Shefja e vëzhguesve të ODIHR: Duhet ndryshuar Kodi Zgjedhor

1 Korrik 2013, 18:03Politika TEMA

Certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit mbetet një pikëpyetje për ndërkombëtarët, sidomos për misionin vëzhgues ODIHR, i cili harton raportin final për procesin.

Në një intervistë për Vizion Plus, shefja e misionit, amerikania Koni Mekormak, zbulon gjithashtu disa nga gjetjet gjatë monitorimit të zgjedhjeve.

“Situata dhe problematika në KQZ është një çështje shumë e diskutuar, ajo është renditur si një çështje me natyrë politike edhe pse duhet të ishte një çështje administrative, sipas rregullave të caktuara më herët. Unë mendoj se duhet të ketë përmirësime dhe ne do të nxjerrim edhe rekomandime për këtë çështje. Por duke u ndalur tek momenti aktual, certifikimi i rezultatit është ende i paqartë sesi do të ecë para, sepse siç dihet nga të gjithë ka një kërkesë ligjore për shumicë të cilësuar prej 5 votash që ende nuk ekziston në kompozimin aktual të KQZ”.

Vëzhguesit e huaj nënvizojnë se procesi i numërimit të votave mund të ishte shumë më i shpejtë dhe transparent.

Zonja Mekormak shton se ndër rekomandimet që do t’u ofrohen palëve, është rishikimi i Kodit Zgjedhor në këtë aspekt.

“Ka disa rrugë për të përshpejtuar procesin, i cili ishte transparent deri diku, por grupet e numërimit të votave e ndërprenë punën pa ndonjë arsye të fortë dhe kjo duhet riparë edhe në Kod”.

Në javën e fundit në Tiranë, shefja e ODIHR po mbyll një tur takimesh konsultuese me liderët e partive kryesore politike, fitues apo humbës në garën e 23 qershorit.

Ndërsa komunikimi i fundit dhe më i shumëpritur për palët është raporti final, i cili publikohet 8 javë pas mbajtjes së zgjedhjeve.

“Pas 11 procesesh elektorale që monitorohen nga ODIHR në Shqipëri ka përmirësime, dhe ato do të jenë pjesë edhe e raportit final”.

2 komente në “Shefja e vëzhguesve të ODIHR: Duhet ndryshuar Kodi Zgjedhor”

  1. analisti says:

    Cdo i huaj qe vjen jep nje rekomandim per te ndryshuar kodin cdo vite.Po vjet ku ishte OSBE dhe ODIR,apo le jete gjendjen kaotike c,fare themi njehere mos themi heren tjeter.Duhet te jemi vete te zot ashtu si ne te gjitha vendet europiane,te ike ky trazicion i neveritshem as demokraci as mbreteri as shtete,vetem hamulli.Me shprese se te huajit do tu krijojme gjithmon e me pake pune.

  2. Stef Staku says:

    ANALIZE : Vendosni firmat e vulat sa ma pare. Nuk idihet se si xhiron krim Berisha. Mu akoma nuk i ze bese qe krim berisha te lere pushtetin pa gjak derdhje !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje