Braçe: Qeveria e re duhet të jetë më e vogël se e Berishës

2 Korrik 2013, 19:37Politika TEMA

Deputeti Erion Braçe kërkon që qeveria e Edi Ramës të jetë më me pak poste ministrore dhe më funksionale se ajo e Sali Berishës. Në faqen e tij në Facebook, deputeti socialiste ka deklaruar vizionin e tij për qeverinë e re, që sipas tij duhet të përbëhet nga njerëz të rinj dhe me vizion, në mënyrë që të frymëzojë dhe të ringjallin shpresë.

“Qeveri e vogël- domethënë shumë pak e kushtueshme nga pikëpamja e shpenzimeve administrative, më e vogël se qeveria aktuale; qeveri unitare- domethënë pavarësisht se nga cila parti e koalicionit fitues vijnë ministrat, qeveria duhet të funksionojë si një e tërë, ndryshe nga qeveria aktuale ku kufijtë në përqindje te çdo partie zhbënë qeverisjen; qeveri funksionale -domethënë me ministri të dedikuara çështjeve prioritare dhe nevojave të shtetit- shtetasve, ndryshe nga qeveria aktuale ku kemi ministri të dedikuara individëve, të ndenjurave të tyre dhe një armate zëvendësministrash që plotësojnë qokat e çdo partie sado e vogël në koalicion; qeveri e re- domethënë me përbërje të re, më në fund pas 8 vitesh opozitë dhe 15 vite larg nga viti 1997, në krye të vendit të jetë një gjeneratë e re drejtuesish, ekspertësh politikë e profesionalë që frymëzojnë me dijen, pasionin, përkushtimin, përulësinë, punën në shërbim të shtetit dhe njerëzve; qeveri e pastër- domethënë me përbërje prej njerëzve të denjë, burra e gra pa pengje në të shkuarën, shkollim-diplomat e merituara, punë- konkrete e rezultate, raport me ligjin-shkelje administrative apo më keq penale. qeveri transparente- domethënë në sy të publikut për çdo vendimmarrje politike, legjislative, ekzekutive, por qoftë edhe të karakterit rutinor administrativ, për çdo shpenzim të parave publike, nga shpenzimet për investimet publike- kontratat e qeverisë, deri tek shpenzimet operative shtetërore, pse jo edhe ato personale të çdo ofiqari të lartë; qeveri e thjeshtë, normale- domethënë sa më njerëzore në kuptimin që ministri është i tillë brenda zyrës-institucionit, në raport me ligjin, shoqërinë etj, është një qytetar i zakonshëm dhe i barabartë me të gjithë, qoftë nga respekti ashtu edhe nga privilegjet”, shkruan deputeti socialist.

Duke shprehur opinionin e tij, Braçe kërkon që miqtë e tij të shprehin mendimet e tyre, duke siguruar se për sa ai shkruan nuk ka asnjë interes personal.

Deputeti socialist thotë se interesi i tij i vetëm është ndryshimi i këtij vendi në shërbim të njerëzve të zakonshëm.

8 komente në “Braçe: Qeveria e re duhet të jetë më e vogël se e Berishës”

  1. Emigranti says:

    Qofte keshtu sic thua ti kur ta shohim do te japim dhe opinionet. Edi ku do qe ka qene ka bere revolucion kam frike se LSI do ta pengoje per kete gje . Kur pashe ne media ate qeveri me Luan Ramen Minister Mbrojtje me mire mos beni fare qeveri.

  2. al says:

    bravo brace ke thene fjale me vend. qeveria e re duhet te jete shembull i nje qeveri qe i sherben popullit dhe jo tarafeve si deri me sot. kursime dhe transparence te plote me popullin per cdo investim qe do te behet. korrupsioni dhe arroganca rrezuan nanon dhe berishen . ne rast te kundert shkoni aty ku erdhet. nje sygjerim ,qe ne qeverine e re te mos bej pjese asnje minister i qeverive socialiste te mepareshme. keshtu do te fitoni simpatine e popullit.ndershmeri eshte ajo qe kerkon populli nga ju. beni dhe ato qe nuk ju duan tju besojne me vepra.

  3. LORA says:

    Jam plotesisht dakort me Bracen per te gjitha tiparet qe rendit ai per qeverine e re.
    Nuk jam dakort me te per referimin qe i ben qeverise se dr.dhjeramanit;sepse ajo eshte,tash e tete vjet, xhungla e kuserimit dhe e krimit qe nuk e meriton kurrsesi te quhet qeveri.
    Ketu jam,si qytetare e pergjegjshme, ne pritje dhe ne testim te cdo hapi ne qeverisjen e re.

  4. feniks says:

    Ke shume te drejte BRACE!!!
    Nuk ka nevoje te kete:
    -Ministri MJEDISI!
    -Ministri INTEGRIMI!
    -Ministri te PUNES!!!
    -Ministri te Transportit!!
    -Ministria e Kultures etj,te jete vetem MINISTRI E TURIZMIT!!!
    -Ministria e EKONOMISE te jete edhe e Transportit dhe e puneve Publike!!!
    Problemet e Integrimit,Mjedisit,Punes,Kultures,Sporteve etj te kene DREJTORI neper ministrite me afer linjes se tyre!!!
    Bashkia e Tiranes te kete kompetenca per problemet kryesore,ndersa MINI BASHKIVE t’u jepet BUXHET i pavarur nga Bashkia e Tiranes!!!
    -Ministria e SHENDETESISE,EKONOMISE,E BRENDESHME DHJE E JASHTEME TE JETE NEN JURIKSIONIN E PS-se e jo e aleateve!!!
    _Ne asnje menyre te mos i jeten MINISTRITE VETEM NJE PARTIE,sic veproi Berisha,por ne cdo ministri te kete drejtues nga te gjitha partite e koalicionit,qe e meritojne te vleresohen me shume!!!
    MJAFT ME ME PRIVATIZIMET E MINISTRIVE SIPAS PARTIVE,se kjo do jete VEPRIM KRIMINAL!!!

  5. homeri says:

    —-ne se ne qeverin e re do te jene Anastas Angjeli , Haxhi pordha , nacot e palacot e me parshem , ajo nuk do te jete qeveri ndryshe , do jete njesoj si ajo META- BERISHA qe perfundimi dihet—shume e sakte , duhen njerez krejt te rinj , kopetent dhe te pa konsumuar me perpara–dhe RAMA duhet te kete keshilltar jo si KACI , BLUSHI e rrushi

  6. Treviso says:

    Zoti Braçe, eshte nje mendim qe mendoj se e perkrah i gjithe populli.Administrata e re duhet te perbehet me 25% me pak se ish qeveria mafjoze. Administrata nuk duhet te mbushet me simpatizante te partive por me meritokraci. Duhet te perdoren konkurse per vendet e punes ne administrate dhe jo kunguj qe nuk kane aftesi ti pergjigjen problemeve te popullit.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Une mendoj te pakten 35% me e vogel the gjysem prerje rrogash te deputeteve, ministrave, zv ministrave dhe drejtorive..Ata marrin nje shume qe sperputhet me tregun konsumor ne diference paguese..Kjo do ti japi nje hov te madh buxhetit te kalbur..Brravo Brace..

  7. Udheheqesi says:

    Mendimi i Erin Braces eshte i drejte. Jo vetem ministrite qe te shikohen e po qe e nevojshme te shkrtohen sidomos ajo e Mejdisit, intergrimit,po llahtar eshte nunuri i zv/ministrave ,qe jane shtuar kot se koti. Na thoni ,cilin sektor mbuloi NARD NDOKA ,APO RISTANI e cilat jane arritjet e tyre? Po keshte edhe YLLI Manjani te transportet, EKREM Spahija te mbrojtja ? Cfare mejdisi ruajti apo permiresoi Fatmir MEDIU ……….? Pa harruar dhe numrin e zv./kryetareve te kuvendit, qe Doklen psh, nuk e pame nje here te drejtonte seance,vetem NACUA nje here. PER mendimin tim te kete : kryetari e dy zevendas nje pozita dhe nje opozita. E edhe zv /ministra jo me shume se dy,se ngaterrohen neper kembet e njeri tjetrit e nuk bejne pune, TE FORCOHEN DREJTORITEPO EDHE KETO JO NJE DREJTORI PER NJE NJERI!.
    !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje