjes me Edi Ramen kryeminister.
Shpresojme qe meta te mos beje kundrapedalin!
Per Ramen mendon se “mund te jete mbreselene….” ndersa “Meta eshte shume i zoti”. Sa per salen nuk kemi se cfare te themi se e ka mbajtur dhe mbeshtetur gjithe kohen kur ky vriste e priste vidhte dhe shiste popullin e tij.
Keta jane vemjet parlamentare europiane qe jetojne me ekzistencen e vendeve me probleme, dhe ju japin oksigjen horrave te ketyre vendeve kundrejt favoreve.
Ishin keta qe penguan Shqiperine te ecte perpara qe me mbeshtetjen e cubit te tropojes dhe tradhetine qe i bene te majtes qe ne 2009, me zgjedhjet e vjedhura.(mendoni edhe hajvanet dhe lapangjozet-Wollfarth qe delegonin ne kete vend)
Tani te ndodhur para uraganit te votes se shqiptareve mblodhen prapanicen dhe bejne sikur japin mend dhe keshilla.
Rama eshte i mencur vete por nuk do beje keqe qe kete gje ashtu si e permendi ne nje takim ku u tha se nderkombetaret na tradhetuan, t’ja u kendoje here pas edhe me vone, se keshtu e duan horrucat e moderuar.