Shqiptarët zgjodhën një formë më demokratike të korrupsionit

1 Korrik 2013, 19:18Politika TEMA

Nga Fred Abrahams*

The Huffington Post

 

Zgjedhjet e javës së shkuar në Shqipëri meritojnë duartrokitje. Një pjesë e madhe e vendit refuzoi kryeministrin autoritar, Sali Berisha, që ka dominuar jetën politike të Shqipërisë që prej rënies së komunizmit 22 vite më parë. Me pak përjashtime, zgjedhjet ishin paqësore- pa dyshim një fakt pas dy dekadave tranzicion në vend.

Por vëzhguesit në Shqipëri- përfshi Bashkimin Europian, që po merr në konsideratë kandidaturën e vendit- nuk duhet të nxitohen për ta lexuar këtë sukses si shenjë të një ndryshimi strukturor. Dinamika pas zgjedhjeve, dhe një vështrim i imtësishëm mbi rezultatin, zbulojnë defektet shqetësuese që do të ndikojnë mbi Shqipëri në vitet që vijnë. Duartrokitjet duhet të jenë të shkurtra.

Fillimisht, fitorja e Partisë Socialiste nuk ishte një votë për programin apo për liderët e partisë. Ajo ishte një votë kundër Berishës. Ishte një referendum për sundimin e tij, si gjatë tetë viteve të fundit, ashtu edhe për periudhën nga viti 1992. Shqiptarët refuzuan paternalizmin e tij të shkollës dhe vjetër dhe korrupsionin- të cilin kishte premtuar se do e frenonte, por nuk e bëri kurrë një gjë të tillë.

Së dyti, edhe me këtë refuzim, votuesit nuk u kthyen direkt tek ana tjetër. Socialistët fituan vetëm një votë më shumë në parlament në krahasim me katër vite më parë. Fituesi i madh ishte një parti e vogël, e quajtur Lëvizja Socialiste për Integrim, që është ndarë nga socialistët në vitin 2004, duke kaluar në koalicionin e demokratëve në vitin 2009 dhe duke rrëshqitur sërish në krahun e socialistëve për këto zgjedhje. E drejtuar nga një operator i aftë si Ilir Meta, kjo parti në mënyrë të befasishme kërceu nga 4 në 16 vende në parlament.

Një kërcim i tillë ishte i paimagjinueshëm disa muaj më parë. Partia e Metës ishte akoma në koalicionin qeverisës së Berishës, duke mbajtur ministritë e Ekonomisë, Punëve të Jashtme dhe Shëndetësisë, kështu që ajo ndan fajin për problemet e vendit. Meta vetë është akuzuar gjerësisht për korrupsion, përfshi një video të transmetuar në televizion dy vite më parë, ndërsa ishte zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm, ku duket ai ndërsa organizon një marrëveshje të pistë. Vërtetësia e videos nuk u verifikua kurrë dhe prokuroria u dorëzua pas presioneve të forta politike, megjithatë akuza mbeti. Forcat e qeverisë, që qëlluan dhe vranë katër protestues në një protestë anti- korrupsion pas videos, u shpallën të pafajshëm.

Në fushatën elektorale të këtij viti, Meta bëri një lëvizje dramatike duke lënë Berishën për koalicionin socialist. A menduan shqiptarët se ai i ka lënë pas lojërat e korruptimit? Apo ata u frymëzuan nga një platformë brilante e partisë së tij? Në të kundërt, shqiptarët u joshën nga pagesat në cash dhe nga vendet e punës, dhe askush përveç makinerisë së Metës nuk e bën më mirë këtë punë. Si demokratët, edhe socialistët- më shumë me lavdërim sesa me përbuzje- thonë se parti e tij është e organizuar, eficiente dhe shkon direkt e në pikë- në këtë rast me 200 euro për votë. Si mund të shpjegohet ndryshe kjo rritje e katërfishtë pasi bashkëqeverisjes dhe pasi ndryshoi krah në minutën e fundit?

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të bëhet kryeministri i ardhshëm, por Meta do e ketë atë nën kontroll. Ashtu siç bëri me Berishën, Meta do të kërkojë një përqindje të lartë të vendeve të punës në administratë për mbështetësit e tij si dhe pandëshkueshmëri për marrëveshjet e tij të errëta. Me koston e një fushate që ka shkuar në miliona, Rama ishte i detyruar që të kërkonte ndihmë nga biznesmenë të ndryshëm në forma të dyshimta; dhe ata po ashtu do kërkojnë një rikthim të fuqishëm të investimit të tyre.

Në këtë mënyrë shqiptarët kanë zgjedhur një formë më demokratike të korrupsionit, me një sistem patronazhi që shpërblen mbështetësit, ndryshe nga korrupsioni i ngushtë i Berishës për një rreth të ngushtë familjarësh e miqsh.

Vula e miratimit që ky proces zgjedhor ka marrë nga vëzhguesit ndërkombëtarë, duhet të shihet me sy skeptik. Blerja e votës është mashtrimi më i vështirë për t’u zbuluar nga vëzhguesit. Fakti që nuk u vunë re manipulime të trasha gjatë numërimit, ka ardhur për shkak të fitores dërrmuese të opozitës sesa nga një proces i përmirësuar. Nëse rezultati do ishte i ngushtë, Berisha do kishte përdorur kontrollin e tij mbi shtetin për të luajtur marifetet e tij të ndyra.

Shqipëria duket më e qëndrueshme dhe më pranë BE-së për shkak të zgjedhjeve të qeta dhe transferimit paqësor të pushtetit. Berisha madje bëri një veprim të papritur kur dha dorëheqjen si kreu i Partisë Demokratike, edhe pse do jetë pjesëtar i parlamentit të ri. Por stabiliteti është iluzion. Është i bazuar më së shumti mbi formulime shqiptare sesa mbi institucionet. Sistemi nuk punoi më mirë, thjesht nuk u testua.

Edi Rama, artist dhe ish- kryebashkiaku i Tiranës, nuk është Sali Berisha- ai do e shmangë qasjen përçarëse dhe klanore të paraardhësit të tij. Por ai i detyrohet Metës dhe atyre që i financuan fushatën. Mundësitë e tij për të nxitur një sistem funksional të drejtësisë, media të pavarura dhe polici apolitike do jenë të kufizuara.

Në Shqipëri nuk është mungesa e frymës demokratike apo njohurive që e pengon ndërtimin e institucioneve të pavarur. Është fakti se fuqive mbizotëruese në ekonomi u mungon interesi që t’i kenë ato të pavarura. Dhe kjo, pavarësisht largimit të Berishës, nuk ka ndryshuar në mënyrë radikale.

 

*Fred Abrahams po shkruan një libër në lidhje me rënien e komunizmit në Shqipëri. Titulli është redaksional. Titulli në origjinal: “Në Shqipëri është problemi i institucioneve”

32 komente në “Shqiptarët zgjodhën një formë më demokratike të korrupsionit”

    1. Vlora1912 says:

      Sa e leht eshte te thuash te verteten..

      Pse dreqin ne Shqiptaret nuk mund ta themi te verteten edhe kur ajo eshte e qarte
      si drita e diellit. Duhet nje I huaj, qe me 5 rrjeshta te thjesht ta perkufizoj
      pisllekun Shqiptar.

      Ndersa Shqipot vijn verdall studiove te TV me dit te tera dhe nuk thon asgje

      Imagjinoni Burrrin e Monikes ne karriken e kryeparlamentarit me Bllok
      ne dore. Kuje me dreke……

      Zgjidhja e art e EdWin-it Ps 66 + PDIU 5 + PR 4 + PBDNJ 1 = 76 mandate
      qeverrisje 1- 2 vjet dhe zgjedhje te parakohshme.

      Perndryshe, me burrin e Monikes eshte histori e njohur tashme, ska te ardhme.

      1. anticensurë says:

        pasi lexova një pjesë të komneteve u rikëtheva tk ti o
        Vlora1912,
        më bënë përshtypje dy fjalitë e para që ke shkruar:
        “Sa e leht eshte te thuash te verteten..

        Pse dreqin ne Shqiptaret nuk mund ta themi te verteten edhe kur ajo eshte e qarte”
        me të vërtetë e vërteta është e lehtë për tu thënë,por sa veta e pëlqejnë,sa veta e kundërshtojnë sepse emocionalisht mendimin e kanë diku tjetër!?
        jashtëzakonisht shumë!!
        nuk po flas se më parë,direkt pas zgjedhjeve janë thënë në mënyrë të shkëputur të njëjtat mendime nga disa komnetues,por thjeshtë sot në komentet e këtij artikulli ke plot komentues që nuk e pranojnë si të vërtetë!gjëja që më bën përshtypje nuk janë euforistët e “idealistit”(pseudo)edi rama,pr dha ata që deri dje kanë shkruar me mëndje të ftohtë!!ti vetë ke bërë replikë me Claus!!
        ky shkrim është i këtij artikull shkruesi o ka botuar në emër të tij mendimet e dikujt tjetër,ka pak rëndësi!e vërteta është e vërtetë kur ajo përputhet me realitetin!!
        kjo është e vërtetë,të gjitha që ky ka shkruar janë të vërteta!janë të shkruara nga një njeri që është jashtë emocioneve,që nuk ka lidhje interesi me politikën shqiptare!!
        vet ne e kemi parë se si analistët tanë,ndryshe nga artikullshkruesi kanë lidhje interesi o emocionale me politikën shqiptare,në momente të ndryshem kanë rreaguar ndryshe!!kanë rënë në kontradiktë me thënjet e tyre të më parëshme!!duke filluar që nga i madhi mero,e duke vazhduar me bushatine e duke përfunduar me statistikat e interpretuar pellavreqi të zaloshnjes!!
        mero të ka kaluar nga i nxehti i saharasë në të ftohtin e antarktidës brënda 24 orëve,bushati ka kaluar nga kritikat e fuqishme,para zgjedhjeve,në gati bythëlëpirje pas fitimit të tyre,për zaloshnjen nuk ja vlen me fol!ai ja qëllon ndonjëherë,por ma merr mëndja është punë rastësije e jo zotësie!!
        “Zgjidhja e art e EdWin-it Ps 66 + PDIU 5 + PR 4 + PBDNJ 1 = 76 mandate
        qeverrisje 1- 2 vjet dhe zgjedhje te parakohshme.”
        zgjidhja tënde e artë është pak a shumë me bakërr brënda,nuk është 24 karatëshe!!
        e arta do të ishte,bllokimi i metës dhe berishës për të ardhur në pushtet!për tu ribashkuar!punë e fuqishme për depolitizimin e rendit dhe ushtrisë!pastrim rrënjësor të gjyqsorit,trasparencë në të gjitha veprimet,heqja e hermetizmit,sqarim i elektoratit për arsyet e bërjes së këtyre reformave dhe si qershi mbi tortë zgjedhje të parakohëshme!!1 vit nuk është i mjaftueshëm,2-3 do të ishte ideal,por zgjedhjet e parakohëshme janë më idealet!!
        një fitore do të jetë e sigurtë,po qe se nuk ndodh dhe njerëzit këthehen në të njëjtin vënd,ATËHERË është i vërtetë titulli i këtij shkrimi!atëherë duhet që njerëzit që kanë ideal shqipërinë,të heshtin dhe të largohen nga ajo!do të thotë se kalbësira ka pushtuar shoqërinë!!
        shkrim i shkëlqyer,i koncentruar,i vërtetë dhe jashtë çdo emocioni!!

  1. lorenc says:

    Ilir Meta duhet futur ne burg sa me pare. PD dhe PS duhet te bashkepunojne per kete. Duhet ta heqin qafe kete halabak qe pasi vjedh ne te dy krahet na fryhet e na e quan veten “king maker”. Hiqeni qafe dhe konkuroni drejtperdrejt PS-PD.

    1. 123 says:

      Komenti me i sakte, po a jane te kulluar keta dy te tjeret per te hequr qafe meten se?????????????????????????

  2. qytetar says:

    Ky Abrahams e njihka skenen por edhe prapaskenen e politikes shqiptare me mire se vete gazetaret shqiptare.

  3. voica says:

    Pika mbi “i” per cdo gje. Si gjithmone duhet nje i huaj qe t’i thote troc dhe sakte gjerat, se po te jete per Canin, Zhejin dhe analistet r.q. te tjere, keta vazhdojne te turbullojne ne menyren me te ndyre.

  4. Skypion says:

    Sqarim paraprak : kjo eshte nje gazete qe mban anen e se majtes,ne pergjithesi.Pikerisht kjo,shpjegon qendrimin paragjykues per Berishen,ne disa aspekte qe duket i ka te huazuara nga retorika e majte,cka eshte shume e dukshme dhe nuk ka nevoje per koment te metutjeshem.
    Nga ana tjeter,edhe pse mbeshtet Ramen,ky artikull,thote disa te verteta tronditese:
    1-Edi Rama nuk u votua realisht nga Shqiptaret(rritja e paperfillshme nga 2009).
    2-Fituesi real eshte Ilir Mete dhe LSI-ja e tij.
    3.-Rritja spektakolare e LSI-se,qe solli edhe fitoren e koalicionit te majte, shpjegohet vetem e vetem me blerjen masive te votave nga Ilri Meta,me para cash.Gazeta jep edhe shifren – 200 euro per vote.
    4.-Rrethin e ngushte te perfituesve,sipas artikullshklruesit, ne qeverisjen e PD-se,tanime do ta zere rrethi me i gjere i perfituesve nga PS-LSI.Milioneret ne PS dhe LSI ,qe kane shpenzuar shuma marramendese ne kete fushate per te blere votat,do kerkojne natyrshem kthimin e tyre. Shkurt,shtohen hajdutet dhe grabitesit e pasurise kombetare.
    Perfundim: ajo qe thuhej e thuhet,papushim nga qytetare te pergjegjshem dhe te shqetesuar realisht per vendin(Lubonja e ka thene nder te paret),se keto zgjedhje u fituan nga blerja masive e votes me para CASH ne dore,aq sa edhe te huajt japin edhe shifren bile(200 euro),eshte tashme nje fakt qe e dine dhe e pranojne te gjithe;edhe te huajt;edhe ata qe mbeshtesin Ramen.Flm.

    1. Arberor says:

      Nqs Meta nuk do te bente koalicionin parazgjedhor me PS nuk do te arrinte kurre ate rezultat, kete e tha edhe vete Meta ne nje nga intervistat e marra tek studio e Kol Balles pas zgjedhjeve. Po te kishin dalur si ne 2009-n vetem, mund te merrnin, mundet 2 apo 3 mandate me shume, por vetem kaq, sepse ashtu eshte i bere kodi zgjedhor. Ndersa PS rriti numrin e votuesve nga 2009 me gati 90 mije votues me teper. Boll me analizat sesi i fitoi maxhoranca, por shikoni si do ti veje halli tani opozites ne pritje qe eshte katandis sa nje thele kaposhi.

  5. baca mertur says:

    MOS JETON GJE NE SHQIPERI KY TIPI???

  6. kujtim says:

    “-O babi, ç’do me thënë fjala opozitë?
    -Ku di gjë unë; ne jemi me LSI-në.”

    1. Sem Luma says:

      @ kujtim:

      E mrekullueshme!
      E meritoka te shenderrohet ne nje AFORIZEM ne gjuhen tone.

  7. Pse paska korrupsioni forma te tjera !!!!!!!!!!!
    Natyrishte qe ne cdo sistem korrupsioni eshte dicka e lire (liberta) , eshte ceshtje karakteri uoooooooo mamluk ,
    cdo person ose ja lejon ate veprim vetes ose jo .
    C’ka ktu per ngjyra qe i kerkojn ti vene korrupsionit ,kur ai eshte i pandryshushem ne cdo sistem ,ka po te njeten surrat e te njeten karakter mo QIP Demokrat .
    Eshte njilloj si te thuash korrupsioni qi bejne grat ndryshon nga ai qe bejne burrat .uoooooooooooo tuleeeeeeeeeeeeeeeeee boll na cat korin mo .Ne shqipot skemi kohe te lexojm pordhet qe mbushin gazetat kta studjusit e lajthitjes ,sepse duan te mesojn si punohet ,si ndertohet ,si arrihet gjithcka edhe atheher kur shpresat mos te jene te dukeshme ..pra pune e besim ne vetvehte per te ardhmen sidhe njerzillik e moral njerezor .Ojjj bla bla bla kta nastradinat e huaj

  8. feniks says:

    Drejtuar: Fred Abrahams

    “The Huffington Post”

    Keni bere nje shkrim SOFIST duke i futur te gjithe ne nje “thes”:FASHISTIN Berisha dhe IDEALISTIN RAMA!!!
    Populli shqiptar votoi me URREJTJE kunder KLIKES FASHISTE TE BERISHES,por voten ia dha PS-se ne menyre plebishitare!!!
    Shqiptaret kane votuar qe nga viti 1992 gjithnje kunder Berishes,por me ndihmen e PERENDIMIT Berisha i ka VJEDHUR votat dhe ju keni heshtur!!!!
    Qe fitoi 16 deputete LSI-a e Ilir Metes,4 here me shume se me pare,kjo i dedikohet SISTEMIT KAPITALIST,qe VOTAT MUND TEW BLIHEN,VIDHEN,TJETERSOHEN nga me i FORTI,ME SUNDIMTARI,ME KRIMINELI ,ME FASHISTI etj!!!
    Eshte sistemi,qe i nxit keto,zoti Abrahams e jo Edi Rama!!!
    Qe shiten votat per 3 kg makarona,ky eshte TURPI I JUAJ,qe keni instaluar ne Shqiperi nje DEMOKRACI FASHISTE,qe e quani me te mire se SOCIALIZMI!!!
    Berisha ka bere KRIME TE MEDHA keto 23 vjet,por ju keni heshtur!!
    Dhe tani po merreni me FRIKEN META!!!
    Po kur META i dha “frymemarrje” ringjalljeje Berishes 4 vjet me pare ,,PSE NUK U SHQETESUAT????
    Duket se ky shkrim eshte bere me PAGESE per te mbjelle dyshime ndaj fitores se PS-se dhe Edi Rames!!!

    1. mirel says:

      E cilesuat dhe kete agjent
      Bravo, e keni kapur Rilindjen prej bishtit te Ilir Metes

    2. lou says:

      Qetesohu Feniks,nuk eshte faji i te huajve se ne jemi ekonomi e re dhe demokraci e re. provo te kunderten po deshe…..oh me fal, u provua dhe nuk punoi.QARRAMANE shqipetare, te pamundshem te zgjidhni gjerat , qofte dhe ne shtepite tuaja , jua hidhni fajin te tjereve..

  9. monitor says:

    Nuk eshte ndonje gje e re ,kudo ne boten perendimore ne fushatat elektorale financohen me miliona dollare apo euro ,ne rastin tone miliona leke ,rasti qe ky gazetar po citon eshte edhe kunderprodhues , nese ishte ne gjendje te hidhte shuma marremendese per blerjen e votes ai ishte sali berisha ,ai kishte ne dispozicion arken e shtetit .Sa per votata te blera me 200 euro kjo gje eshte per tu verifikuar ,deri tani asnjeri nuk i jep nje zgjidhje ceshtjes se rritjes si parti e LSI permes votes

  10. mirela says:

    Ku ishit ju zoteri kur populli yne vuante nen sundimin me te eger, ate berishian, me studimet tuaja per renien e komunizmit? Apo ndoshta prisnit qe ai te binte? Lerini shqiptaret rehat te zgjidhin problemet e tyre e pranoni qe juve nuk ju lexon kush e aq me shume, beson kush ne vendin tuaj, prandaj pas nje shume te mire te marre prej kushedi kujt ne Shqiperi, hidhni keto rreshta mediokre e te ditura prej kohesh prej cdo shqiptari.Larg zoteri , larg, rrini sa me larg , pasi nje honorarnote per ju, i kushton shume ketij populli te vuajtur.E thene me gjuhen tuaj ironike perendimore:If you have nothing to say, go say it somewhere else,

  11. nastradini says:

    KRESHNIKU EDI RAMA DHE KULCEDRA ILIR META.

    Qe nga Koha e Qepes shqyptaret i jane lutur Zotit per tí derguar nje LIDER shpetimtar, por dihet se vazhdimisht jane ankuar se Zoti nuk i ka derguar BOSIN e duhur. Keshtu me Ahmet Zogun, keshtu me italianet. Kur erdhen gjermanet shqyptaret i u luten Zotit: “Aman o Zot largoji keta pa sill DJALLIN vete pastaj! Zoti i degjoi lutjen shqyptareve dhe u dergoi DJALLIN Enver Hoxha qe i beri shqyptaret si majmune xhungle per 50 vjet me radhe. Iku Enveri erdhi Saliu qe i rropi dhe i poqi njesoj si Enveri dhe shqyptaret perseri kane hedhur syte nga Zoti me kengen e vjeter: “Aman hiqe kete o i Madhi zot, pa sill DJALLIN vete pastaj! Mesa duket DJALLI i zgjedhur nga Zoti kete here do te jete Ilir Meta, BOSI i ryshfetit dhe i korrupsionit, aleati i Sali Berishes dhe kulcedra qe pinte ne shume ministri gjakun jetedhenes te shqyptareve. Si do ta vrase kreshniku Edi Rama kulcedren Ilir Meta?

  12. Respecte per Fred Abrahams says:

    Fred Abrahams e njeh Shqiperine prej fillimeve te viteve ’90.
    Ishte koha kur NE, te sa-dalet nga Shpella e Komunizmit Obskurantist, nuk pranonim askend qe perpiqej te na
    zbriste me kembe ne toke. NE ishim gati ta quanim te cuditshme, te paaresyeshme, madje te keqe, shkurajuese, me keq akoma: mund ta quanim “komuniste”, nese dikush na thoshte se kjo puna e demokracise donte kohe, se demokracia ishte proces i gjate, dhe se ne udhe e siper do rrezoheshim e do ngriheshim sa e sa here…!
    Fred Abrahams filloi te na e thoshte kete, madje po perpiqej te na joshte drejt prirjes qe do duhej te respektonim edhe Opoziten, te mos e shikonim thjesht si komuniste ate, se komuniste keni edhe ne Pozite, thoshte ai. Ne e dinim kete, por nga ana tjeter besonim se komunistet qe kishin kaluar tek PD kishin kaluar ylberin…Dhe pse te mos e shikonim qe ish-komunistet, sidomos keta te Pardesyve te Bardha te Dhjetorit, e shanin me shume nga te gjithe komunizmin?!
    Por a nuk ishte Elita e Komunizmit qe mundi te depertonte gjer tek Zeri i Amerikes, dhe na e shante komunizmin tone, ne emer te mbeshtetjes qe ata (nisi te besohej) se kishin prej Zerit te Amerikes, dmth prej vet Amerikes- filluam te mendonim NE!
    Gram Pashko, Fat Nano, Is Kadarea dhe pak te tjere, iu perveshen komunizmit, a thua sikur shqiptaret nuk e dinin se kush i kishte bere krimet ne Shqiperi, dhe kush i kishte gezuar privilegjet e pushtetit te Bllokut! Ne te njejten kohe Yll Popa e Sal Berisha e Arb Puto, u shfaqen “guximshem” ne shtypin e Partise, gjoja per kunder saj, por sigurisht per ta zgjatur e pershattur pushtetin e partise, me mjete te tjera…
    Keto i vinte re Fred Abrahams, jo thjesht prej origjines se tyre, perkatesise se Bllokut ose sherbetore te tij te privilegjuar, por prej menyres se si po orvateshin ta benin transferimin e pushtetit brenda llojit te tyre!
    Fred Abrahams e koleget e tij u shprehen qysh ne fillim te viteve ’90, ka prononcime e botime per keto vezhgime te tyre, dhe keto rreshta te sotme nuk jane tjeter vecse vazhdim i proves se mbrojtja e te drejtave te individit dhe te njeriut ne pergjithesi eshte nje pune e proces qe s’mbaron kurre.
    Vetem komunistet shqiptare besojne se duke ushtruar dhune e presion e duke vjedhur e paguar voten, do t’i fshihen syrit te ndergjegjes se Qytetarit te Botes.

  13. Treviso says:

    Zoti Abrahams e ka shpjeguar origjinal gjendjen e Shqiperise dhe votimet e 23 Qershorit.
    Ky votim krahasohet me votimin e vitit 1992 por ne ate vit nuk u perdoren para per voten. Rendesi ka qe zoti Rama te mos harroje asnje here se ne krah ka nje gjarper shume te rrezikshem.

  14. antipatrea says:

    Rama duhet , dhe shpresoj shume qe do ta beje, te rrealizoje pamvaresine e pushtetit nga politika,shkurt pamvaresine e ligjit. Ai nuk eshte polic apo gjykates qe te arrestoje filanin apo fistekun… Kjo sikur i ka shpetuar ketij mikut lart,ose te themi e ka kaluar shkarazi. Por populli ate e votoi vetem per kete. Ti skorpion pa ca shkronja, kuptohet qe deshiron te kunderten se ke filluar ti besh opoziten qe ne opozite dhe do te cmendesh sikur te ndodhe e kunderta… Mblidheni mendjen nuk qeverris me maloku me fisin e tij zulu… Cfardo qe te beje qeveria e re, edhe qorrat si puna jote shume shpejt do ta ndjeni ndryshimin… “KATUNDAR HEJ BURRE – NE TE RRJEPSHA SHTATE LEKURE – QYTETAR NUK BEHESH KURRE” Ka thene nje Shkodran i mencem qe u censurua nga dulla per 50 vjet,dhe i dhembin syte sahales po te lexoje poezite e tij… Prisni dhe do shikoni !!!

  15. Claus says:

    “The Huffington Post” eshte nje gazete online me tirazh zero, themelura ne vitin 2005 por me sukses te jashtezakonshme ne tregun online.
    Nje lloj si “TemA” jone.
    Kjo gazete ka rreth 25 milione vizitore ne muaj dhe kjo ne keto kohe kur ndoshta ekzistojne deri ne 200 milione domene ne bote, nuk eshte gje e paket.

    Pra kjo gazete online shkruan jo vetem per amerikanet por edhe per mbare boten. Kur shikon stilin e te shkruarit te Abrahams ne rastin me te pare mendon se ai nuk ka shkruar per amerikanet.

    Fraza te tilla si:
    “Meta beri levizje dramatike duke lene Berishen ne opozite”,
    “Edi Rama do te jete kryeministri i ardhshem, por Ilir Meta do ta kete ate nen kontroll” ose
    “fakti qe nuk u vune re manipulime te trasha gjate numerimit” etj,etj,etj jane fraza qe i kupton vetem nje shqiptar i lindur dhe rritur ne Shqiperi.
    Amerikani, britaniku, austrialiani dhe popuj te hapesires anglishtfolese as nuk mund te kuptojne kurre “levizjet dramatike” te Metes dhe “manipulimet e trasha” ne zgjedhje!!!
    Eshte qesharake te shkruash ne kete forme, por Abrahams e ka marre guximin te hedhe ne treg keto lloj frazash.
    Dhe fraza te tilla gjen sa te duash nga keto.

    Pra dal ne perfundim qe ky shkrim eshte i derguar nga ndonje “analist” shqiptar qe injorancen e kthen ne argument dhe kete e merr nje “Abrahams” qe per nje pagese te majme e boton per t`ia servirur perseri lexuesit shqiptar, por tashme nga matane Atlantikut.

    Dihet qarte qe pas dy oresh ky shkrim do te kete kaluar si ne nje rryp transmisioni ne rubriken e lajmeve dhe pastaj do te zhduket pa nam dhe pa nishan, por ama ne Shqiperi e ka bere efektin.
    Shkrime pa vlere, hesapi.
    Keto shkrime nuk vlejne as per shqiptarin, se amerikani as nuk e ve tenxheren ne zjarr te zhbiriloje lojerat e Metes dhe blerjen e votave ne gerxhet e Shqiperise!
    Model i dobet per te bere gazetari, asgje me shume.

    1. Vlora1912 says:

      I nderuar Claus,
      Postimet tuaja gjithmon Jan racionale dhe te mbeshtetura ne njohuri
      mbi normalen

      Sot nuk e kuptova dot postmin tuaj, mos po genjen gje ky Fredi???

      Un nuk e di nese ai ka bashkepuntor ne Shqiperi apo jo, apo ka publikuar
      nje shkrim te dikujt tjeter.

      Shkrimi I tij mu duk shum I qart dhe I vertet.

      P.S Nuk e di nese jeton ne Shqiperi apo jo, por si komentues simpatik
      qe jeni te Uroj mos te kesh gelltit ndonje lug corb nga ajo e LSI-se. Klm

  16. ILIR says:

    O Skypion mire qe Rama nuk mori votues me shume se me pare po votuesit e Berishes ku vajten, nga 67 ne 44 nuk eshte humbje per berishen? Leri diversionet dhe sofizmat dhe shikoje realitetin e ri pa syzet e Saliut se na hape barkun.

  17. Roberta says:

    Ky shkrim do pershtatur ne nje gjuhe me te thjeshte akoma qe te kuptohet dhe nga shtresat me pak te arsimuara te shoqerise ne menyre te tille qe te pushojne se pellituri: Fituam, Fituam…

    Nuk fitoji njeri, fitoji vetem Rama dhe Meta me langot e tyre ashtu sic qeveriste Berisha me langot e tij…

    Njerzit e drobitur nuk kane faj, duan te marrin fryme mbas kaq vuajtjesh por fatkeqesisht, kryqezimet e races shqipetare neper shekuj me langot qe kalonin neper tokat tona, dhane frytet e tyre. Ata e kane te damkosur ne gen jo dashurine per Shqiperine.

    1. vz gjirokastriti says:

      Per Roberta pershendetje.
      Popujt e medhenj vleresimin e races e kane patur dhe e kane ne vemendje
      shume te madhe.Populli i Izraelit eshte kampioni i ruajtjes se races se
      tij.Ky popull kur nje vajze apo djale martohesh me nje race tjeter,kjo
      familje vendoste nje arkivol ne mes te shtepise,si simbol te shuarjes
      se femijes se tij.Ky Cifut thot nga nje race tjeter une vetem humbas
      Kombin e ben elita kombetare e nuk e perben turma.Sa me teper te kete
      turme nje popull aq me shume eshte i neperkembur dhe i shtipur ky popull.Nje popull qe mundohet ta nxjeri eliten nga mesi i turmes,ai
      popull nuk do te kete kurre liri.Fatkeqesija e nje martese eshte perzjerija e dy idioteve,se do te lindin nje dopio idiot.Martesa e ketij qebapi te kafese Rama me kete opingarin e Skraparit,do te rilindi
      po perseri nje sakat me floket ndryshe nga martesa me sharlatanin Sale

  18. dinjitet says:

    E pabesueshme. Pothuaj te gjithe gazetaret e huaj, nuk arrijne, as ta njohin e as ta kuptojne, realitetin dhe psikologjine shqiptare. Per kete arsye, artikujt e tyre jane te siperfaqshem e shpesh here, qesharake. Por ja dhe perjashtimi. I shkruar me pergjegjesi, mencuri, pa pasione ndikuese, eshte thjesht I VERTETE. OBJEKTIVITET.

  19. mese e vertete ! gati 40% e shqiptareve votuan berishen !!!!! gati 20% votuan METEN !!!!! KJO ESHTE SKANDALOZE KUR MENDON BEMAT E KETYRE 2 PIRATEVE TE POLITIKES !!!!

  20. elida says:

    Çifti Kryemadhi &,Meta dinë mirë si ta dredhin.Iliri ka profesoreshen më të talentuar për ta dredh sa herë të dojë e me kë të dojë.Edi Rama duhet të ketë kujdes për këtë.Sa për Saliun më në fund u cliruam nga maloket që nuk u bënë kurrë qytetarë sepse kështu i do vetë saliu.Po vjen era pakëz qytetari ngaqë u squllen komunarët.

  21. nosi says:

    Analize e sakte. Jo se analistet shqiptare nuk e dine por ata jane ndare ne kampe dhe u lepihen politikaneve sidomos atyre fitues. E cfare vote plebishitare hodhen votuesit? PS i dhane me pak se 50% megjithse ishte opozita reale. Te tjerat Meta. Pse? E thote artikullshkruesi.

  22. Gjykatsi prej saturni says:

    Epo kjo esht demokracija
    Nuk esht drejtsi
    Edhe ne amerik, qe mbahet si everesti i demokracis, prap se prap ka te meta, korrupsion, shkelje ligjesh…
    Edhe ne krejt perndimin nuk funksionon 100% demokracija, sepse atje ku ka njerez,ka interesa, e ku ka te tilla,” ligjin e ben Maliqi”.
    Po te shofsh fushen e drejtsis, qe eshte edhe me e ndjeshmja, do shofsh se burgjet e perndimit jan te populluara masivisht nga te huajt,ku ne me te shumten e rasteve te huajt perbejn edhe shumicen e te burgosurve.
    Te krijohet pershtypja se ata lene vendet e origjines per tu fut ne burg ne perndim!!
    Po vendasit nuk bejn krime a?
    Natyrisht qe shum her me shum se te huajt,por gjat procesit te vendosjes se drejtsis nga organet kompetente, ata si me magji mbeten jasht burgjeve, nderkoh qe kjo “magji” nuk funksionon per te huajt.
    ….. bot kurv kjo…[email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje